Lutja (apo falja) është një veprim apo ushtresë e bashkënjësimit, zakonisht me fjalë apo mendime, me një hyjni apo shpirt me qëllim adhurimi, udhëzimi, rrëfimi mëkatesh, ndihmë kërkim, lëvdimi, falënderimi, shenjtërimi apo shprehje e ndjenjave, përkushtimit dhe besimit. Lutja mendohet si çasti në të cilin njeriu flet me një hyjni apo perëndi, ndërsa përsiatja është forma e anasjelltë në të cilën hyjnia i flet njeriut.

Lutësi

Lutja është një nga ushtresat më të rëndomta në të gjitha fetë.

Lutja mund të jetë vetjake, apo liturgjike. Një nga format më të përhapura të lutjes është kënga përkushtimore.

Lutja në Kishën Ortodokse[1]

Redakto

Lutja disa herë është përkufizuar si një dialog me Perëndinë, i mbajtur në qetësinë e zemrës. Lutja është ngritja e mendjes dhe e zemrës te Perëndia, qëndrimi në praninë e Tij, vetëdija dhe kujtimi i pandërprerë i emrit, fuqisë dhe dashurisë së Tij.

Qëllimi i lutjes është bashkimi me Zotin. Ky bashkim i aftëson ata që besojnë që të përmbushin dëshirën e Tij, duke zbatuar porositë e Tij.

Kishën Ortodokse të gjitha lutjet janë Trinitare. Të krishterët luten në Shpirtin e Shenjtë, me anë të Jisu Krishtit, Birit të Perëndisë dhe në emrin e Tij te Perëndia Atë.

Lutja duhet të ketë katër karakteristika: lavdërim, falënderim, rrëfim dhe kërkesa. Besimtarët i luten Perëndisë jo vetëm për veten, por edhe për të tjerët, madje edhe për të vdekurit, jeta e të cilëve mbi tokë ka mbaruar, si edhe për të gjithë botën.

Lutje gjithashtu, i drejtohen dhe shenjtorëve - jo në të njëjtën mënyrë si Perëndisë - por si ndihmues dhe ndërmjetës të njerëzve, të cilët tashmë janë lavdëruar me Perëndinë, në praninë e Tij hyjnore. Mbi të gjithë shenjtorët është Maria, Hyjlindësja, udhëheqësja ndër ndërmjetësit e shenjtë. Të krishterët ortodoksë mund t’i drejtojnë lutje ndërmjetuese edhe engjëjve.

Në Kishën Ortodokse ekziston një rregull lutjeje. Në këtë rregull përdoren lutjet e Kishës, Lutja e Zotit “Ati ynë” dhe ato të librave të lutjes. Kjo jep një disiplinë në lutje dhe siguron mësim e frymëzim në të. Mospërfillja e këtij rregulli rrezikon varfërimin dhe humbjen e qëllimit të saj në perspektivën e kufizuar të dëshirave dhe nevojave individuale të gjithsecilit.

Thënie mbi lutjen

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
  1. ^ Hopko, Thomas (2011). Besimi Orthodhoks Vëll.II, Adhurimi. Tiranë: Botim i Kihës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. fq. 84, 85. ISBN 83-906958-3-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  NODES
Done 1
eth 3