Arkitektura Indo-Islamike
Arkitektura Indo-Islamike përfshin një gamë të gjerë stilesh nga prejardhje të ndryshme që ndihmuan formën arkitekturore të nënkontinentit indian që nga hyrja e Islamit në të rreth shekullit të VII. Ajo ka lënë ndikime mbi Arkitekturën Indiane, Arkitekturën e Pakistanit dhe atë të Bangladeshit. Si ndërtesat shekullore dhe ato fetare janë ndikuar nga Arkitektura Indo-Islamike që paraqet ndikime nga Arkitektura Indiane, Islamike, Persiane, Aziatiko Qendrore, Arabe dhe Osmane, shumë prej të cilave u ndikuan vetë nga Arkitektura Indiane nëpërmjet përhapjes së kulturës indiane përpara hyrjes së Islamit.
Arkitektura Indo-Islamike në Karnataka
RedaktoArkitektura Indo-Islamike në Karnataka evoluoi gjatë periudhës së Dinastisë Adil Shahi të sulltanëve indianë dhe mbretërve Bahamani që sunduan Sulltanatin e Bijapurit (1490 - 1686); Gol Gumbazi është monumenti më popullor i kësaj periudhe.
Gol Gumbazi
RedaktoGol Gumbazi (në gjuhën kannada: ಗೋಲ ಗುಮ್ಮಟ), i stilit Arkitekturor Indo-Islamik, është mauzoleu i Mohammed Adil Shahut (1626 – 1656).[1] në Bijapur, i dinastisë Adil Shahi të sulltanëve indianë, që sunduan Sulltanatin e Bixhapurit nga viti 1490 deri në vitin 1686. Varri, i vendosur në qytetin e Bixhapurit u ndërtua në vitin 1659 nga arkitekti i famshëm, Jakuti i Dabulit. Ndërtimi i monumentit u përfundua dhe mbreti i vdekur u varros këtë ndërtesë në vitin 1656 dhe përmban përvec/ varrit të Muhammad Adil Shahut, sulltanit të shtatë të Dinastisë Adil Shahi, edhe varret e grave dhe vajzave të tij.[1]
Struktura, e ndërtuar në bazalt gri dhe e dekoruar me stuko,[2] konsiston në një dhomë të stërmadhe katrore që është afërsisht 50 m në secilën faqe dhe e mbuluar nga një kube e stërmbadhe me diametër 37.9 m duke e bërë atë kubenë e tretë më të madhe para-moderne në gjithë botën (pas kubeve të Hagia Sofias dhe Panteonit të Romës) me një trashësi që varjon nga 3.05 m pranë bazës deri në 2.74 m afër kreut. Sipërfaqja e dyshemesë është 1703.56 m2.[1] Kubeja mbështetet mbi faqet gjigante të mbajtura nga pikë-takimi i faqeve ndërsa jashtë ndërtesës mbahet nga kullat këndore me kube. Kubeja nuk mbahet nga ndonjë kolonë.[3]
Akustika e vendit të mbyllur e bënë atë një galeri pëshpëritjeje ku edhe tingulli më i vogël dëgjohet përgjatë gjithë anëve të tjera të Gumbazit. Çdo pëshpëritje, përplasje ose tingull tjetër jehon rreth 10 herë. Secila kullë përbëhet nga shtatë kate dhekati i sipërm i secilës prej tyre hapet mbi një galeri të rrumbullakët që rrethon kubenë. Në qendër të dhomës është një podium i ngritur katror që arrihet nëpërmjet shkallëve në qendër të secilit krah.[1][4]
Arkitektura Indo-Islamike e Tipu Sultanit
RedaktoMasxhid-e-Ala ose Xhama Masxhidi u ndërtua nga Tipu Sultani në vitin 1784 dhe ka minare të vendosura sipër një platforme të lartë. Ka dy kate dhe është në fomë tetëkëndore me fole pëllumbash të kryesuar nga kubetë. Muret dhe tavanet janë dekoruar me mbishkrime persiane në një kaligrafi të rafinuar.[5]
Arkitektura Indo-Islamike e Bengalit
RedaktoArkitektura mortore para-Mogule e Bengalit
