Dilkusha Kothi është një vilë e rrënuar e i fillimit të shekullit të XIX e ndërtuar në stilin e Barokut Anglez në zonën e qetë të Dilkushas në Lucknow në shtetin indianUttar Pradeshit.[1] Sot ka vetëm pak kulla dhe muret e jashtme që ruhen si monument, megjithëse kopshtet e gjera mbeten akoma. Vila u bombardua gjatë përfshirjes së saj në rrethimin e Lucknowt në vitin 1857 bashkë me Sikandar Baghun, The Residency dhe shkollën e afërt La Martiniere.

Dilkusha Kothi
327
Dilkusha Kothi në 1858, nga Felice Beato, fotograf britaniko-italian
LlojiVilë
VendndodhjaLucknow, Uttar Pradesh, Indi
Koordinatat26°49′52″N 80°57′14″E / 26.831°N 80.954°E / 26.831; 80.954
1800
Ndërtuar1805
Ndërtuar përSaadat Ali Khan
Përdorimi fillestarStrehë gjuetie
Shkatërruarvitet 1880
ArkitektiGore Ouseley
Stili arkitekturorArkitektura Baroke Angleze

Historia

Redakto
 
Projekti i Seaton Delaval Hall, sipas të cilit u modelua Dilkusha Kothi

Vila u ndërtua rreth vitit 1800 nga majori britanik me qëndrim në Lucknow Gore Ouseley,[2] një mik i sunduesit të Oudhit, Nawab Saadat Ali Khan. Fillimisht u projektua si një vilë gjuetie për Nawabët e Oudhit, megjithëse më vonë u përdor gjithashtu si një rezidencë verore. Ndryshime u bënë në dizajnin e saj nga mbreti nawab, Nasiruddin Haider (1827-1837). Ndërtesa kishte mure koncentrikë dhe nuk kishte oborr të brendshëm siç ishte traditë në arkitekturën Indiane. Në këtë mënyrë ndërtesa kishte një gjurmë më të vogël dhe nuk shtrihej përgjatë një sipërfaqeje të madhe, por ishte më e lartë se arkitektura tradicionale vendore. Si ndërtesa pranë saj, La Constantia, ajo është e vendosur në brigjet e lumit kryesor të Lucknowt, lumi Gomti.[1] Dizajni përmban një ngjashmëri të madhe me stilin e Seaton Delaval Hall në Northumberland të Anglisë. Seaton Delaval Hall u ndërtua në vitin 1721 dhe u projektua nga Sir John Vanbrugh, që projektoi gjithashtu edhe Blenheim Palace. Dilkusha Kothi është paraqitur në një album të rrallë të hershëm nga fotografi Samuel Bourne, që daton nga vitet 1864-1865.[3] Aktorja britanike Mary Linley Taylor u befasuan aq shumë nga Dilkusha Kothi sa e emërtoi shtëpinë e saj në Seoul sipas emrit të tij. Ajo shpjegoi se "Nga ai moment në Indi kur pa për herë të parë Dilkushan, pallatine kënaqësisë së zemrës, po ëndërroja për këtë monument kur i vura shtëpisë sonë emrin 'Dilkusha'."[4]

Fluturimi me Balon

Redakto

Thuhet se në vitin 1830, Dilkusha Kothi ishte vendi për një fluturim me balon të hershëm nga "një anglez". Kjo histori është më pak e njohur duke parë se francezi Claude Martin, që ka qenë një fqinj kur pallati i tij i Constantias, më vonë La Martiniere Boys College, nisi në vitet 1790. Ai kishte organizuar gjithashtu një fluturim me balon në Lucknow dhe ai vdiq përpara demostrimit. Fluturimi i vitit 1830 u pa nga mbreti Nasir-ud-Din Haider dhe një numër i madh i oborrtarëve të tij.[5]

 
Hartë që tregon pozicionet britanike dhe pozicionet kyçe të Dilkusha Kothit dhe La Martinieres.

