Klubi Futbollistik Prishtina (KF Prishtina) nga Prishtina, Kosovë, është themeluar në vitin 1922 për të pasur fillimisht emrin "Gajret", "Proleter", "Kosova" nga ushtarë të garnizonit ushtarak të Prishtinës. Aktualisht KF Prishtina merr pjesë në kategorinë më të lartë të futbollit në Kosovë, Superliga, dhe konsiderohet si gjigand i futbollit kosovar pasi është kampion i shumëfishtë dhe klubi më i suksesshëm në historinë e futbollit kosovar.Pas luftës së dytë botërore e këndej pa varësisht nga periudhat e kohës ka qenë një ndër klubet që më shumti ka ndikuar në rrjedhat e futbollit. Shumë herë kampion i Kosovës dhe anëtar i Ligës së Parë të ish Jugosllavisë.

Prishtina
Emri i plotëKlubi Futbollistik Prishtina
Pseudonimi(et)Plisat
Emri i shkurtërPRI
Themeluar1922
StadiumiStadiumi Fadil Vokrri
Kapaciteti13,500
PresidentiRemzi Ejupi
MenaxheriDebatik Curri
LigaSuperliga e Kosovës
2022–235
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

Historia

Redakto

Klubi i Futbollit Prishtina, është klub me status të aksionarëve, por me përgjegjësi të kufizuara dhe i vetmi i këtij lloji në Kosovë. Është klubi me traditën më të lashtë në Kosovë.

Është themeluar në vitin 1922, për të pasur fillimisht emrin Gajret, Proleter, Kosovë etj., kurse pas luftës së dytë botërore e këndej njihet me emrin Prishtina dhe pa varësisht nga periudhat e kohës ka qenë një ndër klubet që më shumti ka ndikuar në rrjedhat e futbollit. Shumë herë kampion i Kosovës dhe anëtar i Ligës së Parë të ish Jugosllavisë.

Mëvetësimi i sportit të Kosovës, buron pikërisht nga ky klub në vitin 1991/92, për të qenë pishtar i idesë së vazhdimit të së luajturit futboll jashtë ligës së okupatorit. Pas luftës pozicionohet në stadiumin e qytetit dhe është riorganizuar pa ndërprerë.

Sot në stadium janë të vendosura karriget dhe reflektorët, për të qenë ambienti më i këndshëm futbollistik në Kosovë, kurse ditëve të fundit janë duke u bërë punimet rreth avancimit të infrastrukturës,

Stadiumi

Redakto

KF Prishtina ndeshjet i zhvillon në stadiumin e qytetit "Fadil Vokrri".

Ndeshjet miqësore

Redakto

Në praninë e afro 10,000 shikuesve në vitin 1998 në Tetovë KF Prishtina luajti një ndeshje miqësore kundër KF Shkëndija të Tetovës që përfundoi me rezultati të barabartë 1:1. Në atë lojë luajtën edhe Arbnor Morina e Ardian Kozniku. Ndeshja kthyese u zhvillua në vitin 1999 në Prishtinë në praninë e mbi 22,000 shikuesve dhe përfundoi me fitore të KF Prishtina me rezultat 4:3. Në të dy këto ndeshje luajtën edhe Arbnor Morina e Ardian Kozniku, ku në ndeshjen e kthmit Ardian Kozniku shënoi tre gola dhe ia siguroi fitorën Prishtinës.

Trofetë e mëdhenjë

Redakto
  • Superliga e Kosovës
    • Fitues (7): 1999/2000, 2000/2001, 2003/2004, 2007/2008, 2008/09, 2011/12, 2020/21
  • Kupa e Kosovës
    • Fitues (7): 1994/95, 2005/06, 2012/13, 2015/16, 2017/18, 2019/20, 2022/23

Sezona 2020/21

Redakto

Është sezoni i fundit në të cilin KF Prishtina është bërë kampione në Ligën e Kosovës.

Lidhje të jashtme

Redakto
  NODES
languages 1
os 20