Bajram Fehmi Topulli,[2] i njohur më së shumti Bajo Topulli (Gjirokastër, 1868 ose 9 korrik 1873[3] - Sarandë, 1930) ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare, arsimtar në periudhën e fundme të Perandorisë Osmane, dhe më tej kryetar i bashkisë Gjirokastër pas pavarësisë së shtetit shqiptar.

Bajo Topulli
Kryetar i Bashkisë Gjirokastër
Në detyrë
1925–?
Paraprirë ngaJaver Hurshiti
Pasuar ngaSami Kokalari
Të dhëna vetjake
U lind më1868
Gjirokastër, Vilajeti i Janinës, Perandoria Osmane
Vdiq më24 korrik 1930
Sarandë, Shqipëri
Bashkëshortja/etMerushe hanëmi,[1] kaukaziane

Biografia

Redakto

Pinjoll i një familjeje nga paria gjinokastrite,[4] u lind në mëhallën e Dunavatit,[3] i biri i Ago Fehmi Topullit dhe i Hasijes së Laze Mullait nga Kardhiqi.[5][6] Më 23 gusht të 1884, në moshën 11 vjeç, i shoqëruar nga vëllai i tij dhe të rinj të tjerë gjirokastritë u nis drejt Stambollit; ku nisi studimet e tija në një ryzhdije ushtarake të kryeqytetit.[7] Gjatë viteve të shkollimit ra në kontakt me Jani Vreton. Më tej vijoi studimet në idadije dhe përfundoi degën e shkencave të shkollës normale. Më 1893 u emërua mësues i kimisë, kozmografisë dhe "i mbajtjes së regjistrave" në idadijen e Trabzonit.[8] Dy vite më pas u transferua në idadijen e Erzurumit, si nëndrejtor dhe profesor i gjeografisë dhe shkencave natyrore. Gjatë kësaj periudhe ra në kontakt me një përfaqësues lokal të Bible Society, që u bë shkak t'i nxiste zellin e veprimit për shqiptarizmën.[4] Armeni i Shoqërisë Biblike i kishte folur për misionarët protestantë shqiptarë, pastaj i kishte dhënë disa libra të Naim Frashërit, të cilin më pas e njohu kur gjatë një riemërimi kaloi nga kryeqyteti. Naimi e përfshiu në rrjetin e veprimtarëve shqiptarë, duke e rekomanduar te Rauf bej Leskoviku, me të cilin të bashkëpunonte në Selanik.[9]

Kur u emërua profesor i idadijesSelanikut, mbante në dhomën e tij gazeta dhe libra në shqip, asokohe të ndaluar në Perandori; dhe vëllai i tij, nxënës i shkollës, i lexonte përnatë. Pasi u transferua në idadijen e Manastirit më 1904, Bajua e bëri zakon të takonte nxënësit e tij pas orëve mësimore, dhe t'u fliste për shkrimtarët "patriotë" e t'i nxiste ata të lexonin veprat e tyre.[10] Gjatë qëndrimit të Bajos në Manastir solli ngritjen e “Komitetit për Lirinë e Shqipërisë” (1905), ku mblodhi rreth vetes patriotë shqiptarë. Në nyjën (nenin) e parë të Kanonizmës së komitetit thuhej se “qëllimi i këtij komiteti është të ngjallurit e Shqipërisë, duke mbjellë vëllazërimin, dashurinë, bashkimin, duke përhapur udhën e qytetërimit me anën e librave që do të shtypen, duke dërguar njerëz në të gjithë anët e Shqipërisë të mbjellin këto mendime… për mbrothësinëkombit dhe të shpëtuarin nga zgjedha dhe errësira në të cilën gjendet sot”. Disa muaj më pas do të ishte vullnetari i parë, në të parën çetë çlirimtare, duke u quajtur “Garibaldi i Shqipërisë”.

 
Bajo Topulli në vitet 1910

Pas aktivitetit në Jug të Shqipërisë dhe vrasjes së Dhespotit të Korçës, për të larë gjakun e Papa Kristo Negovanit, Bajo Topulli e pati shumë të vështirë qëndrimin në Shqipëri, ndaj dhe në fund të nëntorit, Bajo i shoqëruar nga Çerçizi dhe Zeman Haskua udhëtojnë drejt Sofjes, ku e priti një grup shqiptarësh me në krye Shahin Kolonjën. Aty gjejnë një situatë po aq të ndezur patriotike, në Sofje e Bukuresht u njohën me figura të njohura, mes të cilëve dhe Mihal Gramenon (kronikanin e betejave). Ai ndikoi në formimin dhe idetë e veprimtarit Çerçiz Topulli deri në fund. Bajo ndërmerr një udhëtim të gjatë në kryeqendra të Evropës dhe në Amerikë (ku u shoqërua nga Fan Noli), për të gjetur mbështetje për çështjen shqiptare. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, madje ai u zgjodh në komisionin e ngushtë të Alfabetit, prej 11 vetësh, ku ndër të tjerë bënin pjesë edhe At Fishta, Dom Mjeda, Mid'hat bej Frashëri, Sotir Peci, etj. Bajo Topulli ishte përkrahës i variantit të alfabetit me gërma latine, i cili u pranua si një nga dy variantet, bashkë me alfabetin e Stambollit, që të përdoreshin mes shqiptarëve. Kjo ngjarje e madhe u pasua me hapjen e shkollave dhe klubeve të gjuhës shqipe.

