Alex Telles

futbollist brazilian
This is the stable version, checked on 15 gusht 2024. 2 pending changes await review.

Alex Nicolao Telles (lindur më 15 dhjetor 1992) është një futbollist profesionist brazilian i cili luan si mbrojtës i majtë për klubin spanjoll Sevilla, në huazim nga Manchester United, dhe kombëtaren braziliane. Ai është një mbrojtës që sulmon, i shpejtë dhe me karakteristika organizatori.[1]

Alex Telles

Telles duke luajtur për Porton në 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAlex Nicolao Telles
Datëlindja (1992-12-15) 15 dhjetor 1992 (31 vjeç)
VendlindjaCaxias do Sul, Brazil
Gjatësia1.81 m (5 ft 11 in)
PozicioniMbrojtës i majtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Sevilla
(në huazim nga Manchester United)
Numri3
Karriera me të rinjtë
2007–2011Juventude
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2011–2012Juventude13(2)
2013Grêmio36(1)
2014–2016Galatasaray39(2)
2015–2016Internazionale (huazim)21(0)
2016–2020Porto129(21)
2020–Manchester United30(0)
2022–Sevilla (huazim)5(0)
Karriera ndërkombëtare
2019–Brazili6(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 18 shtator 2022
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 30 mars 2022

Telles është shumë i vlerësuar në Brazil dhe në vitin 2013 u emërua në skuadrën e vitit të kampionatit Brasileirão.[2]

Karriera me klube

Redakto

Juventude and Grêmio

Redakto

Telles ka lindur në Caxias do Sul, një qytet në shtetin brazilian të quajtur Rio Grande do Sul. Në moshën 8 vjeç, ai filloi të luante futboll me fëmijët e lagjes dhe më pas hyri në akademinë e Esporte Clube Juventude.

Telles filloi karrierën e tij si profesionist me Juventuden, ku debutoi më 24 janar 2011 kundër São José-PA.[3] Ai shënoi golin e parë më 20 gusht në barazimin 1–1 në shtëpi kundër Cruzeiro.[4]

Në dhjetor, ai kaloi te Grêmio në një marrëveshje bashkpronësie me Juventuden.[5] Ai bëri debutimin e tij me Grêmion më 3 shkurt 2013 kundër Internacional.[6] Më 26 maj, Telles bëri debutimin e tij në Série A, elita e futbollit brazilian, duke luajtur si titullar në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Náutico.[7]

Galatasaray

Redakto

Më 22 janar 2014, pas negociatave të gjata, Telles u transferua te klubi turk Galatasaray për 6 milion , duke firmosur një kontratë katër-vjeçare.[8] Ai debutoi dy javë më vonë duke luajtur si titullar në një ndeshje të kupës kundër Tokatspor, kurse debutimi në Süper Lig erdhi gjatë fitores 3–0 kundër Eskişehirspor më 8 shkurt 2014.[9] Telles shënoi golin e parë për klubin e tij të ri më 17 shkurt në një fitore 6–1 brënda në shtëpi kundër Akhisar Belediyespor.[10]

Huazimi te Internazionale

Redakto

Më 31 gusht 2015, Telles u huazua te klubi italian i Serie A Inter për një sezon për shumën e 1.3 milion €, që do të shtoheshe me 250,000 € nëse ekipi do të siguronte pjesmarrjen në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve.[11] Marrëveshja kishte edhe një mundësi blerje për 8.5 milion €,[11] çka i jepte mundësinë Interin ta bënte transferimin përfundimtar pasi sezoni të kishte përfunduar.[12] Telles u bashkua me ish trajnerin e tij te Galatasaray, Roberto Mancini.[13]

Ai debutoi për klubin më 13 shtator në ndeshjen e javës së tretë të Serie A kundër rivalëve të qytetit Milan; ai luajti 90 minuta të plota dhe kontriboi në fitimin e ndeshjes.[14]

