Grumman F-14 Tomcat është një avion luftarak supersonik me dy motor, dy ulëse dhe krah të lëvizshëm. Tomcat u zhvillua për programin e Avionit Gjuajtës Eksperimental pas dështimit të projektit F-111B. F-14 ishte i pari nga seria e avionëve luftarak që janë projektuar për të përfshirë përvojën e luftrave ajrore kundër aeroplanëve Mig gjatë Luftës së Vietnamit.

Një F-14 fluturon me krahët e paluar nga pas

F-14 fluturoj për herë të parë në dhjetor 1970 dhe u fut në shërbim në vitin 1974 në flotën amerikane në bordin e USS Enterprise, duke zëvendësuar McDonnell Douglas F-4 Phantom II. F-14 ka shërbyer si avion për superioritet ajror i flotës së SHBA-së, interceptues mbrojtës i flotës dhe platformë e zbulimit taktik. Në vitet 1990 iu shtua sistemi LANTIRN që ia mundësoi fillimin e kryerjes me saktësi të misioneve të sulmeve në tokë.

Tomcat u largua nga flota aktive e flotës së SHBA-së më 22 shtator 2006, duke u zëvendësuar nga Boeing F/A-18E/F Super Hornet. Në vitin 2012, F-14 ishte në shërbim vetëm të Forcave Ajrore të Republikës Islamike të Iranit, pasiqë ishte eksportuar në vitin 1976, kur SHBA kishin marrëdhënie miqësore me qeverinë e atëhershme të Shahut Mohammad Reza Pahlavi.

  NODES