David Villa Sánchez (lindur më 3 dhjetor 1981) është një ish futbollist profesionist spanjoll i cili luante si sulmues. Villa konsiderohet nga specialistët si një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij dhe një nga sulmuesit më të mirë spanjoll të të gjitha kohërave.

David Villa

Villa duke luajtur për Atlético Madrid në vitin 2013.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëDavid Villa Sánchez[1]
Datëlindja (1981-12-03) 3 dhjetor 1981 (42 vjeç)[2]
VendlindjaLangreo, Spanjë
Gjatësia1.75 m (5 ft 9 in)[3]
PozicioniSulmues
Karriera me të rinjtë
1991–1999Langreo
1999–2000Sporting Gijón
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2000–2001Sporting Gijón B36(14)
2001–2003Sporting Gijón80(38)
2003–2005Zaragoza73(32)
2005–2010Valencia166(108)
2010–2013Barcelona77(33)
2013–2014Atlético Madrid36(13)
2014–2018New York City117(77)
2014Melbourne City (huazim)4(2)
2019–2020Vissel Kobe28(13)
Gjithsej617(330)
Karriera ndërkombëtare
2001–2002Asturias2(1)
2000–2003Spanja U217(0)
2005–2017Spanja98(59)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Pavarësisht një dëmtimi që pësoi kur ishte fëmijë, Villa filloi karrierën e tij profesioniste me Sporting de Gijón. Ai u transferua te Real Zaragoza pas dy sezonesh, ku bëri edhe debutimin e tij në La Liga, gjithashtu duke fituar edhe trofetë e tij të parë (Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës). Ai u transferua te Valencia CF në vitin 2005 për 12 milion dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Mbretit në sezonin 2007–08. Në vitin 2010, Villa u transferua te Barcelona për 40 milion €, ku në sezonin e parë fitoi titujt e La Ligas dhe Ligës së Kampioneve.

Villa bëri debutimin e tij me Spanjën në vitin 2005. Që nga ajo kohë ai mori pjesë në katër turnamente madhore, duke qënë një lojtar i rëndësishëm në ekipet që fituan Euro 2008 dhe Kupën e Botës 2010. Ai shënoi tre gola në Kupën e Botës 2006, ish golashënuesi më i mirë në Euro 2008 dhe fitoi Këpucën e Argjendë në Kupën e Botës 2010. Ai u bë lojtari i parë spanjoll që arriti 50 gola ndërkombëtar, dhe pas një rikthimi të shkurtër në vitin 2017, ai u tërhoq nga ekipi kombëtar me 59 gola në 98 ndeshje, duke qënë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Spanjës.[4] Ai është gjithashtu shënuesi më i mirë i Spanjës në Kupën e Botës me nëntë gola.

Jeta e hershme

Redakto

Villa ka lindur në Tuilla, një fshat i vogël në Langreo, Asturias, një rajon në veri të Spanjës. Ai është djali i José Manuel Villa, që ka qënë një minator.[5][6] Kur Villa ishte i ri, karriera e tij futbollistike u vu në rrezik sepse ai pësoi një frakturë të rëndë në këmbën e djathtë, por u shërua tërësisht.[7] Gjatë kohës kur Villa ishte i dëmtuar, babai i tij u përpoq shumë që këmba e tij të shërohej sa më shpejtë.

Villa pranoi se ai ishte afër tërheqjes nga futbolli në moshën 14 vjeç, pasi ai kishte ulje-rritje në marrëdhënjen me tranjerin e tij. Megjithatë, falë inkurajimit të prindërve të tij, ai vazhdoi ëndërrën për tu bërë futbollist, duke thënë: "Në ato ditë, nuk fitova asnjë qindarkë dhe gjatë gjithë sezonit qëndrova në stol, unë kisha dëshirë që të largohesha dhe të futboll me shokët e mi." Ai gjithashtu shtoi: "Babai im gjithmon më ka mbështetur mua dhe ka brohoritur për mua deri sa karriera ime u kthye.[8] Ai filloi karrierën e tij futbollistike te UP Langreo, dhe kur mbushi 17 vjeç ai u bashkua me shkollën e futbollit Mareo.[9]

