Bodibilldingu
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Bodibilldingu është proces i zhvillimit shumë të madhe të muskulit përmes kombinimit te trajnimit të peshës, humbjes kalorike dhe te pushimit. Ai i cili merret me këtë aktivitet quhet Bodibillder. Si një lloj i sportit, i quajtur bodibilldingu me gara, bodibillderet shfaqin cilësitë e tyre trupore para panelit gjyqësor, te cilët i japin piket duke u bazuar në dukjen estetike. Muskujt zbulohen përmes humbjes së dhjamit, yndyrës si dhe lëngut fërkuese si dhe në kombinim me humbjen e peshës e bënë më të dukshëm (qarte) grupin e muskujve. Bodibillderet më e famshëm duke përfshire këtu : Arnold Schwarzenegger, Kevin Levrone, Dorian Yates, Lee Haney, Lou Ferrigno, Franco Columbu, Ronnie Coleman, dhe Jay Cutler. As Alan M. Klein deklaruan në emisionin Little Big Men se "bodibilldingu është një minikulturë hiperbolike..."
Bodibilldingu i viteve të hershme të perëndimit konsiderohet të jetë periudhë në mes viteve 1880 dhe 1930. Bodibilldingu (arti i shfaqjes së muskujve) nuk ka ekzistuar në kuptim të plotë deri në fund të shekullit XIX, te cilin e promovoj (qiti ne pah) një burrë nga Prusia (Gjermani), i quajtur Eugen Sandow, i cili tani njihet edhe si "Babai i bodibilldingut modern". Ai konsiderohet të jetë pionier i këtij sporti sepse ai lejoi publikun që të kënaqen duke parë cilësitë trupore të tije gjatë një "shfaqje të performancave të muskujve". Megjithëse audienca u rrenqeth nga pamja e trupit shumë të zhvilluar, ky njeri shfaqi trupin e tij si demonstrim për fortësinë që posedonte për meçe në dyluftim. Sandow kishte edhe një show shfaqje të trupit përmes menaxherit të tij Florenz Ziegfeld.
Fitimi i çmimit oskar me 1936 në filmin "The Great Ziegfeld" përshkruan një fillim të bodibilldingut modern, kur Sandow filloi të shfaq trupin e tij për karnavale. Roli i Sandow-it është luajtur nga aktori Nat Pendelton.
Sandow u bë i suksesshëm gjatë shfaqjes së cilësive trupore në pozime dhe duke u përkulur, ai më vonë themeli edhe disa biznese nën ombrellën e famës së tije, dhe ishte në mesin e e të pareve në shitjen e produkteve me emrin e tij. Ai konsiderohet të ishte i pari në zbulimin dhe shitjen e pajisjeve për ushtrime publikut. Sandow ishte avokat i fort i "Grekut Ideal" (kjo është një rregull e përgjithshme nga e cila niset një matematikan, e poashtu edhe "Cilësia trupore perfektë" është e afërt me ligjin klasik të kohës antike Greke dhe Romake). Kështu Sandow e ndërtoj fizikun personal, dhe në vitet e hershme u gjykua se sa afër ata i takuan këto proporcione "Ideale". Sandow organizoi garën e parë të bodibilldingut me 14 shtator 1901 dhe u quajt "Konkursi i Madh", i cili u mbajt në sallën Royal Albert (Mbreti Albert) në Londër-Britani e Madhe. Kjo garë u drejtua nga vet Sandow, z. Charles Lawes, z. Arthur Conan Doyle. Ky eveniment ishte një sukses shumë i madhe ku u shfaqen me qindra entuziast të kulturave fizike. Trofeu që i'u dha fituesit nga vet Sandow ishte një skulpturë e punuar nga Frederick Pomeroy. Fitues ishte William L. Murray nga Nottingham, Angli. Sot evenimenti më i madh i bodibilldingut është Mr. Olimpia, dhe që nga 1937 fituesit i ipet statuja e bronzet e njëjta të cilin Sandow i'a dhuroi fituesit në garën e parë.
Bodibillderi profesionist Gustavo Badell organizoi me 16 janar 1904 evenimentin me shkallë më të lartë të bodibilldingut, që u mbajt në sheshin Madison Garden në qytetin e Nju-Jorkut. Fitues ishte Al Treloar dhe u dekorua si "Njeriu më perfekt i zhvilluar në botë". Al Trealor fitoi një çmim prej 1000 $ kesh, një sasi simbolike për at kohë.