RedaktoArkitektura mortore është një tip ndërtesash të ngritura mbi varre. Varret e shtrira në Bengal janë të pakët në numër por tregojnë larmi domethënëse dhe adoptim interesant të formëave tradicionale islamike sipas shijeve dhe kërkesave rajonale. Si në vendet myslimane, urdhëresat e haditeve për të praktikuar tasvijat al-kuburin, që është, ta nivelosh varrin sipas terrenit rrethues, nuk e e ndalon ngritjen e një varri sipër nivelit të terrenit, ngritja e cenotafeve prej tullash ose gurësh, ose ndërtesa mauzoleumësh monumental në Bengal. Mbetjet arkitekturore dhe epigrafike të periudhave para-Mogule dhe Mogule kishin tre grupe vend-varrimesh për banorët – pushtuesit dhe fisnikëria, shenjtët dhe luftëtarët ghazi (fitimtarë të luftërave fetare). Fjala arabe kabr përdoret për të treguar një varr; fjala bengali samadhi për një varr dhe termi persian mazar është një emërtim nderimi për varrin e një personi të rangut të lartë. Varret e shenjtëve dhe ghazive, kur ishin të lidhur me komplekset e dargahut, quhet me termin e kuptueshëm dargah; termi persian astana për një varr të shenjtë nuk është i zakonshëm në Bengal. Mbishkrimet mortore përmbajnë terma të tillë si makbara, tyrbe, kabr, gunbad, rauza.
Varret në Bengal mund të klasifikohen në dy periudha kronologjike: Sulltanati ose para-Mogule dhe Mogule. Si në ndërtesat e tjera myslimane në Bengal, shijet dhe teknikat vendore bengaleze janë më të theksuara në varret para-Mogule, ndërsa parapëlqimi për stilin kozmopolitan Mogul mbizotëron strukturat mortore Mogule. Pavarësisht numrit të vogël të mbijetuar të mbishkrimeve të shkëputura mortore, një studim sistematik i arkitekturës mortore në Bengal i bazuar mbi sekuencën historike është bërë i vështirë për shkak se shumica e varreve në gjendjen aktuale janë pa mbishkrime që të shënojnë emrat e të vdekurve ose datat e ndërtimit të varreve. Traditat vendore shpesh bazohen mbi hipotezën e një varri, megjithëse dëshmi të brendshme të tërthorta në teknikën dhe stilin e ndërtimin ofrojnë një bazë të fortë për caktimin e autenticitetit të një vendvarrimi.
Vend-varrimet në Bengal varjojnë nga forma e rrethimeve mortore në qiell të hapur pa mbulim arkitekturor deri te mauzoleumet monumentalë. Varret e disa prej shenjtëve të rëndësishëm në Bengal – Shan Xhalal në Sylhet, Alaul Haq dhe Nur Kutbul Alami në Çhoti Dargha, Pakndua, janë në rrethime të hapura dhe në përputhje me besimin ortodoks që "vetëm veprat e devotshme të të vdekurit do ti ofrojnë atij mbrojtje dhe hije". Varri i Baba Adam Shaidit në Rampal, Munshiganj, një nga shenjtët më të hershëm mysliman të njohur Bengal, ishte deri së fundi pa mbulim arkitekturor. Midis varreve të ghazive të parë, kompleksi mazar-madrasa në Tribeni, i atribuar Zafar Khanit mbi bazën e dy mbishkrimeve të datuara në vitin 698 i hixhras (viti 1298 i kalendarit tonë) dhe viti 713 i hixhras (viti 1313 i kalendarit tonë), i përkasin kategorisë së varreve në qiell të hapur. Varri konsiston në dy dhoma katrore pa çati të ngritura mbi një plintë guri. Ky varr nuk është vetëm monumenti më i hershëm mysliman i njohur në Bengal por është gjithashtu mauzoleumi më i hershëm në Indinë Lindore. Sarkofagu prej bazalti të zi të skalitur mjeshtërisht në Mograpara (Sonargaon) pranë Panç Pir Mazarit i është atribuar Ghijasudin Azam Shahut (vdekur në vitin 1411). Zbukurimet paraqesin llamba të varura nga niket në faqet e sarkofagut të kujtojnë motivet me llamba në mihrabët e Xhamisë Adina të ndërtuar nga babai i Ghijasudinit, Sikandar Shahu në vitin 776 të hixhras (viti 1375–6 i e.s.); simbolizmi i tij mortor ishte zhvilluar që në varret mesjetare të Iranit. Sikandari (vdekur në vitin 1389) vetë besohet se është varrosur në një dhomë me nëntë kube (tani e rrënuar) ngjitur me kepin verior të eksteriorit perëndimor të Xhamisë Adina.