Karriera me klube

Redakto

Sporting de Gijón

Redakto

Sezonet 2000–2003

Redakto

Villa kishte tërhqur interesimin e shumë skuadrave asturiake, por edhe një nga skuadrat më të mëdha të krahinës, Real Oviedo, kishte deklaruar se ai ishte shumë i shkurtër dhe se nuk kishte potencial të mjaftueshëm/[10] Ai më pas filloi karrierën e tij profesionste me klubin lokal të qytetit të tij Sporting Gijón, duke filluar të ndjekë hapat e idhullit të tij Quini. Ai filloi duke luajtur me skuadrat e moshave dhe bëri debutimin e tij me skuadrën e parë në sezonin 2000–01. Pasi shënoi 25 Gola në 2 sezone, ai u bë lojtar i skuadrës së parë.[11] Pepe Acebal, trajneri i Sporting Gijón në atë kohë, ka thënë se Villës i mungonte qëndrueshmëria për të dhënë impakt në fushën e lojës, por gjithashtu tha se kapaciteti i Villës për punë ishte "i pakrahasueshëm".

"Ai ka aftësi të mira teknike. Prekja e tij e parë ishte madhështore dhe, unë mund të them se ai është i talentuar. Ai bën vrapime diagonale të zgjuara, i shmang mbrojtësit, dhe bën vendime të drejta. Ai është shumë intuitiv."

Pepe Acebal, ish-trajneri i Sporting Gijón

Real Zaragoza

Redakto

Sezoni 2003–04

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "FIFA World Cup South Africa 2010: List of Players" [FIFA Kupa e Botës Afrikë e Jugut 2010] (PDF) (në anglisht). FIFA. 4 qershor 2010. fq. 29. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 maj 2020. Marrë më 13 shtator 2013.
  2. ^ "David Villa" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2020. Marrë më 19 qershor 2010.
  3. ^ "Biography for David Villa" [Biografia për David Villën] (në anglisht). IMDB. Marrë më 29 qershor 2015.
  4. ^ "Villa breaks Spain's scoring record" [Villa thyen rekordin e golave të Spanjës] (në anglisht). Fox Sports. 12 tetor 2010. Marrë më 18 qershor 2020.
  5. ^ "Villa, a thriller" [Villa, një thriller] (në anglisht). Sportstar. 3 nëntor 2007. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2011. Marrë më 7 nëntor 2009.
  6. ^ Barney Ronay (18 shtator 2010). "David Villa thrives on playing under pressure for Barcelona and Spain" [David Villa lulëzon duke luajtur nën presion për Barcelonën dhe Spanjën] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 18 shtator 2010.
  7. ^ "David Villa – ESPN Profile" [David Villa – Profili te ESPN] (në anglisht). ESPN FC. 2006. Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2009. Marrë më 7 shtator 2009.
  8. ^ "DAVID VILLA – Europe's Most Wanted" [David Villa – Më i kërkuari i Evropës] (PDF) (në anglisht). David Villa. qershor 2009. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 janar 2011. Marrë më 1 shtator 2009.
  9. ^ "David Villa – Biography" [David Villa – Biografia] (në anglisht). David Villa. Marrë më 7 shtator 2009.[lidhje e vdekur]
  10. ^ Sid Lowe (12 gusht 2009). "David Villa: the born goalscorer the giants failed to net" [David Villa: golashënuesi i lindur që gjigandët dështuan ta merrnin] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 29 gusht 2009.
  11. ^ "David Villa Official Website – Sporting Life" [Uebfaqja zyrtare e David Villës – Jeta sportive] (në anglisht). David Villa. 2008. Arkivuar nga origjinali më 21 dhjetor 2008. Marrë më 1 dhjetor 2008.

Stampa:Kupa e Botës 2010 Skuadra e Turnamentit

  NODES
Done 1
eth 3