Dy jave me vonë Tomas Edison bëri një film për përditshmërinë e Treloarit. Edison poshtu bëri filma për Sandow-in disa vite më parë, duke u bërë kështu njeriu i parë të bënte filma në bashkëpunim me bodibilldera. Në fillim të shekullit XX Bernarr Macfadden dhe Charles Atlas vazhduan të promovojnë bodibilldingun nëpër botë. Alois P. Swoboda ishte pionieri i parë në Amerikë dhe me të cilin Charles Atlasi u ndërrua me sukseset e tij, duke deklaruar : "çdo gjë që unë di, e mësova nga A. P. (Alois) Swoboda" (Cituar).
Bodibillder tjerë të famshëm në historinë e bodibilldingut deri në vitin 1930 përfshijnë : Earle Liederman (shkrimtar i disa librave të hershem në fushën e bodibilldingut), Seigmund Breitbart (bodibillderi i famshëm jevg), Georg Hackenschmidt, George F. Jowett, Maxick (pionier të bodibilldingut), Monte Saldo, Launceston Elliot, Sig Klein, Sgt. Alfred Moss, Joe Nordquist, Lionel Strongfort, Gustav Fristensky (kampion çek) dhe Alan C. Mead i cili ishte një kampion i rëndësishëm në muskuj, megjithë faktin se ai e humbi njërën këmbë në luftën e parë botërore.
Ushtrimet bazike
RedaktoUshtrimet bazike kanë qëllim forcimin zhvillimin dhe rritjen e masës muskulore. Karakteristik e rëndësishme e këtyre ushtrimeve është se këto ushtrime mundësojnë përdorimin e peshave mjaft të rënda të cilat drejtpërsëdrejti ndikojnë në angazhimin maksimal të muskulaturës dhe rritjes së masës muskulore të grupit të caktuar të muskujve me qrast bëjnë edhe stimulimin mjaftë të fortë të një numri të madh të grupeve të vogla të muskujve të trupit.
Ushtrimet izoluese
RedaktoUshtrimet izoluese zhvillojnë dhe stimulojnë kryesisht vetëm të një grup të caktuar të muskulaturës. Këto ushtrime zakonisht ekzekutohen me përdorimin e peshave relativisht të vogla meqenëse edhe vet qëllimi i tyre kryesisht është angazhimi dhe stimulimi i grupeve më të vogla të muskujve. Në sportin e bodibilldingut këto ushtrime aplikohen me qëllim të arritjes së muskulit kualitativ (definimit te tij) ndërsa gjithashtu ushtrimet izoluese aplikohen pothuajse në të gjitha rastet kur qëllimi i ushtruesit të caktuar pos tjerash është edhe zvogëlimi i peshës së përgjithshme të trupit.
Llojet kryesore të konstruksioneve të trupit
RedaktoTipi mezomorf
RedaktoTipin mezomorf të konstruksionit të trupit e karakterizon gjatësia relativisht e lartë, qafa e gjatë dhe e fuqishme, krahët të gjerë, kukat dhe beli I ngushtë dhe ekstremitetet të zhvilluara mirë dhe proporcionalisht. Ky është tipi me ideal për bodibillding, andaj shpeshherë quhet tip i billderit. Njerëzit që i takojnë këtij tipi u përballojnë shumë lehtë ushtrimeve me pesha rënda, prandaj gjatë hartimit të plan programeve në drenazhin e tipit të konstruksionit te tipit mezomorf mund të përfshihen pothuajse të gjitha llojet e ushtrimeve e sidomos
- - Uljet me pasha ne shpine
- - tërheqjet e peshës nga pozita e kërrusur
- - te gjitha llojet e shtytjes se peshës qe kane për qellim zhvillimin e gjoksit.
- - Te gjitha ushtrimet dhe variacionet ku behet tërheqja perms litarit (latmakines).
- - te gjitha ushtrimet qe ekzekutohen me pasha njëdoreshe u dedikohen grupeve te ndryshme te muskujve.
- - shtytjet e peshës një dhe dyduareshe (dedikuar zhvillimit te krahëve).
- - Ushtrimet izoluese
- - Te gjitha llojet e shtytjes se pesdhes me këmbe (shtytjet vertikale ose e pjerrët).