Më 12 korrik 2016, Telles u ble nga klubi portugez FC Porto për 6.5 milion €. Sipas deklaratës për shtyp nga Galatasaray, klubi nga Stambolli do të mbante 10% të vlerës të tij nëse një transferim tjetër do të ndodhte në të ardhmen.[15] Një ditë më pas, pasi firmosi kontratën pesë-vjeçare, ai tha: "Synoj tituj, synoj një histori shumë të bukur. Së fundmi kam folur me të afërmit e mi dhe nuk dua të jem kalimtar këtu, dua të lë një trashëgimi."[16] Telles bëri paraqitjen e parë zyrtare me klubin më 12 gusht në një fitore 3–1 jashtë fushe ndaj Rio Aves, ku ai zhvilloi një paraqitje të dobët dhe mori edhe karton të kuq.[17] Pavarësisht fillimit të vështirë, Telles gradualisht fitoi vendin e tij në formacionin titullar, dhe shënoi golin e parë në fitoren 3–1 në Estádio do Dragão kundër klubit rival Boavista.[18]

Manchester United

Redakto

Më 5 tetor 2020, Manchester United arriti një marrëveshje paraprake me Porton për blerjen e Telles për një shifër cila besohej të ishte 15.4 milion £.[19] Transferimi u zyrtarizua po në atë ditë dhe Telles u prezantua si lojtari më i ri i United.[20]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Telles ka edhe pasaportë italiane,[21] çka i jep të drejtën të përfaqsojë kombëtaren italiane në arenën ndërkombëtare.[21] Në tetor 2016, Telles tha se ai do ta "mirëpriste" një thirrje nga të kaltrit, duke shtuar se stërgjyshërit e tij janë italian dhe se ai ndihej italian.[22]

Statistikat e karrierës

Redakto
Redaktuar më 6 mars 2019[23]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezoni dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa[a] Kupa e Ligës[b] Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Juventude 2011 Série D 4 1 0 0 12[c] 0 16 1
2012 Série D 9 1 2 0 14[c] 0 25 1
Gjithsej 13 2 2 0 26 0 41 2
Grêmio 2013 Série A 36 1 6 0 3[d] 0 6[e] 0 51 1
Galatasaray 2013–14 Süper Lig 15 1 4 0 2[f] 0 21 1
2014–15 Süper Lig 22 1 8 0 5[f] 0 1[g] 0 36 1
2015–16 Süper Lig 2 0 0 0 0 0 1[g] 0 3 0
Gjithsej 39 2 12 0 7 0 2 0 60 2
Internazionale (huazim) 2015–16 Serie A 21 0 1 0 22 0
Porto 2016–17 Primeira Liga 32 1 2 0 2 0 9[f] 0 45 1
2017–18 Primeira Liga 30 3 5 0 3 0 7[f] 1 45 4
2018–19 Primeira Liga 24 1 4 1 4 0 8[f] 1 1[h] 0 41 3
Gjithsej 86 5 11 1 9 0 24 2 1 0 131 8
Gjithsej karriera 195 10 32 1 9 0 34 2 35 0 305 13
  1. ^ Ndeshejt në Copa do Brasil, Kupa e Turqisë, Coppa Italia dhe Taça de Portugal
  2. ^ Ndeshjet në Taça da Liga
  3. ^ a b Të gjitha ndeshjet në Campeonato Gaúcho dhe Copa FGF
  4. ^ Të gjitha ndeshjet në Copa Libertadores
  5. ^ Të gjitha ndeshjet në Campeonato Gaúcho
  6. ^ a b c d e Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  7. ^ a b Ndeshje në Superkupën e Turqisë
  8. ^ Ndeshje në Supertaça Cândido de Oliveira
Juventude[23]
Galatasaray[23]
Porto[23]

