Beda i Nderuari (672 - 25 maj 735) ishte murg i manastirit benediktin të Sh. Pjetrit në Wearmouth (sot Sunderland) dhe më vonë i manastirit të Shen Pal, sot Jarrow.

Beda
De natura rerum, 1529

Është i mirënjohur si studiues dhe autor i shumë veprave, mes të cilave më e njohura është Historia ecclesiastica gentis Anglorum (Historia kishëtare e popullit anglez), vepër që i dha emrin Babai i historisë angleze. Beda ka shkruar rreth shumë temave të tjera, si mbi muzikën, poezinë dhe komentarë biblikë. Pas vdekjes u bë i njohur si Beda i Nderuari, titull që s´ka të bëjë me kanonizimin e tij nga Kisha katolike romake. Mësimet dhe rëndësia e tij për katolicizmin u pranuan në vitin 1899 kur ai u shpall doktor i kishës (i vetmi anglez) si Shën Beda i Nderuari.

  NODES
languages 1
os 1