Tipi endomorf
RedaktoTipin e konstruksioniut te trupit endomorf e karakterizon ai tip i njeriut i cili zakonisht i shkurtër për nga gjatësia, ka qafe te shkurtër dhe te fuqishme dhe kukat e belin e gjere. Për këtë tip te njeriut shpeshherë thuhet se është me i gjere sesa i gjate. Ky tip i konstruksionit te trupit është mjaft i prire për fitimin e peshës se rende dhe zakonisht pothuaj me tepër peshe se sa lypet. Peshën e fituar mund te humbin me mjaft veshtiresi. Është karakteristike se këta njerëz shume shpjete mund te fitojnë masën muskulore dhe muns te rrisin vëllimin e tyre. Prandaj gjate zhvillimit te ushtrimeve shume me tepër kohe duhet tu kushtohet stërvitjeve qe i kushtohen gdhedjes se muskujve dhe arritjes se reliefit te tyre.
Ky tip posedon zakonisht edhe disa karakteristika te tipit mezomorf. Meqenëse ky lloj tipi posedon nyje dhe ligamente te forta njëkohësisht nuk është i prirur lëndimeve mund te aplikoje për afërsisht ushtrimet e njëjta si lloji i tipit mezomorf, e sidomos aplikimin e te gjitha llojeve te ushtrimeve perms litarit, te gjitha ushtrimet me pasha njëdoreshe dhe te gjitha ushtrimet izoluese te cilave duhet veçanërisht ti kushtoje rëndësi dhe aplikimi duhet te jete i shpështë apo apo edhe i përhershëm.
Tipi ektomorf
RedaktoNjerëzit te cilët i përkasin këtij tipi te konstruksionit te trupit kane me pak a shume gjatësi te larte, qafe te gjate dhe te dobët, duar dhe këmbë te gjata zakonisht te holla, pastaj kane strukture te imte te eshtrave dhe kane relativisht te ngushte. Ky tip billderesh nuk është i prire për te fituar peshe te madhe te trupit, andaj edhe me vështirësi fiton ne vëllim dhe ne mase muskulore. Për këtë arsye e arrijnë gjate ushtrimeve shume shpejte gdhedjen e muskujve, përkatësisht fitimin e reliefit. Këta persona nuk karakterizohen me qëndrueshmëri gjate ushtrimeve me pesha, këtyre u përgjigjen me tepër stërvitjet me pesha me te renda dhe me pak përserritje sesa stërvitjet me seri dhe përserritje te gjata.
Ushtruesit qe i përkasin këtij tip te konstruksionit te trupi duhet tu shmangen përdorimit e këtyre ushtrimeve. Tërheqja e peshës nga pozita e kërrusuar. Te gjitha ushtrimeve izoluese ushtrimet e ashtuquajtura fluturime (ngritja laterale e peshave për muskujt e krahëve, fluturimi me pasha njëdoreshe ne banke te rrafshet apo te pjerrët – gjoksi.
Numri me i përshtatshëm i përserritjeve mbrenda një seriali për këtë individ është 6-8.
Çështje tjetër te rëndësishëm qe duhet te përmendet ne fund është fakti se çdo individ pa mare parasysh se cilit tip te konstruksionit i takon duhet te beje përpjekje reale për korrigjime dhe përmisimin e formës se përgjithshme se trupit te vet përmes aplikimit te rregullt te sistemit te ushtrimeve me pesha- Bodibilldingut. Natyrisht duke I kushtuar rendësi dhe kujdes të veçant llojit dhe mënyrës se ushqimit, pushimit dhe faktorëve tjerë qe ndikojnë drejtpërsëdrejti ne zhvillimin e forcës, qëndrueshmërisë, masës muskulore dhe zhvillimit te përgjithshëm te trupit.
Frymëmarrja gjatë ekzekutimit të ushtrimeve
RedaktoMënyra e frymëmarrjes paraqet faktor shume te rëndësishëm ne arritjen e rezultatit gjate stërvitjes. Frymëmarrja e drejte ndikon pozitivisht ashtu qe ushtruesi pa kurrfarë pengese përballon stërvitjen. Tek ushtruesit fillestare te cilët fillojnë me stërvitjen ngritjen e peshave gabimet e para që i bëjnë i gjate ekzekutimit te ushtrimit i bëjnë ne frymëmarrje veçanërisht gjate ngritjes se peshës e mbajnë frymën e kjo gjë është shume e rrezikshme për organizmin e ushtruesit.
