Industria është degë ekonomike,e cila merret me përpunimin dhe transformimin e lëndës së parë me prejardhje organike,inorganike dhe minerale në gjysëmfabrikate dhe prodhime finale qe i kushtohen konsumit të gjerë ose prodhimit të mëtutjeshëm.

Përmbledhje

Redakto
  • Industria është shuma e aktiviteteve njerëzore e cila ka si qellim prodhimin në seri shërbime ose të mira.
  • Me fjalën industri do të nënkuptojmë ndarje të procesit së punës, pra e kundërta e artizanatit në të cilin i njëjti njeri siguronte (në mënyre teorike) të gjitha proceset e realizimit të një punë : psh. studimin, fabrikimin, tregtimin dhe menaxhimin.
  • Industri është po ashtu një nocion shkallë (krahesim), e themi kur sasia e prodhimit arrin një numër të konsiderueshëm pjesësh të prodhuara.

Industria rurale struktura e dhe dinamika e zhvillimit te saj

Industria rurale karakterizohet nga diversiteti I madh ndermjet tradicionales edhe modernes, subjekte te vogle te mesme dhe te medha me orientim lokal kombetar dhe nderkombetar Veprimtarit e kesaj kategorie zhvillohen ne nivelin familjar dhe ne fshatra te vegjel keto veprimtari ne hapesiren rurale ndahen ne 3 kategori: Veprimtari industriale me zhvillim te kufizuar Veprimtari industriale te nivelit te mesem Veprimtari rurale me shkalle dhe perhapje te gjere zhvillimi

Historia e industrisë

Redakto

Zhvillimi e teknologjive dhe energjive të zbuluara dhe të disponueshme për një periudhe të caktuar të historisë u shoqërua me shndërrime të vazhdueshme të industrisë përgjatë revolucioneve industriale. Këto revolucione industriale janë etapat vendimtare te të gjithë historisë industriale.

Para historia

Redakto

Pre-historia është momenti i zhvillimit të aktiviteteve njerëzore që mund ti quajmë industriale. Në këto aktivitete nuk përfshihet agrikultura dhe te gjitha aktivitetet të lidhura me te.

Njeriu pre-historike kishte nevoje (po si sot) të ushqente familjen të tij, të mbrohesh nga moti, kafshët e egra dhe nga rivalet e tij : ishin këto pra motivimet e para që çuan në specializimin për të kryer një detyrë të caktuar nga grupi shoqëror i asaj kohë. Këto specializime ndaheshin në bazë të seksit ose aftësive të veçanta të një individi. Termi pre-histori nuk ka të njëjtin kuptimin po të bazohemi në kronologjinë e një kulturë ose e një populli. Një karakteristikë njerëzore është kur njeriu pasi i ka kënaqur nevojat e tija bazikë (ushqim, banese) fillon e i dedikohet aktiviteteve intelektuale dhe abstrakte. Disa prej dëshmive më të vjetra të aktiviteteve njerëzore janë mjetet të punës ose armët prej guri që kanë një jetëgjatësi të pabesueshme. Është shumë e mundshme që mjetet punë ose armë prej materialeve vegjetale u zhvilluan shumë shpejt në kohë, por dëshmitë e sotme janë thuajse zero.

Zbulimi i zjarrit (pra se si mund të krijohej flaka artificialisht) ka qënë burimi kryesor që çoj në zhvillimin e metalurgjisë (bronzi, hekuri), vazot, etj.

Antikiteti

Redakto
  • Vazhot prej balte ose qeramika ishte një prej industrive më të rëndësishme të kohës Antike. Përgjatë kësaj periudhë të gjitha grupet e popujve sidomos në Azi, Evropë, Afrikë kjo industri ishte mjaft e zhvilluar. Prodhimet industriale të kësaj epokë mund ti gjejmë edhe sot. Muzet, kolleksionerët janë nder grupet shoqërore që kanë vazo prej qeramike të cilat kanë vlera të mëdha, qofte kjo nga pikëpamja financiare por për më tepër nga kulturore.
  • Filatura u zhvillua po ashtu përgjatë kësaj epoke. Lënda e parë që përdorej ishin fibrat vegjetale (Genista hispanica) dhe fibrat e kafshëve (leshi i deleve). Fibrat vegjetale të Genista hispanica shërbenin për prodhimin e velave të anijeve po ashtu dhe për prodhimin e rrobave. Ndër prodhuesit kryesor kanë qënë Romakët dhe Kartagjenaset. Këta te fundit kishin koloni në gadishullin Iberik çka i krijonte mundësi të kishin një lehtësi në gjetjen e lendes së parë.

Mesjeta

Redakto

Situata industriale në mesjetë. Në Evropë një ndërr përmirësimet me të dukshme ishte përdorimi i mullirit, i cili ishte zbuluar që në antkitet por pak i përdorur me pas. Duke përfituar nga forca e erës dhe e ujit mullinjtë do të shërbenin për bluajtjen e gruri. Forca e mulliri në Evropë përdorej edhe për fabrikimin e letrës. Përdorimi i qymyrgurit për përpunimin e mjeteve metalike shtoj mundësitë e prodhimit në seri të armëve të tipëve të ndryshme.

