Cuneus prophetarum (shqip: Çeta e profetëve ose Vargu i profetëve) është një traktat kryesisht teologjik i Pjetër Bogdanit, botuar në Padova në vitin 1685 në latinisht dhe shqip.[1] Qëllimi kryesor i tekstit ka qenë mundësimi në mënyrë të përgjithshme të mësimeve të Krishtërimit në mënyrë të kuptueshme nga grigja e Bogdanit.[2] Qëllimi dytësor ka qenë parandalimi i grigjës katolike që të bëheshin muslimanë apo ortodoksë, duke kritikuar "gabimet" i këtyre dy feve.[3] Qëllimi tretësor ka qenë për konvertimin e muslimanëve dhe ortodoksëve në katolikë.[4]

Pjetër Bogdani në lutje nga "Çeta e profetëve", Padova 1685

Librin përmban pasazhe në gjuhën armene dhe siriake, si dhe në dy njësi të librit me citime versetesh të Dhiatës së Vjetër në latinisht, shqip, si dhe në hebraisht e arabisht.[5]

Historia

Redakto

Bogdani e kishte përfunduar veprën që më 1675, por nuk i qe dhënë nga Propaganda Fide e drejta për ta botuar. Pas dhjetë viteve u botua falë ndihmës së kardinalit të Padovës, Gregorio Barbarigu (të cilit i kushtohet vepra).[6]

Titulli i plotë në origjinalin latinisht është Cuneus prophetarum de Christo salvatore mundi et eius evangelica veritate, italice et epirotice contexta, et in duas partes diuisa a Petro Bogdano Macedone, Sacr. Congr. de Prop. Fide alumno, Philosophiae & Sacrae Theologiae Doctore, olim Episcopo Scodrensi & Administratore Antibarensi, nunc vero Archiepiscopo Scuporum ac totius regni Serviae Administratore.[6] Shqip Vargu i Profetëve përmbi Krishtin Shelbues i Botës dhe të vërtetën Ungjillzore të tijen,[7] botuar në italisht dhe epirotisht, ndarë në dy pjesë nga Pjetër Bogdani i Maqedonisë, nxënës i Kongregatës Shenjte të Propaganda Fides, doktor në filozofi dhe teologji sakrale, ish ipeshkëv i Shkodrës dhe administrator i Tivarit, tanimë arqipeshkëv i Shkupit dhe administrator i mbarë mbretërisë së Serbisë.

Përmbajtja

Redakto

Cuneus Prophetarum ndjek në mënyrë të përgjithshme organizimin e Biblës së krishterë. Pas shembullit të dy dhiatave ndahet në dy vëllime me nga katër kapituj secili,[2] ndarë në dy kolona paralele, njëra në gjuhën shqipe dhe tjetra në gjuhën latine (në botimin e 1685) ose në atë italiane (në botimet të 1691 dhe 1702). Pjesa hyrëse e kapitullit të parë përmban përkushtime dhe eulogji në shqip, latinisht, italisht dhe serbisht.[6] Përmban po ashtu dy poezi tetëvargëshe, e para e shkruar nga Llukë Bogdani, kushëri i Pjetrit, titulluar Pjetër Bogdanit, argjupeshkëpit Skupsë, kushërinit tim dashunit; ndërsa e dyta është e shkruar nga Llukë Summa, një murg nga Shkodra. Tematikat kryesore të katër kapitujve të parë janë nxjerrë prej Dhiatës së Vjetër:

Struktura e veprës

Redakto

Kjo vepër përbëhet nga dy vëllime:[8]

  • Vëllimi i parë:Çeta e profetëve, flet për krijimin e botës, jetën e profetëve dhe jetën e Sibilave.
  • Vëllimi i dytë: Mbi jetën e Jezu Krishtit, flet për jetën e Krishtit, të bëmat dhe vdekjen e tij.
  • Pjesa e parë është shkruar në trajten e një traktati filozofik e teologjik, me argumentime dhe citime nga autorë mesjetar dhe antikë.
  • Pjesa e dytë është shkruar në trajten e një traktati të tregimit në prozë.

Botimet tjera

Redakto

Vepra ishte botuar edhe tri herë:

  • Pjesa e parë e saj si tekst i transliteruar u botua në vitin 1940 në Shkodër nga Mark Harapi,
  • Një pjesë e shkëputur nga vëllimi/pjesa e dytë ishte transkriptuar në vitin 1930 në Shkodër nga Ndre Mjeda,
  • Në vitet 1940-1941 revista Lajmëtari filloi botimin e kësaj vepre.

Kurse për vlerat e saj teorike dhe filozofike, Ibrahim Rugova në vitin 1982 në Prishtinë botoi monografinë Vepra e Bogdanit.

Poezitë e Bogdanit

Redakto

Mendimet e veta krijuese dhe qëllimin e veprës i tregon në kuotën e tij "Të primtë para letrarit". Ne i klasifikojmë poezit e Bogdanit në:

  • Poezi të krijimit,
  • Poezi të Sibilave,
  • Poezi të kushtimit.

Rëndësia

Redakto

"Çeta e profetëve" mund të quhet laboratori më i madh i përpunimit të vetëdijshëm e mjeshtëror të shqipes së vjetër. Për të shprehur koncepte të vështira filozofike e teologjike në gjuhën shqipe, Bogdanit iu desh punë e madhe për të njohur e shfrytëzuar mjetet e lashta të shqipes, arsenalin e saj bashkëkohor, pasurinë leksikore dhe vlerat potenciale të gjuhës popullore. Si rezultat në penën e Bogdanit shqipja ka fituar vlera të reja stili.[8]

Referime

Redakto
  1. ^ Elsie, Robert (2005). Albanian Literature: A Short History (në anglisht). I.B.Taurus. fq. 27-30. ISBN 1-84511-031-5.
  2. ^ a b Malcolm 2020, fq. 113.
  3. ^ Malcolm 2020, fq. 115.
  4. ^ Malcolm 2020, fq. 116.
  5. ^ Malcolm, Noel (2020). Rebels, Believers, Survivors Studies In The History Of The Albanians Malcolm Noel (në anglisht). Oxford UP. fq. 111. ISBN 9780198857297.
  6. ^ a b c Elsie 2005, fq. 54-55.
  7. ^ Oroshi, Zef (18 gusht 2015) [1965]. "300 vjetori i Çetës së Profetëve të Imzot Pjetër Bogdanit". gazetatema.net. Marrë më 2 janar 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  8. ^ a b Anamali, Skënder; Prifti, Kristaq (2002). Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë. Tiranë: Toena. fq. 700–701. ISBN 9992716223.
  NODES
admin 4
todo 2