Lumturia është një ndjenjë ose gjendje kënaqësie, gëzimi i madh që përjetohet nga njeriu.

Njeriu që nga krijimi i tij kërkon këtë gjendje mirëqenie. Lumturia është ajo tërësi ndjenjash e emocionesh të trupit dhe mendjes që krijojnë mirëqenie dhe gëzim në një çast pak a shumë të gjatë në jetën toni.

Lumturia në biologji

Redakto

Lumturia në filozofi

Redakto
Ludovico Antonio Muratori, 1749

Disa filozofë parashtrojnë çështjen morale të lumturisë dhe e identifikojnë me kënaqësitë. Ata e arsyetojnë këtë me argumentin se lumturia është dhënie përparsi trupit mbi shpirtëroren. Edhe në këtë pikë them se lëmshi ngatërrohet pa u munduar sa duhet të gjinden justifikime për të thënat dhe bindjet e tilla të moralistëve.

Lumturia në psikologji

Redakto

Tani kur themi se lumturia është diçka që na mungon, ç’ndodh kur e kemi atë që na mungonte e na bënte jo të lumtur? Atë që nuk e patëm tani e kemi dhe tanimë lumturia që kërkonim e posedojmë, nuk na mungon por nuk jemi akoma plotësisht të lumtur se në të njëjtin moment paraqitet dëshira për diçka tjetër që tani ia ndiejmë mungesën. Gjithënjë themi : » Ah sikur…. », « Sa i lumtur do të isha… » çdo herë zbulojmë se aty nuk është akoma ajo lumturi që dëshironim dhe, nisje nga fillimi. Nga kjo si përfundim nxjerim se Lumturia është dëshirë pozitive dhe meriton të dëshirohet. Ja se si e spjegon Schopenhaueri këtë : « Jeta luhatet si lavjerësi, nga e majta në të djathtë, mes vuajtjes dhe kokëçarjes .»

Lumturia është gjithashtu një diçka që e dëshirojmë për çdo herë. Shtrohet pyetja tani , si e tillë a është e qëndrueshme në kohëzgjatje apo e tanipërtanishme? Pasiqë e dëshirojmë përgjithëmonë, do të ndaj gjërat – përjetimet që kanë vlera të gjata kohore si besnikëria, martesa, puna që duam dhe që është stabile, mirëqenia shëndetësore e familjes e sidomos të më të afërmit. Me një fjalë, siguria e shumanëshme e permanente krijon gjendje qetësije dhe pushim shpirtëror, që mundëson fushë të gjërë të plotësimit të kënaqsive kohëshkurta dhe kështu ndërtohen kushtet primare për një jetë të mbushur me lumtur i që i jep asaj ndjenjën e vlerës së konstante.

Nëse themi se lumturia është qëllimi më i dëshiruar i njeriut për sot dhe për mot, pra, për këtë jetë dhe për jetën në botën e amshuar, atëherë konstatojmë se njeriu pa përjashtim, dëshiron lumturinë dhe në brendi të tij shëndrohet në të uritur të përjetshëm, së paku në psiqikën e tij dhe gjithmonë shpreson të prekë fatlumsinë që aq shum i mungon. Në këtë vrap, do të kaplojmë edhe dëshirën dhe detyrën morale për ti bërë edhe të tjerët të lumtur. Nënkuptohet, kjo dëshirë dallon nga cilësia e subjektit dhe nga shkalla e ndjenjës së dashurisë për tjetrin. Kur dikend e duam më tepër , jemi në gjendje të bëjmë çmos për ta bër të lumtur dhe kështu e bëjmë të lumtur edhe vetvehten…

Trajtuam disa nga kushtet të karakterit më tepër fizik, moral dhe etik të lumturisë. Të them tani se ajo është në masë të madhe pjesë e imagjinatës së njeriut. Ajo është koshiencë e njeriut që hulumton, që kërkon, të mirën dhe poqese arrijmë në një çiltësi psiqike, imagjinata e ynë nuk do të na luaj dredhi, së paku nuk do të na dredhoj shpesh që do të thot se për të qenë i lumtur nevojitet një imagjinatë e shëndoshë se ajo është sunduesja e tmerreve dhe fatlumsive në psiqikën e njeriut. Dhe si përfundim do të them se krejt çka të bëjmë në jetë anon nga një qëllim i qartë që e quajmë lumturi. Dëshirë, kënaqsi dhe plotësim nevojash pa dallim. Kam kujdesin të përmend se lumturia është kuptim abstarakt dhe personal por që në vehte përbën një mori vlerash madhore nga të cilat shërbehemi për të krijuar mirësinë tanë. Nisem nga shëndeti, familja, dashuria, miqët, puna, fitimi, siguria, mirënjohja. Pra çdo përparsi qoftë materiale, shoqërore e shpirtërore, ka rolin e vet të rëndësishëm në ndërtimin e lumturisë.

Lumturia në fe

Redakto

Shpesh jo mirë të sqaruara nga një numër teologësh kur thonë se duhet punuar për botën e amshuar, se për atje duhet ta kërkojmë e fitojmë lumturinë. Ngarkimi etik qëndron në punën e njeriut për të qenë i lumtur edhe në këtë jetë dhe për të ju sjellë lumturi familjes. Por nëse duhet punuar për të fituar jetën tjetër, atherë krejt mundi për të fituar e jetuar në hare shndërrohet në turbullirë, zhgënjim tokësor dhe katrahurë etike.

Sa i përket fesë islame, ky qëndrim është tepër i vjetëruar dhe nuk qëndron më aspak slogani i thjeshtë dhe tepër në kundërshtim më fenë : « Punoni për ahiret ». Teologët e rinj shumë mirë sqaruan dhe sqarojnë se puna është detyrë e çdonjërit si për fitim e gjallërim korrekt në këtë botë, po ashtu edhe për në botën e pafund. Lumturia arrihet me vështirësi me barkun e uritur. Dhe të shtoj se me bark të uritur, me familje të uritur, nuk shkohet në asnjë faltore e sidomos për të kërkuar lumturinë e pas vdekjes, andaj, duhet që njeriu të mënjanoj nga mendja etikën se puna është e dedikuar për « atë botë » Kjo lloj etike shoqërore duhet ngritur rrënjësisht për t’ ia lëshuar vendin punës si mjet për të arritur begatinë materiale tani e kështu të krijohet një rrugë sado e vogël për lumturi dhe njëherit, një rrugë po ashtu e vogël, për lumturinë e amshueshme.

Lidhje të jashtme

Redakto
  NODES