Leku shqiptar

This is the stable version, checked on 14 dhjetor 2023. 6 pending changes await review.

Leku është valuta zyrtare e Shqipërisë (kodi ISO 4217: ALL). Ai ndahet në një 100 (qindarka), megjithëse qindarkat nuk prodhohen më.

Leku shqiptar
Kartëmonedha 1000 lekëMonedha lekë
ISO 4217
KodiALL
Numri008
Eksponenti2
Denominations
Subunit
1100qindarkë
Plurallekë
 qindarkëqindarka
SimboliL
Banknotes
 Përdoret shpesh200 L, 500 L, 1000 L, 2000 L, 5000 L
 Përdoret rrallë10,000 L
Coins
 Përdoret shpesh5 L, 10 L, 20 L, 50 L, 100 L
 Përdoret rrallë1 lek, 50 L(2003)
Demografia
Data e prezantimit16 shkurt 1926
User(s)Shqipëria Shqipëria
Issuance
Central bankBanka e Shqipërisë
 Faqja zyrtarewww.bankofalbania.org
Valuation
Inflation2.1%
 BurimiThe World Factbook, 2009 est.

Leku është emëruar në nderim të Lekës së Madh.[1] Emri qindarkë vjen nga Gjuha shqipe 100, pra (një qind). Kështu që qindarka e ka kuptimin e njëjtë me centime, cent, centesimo, eurocent, etj.

Historiku

Redakto

Përpara Lekut

Redakto

Deri më 1912, Shqipëria përdorte Lira osmane, valutën Otomane. Pas pavarësisë, një periudhë e kaosit politik vonoi paraqitjen e një valute kombëtare deri më 1926. Gjatë kësaj kohe, shumë valuta të jashtme qarkulluan në vëndin tonë, veçantërisht ato të Unionit Monetar Latin. Disa para në letër u prodhuan gjatë kësaj kohe [2]. Kartëmonedhat u prodhuan për Beratin, Gjirokastër, Korçën, Shkodrën dhe Vlorën. Denominimet përfshinin para dhe grosh (baraz me nën-njësitë e lirës Turke), Lirës Italiane, franga argjent , frankës, qint, qindtar dhe skender. Shihni Franga Korçare, Skender Korçar dhe Franku Vlonjat për më shumë.

Leku shqiptar për herë të parë është futur në përdorim nga mbreti Ahmet Zogu në vitin 1924. Emërtimi vjen për nder të Aleksandrit të Madh, mbretit Maqedonas, që ndryshe quhet edhe Leka i Madh ndër shqiptarët, por kryesisht emërtimi vjen në nderim të feudalit Shqiptar Lekë Dukagjini. Leku ka qënë në prerje ari, argjendi dhe bronzi.


Kartëmonedhat

Redakto
2019–tani[3]
Fotoja Vlera Përmasat Ngjyra kryesore Përshkrimi
Përpara Prapa Përpara Prapa
    200 Lekë 125 mm x 65 mm Kafe Portreti i Naim Frashërit dhe në sfond një libër i hapur. Shtëpia e lindjes së Naim Frashërit, një fletë ku janë shkruar vargjet e tij "Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin Shqipëtar", pena e tij dhe nënshkrimet e drejtuesve.
    500 Lekë 132 mm x 69 mm E kaltër Portreti i Ismail Qemalit (1844-1919), simboli i shqiponjës dhe pena me të cilën u firmos akti i pavarësisë. Ndërtesa ku u bë shpallja e pavarësisë, telegrafi me të cilin u përhap lajmi i shpalljes së pavarësisë dhe dhoma ku u morr vendimi.
    1,000 Lekë 139 mm x 69 mm Jeshile Porteti Pjetër Bogdanit Kisha katolike e Vaut të Dejës me pamjen e frontespicit të veprës Çeta e profetëve
    2,000 Lekë 146 mm x 72 mm E purpurt Portreti i Mbretit Gent, sundimtari i fundit i shtetit ilir. Elemente të arkitekturës së antikitetit ilir, si dhe lulja Gentiana.
    5,000 Lekë 153 mm x 72 mm E verdhë Portreti i Gjergj Kastrioti Skënderbeut sipas Gentile Bellini-t Kalaja e Krujës, përkrenarja, monumenti i Skënderbeut mbi kalë në Tiranë dhe nënshkrimet e drejtuesve.
    10,000 Lekë 160 mm x 72 mm E kuqe Portreti i Asdrenit i vendosur në anën e majtë. Simbolet figurative të flamurit kombëtar, vargu i himnit kombëtar “Rreth flamurit të përbashkuar me një dëshir’ e një qëllim”.