Të dhënat janë të pakta për aktivitetin e Bajo Topullit pas shpalljes së Pavarësisë. Mësohet se për 15 vjet jetoi e punoi në Turqi, ku pati poste të larta drejtuese në kohën e Mustafa Qemal Ataturkut. Thuhet se shërbeu si vali e prefekt. Në vitin 1925 ai kthehet në Gjirokastër. Gjirokastritët shënuan kandidaturën e tij si kryetar bashkie, edhe pse Bajo, tashmë i sëmurë nuk e dëshironte një gjë të tillë. Megjithë fushatën e shkurtër, Bajo Topulli zgjidhet kryetar Bashkie, të cilën e drejtoi për tri vjet. Gjatë kohës së drejtimit ndërmori një sërë reformash. E nisi që me pritjen e popullit në zyrat e bashkisë, pastërtia e qytetit, tregjeve, kontrolli ushqimor, ndriçimi, marrja nën kontroll e rendit publik, përkrahja e familjeve të varfëra, caktimi i ndihmave sociale, ngritja e shkollave, regjistrimi i të gjitha fëmijëve, heqja e ferexheve tek gratë, shpallja zyrtarisht e së dielës ditë pushimi, etj. Gjithashtu ai u bë nismëtar i ngritjes të së parës shoqëri aksionere tregtare në Shqipëri, e cila u quajt “Dele”, me sekretar të riun Hasan Dosti.

I sëmurë rëndë, Bajo Topulli u nda nga jeta në 24 korrik të vitit 1930, në shtëpinë e të vëllait në Sarandë. Një ceremoni lamtumire madhështore u organizua që nga Saranda deri në Gjirokastër. “Në emër të djalërisë vijnë t’i them Bajo Topullit lamtumirën e fundit. Jo me lot grarie do ta varrosim, se sot nuk është ditë për zi. Ne do ta varrosim si burra. Sikundër thotë i madhi Leonardo da Vinçi: “Sikur njeriu gëzon muzgun e mbrëmjes pas një dite me punë plot, ashtu dhe vdekja është lumturi në fundin e jetës pas një jete të përdorur mirë”, ashtu edhe ti o shpirt bujar, derdhe tërë gazin e jetës për këtë Shqipëri dhe tani, hero re dhe do flesh në këtë tokë që t’i e deshe gjithë jetën më tepër sesa shpirtin”. Kështu do të shprehej për Bajo Topullin, Eqrem Çabej në fjalën e lamtumirës.

Referime

Redakto
  1. ^ Lumturi Topulli (27 janar 2014). Intervistuar nga Albert Zholi. "Mbesa e heroit: Çerçiz Topulli u vra pas krahëve: flet mbesa e patriotëve Çerçiz dhe Bajo Topulli". Telegraf: 14–15.
  2. ^ Clayer 2012, pp. 509.
  3. ^ a b Bineri, Entela (31 korrik 2015). "«Letër nga malet e Shqipërisë» drejtuar shqiptarëve". shekulli.com.al/. Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2021. Marrë më 25 korrik 2021.
  4. ^ a b Clayer 2012, pp. 288-289.
  5. ^ Topulli, Bajo (2008). Topullarët e Gjirokastrës, Bajo e Çerçizi. Pararendësit dhe pasardhësit. Tiranë: Albin. fq. 28. ISBN 9994349236.
  6. ^ Golemi, Zaho (2016). "Çerçiz Topulli dhe çeta flamur lirie: Me rastin e 110 vjetorit të krijimit të çetës së Çerçiz Topullit" (PDF). mbrojtja.gov.al. Mbrojtja. fq. 46–51. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 shkurt 2020. Marrë më 6 shkurt 2020.
  7. ^ Clayer, Nathalie (2012) [2007]. Në fillimet e nacionalizmit shqiptar: Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë. Përkthyer nga Artan Puto (bot. 2). Tiranë: Botime "Përpjekja". fq. 104. ISBN 9789994302536.
  8. ^ Somel, Selçuk Akşin (2001). The Modernization of Public Education in the Ottoman Empire, 1839-1908: Islamization, Autocracy, and Discipline (në anglisht). Brill. fq. 128. ISBN 9789004119031.
  9. ^ Clayer 2012, p. 468.
  10. ^ Clayer 2012, pp. 322-323.
  NODES
golem 1
languages 1
os 9