Lituania (lituanisht: Lietuva), zyrtarisht Republika e Lituanisë (lituanisht: Lietuvos Respublika), është një shtet në Europën Veriore. Ajo është një nga tre shtetet baltike, dhe shtrihet në bregun lindor të Detit Baltik. Ajo kufizohet nga Letonia në veri, Bjellorusia në lindje dhe në jug, Polonia në jug, dhe Provinca e Kaliningradit (një eksklave ruse) në jugperëndim me një kufi detar me Suedinë në perëndim. Lituania ka një popullsi prej 2.9 milion banorë (2015), dhe kryeqyteti i saj dhe qyteti më i madh është Vilnius. Lituanezët janë një popull baltik. Gjuha zyrtare, lituanishtja, së bashku me letonishten, janë dy gjuhët e vetme të gjalla të degës baltike, të familjes së gjuhëve indo-evropiane.

Republika e Lituanisë
Lietuvos Respublika
Himni: Tautiška giesmė
"Himni kombëtar"
Vendndodhja e Lituanisë (jeshile e errët)
Vendndodhja e Lituanisë (jeshile e errët)
KryeqytetiVilnius
54°41′N 25°19′E / 54.683°N 25.317°E / 54.683; 25.317
Qyteti më i madhkryeaytet
Gjuhët zyrtareLituanisht[1]
Grupet etnike
(2023[2])
Besimi
(2021[3])
NofkaLituanezë
Qeveria
Lloji i qeverisjesRepublikë unitare gjysmë presidenciale
Gitanas Nausėda
Ingrida Šimonytė
• Kryetari i Seimas
Viktorija Čmilytė-Nielsen
KuvendiSeimas
Formimi
9 mars 1009
1236
• Kurorëzimi i Mindaugas
6 korrik 1253
2 shkurt 1386
• Komonuelthi u krijua
1 korrik 1569
• U nda
24 tetor 1795
16 shkurt 1918
11 mars 1990
• U bashkua me BE
1 maj 2004
Sipërfaqja
• Gjithsej
65,300 km2 (25,200 sq mi) (121st)
• Ujë (%)
1.98 (2015)[4]
Popullsia
• Përllogaritje 2024
Neutral increase 2,870,191[5] (135th)
• Dendësia
44/km2 (114.0/sq mi) (138th)
Ekonomia
PBB (PFB)Përllogaritje 2024 
• Gjithsej
Increase $144.261 billion[6] (88th)
• Për kokë banori
Increase $52,200[6] (39th)
PBB (zyrtare)Përllogaritje 2024 
• Gjithsej
Increase $85.999 billion[6] (78th)
• Për kokë banori
Increase $31,118[6] (40th)
MonedhaEuro () (EUR)
Të dhëna të tjera
Gini (2022)Negative increase 36.2[7]
i mesëm
IZHNJ (2021)Increase 0.875[8]
shumë i lartë · 35th
Zona kohoreUTC+2 (EET)
• Verës 
UTC+3 (EEST)
Formati i datësyyyy-mm-dd (CE)
Ana e drejtimit të makinësright
Prefiksi telefonik+370
Kodi i internetit TLD.lta
Faqja zyrtare
lithuania.lt
  1. .eu gjithashtu përdoret, pasi ndahet me shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian.

