Komuna e Dibrës
Dibër është një komunë në pjesën perëndimore të Republikës e Maqedonisë së Veriut. Dibër quhet edhe qyteti ku gjendet vendodhja e komunës. Komuna Dibrës është pjesë e Rajonit jugperëndimor.
Komuna e Dibrës | |
---|---|
Komunë Urbane | |
| |
Shteti | Maqedonia e Veriut |
Rajoni | Jugperendimor |
Vendodhja Komunës | Dibër |
Qeveria | |
• Kryetar Komune | Hekuran Duka |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 145,67 km2 (5,624 sq mi) |
Popullsia | |
• Gjithsej | 15.412 |
• Dendësia | 134,15/km2 (34,740/sq mi) |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
Prefiksi | +389 46 |
Faqja zyrtare | Official Website |
Gjeografia
RedaktoQyteti i Dibrës ndodhet në pjesën më perëndimore të Republikës e Maqedonisë së Veriut në përgjithësi pranë kufirit me Shqipërinë. Kryeqyteti i Shkupit është 131 km larg, dhe qyteti më i afërt është Struga (52 km) dhe Gostivari (71 km).Atë e përbën fusha e dibres ndërmjet malit Deshat (Krcin), liqeni i Dibrës dhe lugina e Drinit të zi që derdhet në liqenin e sipërpërmendur. Në fakt, fusha përfaqson një terracë relievi të gjerë, që lëshohet nga lugina e Drinit të zi. Dibra ndodhet në lartësi mbidetare prej 625 metra.
Komuna e Dibrës kufizohet me Komunat:Mavrovës dhe Radostushës në veri-lindje, Komuna e Kërçovës ne juglindje,Komuna e Qendrës Zhupa në jug dhe në vijën kufitare shtetrore me Shqipërinë. Në Dibër kryqëzohen: rruga rajonale që përshkon Gostivarin, Hanet e Mavrovës, Dibrën, Lukovën, Strugën si dhe ajo që lidh Dibrën me pikën kufitare të Bllatës(për në Shqipëri).
Dibra është e rrethuar nga:
- Mali Bistra
- Mali Jabllanica
- Mali Stogovo
- Mali Deshat
Ekonomia
RedaktoSipërfaqja e Komunës Dibër ka një pozitë të atillë ku bashkohen kanjonet apo luginat piktoreske të lumenjve Radika (Lum)dhe Drini i Zi, të cilët derdhen në liqenin e Dibrës. Ajo është e rrethuar nga malet e Jablanicës, Stogovës dhe Kërçinit(Deshat). Liqeni i Dibrës shtrihet nga HEC “Globoçica”, nëpër luginën e lumit Drin i zi dhe atë të Radikës deri të banjat e Kosovrastit, me gjatësi maksimale prej 22 km dhe sipërfaqe prej 13 km2, ndërsa vëllimi i përgjithshëm i ujit është 520 miljon m3 ujë. HEC Spilja, për një vit prodhon mesatarisht 300 milion kw/h energji elektrike. Uji i Liqenit të Dibrës shfrytëzohet edhe për ujitje, nëpërmjet sistemit hidromeliorativ në Fushën e Dibrës. Dibra ka dy burime termoninerale: në fshatrat Banisht dhe Kosovrasti, të cilat janë të njohura si vende shërimi dhe numërohen ndërmjet banjave me aftësi shëruese më të njohura në Evropë (për shërimin e shumë sëmundjeve). Bartës i turizmit banjor në Dibër është OSHR “Banjat e Dibrës” me mbi 150 të punësuar dhe me kapacitet prej 700 shtretër – dhe atë në hotelet në fshatin Kosovrast, Banjisht dhe Venec(në qytet). Në vit realizohen mesatarisht rreth 60.000 buajtje. Potencialet natyrore të shprehura në vlera relievike, hidrografike dhe pejsazho-ambientale, mundësojnë zhvillim e turizmit banjor, liqenor, malor e rekreativ me rëndësi rajonale e lokale. Në teritorin e Komunës Dibër ndodhet relievi i vetëm i gipsit në Republikë, i cili shtrihet në gjatësi prej 9 km. Xehja e gipsit është e kualitetit të lartë(99%), me përmbajtje të gipsit të pastër, dhe për nga kualiteti rënditet ndërmjet atyre më kualitativë në botë.
Demografia
RedaktoSipas regjistrimit të vitit 2002 në Komunën e Dibrës te madhe jetojnë 19542 banorë:
- Shqiptarët = 11,348 (58.1%)
- Maqedonët = 3,911 (20.0%)
- Turqit = 2,684 (13.7%)
- Romët = 1,080 (5.5%)
- Të tjerët.
Mother tongues in the municipality include:
- Shqiptarët = 12,051 (61.6%)
- Maqedonët = 5,973 (30.5%)
- Turqit = 1,358 (6.9%)
- Romët = 50 (0.25%)
Zhvillimi demografik i komunës së Dibrës brenda kufijve të sotëm.[1]
Viti i regjistrimit | Totali | Maqedonet | % | Shqiptarët | % | Turqit | % | Romë | % | Vllahë | Serbët | Boshnjakët | Të tjerë. |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1953 | 10258 | 3392 | 33.07 | 5819 | 56.73 | 776 | 7.56 | 83 | 0.81 | 2 | 114 | 0 | 72 |
1961 | 11162 | 2025 | 18.14 | 6476 | 58.02 | 2002 | 17.94 | 0 | 0.00 | 0 | 86 | 0 | 573 |
1971 | 13802 | 2022 | 14.65 | 8793 | 63.71 | 2414 | 17.49 | 0 | 0.00 | 0 | 106 | 0 | 467 |
1981 | 16952 | 2358 | 13.91 | 9981 | 58.88 | 1130 | 6.67 | 1030 | 6.08 | 0 | 37 | 0 | 2416 |
1994 | 19010 | 4266 | 22.44 | 10935 | 57.52 | 1875 | 9.86 | 1103 | 5.80 | 1 | 34 | 0 | 796 |
2002 | 19542 | 3911 | 20.02 | 11348 | 58.09 | 2684 | 13.74 | 1080 | 5.53 | 2 | 22 | 3 | 492 |
Vendbanimet
Redakto- Ama
- Banishta
- Bohmova
- Gajrja
- Hotishani
- Kojnarja
- Kosovrasti i Poshtëm
- Kosovrasti i Epërm
- Krivca
- Mogorçe
- Osoji
- Rajçica
- Sollokiqi
- Spasi
- Taraniku
- Tatar Elevca
- Zhepishti
Komuna e Dibrës i përfshin këto vendbanime:
Selia: Dibra dhe vendbanimet: Ama | Banishta | Bohmova | Gajrja | Hotishani | Kojnarja | Kosovrasti i Epërm | Kosovrasti i Poshtëm | Krivca | Mogorçe | Osoji | Rajçica | Sollokiqi | Spasi | Taraniku | Tatar Elevca | Zhepishti
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 2013-10-14. Marrë më 2013-07-31.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)