E keqja
E keqja apo e liga mund të përkufizohet si e kundërta e së mirës. Në fe dhe etikë, e keqja është cilësia moralisht e gabuar, e të gjykuarit, arsyetuarit, dhe vepruarit të njeriut, në parim apo jetë; ajo që shkakton dëm, dhimbje, padrejtësi, vuajtje, shkatërrim ose fatkeqësi.
E keqja mishërohet në veprimet e njeriut, i cili është vetpërgjegjes për veprimet e tij dhe vuajtjet e të tjerëve, si : përndjekja, lufta, masakra, vrasja, terrori, tortura, dhuna, urrejtja, egoizmi etj.
Çështja e së keqes në filozofi përcaktohet në shumicën e rasteve me pyetjet, pse ekziston (është) e keqja në botë? Në këtë çështje përfshihen shpesh edhe vdekja, sëmundja dhe mëkati. Në fenë e krishterë, e keqja i mvishet veprave të këqia të njerzve, të cilëve Perëndia u ka dhënë dëshirën e lirë. Fetë e krishtera të cilat besojnë në parafatcaktimin dhe përligjjen nga besimi pohojnë, se Perëndia nuk është krijuesi i së keqes që kryejnë njerzit. Një shpjegim i së keqes është dualizmi, si p.sh. në zoroastrianizëm dhe manikeizëm. Në optimizëm e keqja trajtohet shpesh më me vertetesi. Libri i Jobit është trajtimi më i mirë i problemit.
E keqja në filozofi dhe etikë
RedaktoE keqja
RedaktoGjithësecilit i bëhet risk e mira dhe e keqja - Vaga
E Mira nga Zoti, e keqja nga vetë njeriu!
Feja krishtere na mëson se shkaktar, gati i të gjtha të këqiave është Djalli, po aq sa edhe gruaja-Eva që e nxiti Adamin ta haje Pemën e ndaluar, ndërsa feja islame, thotë se shkaktar i gjithë të këqijave, është vetë njeriu... por edhe Shejtani, me të cilin edhe do të jetë në luftë gjer në vdekje.
Sipas Biblës “pemë e ndaluar” ishte pemë e dijes së të mirës e të keqes, por sipas Kuranit pas ngrënies së pemës së ndaluar, Adami dhe Hava mbetën lakuriq, gjë që dëshmon se ajo "Pemë" ishte burimi i së keqes që u bë shkak i shfaqjes së dobësisë së Ademit. Kurani dhe Bibla të dy pajtohen rreth kësaj pikëpamjeje se ajo “pemë e ndaluar” nuk ishte ndonjë pemë reale, por qe një simbol…urdhëra për ndalimin e disa gjërave. Shih: Kurani i shenjtë, përkthim e komentim, nga Muhammad Zakaria Khan. fq 11 e 196.
Zoti, pasi e krijoi nga dheu-balta… njeriun e vendosi në kopshtin e Edenit dhe i tha: mund t’i hash lirisht frytet nga çdo pemë… përveç frytete nga pema që jepë njohjen e së mirës dhe të së keqës… Sipas Biblës, peme e ndaluar ishte pema e dijes së të mirës e të keqes, por sipas Kuranit, pas ngrënies së pemës së ndaluar, Ademi dhe Hava mbetën lakuriq, gjë që dëshmon se ajo “pemë” ishte burim i së keqes që u bë shkak i shfaqjes së dobësisë së Ademit… të dyja pajtohern se pema e ndaluar nuk ishte ndonjë pemë reale, por qe një simbol.
Adami me shkeljen e urdhërit të Zotit humbi parajsën por fitoi diçka që s’e kishte asnjë qenie tjetër: të dallojë të mirën nga e keqja. Kjo, e kjo, pas gjuhës, ishte dhuntia, më e madhe nga Perëndia, për krijesën e quajtur NJERI.
Adamin - Ademin e tradhtoi lakmia e vërboi bukuria e Evës… Je krijuar nga pluhuri dhe në pluhur do të kthehesh... Një e vërtetë rrëqethëse, si vetë vdekja.
Nuk ka shpjegime dhe nuk mund të dihet asnjëherë për Mëkatin e Adamit në Prajsë. Mëkatoi qëllimisht dhe pse? E bëri këtë për vete, apo për ne? Ishte i vetëdijshëm se dëbimi nga Parajsa do t’i sillte sojit të tij verdiktin hyjnor, që, me vajin e parë si foshnje, e deri në vdekje, si shpërblim “fitoi” jetën me brenga” (Enver Zhinipotoku)
" Ademi nuk ishte njeriu i parë i krijuar prej Zotit. Bota ka kaluar nepër ciklone të ndryshme, dhe Ademi, zëvendësi i racës së sotme, është vetëm lidhja (hallka) e parë e ciklonit të tanishëm, e jo njeriu i parë ndër krijesat e Allahut. Ai jetoi para nja 6.000 vitesh, na thotë Muhammad Zakaria Khan. -- "" 4 mars 2010 13:07 (CET)
Thënie
Redakto- "Pandjeshmëria është dorashka me të cilën e keqja fsheh duart e saj. — Bodi Teni
- "E keqja është më djallëzore kur nderohet". - Elizabet Barret Brauning
- "E keqja është shkaktarja e pështjellimit." - Robert Bërton
- "E keqja ka përkrahësit e saj." - Tomas Karlajl
- "Dreqi dridhet kur shikon shenjtorin më të dobët të gjunjëzuar". - Uilliam Kaupër
- "Ata që luajnë me lodrat e së keqes shpihen dalngadalë të vringëllojnë shpatën e saj." - Bakminstër Fullër
- "Unë nuk njoh asgjë më tallëse se një të keqe që pikëllohet." - Johan Volfgang Fon Gëte
- "Nëse e keqja do të mund të bindej të shkruante një bibël, ajo do ta titullonte atë, Ti jeton vetëm njëherë." - Sidnei Herris