Për shekuj me radhë, brigjet juglindore të Detit Baltik janë banuar nga fise të ndryshme baltike. Në vitet 1230, tokat lituaneze u bashkuan nga Mindaugas, i cili formoi Mbretërinë e Lituanisë më 6 korrik 1253. Gjatë shekullit të 14-të, Dukati i Madh i Lituanisë ishte shteti më i madh në Europë.[9] Në vitin 1386, Dukati i Madh hyri në një bashkim personal de facto me Kurorën e Mbretërisë së Polonisë. Të dy sferat u bashkuanKomonuelthin Polako-Lituanez dy-konfederal më 1569, duke formuar një nga shtetet më të mëdha dhe më të begatë në Evropë. Komonuelthi zgjati më shumë se dy shekuj, derisa vendet fqinje e shpërbënë gradualisht midis 1772 dhe 1795, me Perandorinë Ruse që aneksoi pjesën më të madhe të territorit të Lituanisë. Kur Lufta e Parë Botërore po i afrohej fundit, më 16 shkurt 1918 u nënshkrua Akti i Pavarësisë së Lituanisë, duke deklaruar krijimin e një shteti sovran të Lituanisë. Në Luftën e Dytë Botërore, Lituania u pushtua nga Bashkimi Sovjetik, më pas nga Gjermania Naziste, përpara se të ripushtohej nga sovjetikët në vitin 1944. Rezistenca e armatosur lituaneze ndaj pushtimit sovjetik zgjati deri në fillim të viteve 1950. Më 11 mars 1990, një vit para shpërbërjes formale të Bashkimit Sovjetik, Lituania u bë republika e parë sovjetike që u shkëput kur shpalli rivendosjen e pavarësisë së saj.

Lituania është një vend i zhvilluar me të ardhura të larta, ekonomi të avancuar, duke u renditur në vendin e 35-të në Indeksin e Zhvillimit Njerëzor. Lituania është anëtare e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Eurozonës, Bankës Nordike të Investimeve, Marrëveshjes Schengen, NATO-s dhe OECD-së. Ajo gjithashtu merr pjesë në formatin e bashkëpunimit rajonal Nordic-Baltic Eight (NB8).

Historia

Redakto

Mesjeta

Redakto

Lituania ka qenë e banuar fillimisht nga fise balltike të pavarur. Në vitet 1230 territoret lituaneze u bashkuan nga Mindaugas, i cili u kurorëzua si Mbret i Lituanisë më 6 korrik 1253. Pas vrasjes së tij në vitin 1263, Lituania pagane u bë objektiv i kryqëzatave të krishtera e të Kalorësve Teutonë dhe Urdhërit Livonian. Me gjithë luftën shkatërruese shekullore me Urdhërin Livonian, Dukata e Madhe e Lituanisë u zgjerua me shpejtësi, duke marrë ish principatat sllave të Rusit Kievan.

Deri në fund të shekullit të 14-të, Lituania ishte një nga vendet më të mëdha në Evropë dhe përfshinte Bjellorusinë, Ukrainnën, dhe pjesë të Polonisë dhe Rusisë së sotme. Situata gjeopolitike mes perëndimit dhe në lindjes përcaktoi karakterin shumëkulturor të Dukatit të Madh të Lituanisë. Elita në pushtet praktikoi tolerancën fetare dhe gjuha sllave Chancery u përdor si gjuhë ndihmëse ndaj latinishtes për dokumentet zyrtare.

Në vitin 1385, Duka i Madh Jogaila pranoi ofertën e Polonisë për t'u bërë mbret i saj. Jogaila filloi kristianizimin gradual të Lituanisë krijoi një bashkim personal mes Polonisë dhe Lituanisë. Ai la të kuptohet se Lituania, vend i pavarur, është një nga zonat e fundit pagane të Europës që pranoi krishterimin.

 
Hartë që tregon ndryshimet e territorit të Lituanisë nga shekulli i 13-të deri në ditët e sotme.

Pas dy luftërave civile, Vytautas i Madh u bë Duka i Madh i Lituanisë në vitin 1392. Gjatë mbretërimit të tij, Lituania arriti kulmin e zgjerimit të saj territorial, filloi centralizimi i shtetit, dhe fisnikëria lituaneze u bë gjithnjë e më aktive në politikë shtetërore. Në Betejën e madhe të Lumit Vorskla në vitin 1399, forcat e bashkuara të Tokhtamysh dhe Vytautas u mundën nga Mongolët. Falë bashkëpunimit të ngushtë, ushtritë e Lituanisë dhe Polonisë arritën një fitore të madhe mbi Kalorësit Teutonë në vitin 1410 në betejën e Grunwald, një nga betejat më të mëdha të Europës mesjetare.

