Balenë është emri i përbashkët për një grup gjërësisht të shpërndarë dhe të larmishëm të gjitarëve placentarë të detit. Është një grupim joformal brenda rendit Cetacea, zakonisht duke përjashtuar delfinët dhe derrat e detit. Dy nënrendet e balenave: balenat me mustaqe (Mysticeti) dhe balenat me dhëmbë (Odontoceti) mendohen të jenë ndarë rreth 34 milionë vjet më parë. Sot ekzistojnë tetë familje balenash: Balaenopteridae (balenat me hulli), Balaenidae (balenat e duhura), Cetotheriidae (balenat e duhura të vogla), Eschrichtiidae (balenat e hirta), Monodontidae (belugat dhe narvalët), Physeteridae (kashalotët), Kogiidae (kashalotët e vegjël dhe xhuxhë), dhe Ziphiidae (balenat me sqep).

Balena
Një grupim joformal brenda rendit Cetacea
Balena e duhur Jugore
Balena e duhur Jugore
Scientific classification
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Mammalia
Rendi: Artiodactyla
Nënrendi: Whippomorpha
Infrarendi: Cetacea
Groups included
Cladistically included but traditionally excluded taxa

Balena janë krijesa të oqeanit të hapur; ata ushqehen, riprodhohen, japin gji dhe rrisin të vegjëlit e tyre në det. Janë plotësisht të përshtatur me jetën nënujore sa që ata nuk janë në gjendje të mbijetojnë në tokë. Madhësia e balenave shkon nga 2.6 metra e 135 kilogram (kashaloti xhuxh) deri në 34 metra e 190 tonë tek balena e kaltërt, e cila është krijesa më e madhe që ka jetuar ndonjëherë. Kashaloti është grabitqari me dhëmbë më i madh në Tokë. Disa lloje shfaqin bimorfizëm seksual, ku femrat janë më të mëdha se mashkujt. Përveç balenave me dhëmbë (Odontoceti), ka edhe balena (Mysticeti) që në vend të dhëmbëve kanë pllaka të gjata me fletëza të brirta që quhen mustaqe balene, që kanë fomë theku dhe përdoren për të dëbuar ujin gjatë ushqyerjes me planktone dhe krille. Me anë të zgjerimit të gojës ato marrin sasi të mëdha të ujit. Balenat e lëmuara (Balaenidae) kanë koka që mund të përbëjnë deri në 40% të masës së tyre trupore për të marrë ujë. Balenat me dhëmbë, në anën tjetër, kanë dhëmbë konike për kapjen e peshkut ose kallamarëve. Balenat pa dhëmbë e kanë të zhvilluar mirë shqisën e nuhatjes, kurse balenat me dhëmbë e kanë të zhvilluar mirë shqisën e ndëgjimit të përshtatur edhe për ajër dhe për uje, që është e zhvilluar aq mirë sa disa balena mund të mbijetojë edhe nëse janë të verbra.

ëendi Cetacea përfshin delfinët dhe derrat e detit, të cilët nuk konsiderohen të jenë balena.

Laurasiatheria
Ferae

(mishngrënësit dhe të ngjajshmit)

Perissodactyla

(kuajt, rinocerontët, tapirat)

Artiodactyla
Tylopoda

(devetë)

A

Derrat

C

Ruminants (bagëtitë, delet, antilopat)

W

Hipopotamët

Cetacea

Archaeocetes (Ambulocetus, Protocetus, Basilosaurus)

Mysticeti (balenat baleen)

(e duhura, e hirta, me hulli)

Odontoceti (balenat me dhëmbë)

Delphinoidea (definët, derrat e detit, belugat)

Lipotoidea (delfinët e lumit)

Physeteroidea (kashalotët)

Ziphoidea (balenat me sqep)

Shiko dhe

Redakto

Referimet

Redakto
  NODES
Idea 8
idea 8