Emiljano Vila (lindur më 12 mars 1988Durrës) është një futbollist shqiptar i cili luan momentalisht me skuadrën shqiptare Partizani TiranaKategorinë Superiore dhe me kombëtaren shqiptare.

Emiljano Vila
Të dhënat vetjake
Emri i plotëEmiljano Vila
Datëlindja12 mars 1988 (36 vjeç)
VendlindjaDurrës, Shqipëria
Gjatësia1.85 m (6 ft 1 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
KF Partizani
Numri88
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2005–2009Teuta Durrës70(30)
2009–2010Dinamo Zagreb0(0)
2009Lokomotiva Zagreb (Huazim)6(0)
2010–2011Dinamo Tirana45(15)
2011–2014PAS Giannina55(5)
2014–Partizani Tirana10(2)
Karriera ndërkombëtare
2003–2004Shqipëria U–171(0)
2005–2006Shqipëria U–193(1)
2007–Shqipëria U–219(0)
2009–Shqipëria19(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 shtator 2014
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 26 shtator 2014

Karriera me klube

Redakto

Vitet e hershme

Redakto

Vila filloi karrierën e tij te klubi i qytetit të lindjes, KS Teuta. Ai bëri debutimin e tij me klubin më 26 nëntor 2006 në një ndeshje jashtë fushe kundër Partizanit. Vila hyri në fushën e lojë në minutën e 77 të ndeshjes në vend të sulmuesit Bledar Mançaku.[1] Goli i tij i parë i karrierës erdhi vetëm në ndeshjen e tetë të karrierës së tij si profesionist më 10 mars 2007 kundër Luftëtarit. Vila luajti në të gjithë ndeshjen dhe e shënoi golin e ndeshjes në minutën e 47të. Ndeshja u mbyll me fitoren 3–0 të Teutës pas dy golave të tjetër të shënuar nga sulmuesit Daniel Xhafa dhe Bledar Mançaku.[2]

Ai firmosi një kontratë katër vjeçare me kampionët kroat të GNK Dinamo Zagreb më 19 qershor 2009.

PAS Giannina

Redakto

Vila arriti në një marrëveshje të fshehtë për tu bashkuar me shokun e kombëtares Andi Lila te klubi grek PAS Giannina më 30 qershor 2011, dhe kreu me sukses testet mjeksore një ditë më vonë. Ai shënoi golin e tij të parë në Superligën Greke në një ndeshje kundër Panetolikos, gol i cili rezultoi goli i fitores në minutën e 74. Vila gjithashtu ndihmoi skuadrën e tij që të arrinte fitoren e dytë jashtë fushe pas fitores kundër PAOK, ku ai shënoi golin e parë të skuadrës së tij në minutën e shtatë.[3][4]

Në korrik 2014, ai u largua zyrtarisht nga klubi grek pas tre vitesh të suksesshme. Kjo lëvizje solli pakënaqësi të madhe të tifozët e klubit, të cilët dolën kundër veprimit të klubit.[5]

Partizani

Redakto

Në gusht 2014, Vila u transfrua te skuadra e dytë më e suksesshme në Shqipëri, Partizani, duke u rikthyer në vendlindje pas tre vitesh mungesë. Ai firmosi një kontratë një vjeçare me mundësi për të rinovuar edhe për një sezon tjetër.[6] Gjatë prezantimit të tij, ai tha se u rikthye te Partizani për të fituar titullin kampion.[6] Një ditë më vonë, Vila sëbashku me shokun e tij Idriz Batha udhëtuan për në Bullgari ku skuadra e tij po kryente fazën përgatitore.[7] Pas mbylljes së merkatos verore, Partizani kishte firmosur me 32 lojtarë, një rekord për futbollin shqiptar.[8] Trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi, i pyetur për transferimin e Vilës te Partizani, ai tha se Vila bëri një gabim duke u rikthyer në Shqipëri.[9] Megjithatë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, doli kundër opinionit të De Biasit duke thënë se Vila nuk bëri gabim për transferimin te Partizani.[10]