Pas vdekjes së Jogailës dhe Vytautas, fisnikëria lituaneze u përpoq të prishë bashkimin e Polonisë me Lituaninë, duke zgjedhur në mënyrë të pavarur Dukën e Madh nga dinastia Jagiellon, por në fund të shekullit të 15-të, Lituania u detyrua të kërkojë një aleancë më të ngushtë me Poloninë, kur rritja e fuqisë së Dukatit të Madh të Moskës kërcënoi principatat ruse Lituanisë dhe ndezi Luftërat Ruso-Lituaneze dhe Luftën Livoniane.

Pasmesjeta

Redakto

Komonuelthi Polako-Lituanez u krijua në vitin 1569. Si anëtar i Komonuelthit, Lituania ruajti institucionet e saj, duke përfshirë një ushtri të veçantë, monedhën, dhe ligje kushtetuese. Polonizatimi preku të gjitha aspektet e jetës lituaneze, politikën, gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar. Nga mesi i shekullit të 16-të deri në mes të shekullit të 17-të, kultura, artet, dhe edukimi lulëzuan, të nxitura nga Rilindja dhe Reformimi Protestant. Që nga viti 1573, mbretërit e Polonisë dhe Dukët e Mëdhenj të Lituanisë zgjedheshin nga fisnikëria, të cilëve iu dhanë gjithnjë e më shumë Liritë e Arta. Këto liri, sidomos liberum veto (liria e vetos), çuan në anarki dhe shpërbërjen eventuale të shtetit.

Gjatë luftërave Veriore (1655-1661), territori dhe ekonomia e Lituanisë u shkatërruan nga ushtria suedeze. Para se ajo mund të përmirësohej plotësisht, Lituania u shkatërrua gjatë Luftës së Madhe të Veriut (1700-1721). Lufta, një epidemi, dhe një uri shkaktoi vdekjen e rreth 40% të popullsisë së vendit. Fuqitë e huaja, veçanërisht Rusia, u bënë dominuese në politikën e brendshme të Komonuelthit. Grupet të shumta të përçara midis fisnikërisë përdorën Liritë e Arta për të parandaluar çdo reformë. Përfundimisht, Komonuelthi u copëtua në vitet 1772, 1792 dhe 1795 nga Perandoria Ruse, Prusia dhe Austria e Habsburgëve.

Zonat më të mëdha të territorit të Lituanisë u bënë pjesë e Perandorisë Ruse. Pas kryengritjeve të pasuksesshme në vitet 1831 dhe 1863, autoritetet cariste zbatuan një numër politikash rusifikuese. Ata ndaluan shtypin lituanez, mbyllën institucionet kulturore dhe arsimore, dhe e bënë Lituaninë pjesë të një rajoni të ri administrativ të quajtur Territori Veriperëndimor. Rusifikimi dështoi për shkak të një rrjet të gjerë të përhajpjes së fshehtë të librave dhe shkollimit të fshehtë në shtëpi në gjuhën lituaneze.

Pas Luftës Ruso-Turke të viteve 1877-1878, marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perandorisë Gjermane u komplikuan. Perandoria Ruse rifilloi ndërtimin e fortesave në kufijtë e saj perëndimorë për mbrojtje kundër një pushtim të mundshëm nga Gjermania në perëndim. Më 7 korrik 1879 Cari rus Aleksandri II miratoi një propozim nga udhëheqja ushtarake ruse për të ndërtuar Strukturën mbrojtëse "të klasit të parë", më të madhe në të gjithë shtetin, Fortesën Kaunas prej 65 km². Një numër i madh lituanezësh shkuan në Shtetet e Bashkuara në vitet 1867-1868, pas një urie. Rilindja Kombëtare Lituaneze hodhi themelet e kombit modern të Lituanisë dhe Lituanisë pavarur.