Kubeja ose monumenti me kupolë kubike është tipi më i vjetër dhe më i zakonshëm i varrit në Bengal, si në pjesët e tjera të botës myslimane. Ai ekzistonte në periudhat para-Mogule dhe Mogule. Kubeja në Imadpur, Bihar Sharif të Indisë, e identifikuar si varri i pushtuesit të parë turk të Bengalit, Bakhtijar Khalxhit (i vdekur në vitin 1206), është datuar në një periudhë më të vonshme bazuar në të dhënat stilistike nga Z. A. Desai. Kubeja më e hershme ekzistuese e përshtatur në rajonin Bengalez formon dhe gjithashtu varri i parë monumental në Bengal është mauzoleumi Eklakhi në Pandua. Ky besohet se është vendi i varrimit të sulltanit Xhalaludin Muhamadi (i vdekur në vitin 1433), gruaja dhe djali i tij, Shamsudin Ahmad Shahu. Dhoma me tulla e varrit, së jashtmi katrore me kornizë të lakuar, kulla tetëkëndore këndore dhe një hyrje në çdo anë, është së brendshmi e shndërruar në një tetëkëndësh me punim të trashë me tulla i lënë i zbrazët në katër kënde për bujtur katër qela të vogla; kubeja qendron mbi kolona guri të bashkangjitura. Dikur e zbukuruar në mënyrë të harlisur, zbukurimet e sipërfaqes mbajnë gjurmë të pikturave floreale mbi suva në interior dhe një larmi pllakash terrakote dhe pllakash të glazuara në eksterior.
Stili Eklakhi u bë një simbol i arkitekturës së Bengalit gjatë periudhave të vona Ilijaz Shahit dhe Husain Shahit dhe vazhdoi në fillim të periudhës Mogule. Dy varre të rëndësishme në traditën Eklakhi në Bangladesh janë ai i Khan Xhahanit në Bagerhat, i datuar nga viti 863 i hixhras (viti 1459 i e.s.) dhe ai i Badr Pirit në Çitagong. Këto varre ngjajnë me njëri-tjetrin në shumë aspekte. Megjithëse të dy tani të privuar nga zbukurimet zanafillore të sipërfaqes së tyre si një monument i mbrojtur, Varri i Khan Xhahanit është në një gjendje më të mirë ruajtjeje dhe mban shumë nga veçoritë e tij zanafillore. Për të bujtur kuben mbi dhomën mortore katrore, faza e kalimit në të dy varret është arritur duke e mbivendosur mbi kllapa. Veçoria më dalluese e Varrit të Khan Xhahanit është sarkofagu i tij i shkruar me kaligrafi të rafinuar. Varri i Shah Safit (vdekur në fundin e shekullit të XIII ose fillimi i shekullit të XIV) në kompleksin dargah në Çhota Pandua (Hughli, Bengali Perëndimor) në gjendjen e tij të tanishme është rimodelim mogul i një kubeje para-mogule me kornizë të lakuar. Monumenti më i rëndësishëm Mogul në traditën Eklakhi është mauzoleumi i Bahram Saqqas në Burdwan që vdiq gjatë mbretërimit të Akbarit në vitin 970 të hixhras (viti 1562–3 i e.s.). Në Monghir (Bihar, Indi) kjo traditë është pasqyruar në varrin e Shah Nafas, ndërtuar në vitin 903 të hixhras (viti 1497–8 i e.s.) nga djali i Alaudin Husain Shahut, princi Danijal. Nga sarkofagu prej bazalti të zi të Husain Shahut (vdekur në vitin 1519 i e.s.) nuk ka mbetur asnjë gjurmë, megjithëse mbijetoi deri në vitin 1846, ose varret e sulltanëve të mëvonshëm në Banglakot të Gaurit.
