Britania e Madhe njihet si fuqie madhe ekonomike botërore. Në zhvillimin e tillë ekonomik ka ndikuar pozita gjeografike në Oqeanin Atlantik, lidhshmëria e mirë me botën, shfaqja e parë e revolucionit industrial dhe baza relativisht e mirë në pasuritë nëntokësore. Këto përparësi janë manifestuar në zhvillimin e detarisë, të tregtisë dhe në zgjerimin e influencës së sajë në vise të ndryshme kolonial ;er në botë, duke sjellë Britaninë e Madhe në pozitë ë favorshme ekonomike. Në përpjekjet për koloni arrin që të konkurrojë Spanjës, Portugalisë, Holandës dhe Francës, që kanë pasur po këto aspirata, dhe të sigurojë dominimin në det, duke ushtruar kështu ndikim në afro një të katërtën e botës. Në saje të botës koloniale, shfrytëzimit të tyre qindvjeçar fillon faza më e rëndësishme e zhvillimit të shtetit. Në intensifikimin e ekonomik pa dyshim rëndësi të veçantë kanë pasur edhe zhvillimet e reja teknike që prodhimtarisë i kanë dhënë një dinamikë më të madhe. Procesi i industrializimit ka pasur mbështetje në pasuritë e drurit, qymyrit, mineralit të hekurit dhe lëndëve të para të sjella prej kolonive. Ecuria ekonomike, dinamika e tregut të brendshëm dhe atij të jashtëm në shekullin e XIX Anglinë e afirmuan si “punishte të botës, duke ia mundësuar të jetë edhe faktor vendimtar në ekonominë dhe politikën botërore. Në gjysmën e parë të shekullit të kaluar është nxjerrë prej xeheroreve të saj më tepër qymyr, mineral hekuri, zing, plumb dhe bakër, është prodhuar më tepër gizë, makina dhe tekstil se sa në të gjitha shtetet e botës. Në këtë fazë të zhvillimit ekonomia e Britanisë së Madhe i ofron aq shumë ekonomisë botërore, sa që në një mënyrë ka përcaktuar profilin e saj ekonomik. Llojllojshmëria e degëve industriale, bota e gjerë koloniale, fuqia e parë detare dhe të bankave të botës janë disa nga karakteristikat themelore të ekonomisë së këtij shteti në shekullin XIX, që mund të quhet edhe shekulli anglez. Britania e madhe për një kohë të gjatë ka qenë shtet i parë industrial në botë. Kapitali i grumbulluar ka mundësuar të investojë në ekonominë e shumë shteteve e që këto i kanë sjellë fitime shumë më të mëdha.

Ekonomia e Britanisë së madhe
Distrikti i biznesit "Canary Wharf" në Londër
Renditja6-ta (nominali) / 8-ta (PPP) (2-ta në Europë)
ValutaPaundi sterlina (GBP)
Viti fiskal6 prill - 5 prill
Statistika
PBB$2.433 trilionë (2012)
Rritja e PBB0.3% (2012)
PBB për frymë$38,591 (2012)
PBB për Sektoragrikultura: 0.7%, industria: 21.5%, shërbimet: 77.8% (2011)
Inflacioni (CPI)CPI:2.7%, RPI 2.9% (2012)
Popullsia
nën nivelin e varfërisë
14% me të ardhura nën mesataren e Britanisë së madhe (2006)
Koefiçenti Gini0.36 (2008)
Forca punëtore31.72 milionë (2011)
Forca punëtore
sipas fushës
agrikultura: 1.4%, industria: 18.2%, shërbimet: 80.4% (2006)
Papunësia7.7% (2.49 milionë) (2012)
Industritë kryesore
List
  • Industria aeronautike
    Agrikultura
    Industria e automjeteve
    Biznes dhe shërbime profesionale
    Kimikate
    Ndërtim
    Të mira konsumi
    Paisje ushtarake
    Edukimi
    Elektronikë
    Energjitikë
    Argëtimi
    Shërbime financiare
    Ushqime dhe pije
    Shëndetësi
    Kreditim dhe qeramarrje
    Paisje industriale
    Teknologjia e informacionit
    Media
    Farmaceutikë
    Metale të përpunuara
    Shitblerje
    Rishitje
    Paisje shkencore
    Telekomunikim
    Turizëm
    Transport dhe logjistikë
Indeksi i Lehtësive në Biznes6-ta
Të Jashtme
Eksporte$ 479.2 miliardë (2011)
Lloji i eksportevemateriale të përpunuara; kimikate; ushqime, pije, duhan
Partnerët kyesorë të eksportitGjermania: 11.6%, SHBA 10.6%, Holanda 8.4%, Franca 7.8%, Irlanda 6.4%, Belgjika 5.7%
Importet$639 miliardë (2011)
Lloji i importevemateriale të përpunuara, makineri dhe paisje, karburante; ushqime
Partnerët kyesorë të importitGjermania: 13.2%, Kina 8.7%, Holanda 7.5%, SHBA 6.1%, Franca 6%, Norvegjia 5%, Belgjika 5%
Financat publike
Borxhi publik£977 miliardë 88.7% e PBB (2012)
Të ardhurat£592 miliardë (2012-2013 VF)
Shpenzimet£682 miliardë (2012-2013 VF)
Ndihmat ekonomike$10 miliardë (2012) (dhurues)
Vlerësimi i kredititStandard & Poor's:
AA1 (I Brendshëm)
AA1 (I Jashtëm)
AA1 (T&C)
Outlook: Negativ
Moody's:
Aa1
Outlook: Negativ
Fitch:
AAA
Outlook: NEGATIV
Rezervat e huaja$127.8 miliardë (2012)
Burimi Kryesor i Të Dhënave: CIA World Fact Book
Të Gjitha Vlerat Monetare Janë në USD
Krahasimi i Prodhimit të Brendshëm Bruto të Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga viti 1825 e gjer në viin 1975.

Industria

Redakto

Industria ne Britaninë e madhe është mjaft e zhvilluar pra qe nga shekulli i xix ku tani për tani B.M. është duke e zhvilluar i. e mekanizmave, i. e xehroreve, i. autombilistike etj. nder degët e vjetra te industrisë ne B.M numerohen xehtari me metalurgjim e zeze, industria tekstile e makinave dhe ndërtimi i anieve te ndryshme ku janë te ndërtuara qe nga shekulli i xx.

Bujqësia

Redakto

Transporti

Redakto

Shih dhe këtë

Redakto




  NODES
languages 1
mac 2