Shekujt e 20-të dhe 21-të

Redakto

Gjatë Luftës së Parë Botërore, Këshilli i Lituanisë (Lietuvos Taryba) shpalli pavarësinë e Lituanisë dhe rikrijimin e shtetit lituanez më 16 shkurt 1918. Politika e jashtme e Lituanisë u dominua nga mosmarrëveshjet territoriale me Poloninë dhe Gjermaninë. Rajoni Vilnius dhe Vilnius, kryeqyteti historik i Lituanisë (e përcaktuar edhe në Kushtetutën e Lituanisë), u kapën nga ushtria polake gjatë Rebelimit Żeligowski në tetor 1920 dhe iu bashkua dy vjet më vonë Polonisë. Për 19 vjet Kaunas u bë kryeqyteti i përkohshëm i Lituanisë. Kontrolli polak mbi Vilnius e indinjoi shumë Lituaninë. Dy vendet nuk ka kishin marrëdhënie diplomatike për pjesën më të madhe të periudhës midis dy luftërave botërore.

 
20 anëtarëe e Këshillit të Lituanisë, pas nënshkrimit të Aktit të Pavarësisë së Lituanisë

Rajoni Klaipėda (gjermanisht: Memelland) i marrë në vitin 1923, gjatë Revoltës së Klaipedës, iu la Gjermanisë pas një ultimatumi gjerman në mars të vitit 1939. Gjatë periudhës midis dy luftërave, punët e brendshme të Lituanisë kontrolloheshin nga Presidenti autoritar, Antanas Smetona dhe partia e tij, Bashkimi Nacionalist Lituanez, i cili erdhi në pushtet pas grushtit të shtetit të vitit 1926.

1939-1941

Redakto

Bashkimi Sovjetik ia ktheu Vilniusin Lituanisë, pas pushtimit sovjetik të Polonisë lindore në shtator 1939. Në qershor 1940, Bashkimi Sovjetik e pushtoi Lituaninë në përputhje me protokollet sekrete të Paktit Molotov-Ribentrop. Pushtimi u shoqërua me arrestime dhe dëbime masive. U dëbuan rreth 34.000 qytetarë lituanezë. Sipas një zyrtari të qeverisë lituaneze, ky ishte fillimi i një heqjeje të planifikuar të 700.000 banorëve nga Lituania.

1941-1944

Redakto

Një vit më vonë, Bashkimi Sovjetik u sulmua nga Gjermania naziste, duke çuar në pushtimin nazist të Lituanisë. Gjermanët dhe bashkëpunëtorët e tyre filluan vrasjet menjëherë, në Lituani. Që nga 22 qershori i vitit 1941 deri në 1 dhjetor 1941 u vranë mbi 120.000 hebrenj lituanezë.

Gjatë pushtimit, gjermanët kapën dhe vranë intelektualë, oficerë të ushtrisë, romë dhe rreth 190.000 hebrenj të Lituanisë (91-95% e bashkësisë hebraike të paraluftës) gjatë Holokaustit.

Dhjetë nga 25 batalionet e policisë lituaneze, që punonin me Einsatzkommando naziste, ishin të përfshirë në vrasjet masive. Ata mendohet të kenë ekzekutuar 78.000 persona.