Arkitektura Islamike në Kerala
Redakto- Artikulli kryesor: Arkitektura e Keralas
Gadishulli Arabik, djepi i Islamit kishte gjithashtu kontakte të drejtpërdrejta tregëtare me bregun e Keralës nga kohë shumë të hershme, që nga koha e Muhametit ose edhe më parë. Sipas legjendave dhe traditave vendore myslimane, një mbret Çera përqafoi Islamin dhe bëri haxh në një udhëtim në Mekë. Në udhëtimin e tij të kthimit i shoqëruar nga shumë drejtues fetarë myslimanë duke përfshirë Malik ibn Dinarin, ai u sërmur dhe vdiq. Por ai kishte dhënë letra prezantimi për grupin që të vazhdonte në Kodungallur. Vizitorët erdhën në port dhe i dorëzuan letrat te mbreti pasues që i trajtoi ata me respekt dhe i ndihmoi ata në përhapjen e besimit të tyre në vend. Mbreti caktoi artizanët që do të ndërtonin xhaminë e parë në Kodungallur pranë portit dhe caktoi zonën përreth tij për ngulimin e tyre. Xhamia fillestare pësoi riparime të shumta, por gjurmët e ndërtimit fillestar shihen në blinda, kolona dhe çatinë që janë në stilet e vjetra tradicionale të tempujve hindu.
Padyshim që Islami u përhap në Kerala nëpërmjet mërgimit të grupeve të reja nga Gadishulli Arabik dhe shndërrimi gradual i popullsisë vendore të Keralës. Nga shekulli i XII ishin të paktën dhjetë ngulime madhore myslimanësh të shpërndarë nga Kollami në jug deri në Mangalore në veri secili i vendosur përreth xhamisë. Gjithashtu një degë e mbretërisë sunduese në Arakal, Kanur u konvertua në Islam. Primati në tregëti, përhapja e besimit dhe përvoja e detit i bëri myslimanët një klasë të shquar dhe të dashur për sunduesit, veçanërisht për Kozhikode Zamorinët. Për rrjedhojë, nga shekulli i pesëmbëdhjetë ndërtimet myslimane arritën nivele të konsiderueshme.
Arkitektura e xhamive të Keralës nuk paraqet asnjë nga stilet arabe apo ato të Arkitekturës Indo-Islamike të shkollave perandorake ose provinciale në Indinë Veriore. Arsyeja për këtë nuk është e vështirë për tu gjetur. Puna për ndërtimin e xhamive bëhej nga artizanët vendorë hindu nën udhëzimet e krerëve fetarë myslimanë që donin të ngrinin vende adhurimi. Modelet për vendet e adhurimit ishin vetëm tempujt Hindu ose sallat teatrore ("kuthambalamet") dhe këto modele do të përshtateshin për kërkesat e reja. Xhamitë e reja të Keralës për rrjedhojë ngjajnë me ndërtimet tradicionale të rajonit. Stili arkitekturor arab u fut në zonën Malabar të Keralës së sotme, gjatë periudhës së pushtimit nga Hajder Aliu dhe më vonë nga Tipu Sultani gjatë shekullit të tetëmbëdhjetë. Një numër i madh tempujsh u shndërruan në xhami gjatë kësaj periudhe siç dëshmohet nga stili tradicional i Keralës së këtyre strukturave.
