Holanda ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës, me dalje në detin Verior, mes Belgjikës dhe Gjermanisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Holandës është 131,940 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 52 30 V, 5 45 L dhe 33,883 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,643 km 2 ujë.

redaktoni hartën


Vija bregdetare e Holandës është 451 km e gjatë ndërsa kufiri tokësor është 1,027 km duke e ndarë atë nga Belgjika (450 km) dhe Gjermania (577 km)

Klima e Holandës është e butë me verë të freskët deri të ftohtë dhe dimër të butë.

Pjesa më e madhe e relievit është terren i rrafshët dhe i ulët, ndërsa në juglindje gjenden disa male. Pika më e ultë e relievit gjendet në nivelin e detit në vendin e quajtur Cuidplaspolder (hol.: Zuidplaspolder) (-7m) dhe ajo më e larta, 322 metra mbi nivelin e detit, në vendin e quajtur Valserberg (hol.:Vaalserberg).

Në pasuritë natyrore të këtij vendi llogariten: gazi natyror, derivatet e naftës, kripa, zalli si dhe toka e punueshme.

Hapësirat e shpallura me ligj ne "mbrojtje mjedisore" përbëjne rreth 12% të sipërfaqes së përgjithshme të Holandës

  NODES
languages 1