Kampionati botërorë në Formula 1 filloi më 12 mars me garën e mbajtur në Bahrain dhe përfundoi më 22 tetor me garën e mbajtur në Brazil duke rrumbullaksuar gjithsej 18 gara në këtë kampionat. Ky kampionat do të mbahet mend nga disa elemente një nga ato është përmbyllja e karrierës në Formula 1 nga ana e pilotit, kampionit të shtatë fishtë botërorë në këtë sport Michael Schumacher. Në këtë kampionat veçohen Michael Schumacher dhe Fernando Alonso me nga shtatë fitore, por Fernando Alonso arrinë të bëhet për herë të dytë në karrierën e tijë kampion botërorë duke arritur 134 pikë duke e lënë prapa tijë Shumin me 121 pikë.
Garën e instruktorëve e fiton Renault F1 me vetëm 5 pikë diferencë nga Scuderia Ferrari. Sezoni u përqendrua rreth rivalitetit mes Alonsos dhe Shumakerit, ku secili fitoi nga shtatë gara. Pilotët e Renosë dhe Ferrarit dominuan dhe fituan në të gjitha garat përveç njërës, dhe 4 vendet e dyta të cilat nuk u arritën nga këto dy skuadra, u arritën nga McLaren Mercedes. Gjatë këtij sezoni, për herë të parë që nga viti 1956 asnjë skuadër Britanike nuk arriti të fitonte gara dhe si në 1956-ën, vetëm skuadra prodhuesish automobilistikë fituan të gjitha garat e sezonit.
http://en.wikipedia.org/wiki/2006_Formula_One_season
Renault dhe Fernando Alonso kryesuan fillimisht në kampionatet e konstruktorëve dhe pilotëve respektivisht. Kampioni i botës në fuqi arriti të fitojë (përfshirë këtu dhe katër fitore rradhazi) në Bahrein, Australi, Spanjë, Monako, Britani dhe Kanada në gjysmën e parë të sezonit. Shoku i tij i skuadrës Giancarlo Fisichella fitoi për herë të tretë në karrierën e tij në garën e Malajzisë. Në garën e Malajzisë u hapën diskutime dhe u aludua se disa skuadra përdornin "krahë aerodinamikë të lëvisshëm" të jashtëligjshëm, të cilët përmirësonin shpejtësinë maksimale. Në garën e ardhshme u bënë ndryshime në rregullore përsa i përket këtyre krahëve.
Pas një sezoni katastrofik në vitin 2005 dhe një fillimi të dobët në sezonin 2006, Michael Schumacher fitoi gara të njëpasnjëshme në Imola dhe Nürburgring. Gjatë xhiros së fundit të provave të tij kualifikuese në çmimin e madh të Monakos, Shumaker ndaloi tek kthesa La Rascasse, duke sjellë flamujt e verdhë dhe në këtë mënyrë pilotët e tjerë nuk mund të kalonin atje me shpejtësi maksimale. Pas mbylljes së provave pati menjëherë ankesa nga skuadrat e tjera të cilat pretendonin se ishte një lëvizje e qëllimshme nga ana e Shumakerit në mënyrë që të siguronte që ai të nisej nga pole position-Xhiroja e shpejtë e Alonsos që u prish nga flamujt e verdhë mund ta kishte mundur kohën më të shpejtë të Shumakerit-në fund të sektorit të dytë Alonso ishte mbi dy të dhjetat më i shpejtë se Shumaker dhe koha e tij përfundimtare ishte vetëm 0.064 sekonda më e ngadaltë se koha e Shumakerit. Megjithëse Shumakeri këmbënguli se pati një bllokim frenash tek ajo kthesë, komisarët e garës deklaruan, "Ne nuk na mbetet asnjë zgjidhje veçse të arrijmë në përfundimin se piloti e ndaloi qëllimisht makinën e tij në pistë." Penaliteti që iu dha Shumakerit ishte anullimi i të gjithë kohëve kualifikuese që ai kishte vendosur, duke e zbritur atë në vend të 22-të në rradhën e nisjes. Ai zgjodhi që të niset nga bokset dhe e përfundoi garën në vendin e pestë, pasi një aksident gjatë garës, detyroi makinën e sigurisë të futet në pistë. Gjithsesi futja e makinës së sigurisë në pistë më shumë e dëmtoi Shumakerin sepse ai ishte i fundit që udhëheqësi i garës, Alonso kishte dopjuar dhe sipas rregullores së FIA-s për vitin 2006, atij nuk i lejohej të hynte në xhiro të plotë gjatë qëndrimit të makinës së sigurisë. Kjo do thotë se ai ishte pothuajse një xhiro të plotë pas vendit të tretë që mbahej nga Kulthard dhe vendit të katërt që mbahej nga Barrikelo në momentin e rinisjes së garës. Por nga fundi i garës ai po i afrohej kërcënueshëm atyre për t'i parakaluar; duke e përfunduar garën në pak se dy sekonda në distancë nga një vend në podium.
Në çmimin e madh të Britanisë, Alonnso u bë piloti i parë spanjoll dhe piloti më i ri në moshë (24 vjeç dhe 317 ditë) që fitoi një garë nga vendi i parë në nisje dhe që arrin të vendosë xhiron më të shpejtë, duke kryesuar në çdo xhiro përveç njërit. Shumaker fitoi çmimin e madh të Shteteve të Bashkuara, fitorja e katërt rradhazi e tij në Indianapolis dhe e pesta në karrierën e tij në këtë pistë, dhe gjithashtu çmimin e madh të Francës. FIA vendosi që sistemi "Mass Damper" i përdorur nga Renault deri në ato momente nuk i plotësonte kriteret e rregullores teknike, dhe ky sistem u përjashtua-vendimi do hapte polemika pasi vetë FIA e kishte autorizuar përdorimin e tij kur ishte konsultuar për të gjatë proçesit që Renoja po zhvillonte këtë sistem. Efekti që pati përjashtimi i këtij sistemi u pa qartësisht që në garën e ardhshme ku Renoja mezi arriti të merrte pikë. Shumaker fitoi gjithashtu çmimin e madh të Gjermanisë në Hokenhajm, ndërsa Alonso e përfundoi garën në vendin e pestë.
Jenson Button arriti fitoren e tij të parë në Formula Një, në çmimin e madh të Hungarisë. Alonso pati një problem mekanik gjatë fundit të garës ndërkohë që po e kryesonte atë, ndërsa majkëll Shumaker u tërhoq nga gara pas një përplasjeje me Nick Heidfeld. Gjithsesi Shumaker u ngjit në vendin e tetë në përfundimin e garës(fillimisht ishte klasifikuar në vendin e nëntë pavarësisht se u tërhoq tre xhiro para përfundimit të garës) sepse debutimi i Robert Kubica përfundoi me skualifikim nga gara. Piloti polak kishte përfunduar i shtati në garë me makinën e tij BMV.