Personale

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Roberto Carlos'tan Alex Telles yorumu" [Roberto Carlos flet për Alex Telles] (në turqisht). TRTspor. 16 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2020. Marrë më 19 janar 2014.
  2. ^ "Seleção do Campeonato Brasileiro Série A 2013" [Njëmbëdhjetshja më e mirë e ligës braziliane 2013] (në portugalisht). CBF. 9 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2013. Marrë më 19 janar 2014.
  3. ^ EC São José vs. Juventude 1–2; Global Sports Media (në anglisht), 24 janar 2011
  4. ^ Juventude-RS 1 x 1 Cruzeiro-RS - Decepção alviverde em Caxias do Sul! (Juventude-RS 1–1 Cruzeiro-RS — Alviverde zhgënjim në Caxias do Sul!) Arkivuar 20 dhjetor 2013 tek Wayback Machine; Futebol Interior (në portugalisht), 20 gusht 2011
  5. ^ Grêmio contrata lateral esquerdo Alex Telles e encaminha parceria com o Juventude (Grêmio firmos me mbrojtësin e majtë Alex Telles dhe shtyn bashkpunimin me sulmuesin e Juventudes); UOL Esporte (në portugalisht), 12 dhjetor 2012
  6. ^ Deu a lógica: em Gre-Nal quente, Inter vence os reservas do Grêmio; Globo Esporte (në portugalisht), 3 shkurt 2013
  7. ^ Grêmio cumpre promessa, joga bem e vence Náutico pelo Brasileirão; Globo Esporte (në portugalisht), 26 maj 2013
  8. ^ Alex Telles Galatasaray'da [Alex Telles te Galatasaray]; Uebfaqja zyrtare e Galatasaray (në turqisht), 22 janar 2014
  9. ^ "Galatasaray vs. Eskişehirspor 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 8 shkurt 2014. Marrë më 21 shkurt 2020.
  10. ^ "Telles ilk golünü attı" [Goli i parë i Telles] (në turqisht). Hürriyet. 8 mars 2014. Marrë më 9 mars 2014.
  11. ^ a b Galatasaray (1 shtator 2015). "Alex Nicolao Telles – Geçici Transfer" (në turqisht). Turkish Public Disclosure System (KAP). Marrë më 5 shtator 2015.
  12. ^ "ALEX TELLES IS A NERAZZURRI PLAYER" [Alex Telles është një lojtar zikaltër] (në anglisht). inter.it. 31 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 22 prill 2018. Marrë më 22 prill 2018.
  13. ^ "Felipe Melo, Adem Ljajic and Alex Telles complete Inter Milan moves" [Felipe Melo, Adem Ljajic dhe Alex Telles plotësojnë kalimet te Interi] (në anglisht). ESPN FC. 1 shtator 2015. Marrë më 22 prill 2018.
  14. ^ "Serie A: Inter-Milan 1-0, Guarin decide il derby" [Serie A: Inter-Milan 1-0, Guarin vendos derbin] (në italisht). Sport Mediaset. 13 shtator 2015. Marrë më 22 prill 2018.
  15. ^ "OFICIAL: Alex Telles no FC Porto por 6,5 milhões de euros" [Zyrtare: Alex Telles te FC Porto për 6.5 milion euro]. Mais Futebol (në portugalisht). 12 korrik 2016. Marrë më 16 janar 2019.
  16. ^ "Alex Telles: «Não quero vir de passagem, quero deixar um legado»" [Alex Telles: «Nuk erdha që të jem kalimtar, dua të lë një trashëgimi»]. Record (në portugalisht). 13 korrik 2016. Marrë më 16 janar 2019.
  17. ^ "Alex Telles com estreia azarada" [Alex Telles me një debutim të pafat]. Record (në portugalisht). 12 gusht 2016. Marrë më 16 janar 2019.
  18. ^ "F.C. Porto vence Boavista com reviravolta" [F.C. Porto fiton me Boavista me përmbysje]. Jornal de Notícias (në portugalisht). 23 shtator 2016. Marrë më 16 janar 2019.
