Kushtetuta e Republikës së Kosovës (serbisht: Устав Републике Косово Ustav Republike Kosovo) u miratua më 9 prill 2008 dhe hyrin në fuqi me 15 Qershor 2008.

Më parë Kosova ishte qeverisur nga një Kornizë Kushtetuese e bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe e ratifikuar më 2001 që i mundësonte Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes disa kompetenca të rezervuara ndaj Përfaqësuesit special të Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara.

Qeveria e Serbisë, që e konsideron Kosovën dhe Metohinë si pjesë e territorit të saj sovran dhe refuzon pavarësinë e saj, nuk e pranon këtë kushtetutë. Këto moskuptime dhe vënie në pyetje të sovranitetit filluan në fund të shekulli të 20të me ndarjen e Jugosllavisë, në të cilën Serbia bënte pjesë.

Si një ligj themelor në Kushtetutën e Kosovës për të drejtën e arsimimit flet edhe vet neni 47(E Drejta për Arsimin):

1.Secili person gëzon të drejtën e shkollimit themelor pa pagesë. Shkollimi i detyrueshëm rregullohet me ligj dhe financohet nga fondet publike. 2.Institucionet publike sigurojnë për secilin person mundësi të barabarta për t'u arsimuar,sipas aftësive dhe nevojave të veçanta të tij/saj

Historiku

Redakto

Në Kosovë për herë të parë u kalua Ligja Kushtetuese1968. Vite më vonë, më 1974, u miratua Kushtetuta e Krahinës Socialiste Autonome e Kosovës. Më 1990, u nxor Kushtetuta e Kaçanikut e Republikës së Kosovës (1990–2000), e cila nuk arriti të zbatohet në tërësi për shkak të okupimit serb. Pas Luftës Çlirimtare u adoptua Korniza Kushtetuese, ligj i përkohshëm për vetëqeverisje, kurse më 2008, pas Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, hyri në fuqi Kushtetuta moderne e Republikës së Kosovës.

Kushtetuta e 2008-ës

Redakto

Një draft i Kushtetutës së re ishte përgatitur dhe publikuar në prill të 2008ës.[1] Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani Ahtisari, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.[2] Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk do të largohet nga Kosova në një të ardhme të afërt, sepse Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk e ka terminuar misionin e tij. Meqënëse kushtetuta e re nuk do të përforcohet në Enklavat Serbe të Kosovës, hyrja në fuqi e saj në pjesët e dominuara me shqipëtarë dërgon tek një de-facto ndarje e Kosovës.[3]

Preambula thotë:

Ne, Populli i Kosovës, Të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet; Të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit; Të zotuar që Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike dhe i prosperitetit social; Të sigurt që shteti i Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje; Të bindur që shteti i Kosovës do të jetë anëtar i denjë i familjes së shteteve paqedashëse në Botë. Me synimin që shteti i Kosovës të përfshihet në proceset integruese Euro-Atlantike; Në mënyrë solemne, miratojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kushtetuta gjithashtu thotë se "Republika e Kosovës nuk do të ketë pretendime territoriale, dhe nuk do të synoj bashkim me asnjë vend ose pjesë të një vendi.", ky është një mesazh i qartë ndaj pretendimeve irredentiste (bashkim me Shqipërinë, ose aneksimin e zonave shqiptare brenda territorit të Serbisë). Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë (neni 8). Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

  Wiki Libri: Kushtetuta e Kaçanikut, 10 shtator 1990


Burime të dhënash

Redakto
  1. ^ "W&M professor advises Kosovo constitution drafters". Associated Press. 2008-04-03. Arkivuar nga origjinali më 29 prill 2008. Marrë më 2008-05-15. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Kosovo adopton kushtetutë e re". BBC News. 2008-04-09. Marrë më 2008-05-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ AFP; ITAR-TASS; AP[lidhje e vdekur]

 
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
 
 
Deklaruar më 17 shkurt 2007
Kushtëzuar më 15 Qershor 2008
Rupublika në fuqi nga 15 qershori 2008
  NODES
Done 1
eth 3
News 1