Sezoni 2014–15

Redakto

Vila bëri debutimin e tij me klubin më 24 gusht 2014 në javën e parë të 2014–15 Kategorisë Superiore kundër Laçit, duke ndihmuar skuadrën e tij që të marrë një barazim 1–1.[11] Në ndeshjen e dytë kundër Apolonisë, pasi kapiteni Nderim Nexhipi humbi një penallti që i kushtoi skuadrës së tij humbjen 1–0 në stadiumin Loni Papuçiu.[12] Kjo gjë bëri që Vila të vendosej si gjuajtësi i ri i penalltive. Vila debutoi me Partizanin në Qemal Stafa në ndeshjen e tretë të kampionatit kundër kampionëve në fuqiSkënderbeut, duke shënuar golin e fitores 1–0 falë një penalltie të fituar nga sulmuesi serb Stevan Račić, duke i dhënë Partizanit fitoren e parë të sezonit.[13] Pas ndeshjes, ai i'a dedikoi golin trajnerit të tij Shpëtim Duro dhe tifozëve.[14] Më 26 tetor, në ndeshjen e javës së nëntë kundër Elbasanit në Qemal Stafa, ai kishte mundësinë të shënonte golin e dytë të sezonit por penalltia e tij u prit nga portieri veteran Elvis Kotorri, megjithatë, Partizani sërisht arriti të fitonte 1–0 pas golit të shënuar nga Stevan Račić.[15] Ai e mbylli fazën e parë të kampionatit me një gol në nëntë ndeshje me Partizanin e cila e mbylli si kryesuese sëbashku me rivalen e qytetit KF Tirana me 18 pikë secila.[16]

Në ndeshjen e parë të fazës së dytë të kampionatit, Vila shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 47të pas një ence të ekzekutuar nga Račić, të pritur keq nga portieri Miroslav Vujadinović, lejoi Vilën të shtynte topin një rrjetë nga një distancë e afërt duke kontribuar në fitoren 2–0 kundër Laçit.[17]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Vila bëri debutimin e tij të plotë me kombëtaren në vitin 2009 në një ndeshje miqësore kundër Gjeorgjisë në Qemal Stafa, e cila u mbyll me barazimin 1–1.[18] Ai gjithashtu luajti në miqësoren e luksit kundër shtatë herë fituesve të Ligës së Kampioneve, Milan në trofeun e Taçi Oil. Ai shënoi një gol në barazimin 3–3 por ky gol nuk u përfshi si gol zyrtar pasi nuk u shënua kundër një kombëtareje. Në ndeshjen e dytë zyrtare të tij, Vila shënoi golin e gjashtë në fitoren historike 6–1 kundër Qipros, duke regjistruar kështu fitoren më të thellë në historinë e kombëtares shqiptare.[19] Ai bëri debutimin e tij kompetitiv me kombëtaren, duke luajtur tetë minutat e fundit në barazimin 1–1 kundër Danimarkës, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2010. Vila shënoi golin e tretë me kombëtaren më 8 qershor 2014 në miqësoren e fituar 3–0 kundër modestëve të San Marinos.[20]

Golat me kombëtaren

Redakto
Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren shqiptare.
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 12 gusht 2009 Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri   Qipro 6–1 6–1 (Fitore) Ndeshje Miqësore
2 27 maj 2012 BJK İnönü Stadium, Stamboll, Turqi   Irani 1–0 1–0 (Fitore) Ndeshje Miqësore
3 8 qershor 2014 Serravalle Stadium, Serravalle, San Marino   San Marino 0–3 0–3 (Fitore) Ndeshje Miqësore

Statistikat

Redakto

Klubet

Redakto

Redaktuar më 30 tetor 2014 [21][22][23]

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Teuta 2006–07 17 2 0 0 17 2
2007–08 24 0 0 0 2 0 26 0
2008–09 31 15 2 2 33 17
Total 72 17 2 2 2 0 0 0 76 19
NK Lokomotiva 2009–10 8 0 0 0 8 0
Total 8 0 0 0 0 0 0 0 8 0
Dinamo Tirnana 2009–10 15 2 2 0 0 0 17 2
2010–11 30 13 7 3 2 1 1 0 40 17
Total 45 15 9 3 2 1 1 0 57 19
PAS Giannina 2011–12 22 5 0 0 22 5
2012–13 32 0 6 1 39 1
2013–14 29 3 2 0 31 3
Total 84 8 8 1 0 0 0 0 92 9
Partizani Tirana 2014–15 10 2 0 0 10 2
Total 10 2 0 0 0 0 0 0 10 2
Karriera në total 217 41 19 6 4 1 1 0 241 48

Kombëtarja

Redakto

Burimi: [24]

