42°19′16″N 20°04′57″E / 42.321°N 20.0824°E / 42.321; 20.0824

Gjeravica gjatë natës.
Liqeni i Gjeravicës.

Gjeravica me 2.656 m lartësi mbidetare është maja më e lartë në Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna) në pjesën e Kosovës, edhe pse lartësia e vërtetë mund të jetë për disa metra më e madhe, ende e pakonfirmuar nga GPS. Radhitet si maja e tretë pas majës së malit Korab dhe Jezercit i cili gjendet në Alpet Shqiptare dhe ka lartësinë 2764 metra, Mali i Korabit.

Kjo maje malore gjendet në perëndim të Kosovës, gjegjësisht në vargmalet e Bjeshkëve të Nemuna që ndajnë kufirin shtetëror të komunës së Junikut me Shqipërinë. Maja e Gjeravicës i takon territorit të komunës së Junikut dhe afër saj gjendet edhe maja tjetër Gusani që me lartësi mbidetare radhitet menjëherë pas Gjeravicës, Gusani ka lartësi mbidetare 2639 m. Maja e Gjeravicës gjendet në gjerësinë gjeografike veriore 42.53° dhe 20.13° të gjatësisë gjeografike lindore.

Maja e Gjeravicës.

Kjo është njëra nga atraksionet turistike më të vizituara nga alpinistët e shteteve të ndryshme që nga viti 1975.

Parku Kombëtar Bjeshkët Nemuna, Rrasa e Zogut - maja e Gjeravicës

Lidhje të Jashtme

Redakto

http://www.summitpost.org/mountain/rock/173204/-272-eravica.html

 
Parku Kombëtar Bjeshkët Nemuna, Pejë, Deçan, Istog, Junik, Gjakovë
 
Liqeni i Gjeravicës, Alpet Dinarike.
  NODES
eth 3