Arkitektura e Uttar Pradeshit është e shquar për larminë e monumenteve të saj të ndryshme fetare. Arkitektura e Uttar Pradeshit është zhvilluar kryesisht Arkitekturën Islamike. Ajo përfshin pallate, fortesa, ndërtesa dhe mauzoleume të ndryshme. Pasi ra nën sundimin mysliman në shekullin e XII, shumë tempuj hindu u shkatërruan dhe në vendin e tyre u ndërtuan xhami.

Taxh Mahali, një nga destinacionet më të famshme turistike në Uttar Pradesh dhe Indi.

Shumë krijime arkitekturore në Uttar Pradesh janë përzjerje e elementeve arkitekturore hindu me ato islamike. Trashëgimi të shquara arkitekturore mogule ruhen në qytetin e Fatehpur Sikrit, Taxh Mahali dhe Fortesa e Agras. Ekzemplarë të shquar arkitekturorë hindu mund të gjenden në Brindavan dhe Varanasi. Arkitektura Hindu e Uttar Pradeshit përbëhet kryesisht nga ajo tempullore. Vendet më të rëndësishme të bukurisë arkitekturore të Uttar Pradeshit janë Laknau, Varanasi, Agra dhe Vrindavani.

Tempull në Barsana, pranë Mathuras, kushtuar adhurimit të Radhas dhe Krishnas

Mogulët, që sunduan shumicën e nënkontinentit indian, e bënë Agra dhe Delhin kryeqytetet e tyre, ndërsa perandori i tretë mogul, Akbari, u përpoq të ruante harmoninë midis hinduizmit dhe islamit. Ai u përpoq gjithashtu në arkitekturë të përziente shkencat praktike të Hinduizmit me Stilet Arkitekturore Islamike. Ai përfshiu teknologjinë e ndërtimit me kolonë dhe tra të Stilit Arkitekturor Hindu dhe zhvilloi stilin e tij unik të arkitekturës. Ky stil është pasqyruar në varrin e tij në Sikandra, jashtë Agras dhe në qytetin e ri që ndërtoi, të quajtur Fatehpur Sikri. Kopshtet Mogule të ndërtuar nga Babur në Agra janë një shembull i shquar i Arkitekturës Islamike të Uttar Pradeshit. Elementet kryesore të Arkitekturës Mogule ishin guri i kuq ranor dhe mermeri. Arkitektura e Taxh Mahalit është monumenti më mbresëlënës i Uttar Pradeshit. Laknau, kryeqyteti i Uttar Pradeshi është një depo e arkitekturës islamike me Imambarat e Lucknowt si Bara Imambara, Chota Imambara dhe Xhamia e të Premtes Xhami Masxhidi.

Vrindavani është një vend i arkitekturës hindu në Uttar Pradesh. Shumica e tempujve të Vrindavanit u ndërtuan nën sundimin e perandorit mogul Akbar, kështu që në këta tempuj janë futur disa elemente arkitekturore islamike. Në Varanasi ka një përzierje të arkitekturës raxhputase, hindu dhe myslimane.

Ndërtesat koloniale britanike që u ndërtuan për administrim, gjykata, spitale, stacione policie, hekurudha, banka etj. shihen akoma në shumicën e qyteteve; arkitektura e tyre në shumicën e rasteve është thjesht funksionale. Panorama arkitekturore e Uttar Pradeshit është një bashkim bujar i arkitekturës hindu dhe islamike.

Periudha Budiste

Redakto
 
Siti arkeologjik në Sarnath (në sfond është e dukshme Stupa Dhamek)

Shumica e ndërtesave dhe strukturave të lashta në Sarnath u dëmtuan ose u shkatërruan nga pushtuesit turq. Megjithatë, mes rrënojave mund të dallohen:

  • Stupa Dhamek; është një stupë mbresëlënëse 39 metra e lartë dhe diametër 28.35 metra.
  • Stupa Dharmarajika është një nga pakë stupat para ashokane që ka mbetur, megjithëse nga kjo kanë mbetur vetëm themelet.
  • Kolona e Ashokës e ngritur këtu, fillimisht e kryesuar nga "Kapiteli Luanor i Ashokës" (tashmë në ekspozim në Sarnath Museum), u thye gjatë pushtimeve turke por baza qëndron akoma në vendin fillestar.
  • Muzeu Arkeologjik i Sarnathit bujt kapitelin e famshëm luanor të Ashokës, që i ka mbijetuar në mënyrë të mrekullueshme rënies në tokë nga një lartësi prej 13.7 metrash (nga kreu i Kolonës Ashokane) dhe u bë Emblema Kombëtare dhe simboli kombëtar në Flamurin e Indisë. Muzeu bujt gjithashtu një imazh të famshëm dhe të rafinuar të Budës në posturën Dharmachakra.

Për budistët, Sarnathi (ose Isipatana) është një nga katër qendrat e pelegrinazhit të përcaktuara nga Gautama Buda, ku tre të tjerat janë Kushinagari, Bodh Gaya dhe Lumina.

Monumentet hindu

Redakto
 
Pishtaku kryesor që të çon në iwanin e Atala Masjidit

Tempuj të famshëm janë Tempulli Kashi VishvanathaVaranasi dhe Krishnajanmabhoomi në Mathura.

Arkitektura Islamike

Redakto

Sulltanatet

Redakto
 
Buland Darwaza, hyrja 54 metra e lartë në kompleksin Fatehpur Sikri

Atala Masjidi i Jaunpurit paraqet mjaft ndikime të Arkitekturës Hindu. Në fakt, ka një ngjashmëri të dukshme të stilit arkitekturor hindu, në të gjithë xhaminë. Arsyeja e kësaj ngjashmërie ka të bëjë me faktin se Atala Masjidi është vendosur mbi sitin e një tempulli të Atala Devit.[1] Në këtë mënyrë, Atala Masjidi në Jaunpur e ka marr emrine e saj po nga ai i këtij tempulli hindu.

Mogule

Redakto

Uttar Pradeshi ka tre Vende të Trashëgimisë BotëroreUNESCO-s, të tre të vendosur në Agra: Taxh Mahalin, Fortesën e Agras dhe Fatehpur Sikrin që ndodhet në afërsi. Fortesa e Allahabadit qëndron në brigjet e Yamunas pranë bashkimit me lumin Gang. Është fortesa më e madhe e ndërtuar nga Akbari.

 
Façata e Bara Imambaras, Lucknow

Laknau, kryeqyteti i shtetit të Uttar Pradeshit ka mjaft monumente të bukur historikë si Bara Imambara dhe Chhota Imambara.[2][3] Ai ka ruajtur gjithashtu kompleksin e dëmtuar të lagjes së rezidentëve britanikë të periudhës Oudh, që janë duke u restauruar.

Moderne

Redakto

NOIDA është një qytet i planifikuar dhe një zonë IT.

Ndërtesa të shquara

Redakto

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ S. R. Bakshi. Advanced history of medieval India (në anglisht). fq. 247.[lidhje e vdekur]
  2. ^ List of Monuments - Uttar Pradesh, Archaeological Survey of India, 8 korrik 2012
  3. ^ "The historical monument called Bara Imambara of Lucknow that is also known as Asfi Imambara" (në anglisht). Lucknow online news. Marrë më 8 korrik 2012. {{cite web}}: Nuk lejohet formatim teksti në: |publisher= (Ndihmë!)

Bibliografia

Redakto
  NODES
admin 1