Kombëtarja shqiptare
Viti Ndeshje Gola
2009 4 1
2010 3 0
2011 3 0
2012 8 1
2013 3 0
2014 4 1
Total 25 3

Referime

Redakto
  1. ^ Debutimi i Vilës
  2. ^ Goli i parë në karrierë
  3. ^ "Pas Janina merr edhe Vilën". Futbolli Shqiptar. 2 korrik 2011. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2011. Marrë më 4 korrik 2011.
  4. ^ "Στα Ιωάννινα αύριο οι Λεάντρο Ντιέγκο Μπεσέρα και Εμιλιάνο Βίλα" (në greqisht). PAS Giannina. 30 qershor 2011. Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2011. Marrë më 4 korrik 2011.
  5. ^ "Largimi i Lilës dhe Vilës revolton tifozët e Janinës. Dy lojtarët ishin kthyer në idhuj". Panorama Sport. 1 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2014. Marrë më 31 tetor 2014.
  6. ^ a b Ilir Cara (6 gusht 2014). "Partizani prezanton Vilën: Erdha për t'u shpallur kampion! Do të flas në fushë". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2014. Marrë më 30 tetor 2014.
  7. ^ "Vila, Batha dhe Rrahmani i bashkohen ekipit në Bullgari". Panorama Sport. 6 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2014. Marrë më 30 tetor 2014.
  8. ^ "Rekordi i Partizanit, 32 lëvizje gjatë merkatos". Panorama Sport. 21 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2014. Marrë më 20 shtator 2014.
  9. ^ "De Biazi: Do thërras Avdijajn, Vila gaboi që u kthye". Panorama Sport. 7 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2014. Marrë më 30 tetor 2014.
  10. ^ "Duka del kundër De Biazit: Vila nuk gaboi me Partizanin". Panorama Sport. 18 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2014. Marrë më 30 tetor 2014.
  11. ^ ""Luftë" për një pikë, Partizani barazon në Laç. Trajneri Duro: Raçiç, "bast" im i fituar". Panorama Sport. 25 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2014. Marrë më 20 shtator 2014.
  12. ^ "Apolonia merr fitoren e parë, Partizani pa "busull". Duro: Humbja s'është fundi i botës". Panorama Sport. 31 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2014. Marrë më 21 tetor 2014.
  13. ^ "Partizani i falet penalltisë së Vilës në fund, merr edhe fitoren e parë në kampionat". Panorama Sport. 12 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2014. Marrë më 20 shtator 2014.
  14. ^ "Vila: Goli për trajnerin dhe tifozët e kuq. Duro: Kësaj radhe fati ishte me Partizanin". Panorama Sport. 13 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2014. Marrë më 30 tetor 2014.
  15. ^ "Partizani nuk i ndahet kreut, vendos serbi Raçiç". Panorama Sport. 28 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2014. Marrë më 28 tetor 2014.
  16. ^ "Mbyllet faza e parë e Superiores, Tirana dhe Partizani kryesojnë me nga 18 pikë". Panorama Sport. 26 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2014. Marrë më 30 tetor 2014.
  17. ^ "Partizani thyen Laçin, presion Tiranës. Mbrojtja e kuqe, më e mira në Europë". Panorama Sport. 30 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2014. Marrë më 30 tetor 2014.
  18. ^ "Shqiperia barazon me Gjeorgjine". Sport.albeu.com. 11 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2015. Marrë më 3 nëntor 2014.
  19. ^ "Shqiperia shkaterron 6-1 Qipron". Top Channel. 12 tetor 2009. Marrë më 28 shkurt 2014.
  20. ^ "Eksperiment i Shqipërisë, "shfryn" 3-0 ndaj San Marinos". Panorama Sport. 8 qershor 2014. Marrë më 28 shtator 2014.
  21. ^ "Emiljano Vila". Soccerway (në anglisht). Marrë më 30 tetor 2014.
  22. ^ "Football : Emilian Vila" (në anglisht). Football DataBase. Marrë më 30 tetor 2014.
  23. ^ "Profile of Emiliano Vila at footballzz.co.uk". footballzz.co.uk (në anglisht). Marrë më 30 tetor 2014.[lidhje e vdekur]
  24. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Emiljano Vila - National Football Teams" (në anglisht). National-Football-Teams. Marrë më 13 tetor 2014.

Lidhje të jashtme

Redakto
  NODES