Frymëmarrja duhet te behet gjate leshuarjes se peshës ne pozitën fillestare, ndërsa fryma nxirret me rastin e ngritjes se peshës ne pozitën përfundimtare (gjate shtrëngimit dhe ngarkimit te muskulaturës).
Psh Te ushtrimi qe i dedikohet zhvillimit dhe rritjes se masës muskulore te gjoksit (bench press). Ne këtë rast frymëmarrja behet kur pesha lëshohet ashtu qe behet zgjerimi i koshit te kraharorit dhe zvogëlimi i shtrëngimit te muskulaturës se gjoksit. Kurse frymëmarrja behet kur vie deri te shtrëngimi dhe ngarkimi I muskulaturës ngritja e peshës.
Është me rendësi se gjate ekzekutimit te përsëritjeve me pesha te renda është e nevojshme qe goja te jete e hapur, ndërsa frymëmarrja te jete e thelle dhe e plote, ndërsa nxerja e frymës te jete e fuqishme e ne raste te veçanta mund te përcillet edhe me leshuarjen e e zërit, respektivisht klithjes. Zëri i larte apo klithja qe ndihet me rastin e nxerrjes se frymës ka te beje me stimulimin dhe mobilizimin e mehanizmit te mbrojtjes se trupit.
Ndezja e muskujve
RedaktoNjë ndër dukuritë që shafet më së shpeshti tek ushtruesit e bodibilldingut është ndezja e muskujve. Këtë dukuri disa e quajnë edhe lodhje të muskujve. Ndezja e muskujve manifestohet me dhimbjet në muskuj te cilat vërehen – ndien disa ore pas ndërprerjes së stërvitjes ose zakonisht ditën e nesërme. Dhimbjet e muskujve vërehen sidomos gjate lëvizjeve dhe me rastin e prekjes apo shtypjes. Pas nxehmjes dhe përgatitjes paraprake për trenazh dhimbjet zvogëlohen dhe në të shumtën e rasteve plotësisht pushojnë dhe nuk pengojnë stërvitjen. Ndezja e muskujve zakonisht paraqitet në fillim të stërvitjes dhe atë me tepër manifestohet tek individed te cilët nuk kane pasur kurrfarë aktiviteti paraprak fizik, pastaj tek ushtruesit të cilët stërvitjen e vazhdojnë me intensitet më të lartë pas ndërprerjes më të gjatë të ushtrimeve. Ndezja e muskujve mund të paraqitet edhe të ushtruesit që gjenden në formën e plotë sportive sidomos atëherë kur në programin e stërvitjes së tyre inkuadrojnë apo përfshijnë ushtrime të tipit tjetër që angazhojnë grupe të tjera të muskujve. Pa marrë parasysh se cila do të jetë arsyeja e paraqitjes së ndezjes së muskujve stërvitja nuk duhet të ndërpritet plotësisht.
Nëse lodhja e muskujve apo ndezja e tyre ndihet ne shumicën e grupeve të muskujve, ndërsa intensiteti i ndezjes nuk është i lartë atëherë preferohet që stërvitja të vazhdojë me intensitet mjaft të ulët dhe ushtrimet e stërvitjes të përfshijnë angazhimin e pothuaj të gjitha grupeve të muskujve. Në qoftëse ndezja paraqitet në njerën apo dy grupet e muskujve për shembull gjoks dhe biceps atëherë stërvitja mund të vazhdohet natyrisht nëse ndezja është e intensitetit të vogël pas nxemjes dhe përgatitje paraprake të muskujve duke ushtruar grupe tjera të muskujve që kanë mundësi të zhvillohen pa pengesa duke mos angazhuar grupe të muskujve te të cilët ndihet ndezja. Në këtë rast mund të zhvillohet stërvitje e dedikuar muskujve të këmbeve dhe barkut.