1944-1991

Redakto

Pas tërheqjes së forcave të armatosura gjermane, sovjetikët ripushtuan Lituaninë në vitin 1944. M ndryshimet e kufijve të vendosur në Konferencën e Potsdamit në vitin 1945, Memellandi gjerman, me portin e tij balltik Memel (lithuanisht: Klaipeda), iu dha përsëri Lituanisë, apo siç quhej ajo pas vitit 1945 RSS Lituaneze. Shumica e banorëve gjermanë të zonës kishin ikur në muajt e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Sovjetikët kryen dëbime masive të lituanezëve në Siberi. Ata bënë shtetëzimin, kolektivizimin dhe sovietizimin e përgjithshëm të jetës së përditshme. Nga viti 1944 deri në 1952 rreth 100.000 partizanë lituanezë luftuan një luftë guerile kundër sistemit sovjetik. Rreth 30,000 partizanë dhe përkrahësit e tyre u vranë dhe shumë të tjerë u arrestuan dhe u internuan në gulagët e Siberisë. Është vlerësuar se Lituania ka humbur 780.000 njerëz gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ardhjen e perestrojkës dhe gllasnostit në fund të viteve 1980, lejoi krijimin e Sąjūdis, një lëvizje anti-komuniste për pavarësi. Pas një fitore dërrmuese në zgjedhjet e Sovjetit Suprem, anëtarët e Sąjūdis shpallën pavarësinë e Lituanisë më 11 mars 1990 duke u bërë republika e parë sovjetike që e bëri këtë. Bashkimi Sovjetik u përpoq për të shtypur shkëputjen duke imponuar një bllokadë ekonomike. Trupat sovjetike sulmuan Kullën e TV-së së Vilniusit, duke vrarë 14 civilë lituanezë dhe duke plagosur 600 të tjerë në natën e 13 janarit 1991 (Ngjarjet e janarit). Më 31 korrik 1991 paramilitarët sovjetike vranë shtatë roje kufitare lituaneze në kufirin me Bjellorusinë. Kjo ngjarje njihet si Masakra Medininkai.

Më 4 shkurt 1991, Islanda u bë vendi i parë që njohu pavarësinë e Lituanisë. Pas grushtit të shtetit sovjetik në gusht, Lithuania e pavarur mori njohje të gjerë zyrtare dhe u pranua në Kombet e Bashkuara më 17 shtator 1991.

1991 deri sot

Redakto

Trupat e fundit sovjetike lanë Lituaninë më 31 gusht të vitit 1993, edhe më herët se ata u larguan nga Gjermania Lindore. Lituania, duke kërkuar lidhje më të ngushta me Perëndimin, aplikoi për anëtarësim në NATO në vitin 1994. Pas një tranzicioni nga një ekonomi e planifikuar në një ekonomi të tregut të lirë, Lituania u bë anëtare e me të drejta të plota në NATO dhe Bashkimin Europian në pranverën e vitit 2004 dhe anëtare e Marrëveshjes Shengen më 21 dhjetor 2007.

Gjeografia

Redakto

Lituania ndodhet në pjesën veriore të Europës. Ajo ka një sipërfaqe prej 65.200 km². Vendi shtrihet midis gjerësive gjeografike veriore 53° dhe 57°, dhe kryesisht midis gjatësive gjrografike lindore 21° dhe 27° (pjesë e Spit Curonian shtrihet në perëndim të 21°). Ajo ka rreth 99 kilometra bregdet me rërë, nga i cili vetëm rreth 38 kilometra janë në detin e hapur Baltik dhe që është më e shkurtër midis vendeve të Detit Baltik. Pjesa tjetër e bregdetit ndodhet në gadishullin ranor Kuronian. Porti i madh, me ujë jo të ftohtë i Lituanisë, Klaipėda, shtrihet në grykën e ngushtë të Lagunës Kuronian (lithuanisht: Marios Kuršių), një lagune cekët që zgjerohet në jug drejt Kaliningradit. Lumi kryesor dhe më i madh, lumi Nemunas, dhe disa prej degëve të tij shërbejnë për transportin detar ndërkombëtar.

 
Qendra e Europës, Lituani

Lituania shtrihet në buzë të Fushës Veriore Europiane. Terreni i Lituanisë është një kombinim i ultësirave mmesatare dhe zonave kodrinore. Lartësia e saj maksimale është Kodra Aukštojas 294 metra në pjesën lindore të vendit. Terreni përmban liqene të shumta, si Liqeni Vištytis, dhe moçalishte. Zonat pyjore mbulojnë rreth 33% të vendit.

Pas një ri-vlerësim i kufijve të kontinentit të Europës në 1989, Jean-George Affholder, një shkencëtar në Institutin Gjeografik Kombëtar Francez, përcaktoi se Qendra gjeografike e Evropës ndodhet në 54° 54' Veri dhe 25° 19' Lindje. Metoda e përdorur për llogaritjen e kësaj pike ishte ajo e qendrës së gravitetit të figurës gjeometrike të Evropës. Kjo pikë ndodhet në Lituani, pikërisht 26 kilometra në veri të kryeqytetit të saj, Vilnius.