  19. ^ "Alex Telles: Manchester United agree deal in principle for Porto left-back" [Alex Telles: Manchester United arrin një marrëveshje në parim për mbrojtësin e majtë të Portos]. Sky Sports (në anglisht). 4 tetor 2020. Marrë më 5 tetor 2020.
  20. ^ "Telles signs for United" [Telles firmos për United]. ManUtd.com (në anglisht). Manchester United F.C. 5 tetor 2020. Marrë më 5 tetor 2020.
  21. ^ a b "Italy ask after Alex Telles" [Italia pyet për Alex Telles] (në anglisht). Football Italia. 9 tetor 2016. Marrë më 22 prill 2018.
  22. ^ Ben Gladwell (13 tetor 2016). "Porto defender Alex Telles open to representing Italy instead of Brazil" [Mbrojtësi i Portos Alex Telles i hapur për të përfaqsuar Italinë në vend të Brazilit] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 22 prill 2018.
  23. ^ a b c d "Alex Telles" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 13 dhjetor 2016.
  24. ^ "FC Porto conquista Supertaça pela 21.ª vez" [FC Porto fiton Superkupën për herë të 21të] (në portugalisht). Rádio e Televisão de Portugal. 4 gusht 2018. Marrë më 7 gusht 2018.
  25. ^ "Os melhores do campeonato são homenageados na festa da Premiação Brasileirão 2013" [Më të mirët e kampionatit nderohen në partin e çmimeve Brasileirão 2013] (në portugalisht). CBF. 9 dhjetor 2013. Marrë më 13 nëntor 2018.
  26. ^ "Campeão, Cruzeiro domina Bola de Prata 2013; veja a seleção do Brasileirão" [Kampion, Cruzeiro dominon Bola de Prata 2013; shihni përzgjedhjen e Brasileirão] (në portugalisht). ESPN Brasil. 9 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2018. Marrë më 13 nëntor 2018.
  27. ^ "SJPF revela os melhores 11 de 2016" [SPFP zbulon 11 më të mirët e 2016] (në portugalisht). SJPF. 20 mars 2017. Marrë më 13 nëntor 2018.
  28. ^ "Sindicato revela os melhores 11 de 2017" [Bashkimi zbulon 11 më të mirët e 2017] (në portugalisht). SJPF. 19 mars 2018. Marrë më 13 nëntor 2018.
  29. ^ "Vencedores dos Prémios mensais da Liga Portugal 2017–18" [Fituesit e çmimeve mujore të Liga Portugal 2017–18] (në portugalisht). Liga Portugal. 15 shtator 2017. Marrë më 13 nëntor 2018.
  30. ^ "Jonas e Chiquinho, os melhores de janeiro" [Jonas dhe Chiquinho, më të mirët e janarit] (në portugalisht). Liga Portugal. 14 shkurt 2018. Marrë më 13 nëntor 2018.
  31. ^ "Jonas e Vinícius, os melhores de fevereiro" [Jonas dhe Vinícius, më të mirët e shkurtit] (në portugalisht). Liga Portugal. 14 mars 2018. Marrë më 13 nëntor 2018.
  32. ^ "Bruno Fernandes e Ricardo Gomes eleitos "Jogador do Mês" de abril" [Bruno Fernandes dhe Ricardo Gomes zgjidhen "Lojtarët e muajit" për prillin] (në portugalisht). Liga Portugal. 10 maj 2018. Marrë më 13 nëntor 2018.
  33. ^ "FC Porto lidera Onze do Ano" [FC Porto udhëheq njëmbëdhjetëshen titullar të vitit] (në portugalisht). Liga Portugal. 5 korrik 2018. Marrë më 13 nëntor 2018.
  34. ^ "Alex Telles foi eleito Futebolista do Ano na Gala dos Dragões de Ouro" [Alex Telles zgjidhet futbollisti i vitit në galanë Dragões de Ouro] (në portugalisht). Sapo Desporto. 30 shtator 2018. Marrë më 30 shtator 2018.

Lidhje të jashtme

Redakto
  NODES
HOME 1
Intern 5
iOS 1
languages 1
mac 2
multimedia 1
os 26