Në projekt xhamia përfshinte një numër të madh sallash lutjeje me një mihrab në murin perëndimor (meqë Meka është në perëndim të Keralës) dhe veranda të mbuluara përreth. Përgjithësisht ajo ka një bazament të lartë të ngjashëm me adhistanan e tempullit Brahmanik dhe shpesh kolonat janë trajtuar me seksione katrore dhe tetëkëndore në kolonat e mandapas. Muret janë bërë prej blloqesh lateriti. Format e harkuara shihen vetëm në një rast të jashtëzakonshëm për xhaminë në Ponani dhe askund tjetër në dhjetë xhamitë e hershme të rajonit. Druri përdorej gjerësisht në strukturat e sipërme për ndërtimin e tavanit dhe çatisë. Çatia në shumë raste është e mbuluar me fleta bakri që përfshijnë majëza nëpër brinjë, duke e plotësuar formën shikharas së tempullit me stupën. Në Tanur, Xhama Masxhidi ka madje edhe një portë të ndërtuar në mënyrën e gopuramit tempullor, të mbuluar me fleta bakri. Kjo xhami vetë ësthë një ndërtesë tre-katëshe me çati me tjegulla të kurorëzuar nga pesë majëza.
Pulpiti në xhami paraqet shembullin më të mirë të gdhendjeve në dru të lidhura me arkitekturën islamike të Keralës. Xhama Masxhidi në Bejpore dhe Xhamia Mithkal në Kozhikode kanë pulpit (mimbar) të ndërtuar nga direkë anijesh të varkave arabe. Të gjitha ndërtimet e tjera u bënë po nga ata artizanë vendorë që ndërtonin tempujt dhe rezidencat hindu. Tradita arabe e thjeshtësisë së planit ndoshta kishte kombinuar vetë teknikat e ndërtimit vendor duke i dhënë udhë stilit të njëtrajtshëm të arkitekturës së xhamisë, që nuk gjendet diku tjetër në botë. Në dallim me Arkitekturën Arabe ajo e mori frymëzimin nga Arkitektura Osmane dhe Persiane dhe krijoi një stil zbukurues tepër të harlisur në Indinë Veriore.
Xhamitë tipike të Keralës shihen në Kollampalli, pranë Kollamit, Panthalajani pranë Kojilandit, Kozhikode, Tanuri, Ponani dhe Kasargode ashtu si dhe në shumicën e ngulimeve të vjetra myslimane. Veçoritë e kursyera arkitekturore të xhamive të vjetra janë megjithatë në rrugën e zëvendësimit në kohët moderne nga Arkitektura islame. Përdorimi formave të harkuara, kubeve dhe minareve të shkallës perandorake Indo-Islamike po projektohen si simbole të dukshme të kulturës islamike. Xhama Masxhidi në Palajam të Thiruvananthapuramit është shembulli klasik i kësaj prirjeje të re. Struktura të ngjashme janë duke u krijuar përgjatë gjithë Keralës në modifikimin e xhamive të vjetra gjatë dekadave të fundit.