Klima e Lituanisë, është një klimë e butë midis klimës bregdetare dhe asaj kontinentale. Temperaturat mesatare në bregdet janë -2.5 °C në janar dhe 16 °C në korrik. Në Vilnius temperaturat mesatare janë -6 °C në janar dhe 17 °C në korrik. Gjatë verës, 20 °C është e zakonshme gjatë ditës, ndërsa 14 °C është e zakonshme gjatë natës. Mesatarja e rreshjeve vjetore është 800mm në bregdet, 900mm në malësitë Samogitia dhe 600mm në pjesën lindore të vendit. Dëborë bie çdo vit, nga tetori në prill. Ndonjëherë borë me shi mund të bjerë në shtator ose maj. Stuhi të forta janë të rralla në pjesën lindore të Lituanisë, por të zakonshme në zonat bregdetare.

Lituania pati një thatësirë në vitin 2002, duke shkaktuar zjarre në pyje. Vendi kaloi së bashku me pjesën tjetër të Evropës Veriperëndimore një vale të nxehtë në verën e vitit 2006.

Politika

Redakto
 
Seimas — Parlamenti i Lituanisë

Që kur Lituania shpalli rivendosjen e pavarësisë së saj më 11 mars 1990, ajo ka ruajtur tradita të forta demokratike. Në zgjedhjet e para të përgjithshme pas pavarësisë më 25 tetor 1992, 56,75% e numrit të përgjithshëm të votuesve mbështetën kushtetutën e re.[10] Ka pasur debate të forta në lidhje me kushtetutën, veçanërisht rolin e presidentit. Një referendum i veçantë u mbajt më 23 maj të vitit 1992 për të vlerësuar opinionin publik lidhur me këtë çështje dhe 41% të të gjithë votuesve të mundshëm mbështetën forcimin e rolit Presidentit të Lituanisë.[10] Sipas shpjegimit të Gjykatës Kushtetuese të Lituanisë në 10 janar 1998 Republika e Lituanisë është një republikë parlamentare me disa atribute të një sistemi gjysmë-presidencial.[11]

Kreu i shtetit është Presidenti, i zgjedhur drejtpërdrejt për një mandat pesë vjeçar me një maksimum prej dy mandatesh. Posti i presidentit është mjaft ceremonial. Funksionet kryesore të politikës përfshijnë punët e jashtme dhe sigurinë kombëtare. Presidenti është edhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë.[12] Presidenti emëron gjithashtu kryeministrin dhe, me emërimin e këtij të fundit, pjesën tjetër të kabinetit, si dhe një sërë nëpunësish të tjerë të lartë civilë dhe gjyqtarë për të gjitha gjykatat, përveç Gjykatës Kushtetuese.[12]

Presidenti i tanishëm i Lituanisë, Gitanas Nausėda, u zgjodh më 26 maj 2019, duke fituar unanimisht në të gjitha komunat e Lituanisë në turin e dytë zgjedhor.[13]

Gjyqtarët e [[|Gjykata Kushtetuese e Lituanisë|Gjykatës Kushtetuese]] (Konstitucinis Teismas) shërbejnë një periudhë nëntë vjeçare. Gjykata rinovohet me një të tretën çdo tre vjet. Gjyqtarët emërohen nga Seimas, me emërimin e Presidentit, Kryetarit të Seimës dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë. Parlamenti njëdhomësh i Lituanisë, Seimas, ka 141 anëtarë të cilët zgjidhen për një mandat katërvjeçar. 71 nga anëtarët e anëtarëve të saj zgjidhen në njësitë zgjedhore njëemërore dhe të tjerët me votim mbarëkombëtar me përfaqësim proporcional. Një parti duhet të marrë të paktën 5% të votave kombëtare për t'u kualifikuar për ndonjë nga 70 vendet kombëtare në Seimas.[14]