Ata të cilët për herë të parë fillojnë me stërvitjen dhe bëjnë angazhimin dhe ngarkesë të madhe të muskujve, rrallë herë mund ti shmangen ndezjes së muskujve, megjithatë kjo dukuri nuk duhet ti brengos aspak sepse kjo dukuri, ndezja e muskujve është vetëm një lloj manifestimi i punës dhe angazhimit muskulor e cila dëshmon aktivitetin paraprak tejet të vogël apo të pamjaftueshëm e në shumicën e rasteve edhe jo aktivitetin total. Njëri ndër parakushtet kryesore për pengimin dhe evitimin e ndezjes dhe dhimbjes së muskujve është të nxehurit e gjithanshëm dhe parapërgatitja e muskujve për stërvitje si dhe përshtatja e ushtrimeve peshës me të cilën ekzekutohet ushtrimi i caktuar numri i serive, përsëritjet në kuadër të series dhe i tërë intensitetit të përgjithshëm, e sidomos përshtatja e tij mundësive reale momentale dhe individuale. Meqenëse çdo herë kur paraqitet ndezja e muskujve pa marrë parasysh shkallën dhe intensitetin duhet ditur gjatë tërë kohës kur zgjaste kjo, muskujt nuk janë mjaft elastike prandaj ekziston mundësia më e madhe për lëndimin eventual të muskujve.
Lëndimet
RedaktoSporti i bodibilldingut është i njohur si sport ne te cilin ndodhen me se paku lëndime ne krahasim me shumicën e sporteve tjera ku lëndimet vazhdimisht ndodhin gjate trenazheve dhe përgatitjeve ato veçanërisht dhe ne raste te shumta ndodhin gjate aktivitetit te garave, kurse ne bodibillding lëndimet eventuale mund te ndodhin ekskluzivisht vetëm gjate trenazhit, ndërsa ne gara përjashtohet çdo mundësi te çfarëdo lëndimi.
Rendimet eventuale mund te jene : lëndimet e muskujve, lëndimet e nyjeve dhe ndërprerja apo shkëputja e indit muskulor.
Shkaktaret kryesor qe shtynë deri te lëndimi i muskujve janë : fillimi i trenazhit pa nxemjen dhe përgatitjen paraprake te muskujve, shkalla ulet e koncentrimit, gjate kohës se ndezjes se muskujve sepse gjate kësaj kohe muskujt nuk janë mjaft elastik pastaj dozimi i tepruar i peshave, tempoja adekuate e ekzekutimit te ushtrimeve, pozita jo e drejte e duarve, këmbeve dhe trupit gjate ekzekutimit te ushtrimit si dhe mjeteve jo te përshtatshme për pune.
Lëndimet e nyejve zakonisht paraqiten edhe pse shume rralle, me shumti paraqiten tek fillestaret sidomos te ata cilët ende nuk e kane mësuar mënyrën e rregullt te ekzekutimit te ushtrimeve e gabimet I bëjnë sidomos me rastin eleshuarjes se përnjëhershme te peshës ne pozitën fillestare dhe pa qene e kontrolluar dhe nen ndikimin e forcës se muskujve ne aksion.
Lëndimet me te renda qe shkaktohen nga ngarkesat submaksimale dhe te përnjëhershme janë ndërprerjet apo shkëputja e indit muskulor, te cilat ne praktike i hasim shume rralle.
Si duhet të veprohet në rast të lëndimit ?
RedaktoNe rast te lëndimit eventual te muskujve ne rend te pare vlerësimi duhet te jete real. Nëse konstatohet se lëndimi është i intensitetit te ulet (dhimbjet janë shume te vogla dhe se muskuli i lenduar pas nxemjes nuk paraqet kurrfarë pengese për vazhdimin e trenazhit) trenazhi mund te vazhdoje pas dy ose tri ditësh, ndërkohe te aplikohet masazhi, ndërsa nëse vlerësoni dhe ndieni dhimbje te madhe ne muskujt e lenduar atëherë ushtrimet menjëherë duhet ndërprere dhe te paraqiteni ne institucionin e specializuar medicinal për ndihme dhe këshilla te mëtejshme. Edhe tek lëndimet e nyjeve dhe çfarëdo lëndimi tjetër te intensitetit me te larte, ne mënyre urgjente duhet kërkuar ndihmen e mjekut.
Tempoja ekzekutimit të ushtrimit
RedaktoMënyra me e përshtatshme dhe me produktive e ekzekutimit te ushtrimeve, veçanërisht kur qëllimi i ushtruesit është rritja e vazhdueshme e forcës dhe masës muskulore, është tempoja e ngadalësuar dhe e kontrolluar dhe e përcjellur me përqendrimin maksimal te ekzekutimit te ushtrimeve. Ndërsa tempoja e ekzekutimit te ushtrimeve qe kane qellim zhvillimin e kualitetit definimit te muskulit është me e shpejtuar.
Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |