Marko la Piana, oce Marku Horës, ishte studiues arbëresh nga Hora e Arbëreshëvet, me të cilin nis brezi i mirëfilltë i gjuhëtarëve ndër arbëreshët e Italisë. Ai nxori për herë të parë në dritë shkrimin më të vjetër të arbërishtes së Italisë - veprën e Lekë Matrëngës. Vdiq më 20 prill të vitit 1958.

  NODES