Jeruzalemi (hebraisht ירושלים Jeruschalajim, arabisht ‏القدس al-Quds) është një qytet në Azinë Perëndimore. I vendosur në një pllajë në Malet Judeane midis Mesdheut dhe Detit të Vdekur, ai është një nga qytetet më të vjetra në botë dhe konsiderohet të jetë një qytet i shenjtë për tre fetë kryesore abrahamike: Judaizmin, Krishterimin dhe Islamin. Si izraelitët ashtu edhe palestinezët pretendojnë Jeruzalemin si kryeqytetin e tyre, pasi Izraeli mban institucionet e tij kryesore qeveritare atje dhe Shteti i Palestinës në fund e parashikon atë si selinë e tij të pushtetit. Për shkak të kësaj mosmarrëveshjeje, asnjë prej pretendimeve nuk njihet gjerësisht ndërkombëtarisht.[3]

Jeruzalemi
hebraisht Jeruschalajim ירושלים
arabisht al-Quds ‏القدس (″e shenjta″)
Pamje e qytetit të vjetër me Kupolën e Shkëmbit (Mesxhidi Aksa)
Pamje e qytetit të vjetër me Kupolën e Shkëmbit (Mesxhidi Aksa)
Nofkat: 
″E Shenjta″,
″Qyteti i Paqesë″
ose ″Qyteti i Shenjtë″
Jeruzalemi is located in Earth
Jeruzalemi (Earth)
Koordinatat: Stampa:WikidataCoord
Administruar ngaIzraeli
Pretenduar ngaIzraeli dhe Palestina
Distrikti izraelitJeruzalemi
Guvernorati palestinezKudsi
Vendbanimi Burimi Gihon3000–2800 BCE
Qyteti i Daviditrr. 1000 BCE
Muret e sotme të qytetit të vjetër u ndërtuan1541
Ndarja e Jeruzalemit Lindje-Perëndim1948
Aneksimi izraelit i Jeruzalemit Lindor1967
Ligji i Jeruzalemit1980
Qeveria
 • LlojiKryetari–këshilli
 • TrupiKomuna e Jeruzalemit
 • KryetariMoshe Lion (Likud)
Sipërfaqja
 • Qytet125.156 dunams (125.156 km2 or 48.323 sq mi)
 • Metro
652.000 dunams (652 km2 or 252 sq mi)
Lartësia mbidetare
754 m (2,474 ft)
Popullsia
 (2019)
 • Qytet936.425
 • Dendësia7.500/km2 (1.942/sq mi)
 • Metro1.253.900
Zona kohoreUTC+02:00 (IST, PST)
 • Verës (DST)UTC+03:00 (IDT, PDT)
Kodi postar
9XXXXXX
Kodi i zonës+972-2
IZHNJ (2018)0.704[2]high
Faqja zyrtarejerusalem.muni.il

Lagjet

Redakto

Në vazhdim janë lagjet e Jeruzalemit të listuara:

  • Abu Tor
  • at-Tur
  • Atarot
  • Bab a-Zahara
  • Baka
  • Bayit VeGan
  • Beit HaKerem
  • En Kerem
  • Hill French (ose Giv'at Shapira)
  • Gilo
  • Giva Ram
  • Har Choma
  • Mea Shearim
  • Mishkenot Sha’ananim
  • Nof Zion
  • Pisgat Ze`ev
  • Qyteti i Vjetër
  • Ramat Eshkol
  • Ramat Rachel
  • Rehavia
  • Sheik Xharrah
  • Silwan
  • Talpiot
  • Talpiot Lindje
  • Umm Tuba
  • Jemin Moshe

Historia

Redakto

Historia e Jeruzalemit është shumë e vjetër. Ai është një nga qytetet më të lashtë të botës dhe ndoshta qysh prej 5000 vjetësh i banuar vazhdimisht. Të gjeturat arkeologjike tregojnë ekzistencën e një ngulimi në Jeruzalem në mijëvjeçarin e 3-të p.e.s. Përmendja e parë e qytetit nga burime historike nis në mijëvjeçarin e 2-të p.e.s.