Në vitin 1857 vila u mbajt nga kryengritësit indianë dhe u ri mor me forcë nga forcat britanike nën udhëzimet e krye-komandantit britanik Sir Colin Campbell. Ka qenë raportuar se gjenerali britanik Sir Henry Havelock vdiq më 24 nëntor 1857, por burime të tjera raportojnë një vdekje më pak të lavdishme nga dizenteria, megjithëse kjo ishte pothuajse në mënyrë të pa-shmangshme e shkaktuar nga rrethimi.[1] Pozicionet luftarake të vitit 1857 janë paraqitur në hartën ilustruese.[6] Harta ilustruese tregon si territoret ishin në qendër të veprimtarisë ushtarake britanike në shtator dhe nëntor të vitit 1857. Kopshtet e Dilkushas janë djathtas poshtë. Në veri-perëndim përgjatë lumit Gomti është La Martiniere dhe më tej përgjatë lumit është Rezidenca e Sir Henry Lawrence. Këto tre ndërtesa luajtën një rol thelbësor në kryengritjen e Lucknowt bashkë me Sikandar Baghun. Kjo ndërtesë pësoi bombardime të rënda nga artileria britanike.[1]

 
Foto e viteve 1880 që tregon rrënojat e vilës

Në vijim të kryengritjes u dhanë një numër i madh medaljesh, por më e rëndësishmja prej tyre përmban mesazhin "rrethimi i Lucknowt". Megjithëse fotografia më sipër daton nga viti 1858 tregon pak shënja me rëndësi të dëmtimit, një fotografi e marr në vitin 1898[7] e tregon ndërtesën në rrënoja, gjë që tregon se rrënimi kryesor nuk ka ardhur si rrjedhojë e rrethimit të vitit 1857.

Sot kopshtet vizitohen nga pak njerëz, për të cilën thuhet se është rezultat i mungesës së publicitetit.[1] Një numër më i madh vizitorësh e vizitojnë atë gjatë dimrit, kur turistët e huaj zhvillojnë piknikët normalë familjarë,[8] nxënës shkolle dhe çifte të rej.[1] Archaeological Society of India (ASI) ka bërë punime për të parandaluar degradimin e mëtejshëm, duke përfshirë mirëmbajtjen e kopshtit dhe riparime të vogla. Monumenti mendohet se meriton më tepër publicitet nga ASI, që është subjekt i mungesës së fondeve.[1][8] Është pohuar se "Dilkusha Kothi është me gjasa një nga monumentet më të bukura në qytetin historik të Lucknowt".[1]

Në letërsi

Redakto

Monumenti përmendet shpesh te libri i E. M. Forster-it A Passage to India. Në libër ndodhet një pallat i quajtur Dilkusha, që është një imitim i një rezidence origjinale angleze.[9]

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d e f g h "Dilkusha Kothi". expressindia.com. 9 shtator 2007. Marrë më 11 shtator 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "nic.in" (PDF). Arkivuar nga origjinali (pdf) më 10 prill 2009. Marrë më 10 shtator 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "'The harvest of lost time'". Tehelka online newspaper. 19 shtator 2007. Marrë më 20 shtator 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  4. ^ http://www.koreatimes.co.kr/www/news/opinon/2015/06/355_153376.html
  5. ^ "The siege at Lucknow, Faizal Khan Lakri Mohal Sadar, the king of Dilkusha" (në anglisht). DefenceJournal.com. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2007. Marrë më 20 shtator 2007.
  6. ^ Frederick Sleigh Roberts (1897). Forty-one years in India: From Subaltern To Commander-In-Chief (në anglisht). gutenburg.org.
  7. ^ "Foto e Dilkusha Kothit në vitin 1898". flickr.com. Marrë më 20 shtator 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  8. ^ a b "Dilkushi Kothi". Indiainfoweb (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2009. Marrë më 12 shtator 2007.
  9. ^ "The Geographical Presence in A Passage to India" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2014. Marrë më 13 shtator 2007.

Lidhje të jashtme

Redakto
  NODES