Njësitë administrative

Redakto

Ndarja aktuale administrative u krijua në vitin 1994 dhe u ndryshua në vitin 2000 për të përmbushur kërkesat e Bashkimit Evropian. 10 qarqet e vendit (lituanisht: njëjës – apskritis, shumës – apskritys) ndahen në 60 komuna (lituanisht: njëjës – savivaldybė, shumësi – savivaldybės), dhe më tej ndahen në 500 pleqësi (lituanisht: seniūnija, njëjës - shumës - seniūnijos).

Ekonomia

Redakto

Veprimtaria ekonomike. Ekonomia lituane eshte e bazuar tek industria, sidomos metalurgjia, tekstile, agroushqimore dhe e perpunimit te drurit. Deget e reja te industrise, sic jane ato qe kerkojne teknologji te larte kane marre zhvillim vitet e fundit. Bujqesia e Lituanise prodhon drithera, patate, panxharsheqeri. Kohet e fundit eshte zhvilluar shume ekonomia pyjore, transporti dhe turizmi. Nderkaq peshkimi dhe blegtoria mbajne nje peshe te madhe ne te ardhurat kombetare.

Demografia

Redakto

Ekziston një probabilitet i lartë që banorët e Lituanisë së sotme të kenë përbërje gjenetike të ngjashme me paraardhësit e tyre,[15][16][17] edhe pse në fakt nuk janë të izoluar prej tyre.[18] Popullsia lituaneze duket të jetë relativisht homogjene, pa dallime të dukshme gjenetike midis nëngrupeve etnike.[19]

Një analizë e vitit 2004 e MtDNA në popullatën lituaneze zbuloi se lituanezët janë gjenetikisht të afërt me popullsinë sllave dhe fino-ugike të Evropës Veriore dhe Lindore. Analiza e haplogrupit SNP të kromozomit Y tregoi se lituanezët ishin gjenetikisht më të afërt me letonezët dhe estonezët.[20]

Në vitin 2021, struktura moshore e popullsisë ishte si më poshtë:

  • 0–14 vjeç, 14,86% (mashkull 214,113/femra 203,117)
  • 15–64 vjeç: 65,19% (meshkuj 896,400/femra 934,467)
  • 65 vjeç e lart: 19,95% (mashkull 195,269/femra 365,014).[21]

Mosha mesatare në vitin 2022 ishte 44 vjeç (mashkull: 41, femra: 47).[21]

Lituania ka një shkallë të lindshmërisë nën-zëvendësuese: shkalla e plotë e lindshmërisë (TFR) në Lituani ishte 1.34 fëmijë të lindur për grua në vitin 2021, dhe mosha mesatare e grave në lindje ishte 30.3 vjeç. Mosha mesatare e lindjes së fëmijës së parë për gratë ishte 28.2 vjeç. Raporti i gjinisë njerëzore është i prirur për meshkujt për kategoritë e moshës 15-44 vjeç, me 1.0352 meshkuj për çdo femër.[21] Që nga viti 2021, 25.6% e lindjeve ishin nga gra të pamartuara. Mosha mesatare në martesën e parë në vitin 2021 ishte 28.3 vjeç për gratë dhe 30.5 vjeç për burrat.[21]