Jeruzalemi u ndërtua dhe u themelua ne fillim nga kananasit (u pushtua nga jebuzasit gjatë Kohës së Bronzit të vonë), dhe u bë kryeqytet i mbretërisë çifute të Izraelit dhe Judesë në periudhat e Tempullit të Parë dhe Tempullit të Dytë. Qyteti quhej para Mbretit David Ievus, e shfaq vetveten si një përzierje fantastike të përmendorëve historike, kulturave dhe popujve me një sasi të panumërt vendesh të denja për t´u parë. Jeruzalemi është Toka e Shenjtë, "qendër e tre feve": Islamit, Jehudizmit dhe Krishterimit.

Nga viti 1948 deri 1967, pjesa perëndimore e Jeruzalemit qeverisej nga Izraeli si kryeqytet i tij, ndërsa Jeruzalemi Lindor qeverisej nga Jordania. Qyteti u ribashkua me fitoren e izraelitëve në Luftën Gjashtëditore, megjithatë statusi i tij mbetet i diskutueshëm. Një ligj i nxjerrë nga izraelitët në vitin 1980 e shpall Jeruzalemin kryeqytetin "e amshuar, të pandashëm" të Izraelit, kurse Jeruzalemi Lindor besohet të jetë menduar kryeqytet i shtetit Palestinez të ardhshëm. Statusi i vendeve të shenjta të Jeruzalemit është poashtu i diskutueshëm.

Jeruzalemi ka një popullsi prej 890.428 banorësh (nga statistikat e vitit 2013).[4] Ai është një qytet i përbërë (heterogjen), dhe përfaqëson shumë kombësi, fe, dhe grupe ekonomiko-shoqërore. Pjesa e quajtur "Qyteti i Vjetër" është i rrethuar nga mure dhe përbehet nga : lagjia myslimane, lagjia armene, lagjia hebreje dhe lagjia e krishterë.

Në Jeruzalem, një numër i madh fesh dhe besimesh është i pranishëm. Grupimi më i rëndësishëm i qytetit janë çifutët. Dhe në krahasim me pjesët e tjera izraelite, çifutët ultra-ortodoksë jo-zionistë dhe çifutët ortodoksë zionistë janë në qytet më tepër të përfaqësuar.

Ekziston poashtu një komunitet i vogël i druzëve. Të fesë islame ka synitë, shiitë dhe alevitë. Krishterimit i përkasin disa kisha: Kisha Ortodokse Greke, Kisha Ortodokse Ruse, Kisha Ortodokse Gjeorgjane, Kisha Ortodokse Siriane, Kisha Katolike Greke, Katholikët e Vjetër, Kisha Katolike Romake, Luteranët, Anglikanët, Kisha Ortodokse Armene dhe Kisha Ortodokose Etiopiane.

Edukata

Redakto

Jeruealemi është një qendër e rëndësishme arsimore e Izraelit. Në qytet e kanë selinë ndër të tjera Universiteti Hebraik i Jeruealemit (e themeluar më 1918), Akademia Izraelite (e themeluar më 1959), planetari, Arkiva Qendrore Zioniste, Biblioteka Gulbenkian dhe Biblioteka Kombëtare dhe Universitare Çifute.

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Localities, Population and Density per Sq. Km., by Metropolitan Area and Selected Localities" (në anglisht). Israel Central Bureau of Statistics. 6 shtator 2017. Marrë më 19 shtator 2017.
  2. ^ Sub-national HDI. "Area Database". hdi.globaldatalab.org (në anglisht). Global Data Lab.
  3. ^ Smith, William (6 dhjetor 2017). "Donald Trump confirms US will recognise Jerusalem as capital of Israel". The Guardian (në anglisht). Marrë më 13 maj 2017.
  4. ^ "Censusi i popullsisë" (PDF) (në hebraisht). Ministria e Brendshme e Izraelit. 2013. Marrë më 2015-04-05.
  NODES
admin 1
todo 8