Periudha Modernë Shekulli XVII-të

Redakto

Në pjesën më të mirë të vendeve të sipër përmendura (Anglia, Gjermania, Holanda, Franca etj) industria mori një hov të ri. Qendra të mëdha Manifakture u zhvilluan në këtë kohë. Mund të përmendim prodhimin e stofit të letrës, kristalesh dhe xhami.

Periudha Modernë Shekujt XVIII-XIX -te

Redakto

Era zhvillimit industrialë është po aq e rëndësishme sa lindja e Ere së agrikulture ne Neolitik. Era e industrializimit është një hap që e shkëput njerëzimin nga e kaluara. Zhvillimi i agrikulturës iu dha mundësi njerëzimit në Neolitik të kishin ushqim në mënyre të vazhdueshme dhe me bollëk. Ata nuk do të jetonin me me gjah dhe me mbledhje frutash apo bimësh. Njerëzimi në atë kohë filloj dhe të vendosej në mënyre të qëndrueshme në një zonë të caktuar gjeografike. Lëvizjet që kishin qellim kërkimin e ushqimit bëheshin më të rralla. Pra agrikultura i dha njerëzimit mundësi prodhimi në mase të ushqimit dhe sigurinë për të ardhmen. Një paralelë e tillë mund të bëhet edhe me Erën e industrializimi. Njerëzimi me industrializimin i dhanë mundësi vetvetes prodhimin në mase te te mirave dhe shërbimeve. Era industriale përfaqësohet me një rritje të vazhdueshme dhe të pakthyeshme të prodhimit industriale. Kjo erë u shoqërua me transformimin dhe organizimit të prodhimit dhe të shoqërisë. Pra në këtë kohë marrëdhëniet shoqërore hynë në një fazë të re mutacioni.

Krijimi i manifakturave vazhdoj edhe në shekullin e XVIII. Pavarësisht nga krizat e vështira të jetuara prej popullatave që jetonin në ato kohëra, tendenca e asaj kohë ishte e karakterizuar nga ekspansioni ekonomik e kulturale, shoqërore etj.

Revolucioni i parë industriale filloj aty nga vitet 1790, për t'u mbaruar nga fillimet e revolucionit të dytë industriale. Shpikjet të lidhura me fuqinë motorike ishin të lidhura me avullin dhe me qymyrin; qendra kryesore ishte Mbretëria e Bashkuar (GB), pas disa dhjetëvjeçarev, revolucioni preku Gjermaninë, Francën dhe disa zone në Belgjikën e sotme. Për dy arye kryesore: 1- Qendra të reja industriale u hapen aty ku kishte mina qymyri 2- Këto qendra të reja industriale ndodheshin pranë por jashtë Mbretërisë së Bashkuar.

Revolucioni i dytë industriale filloj rreth 1850 dhe konsiderohet i përfunduar aty nga fundi i luftës së dytë botërore. Shpikjet kryesore të kësaj erë janë të lidhura direkte me zbulimin dhe përdorimin e elektricitetit.

Tre faktoren lejuan realizimin me sukses revolucionin e dytë industriale:

  • Revolucioni teknologjike.

Pjesa më e madhe e shpikjeve janë në masën më të madhe ne evrope. Mënyra të reja prodhimi dalin në dritë, të ndjekura nga mënyrat e reja të transportit (hekurudha) dhe e komunikimit (telegrafi dhe telefoni). Materialet për prodhimin nuk janë më të njëjta në krahasim me epokën e kaluar.

  • Akumulimi i kapitalit. Duke u bazuar në principin që pasuria bazohet tek investimi, mendimi i përgjithshëm është të mbledhja e kapitalit tek individët (p.sh. Qeveria Shqipërisë ka nevoje për para për buxhetin e saj, ajo i merr borxh një bankë të caktuar e cila me anë filialeve të ia mbledh individëve, të cilëve iu jep interesa, shpjegimi është i thjeshtur): po ashtu zhvillohet Aksionet në këtë kohë sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për më shumë, krijimi dhe zhvillimi i bankave të depozitave ishte një faktor rritjeje ekonomike.
  • Riorganizimi i ndërmarrjeve që përfshinte dy modifikime kryesore: modifikime strukturale dhe një mënyre të re organizime të punës.
    • Modifikime strukturale. Në këtë erë, njerëzimi kaloj nga punishtja familjare në usinë (mbi 50 veta). Sipërmarrësit përpiqen te mbajnë nën kontroll shpenzimet: kontrolli shtrihet nga lënda e parë deri të prodhimi përfundimtare. Në të njëjtën kohë lindin mënyra te reja menaxhimi. Lindin Trustet një trust është një kompani e cila blen ndërmarrjet e vogla (të cilat humbasin pavarësinë e tyre). Ndërsa Kartel është një aleancës midis ndërmarrjeve (në përgjithësi te te njëjtës fushe) por këto të fundit ngelen autonome (përmendim Kartelin e shteteve naftënxjerrëse).
    • Në organizimin e ri të punës një nocion i ri lind: Organizimi shkencor i punës (OSHP), me dy ide baze: Fordizmi (Ford) dhe Teilorizmi (Taylor) që japin mundësi prodhimin në seri, kronometrash të punës, metode pune në zinxhirë.

Degët

Redakto

Degët kryesore te industrisë janë:

1. Energjetika

2. Metalurgjia

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
  NODES
languages 1
os 12