KF Tirana B (emri i plotë: Klubi i Futbollit Tirana B) janë klub futbollistik në Tiranë, Shqipëri, krijuar më 22 janar 2013, si derivat i klubit kryesor KF Tirana. Ndeshjet si vendas i luajnë në Stadiumin Selman StërmasiTiranë.

Klubi i Futbollit "Tirana"
Pseudonimi(et)Legjenda Bardh e Blu, Tirona
Themeluar22 janar 2013
StadiumiSelman Stërmasi
Kapaciteti12.500 vende
PronariRefik Halili
LigaKategoria e Dytë
2017-20188
Faqja zyrtare[[1] Faqja zyrtare e klubit]
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

Koncepti

Redakto

Më 22.01.2013, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me drejtuesit dhe administratën e klubit Tirana, vendosën krijimin e ekipit KF Tirana B[1]. Kjo bazohej në projektin e së ardhmes që Bashkia ndërmori në ndihmë të karrierës së lojtarëve të rinj apo atyre me eksperiencë, të cilët, në vend të huazimit në ekipe të tjera apo qëndrimit në stol, të luajnë për klubin mëmë. Ky projekt gjithashtu përfshin dhe disa nga lojtarët kryesorë nxjerrë nga Akademia, U-17 dhe U-19. Gjithsesi, në bazë të rregullores, lojtarë nga Tirana B mund të thirren për të kontribuar në çdo kohë me skuadrën e parë në rast nevojash, si dëmtime, etj.

Regjistrimi dhe menaxhimi

Redakto

KF Tirana B u regjistrua në FSHF në shkurt 2013, për pjesëmarrjen në aktivitetet zyrtare sportive në vend, gjithsesi, në bazë të rregullores së FSHFsë, a nisi aktivitetin nga kategoria më e ulët, së bashku me ekipet e tjera. Bashkia e Tiranës (apo/edhe sponsori) do të ndajnë një fond të veçantë, i cili do të jetë natyrisht më i vogël sesa i ekipit të parë. Në hapat e parë dhe sezonin e parë pjesëmarrës në Kategoria e Tretë, ekipi u drejtua nga ish-futbollisti i njohur i Tiranës, Ardian Mema, i cili punoi me pasion. Frytet e suksesit me këtë trajner u morën në sezonin e rradhës, ku u sigurua promovimi në Kategorinë e Dytë. Më pas Tirana B ka konkurruar në Kategorinë e Dytë, por pa mundur deri më sot të sigurojë një promovim tjetër drejt së parës.

Promovimi dhe trofeu i parë Kombëtar

Redakto

Sezoni i parë i klubit në Kategorinë e Tretë shkoi mirë në përgjithësi, por nuk u arrit zënia e vendit të 1rë në grup dhe dështoi ngjitja në të dytën. Ndërsa sezoni 2013-14 ishte një sukses i dyfishtë për bardheblutë, që duke zënë vendin e 1rë në Grupin A jo vetëm u ngjitën një kategori më lart, por me fitoren 2-0 në ndeshjen finale ndaj fituesve të grupit tjetër (Teuta B) arritën fitimin e trofeut të parë Kombëtar vetëm një vit nga krijimi [2].

Vazhdimësia

Redakto

Që nga ngjitja në Kategorinë e Dytë, Tirana B nuk ka arritur deri më sot të ngjitet një tjetër kategori më lart. Kjo sepse klubi nuk i ka kushtuar rëndësinë e duhur këtij synimi, duke mos e marrë shumë seriozisht investimin dhe qarkullimin e lojtarëve të të gjitha moshave, grupeve e pozicioneve. Që ishte edhe arsyeja kryesore e krijimit të ekipit. Momentalisht drejtuesit janë fokusuar më shumë tek ekipi i parë dhe Akademia.

Stadiumi

Redakto

Futboll Klub Tirana B i luan ndeshjet e saj zyrtare në Stadiumin Selman Stërmasi në kryeqytet. Stadiumi e ka marrë emrin prej lojtarit të shquar bardheblu, Selman Stërmasi që ka luajtur në vitet '40 e '50. Stadiumi ka një kapacitet prej 12.500 vetësh (6000 ndenjëse) dhe është duke u planifikuar një tjeter rikonstruktim total i tij nga Bashkia e Tiranës, pas kthimit të klubit në një shoqëri aksionere. Stadiumi Selman Stërmasi kishte pak vjet që i ishte nënshtruar një meremetimi. Pas përfundimit të tribunës përballë, pritet të bëhen ndërhyrje në tribunat anësore, pastaj në ambientet përreth fushës dhe pjesë të shkallëve ulëse duke përfshirë dhe vijëzimin e tyre, dhomat e gazetarëve, sallën e forcës, orën e re elektronike, etj, duke përshtatur cdo gjë sipas standarteve europiane. Natyrisht që pritet të bëhet edhe rishtrimi i fushës së stadiumit. Stadiumi Selman Stërmasi ka gjithashtu një dhomë për intervista, ambjentet e dusheve, parkingun kryesor në pjesën qendrore para stadiumit dhe është i rrethuar totalisht nga një gardh metalik afro 4 metra i lartë [3].

