Carlo Ancelotti
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Carlo Ancelotti (lindur më 10 Qershor 1959) është një trajner Italian futbolli dhe ish futbollist profesionist i cili është aktualisht trajneri i klubit spanjoll Real Madrid. Ai konsiderohet si një nga trajnerët më të mirë dhe të suksesshëm i të gjitha kohërave.[1][2][3]
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Datëlindja | 10 qershor 1959 | ||
Vendlindja | Reggiolo, Itali | ||
Gjatësia | 1.80 m (5 ft 11 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Real Madrid (trajner) | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1973–1975 | Reggiolo | ||
1975–1976 | Parma | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1976–1979 | Parma | 55 | (13) |
1979–1987 | Roma | 171 | (12) |
1987–1992 | Milan | 112 | (10) |
Gjithsej | 338 | (35) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1981–1991 | Italia | 26 | (1) |
Skuadra të menaxhuara | |||
1995–1996 | Reggiana | ||
1996–1998 | Parma | ||
1999–2001 | Juventus | ||
2001–2009 | Milan | ||
2009–2011 | Chelsea | ||
2011–2013 | Paris Saint-Germain | ||
2013–2015 | Real Madrid | ||
2016–2017 | Bayern München | ||
2018–2019 | Napoli | ||
2021– | Real Madrid | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Ancelotti është një nga tre trajnerët që e ka fituar UEFA Ligën e Kampioneve tre herë (dy herë me Milanin dhe një herë me Real Madridin) si dhe një nga dy trajnerët që ka arritur katër finale. Ai gjithashtu ka fituar FIFA Kupën e Botës për Klube dy herë si trajner i Milanit dhe Real Madridit.[4][5] Ancelotti është gjithashtu një nga shtatë personat që e ka fituar Kupën Evropiane ose Ligën e Kampioneve si futbollist ose trajner.
Ancelotti filloi karrierën e tij si futbollist duke luajtur si mesfushor me Parmën.[6] Në vitin 1979, ai ndihmoi ekipin të ngjitej në Serie B. Pas përfundimit të atij sezonit, ai u transferua te Roma, me të cilën do të fitonte një titull të Serie A dhe katër kupa. Ancelotti i kaloi vitet e fundit të karrierës si lojtar me Milanin, duke fituar dy kampionate dhe dy Kupa Evropiane si dhe trofe të tjerë. Në nivelin ndërkombëtar, Ancelotti luajti 26 ndeshje dhe shënoi një gol me kombëtaren italiane. Ai luajti në dy edicione të FIFA Kupës së Botës, duke arritur vendin e tretë në turnamentin e vitit 1990, si dhe në UEFA Euro 1988, ku Italia arriti në gjysëm-finale.
Si trajner, Ancelotti ka drejtuar Reggianën, Parmën, Juventusin, Milanin, Çelsin, Paris Saint-Germainin, Real Madridin, Bayern Münchenin, Napolin dhe Evertonin, si dhe ka fituar tituj vendor në Itali, Angli, Francë, Spanjë dhe Gjermani.
Referime
Redakto- ^ Paul Hayward (25 maj 2015). "Champions League final 2014: Carlo Ancelotti proves he is greatest manager in Europe after Real Madrid's victory" [Finalja e Ligës së Kampioneve 2014: Carlo Ancelotti vërteton se ai është trajneri më i mirë në Evropë pas fitores së Real Madridit] (në anglisht). The Telegraph. Marrë më 20 dhjetor 2015.
- ^ "Del Piero: 'Ancelotti is the best manager of all time'" [Del Piero: 'Ancelotti është trajneri më i mirë i të gjitha kohërave'] (në anglisht). Spanjë: Marca. 29 korrik 2014. Marrë më 26 mars 2015.
- ^ Dave Kidd (26 maj 2014). "Carlo Ancelotti's third European Cup means he joins Bob Paisley in the unsung hero hall of fame" [Kupa Evropiane e tretë e Carlo Ancelottit do të thotë që ai i bashkohet Bob Paisleyt në hollin e famës të heroit të heshtur] (në anglisht). Mirror. Marrë më 20 dhjetor 2015.
- ^ "AC Milan do Europe proud" [Milani bën Evropën krenare] (në anglisht). FIFA. 17 dhjetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2015. Marrë më 24 maj 2017.
- ^ "Real Madrid coast to Morocco 2014 title" [Real Madridi lundron drejt titullit të Marokut 2014] (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2014. Marrë më 20 dhjetor 2014.
- ^ Andrea Schianchi (29 prill 2017). "Bayern, Ancelotti è il re d'Europa: ha vinto grandi titoli in 5 Paesi diversi" [Bayern, Ancelotti është mbreti i Evropës: ai fituar tituj të mëdhenjë në 5 shtete të ndryshme] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 18 qershor 2017.