Referime

Redakto
  1. ^ Lithuania's Constitution of 1992 with Amendments through 2019 (PDF) Constitute Project
  2. ^ Rodiklių duomenų bazė - Oficialiosios statistikos portalas osp.stat.gov.lt
  3. ^ "Population by religious community indicated, municipalities (2021)" (në lituanisht). Statistics Lithuania. Marrë më 2 janar 2022.
  4. ^ "Surface water and surface water change". Organisation for Economic Co-operation and Development (OECD). Marrë më 2020-10-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Pradžia – Oficialiosios statistikos portalas". osp.stat.gov.lt. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b c d "World Economic Outlook Database, October 2023 Edition. (Lithuania)". International Monetary Fund. 10 tetor 2023. Marrë më 11 tetor 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Gini coefficient of equivalised disposable income" (në anglisht). Eurostat. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2020. Marrë më 22 qershor 2022.
  8. ^ "Human Development Report 2021/2022" (PDF) (në anglisht). United Nations Development Programme. 8 shtator 2022. Marrë më 8 shtator 2022.
  9. ^ Bideleux, Robert; Jeffries, Ian (1998). A history of Eastern Europe: crisis and change (në anglisht). Routledge. fq. 122. ISBN 978-0-415-16111-4.
  10. ^ a b (në lituanisht) Nuo 1991 m. iki šiol paskelbtų referendumų rezultatai Arkivuar 9 shtator 2008 tek Wayback Machine, Microsoft Word Document, Seimas. Retrieved 4 June 2006.
  11. ^ Kulikauskienė, Lina (2002). Lietuvos Respublikos Konstitucija [The Constitution of the Republic of Lithuania] (në lituanisht). Native History, CD. ISBN 978-9986-9216-7-7.
  12. ^ a b "Presidential Functions". lrp.lt (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2019. Marrë më 15 korrik 2019.
  13. ^ "Rezultatai – Respublikos Prezidento rinkimai 2019". rinkimai.maps.lt (në lituanisht). Marrë më 15 korrik 2019.
  14. ^ "Seimo rinkimai". lrs.lt (në lituanisht). Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2021. Marrë më 14 prill 2018.
  15. ^ Česnys, G. (1991). "Anthropological roots of the Lithuanians". Science, Arts and Lithuania. 1: 4–10. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ akad. Rimantas Jankauskas (6 maj 2018). "Mokslo ekspresas": tūkstantmečiai kapai atskleidžia Lietuvos priešistorės paslaptis (Video) (në lituanisht). Koha në të cilën tregohet në video: 04:06. Marrë më 11 maj 2018.
  17. ^ Alissa Mittnik; Chuan-Chao Wang; Saskia Pfrengle; Mantas Daubaras; Gunita Zariņa; Fredrik Hallgren; Raili Allmäe; Valery Khartanovich; Vyacheslav Moiseyev; Mari Tõrv; Anja Furtwängler; Aida Andrades Valtueña; Michal Feldman; Christos Economou; Markku Oinonen; Andrejs Vasks; Elena Balanovska; David Reich; Rimantas Jankauskas; Wolfgang Haak; Stephan Schiffels; Johannes Krause (2018). "The genetic prehistory of the Baltic Sea region". Nature Communications. 9 (1): 442. Bibcode:2018NatCo...9..442M. doi:10.1038/s41467-018-02825-9. PMC 5789860. PMID 29382937. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Daiva Ambrasienė, Vaidutis Kučinskas (2003). "Genetic variability of the Lithuanian human population according to Y chromosome microsatellite markers" (PDF). Ekologija (në anglisht). 1: 89. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 shtator 2013. Marrë më 24 dhjetor 2011.
  19. ^ Dalia Kasperavičiūtė and Vaidutis Kučinskas (2004). "Mitochondrial DNA Sequence Analysis in the Lithuanian Population" (PDF). Acta Medica Lituanica (në anglisht). 11 (1): 1–6. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 shkurt 2008.
  20. ^ D Kasperaviciūte, V Kucinskas and M Stoneking (2004). "Y Chromosome and Mitochondrial DNA Variation in Lithuanians" (PDF). Annals of Human Genetics (në anglisht). 68 (Pt 5): 438–52. doi:10.1046/j.1529-8817.2003.00119.x. PMID 15469421. S2CID 26562505. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 25 shkurt 2009.
  21. ^ a b c d "The population of Lithuania (edition 2022)" (në anglisht). Statistics Lithuania. Marrë më 23 shtator 2022.

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Lituania – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  Commons: Lituania – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
  NODES
Community 1
Intern 4
iOS 5
languages 1
mac 3
multimedia 2
os 59
web 3