Ndoshta ndikimi i Arkitekturës Arabe të ndërtimeve të Keralës shihet në një mënyrë të lehtë në arkitekturën shekullare myslimane. Rrugët e pazarit të trajtësuara nga ndërtesa në të dy krahët, dhomat e katit të sipërm të banimit me dritare të drejtuara nga rrugët, ekranet prej druri të përdorur për të mundësuar privacinë në veranda (veçanërisht të kateve të sipërme) etj., janë pak veçoritë e mbivendosura mbi ndërtimin tradicional. Këto forma ndërtimore do të mëdeloheshin në modelet e shtëpive në vendet arabe (si Egjipti, Basra (në Irakun e sotëm) dhe Irani) që kanë kontakte me këtë rajon. Kjo prirje është më e madhja në tregëtinë e qyteteve si Kozhikode, Thalaseri, Kasaragode etj. Por thelbësisht arkitektura shtëpiake myslimane në në masë të madhe ndoqi stilet tradicionale hindu. Si "ekasala" ashtu dhe "nālukettu" shihen të përshtatura për këtë qëllim. Këto ndërtesa me alindamë të gjerë dhe veranda shihen gjithashtu përgjithësisht të rrethojnë xhamitë në ngulimet myslimane.
Arkitektura Mogule
RedaktoPerandoria Mogule, një perandori Islamike që zgjati në Indi nga viti 1526 deri në vitin 1764 la një shenjë të fortë në Arkitekturën Indiane që ishte një përzierje e Arkitekturës Islamike, Persiane, Turke, Arabe, Aziatiko-Qendrore dhe vendore. Një aspekt e rëndësishëm i Arkitekturës Mogule është natyra simetrike e ndërtesave dhe oborreve. Akbari, që sundoi në shekullin e XVI, dha kontribute të rëndësishme në 'Arkitekturën Mogule. Ai projektoi në mënyrë sistematike fortesa dhe qytete në stile të ngjashme simetrike që përzienin stilet indiane me ndikime të jashtme. Porta e fortesës së Akbarit e projektuar në Agra paraqet grifonë asirianë, elefantë indianë dhe shpendë.[6]
Taxh Mahali
RedaktoShembulli më i mirënjohur dhe i dukshëm i Arkitekturës Mogule është Taxh Mahali. Ai u ndërtua për gruan e Shah Xhahanit, që vdiq në vitin 1631. Idetë dhe temat kryesore të varreve të kopështit ishin eksploruar nga perandorët e mëparshëm Mogul dhe ky qe pika kumore e këtyre veprave të mëparshme në një simbol kombëtar. Varri i bardhë 171 metra ngrihet mbi një pellg pasqyrues dhe një kopështi të rafinuar. Katër minaret në kënde kornizojnë varrin që ka një kube të stërmadhe të bardhë në qendër.[6]
Klasat e Arkitekturës Indo-Islamike
RedaktoArkitektura Indo-Islamike ndahet në tre klasa të gjera që konsistojnë në monumente të ndërtuara nën patronazhin e sulltavëve si Kutbudin Aibaku, monumentet e ngritura nga qeveritarët e provicave të pavarura dhe monumentet e ndërtuar nga Mogulët.
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c d "Gol Gumbaz" (në anglisht). Marrë më 27 shtator 2009.
- ^ "Gol Gumbaz: Mausoleum of Muhammad 'Adil Shah" (në anglisht). ArchNet digital library. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2010. Marrë më 27 shtator 2009.
- ^ "Gol Gumbaz: Mausoleum of Muhammad 'Adil Shah" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2010. Marrë më 27 shtator 2009.
- ^ "Gol Gumbaz/ Bijapur" (në anglisht). The Institute of Oriental Culture, University of Tokyo. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2009. Marrë më 14 tetor 2016.
- ^ "Mysore, City of Palaces". Masjid-e-Ala Srirangapatna (në anglisht). Mysore.org.uk. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2007. Marrë më 27 shtator 2007.
- ^ a b Lewis, Bernard. The World of Islam (në anglisht). Thames and Hudson, Ltd. fq. 306. ISBN 0-500-27624-2.
Bibliografia
Redakto- Lewis, Bernard (1992). The World of Islam (në anglisht). Thames and Hudson, Ltd. ISBN 0-500-27624-2..
Lidhje të jashtme
Redakto- Characteristics of Indo-Islamic architecture at Archaeological Survey of India.
- Takeo Kamiya. "Indo-Islamic Architecture, A Concise History". Architecture of Islam (në anglisht).