Imambara Ghufran Ma'ab (në gjuhën urdu: Nastaliq - اِمام باڑا غُفران مآب; në gjuhën hindi: इमामबाड़ा ग़ुफ़्रान मआब) në Lucknow, është një imambarë (një ndërtesë e përdorur për të përkujtuar përvjetorin e Muharremit në të cilin myslimanët, veçanërisht shiitët vajtojnë tragjedinë e Qerbelasë në të cilën u vra Imam Hyseni) e ndërtuar nga kleriku i shquar shiit Ajatollah Syed Dildar Ali Naseerabadi (i njohur edhe si Ghufran-Ma'ab) në fillim të viteve 1790.[1]

Imambara Ghufran Ma'ab në fshatin Nasirabad, Uttar Pradesh, Indi

Imambara

Redakto

Imambara është emërtuar Ghufran Ma'ab sipas emrit të Ajatollah Syed Dildar Ali Naseerabadit dhe është një qendër e rëndësishme e kulturës fetare në Lucknow.[1][2] Ajo menaxhohet nga pasardhësit e Ayatollah Ghufran Ma'abit, pasi në maj të vitit 2012 pasardhësi i tij, Maulana Syed Kalbe Jawadi ishte mutawalli i imambarës.[2][3] Imambara është e vendosur në rrugën Maulana Kalbe Hussain në zonën e Chowkut të Lucknowt.[2] Kalbe Jawadi drejton mexhlisin (mbledhjen) aty për 10 ditët e para të muajit të shenjtë të muharremit, që ndiqet nga mijëra njerëz.[2][4] Ajo është e njohur ndërkombtarisht për maxhlisin Shaam-e-Ghariban të saj.[5]

Varreza

Redakto

Jashtë Imambarës është një varrezë (pjesë e imambarës) që u krijua si një vend varrimi për studiuesit. Shumë personalitete të shquara janë varrosur në këtë varrezë.[1] Njerëzit e varrosur në këtë varrezë përfshijnë Maulana Syed Kalbe Hussainin, Maulana Syed Kalbe Abidin, Maulana Syed Ibne Hasan Nonaharvin, Sultan-ul-Ulema Maulana Syed Qaim Mahdin dhe Maulana Syed Mohammad Waris Hasan Naqvin.

Imambara Nasirabad

Redakto

Në fshatin Nasirabad të paraardhësve të Ayatollah Syed Dildar Ali Naseerabadit ndodhet një imambarë me të njëjtin emër (Imambara Ghufran Ma'ab).

Shiko edhe

Redakto

Bibliografia

Redakto
  • Meenakshi Khanna (1 korrik 2007). Cultural History Of Medieval India (në anglisht). Berghahn Books. ISBN 978-81-87358-30-5.

Referime

Redakto
  1. ^ a b c Meenakshi Khanna. Cultural History Of Medieval India (në anglisht). fq. 82.
  2. ^ a b c d MOHAMMAD AMIR AHMAD KHAN. "A binding legacy". india-seminar.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Mud-slinging among Shia leaders continues in Lucknow". twocircles.net. 21 maj 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Dabistan-e-Khandaan-e-Ijtihaad". Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2014. Marrë më 25 tetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Talkatora Karbala & Imambara Kaiwan Jah
  NODES