Arritjet

Redakto

Tifozeria dhe dashamirët

Redakto

Klubi i Futbollit Tirana ka numrin më të madh të tifozëve e dashamirëve, si në Shqipëri ashtu dhe ne vende të ndryshme të Botës. KF Tirana ka disa tifogrupe mbështetëse, por tifogrupi më besnik dhe më i organizuar quhet Tirona Fanatics. Krijuar më 8 janar, 2006 ata janë mjaft unikë qoftë në mënyrën e te mbështeturit, qoftë në atë që përfaqësojnë në këtë mbështetje, qoftë në organizimin modern që prodhojnë si dhe moton me të cilën ecin. Fanatics shquhen për besnikëri të madhe ndaj fanellës bardhë e blu dhe ecin me moton e mëposhtme :

  • Këndojnë dhe brohorasin papushim përgjatë gjithë ndeshjes në mbështetje të fanellës bardhë e blu, pavarësisht rezultatit të ndeshjes.
  • I japin mbështetje të plotë atyre lojtarëve që luajnë besnikërisht për fanellën e ekipit.
  • Mbështesin non-stop ekipin si në ndeshjet brenda, ashtu dhe në çdo ndeshje që KF Tirana luan jashtë përgjatë gjithë sezonit dhe janë të pranishëm pavarësisht kushteve atmosferike dhe kostove të shpenzimeve.
  • Nuk përdorin ofendime as për lojtarët e KF Tirana, as për lojtarët kundërshtarë, as për trajnerët dhe as për tifozerinë kundërshtare, por suportin e tyre e japin vetëm me kulturë qytetare.
  • Nuk qëndrojnë asnjëherë ulur përgjatë 90 minutave të zhvillimit të ndeshjes.
  • Qëndrojnë të bashkuar në grup pranë njëri-tjetrit dhe veshin të njëjtën ngjyrë në trup, atë me logon e tifogrupit ose fanellën, shallin dhe mbajnë flamurin bardhë e blu.

Fansat e Tirona Fanatics dallohen lehtë në ndeshjet ku luan KF Tirana nga baneri "Fanatics" që vendosin poshtë grupimit ku mblidhen dhe ku mbajnë të njëjtën veshje karakteristike.

Adresa në Tiranë : Rruga "4 Dëshmorët", pranë Selvisë, Tiranë, Shqipëri

Adresa në internet : https://web.archive.org/web/20130411221347/http://www.tirona-fanatics.com/

Adresa Facebook: https://www.facebook.com/TFanatics?fref=ts

Skuadra Aktuale

Redakto
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1   Pt Alessio Abibi
  Pt Engli Selgjekaj
  Pt Redon Sula
  Mb Hermes Hyska
  Mb Denis Luga
  Mb Rei Qurdeti
  Mb Ardit Mocovilla
  Mb Eljo Macaj
  Mb Devi Duka
  Mb Kevi Paraj
  Mb Igli Kalemaj
  Mf Eni Keqi
  Mf Stiven Memoçi
  Mf Alvi Ahmetaj
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
  Mf Sokol Lleshi
  Mf Elton Gjediku
  Mf Patrik Punavija
  Mf Johan Becka
  Mf Fabian Spahiu
  Sm Reimond Celiku
  Sm Ardit Aruçi
  Sm Amar Kapllanaj
  Sm Eni Keqi
  Sm Valentino Baro
  Sm Patrik Bardhi
  Sm Ilir Mujaj
  Sm Valmir Preka
  Sm Jurgen Vrapi

Stafi drejtues

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Themelohet Tirana B". Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2013. Marrë më 23 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Tirana B fiton finalen ndaj Teuta B". Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2014. Marrë më 15 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ KF Tirana Info

Lidhje të jashtme

Redakto

Shih edhe këtë

Redakto
  NODES
Intern 1
languages 1
mac 1
os 14
web 4