Monedhat

Redakto
Monedhat (1995–tani)[4]
Fotoja Vlera Parametrat teknikë Përshkrimi Datat
Përpara Prapa Diametri Trashësia Masa Materiali Forma Përpara Prapa Viti i prerjes Viti i lëshimit
    1 Lek 18.1 mm 1.6 mm 3 g Përzierje bakër-zink / çelik i veshur me bakër E sheshtë Vlera nominale dhe degë në formë kurore. Në hark sipër "Republika e Shqipërisë" dhe në hark poshtë vitin e shtypjes së monedhës, në qendër një pelikan. 1996, 2008, 2013 1996
    5 Lekë 20 mm 1.6 mm 3.12 g Çelik i veshur me nikel Në hark sipër "Republika e Shqipërisë" dhe në hark poshtë vitin e shtypjes së monedhës, në qendër shqiponjën e flamurit. 1995, 2000, 2011, 2014, 2020 1995
    10 Lekë 21.25 mm 1.5 mm 3.6 g Përzierje bakër-nikel-alumin / përzierje bakër-nikel-alumin / çelik i veshur me përzierje bakër-zink E dhëmbëzuar Në hark sipër "Republika e Shqipërisë" dhe në hark poshtë vitin e shtypjes së monedhës, në qendër Kalaja e Beratit. 1996, 2000, 2009, 2013, 2018 1996
    20 Lekë 23 mm 2 mm 4.6 g Përzierje bakër-nikel-alumin / përzierje bakër-nikel-alumin / çelik i veshur me përzierje bakër-zink Në hark sipër "Republika e Shqipërisë" dhe në hark poshtë vitin e shtypjes së monedhës, në qendër anijen liburne dhe poshtë saj një delfin. 1996, 2000, 2012, 2016, 2020 1996
    50 Lekë 24.25 mm 1.5 mm 5.5 g Përzierje bakër-nikel Në hark sipër "Republika e Shqipërisë" dhe në hark poshtë vitin e shtypjes të monedhës, në qendër mbretin ilir Gent. 1996, 2000, 2020 1996
    50 Lekë 24.25 mm 5.5 g përzierje bakër-nikel Vlera nominale, e ndarë me një vijë horizontale dhe në hark sipër "Antikiteti shqiptar".[5][6] Në hark sipër "Republika e Shqipërisë", në hark poshtë "Antikiteti Shqiptar" dhe në qendër të harkut vitin e shtypjes së monedhës, në qendër një helmetë ilire.[5][6] 2003 2004
    100 Lekë 24.75 mm 1.9 mm 6.7 g Pjesa e jashtme përzierje bakër-nikel / pjesa e brendshme përzierje bakër-alumin-nikel Vlera nominale dhe degë në formë kurore. Në hark sipër "Republika e Shqipërisë" dhe në hark poshtë “Teuta, mbretëresha ilire”, në qendër mbretëreshën ilire Teuta dhe poshtë saj vitin e shtypjes së monedhës. 2000 2000

Lidhje të jashme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Sir Harry Luke (1933). In the margin of history. Books for Libraries Press. fq. 157. Albanian hero, Alexander the Great of Macedon, lek being the Shqipetar form of Alexander {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2011. Marrë më 2 shtator 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura :0
  4. ^ "Monedha të qarkullimit".
  5. ^ a b "Monedha të qarkullimit". www.bankofalbania.org. Marrë më 2022-02-24.
  6. ^ a b "50 Lekë". www.bankofalbania.org. Marrë më 2022-02-24.
  NODES
Note 2