Michael Ballack (lindur më 26 shtator 1976) është një ish futbollist profesionsit gjerman i cili luante si mesfushor. Ai është një nga golashënuesit më të mirë në historinë e kombëtares gjermane. Gjatë karrierës së tij, Ballack luajti me numrin 13, duke përjashtuar periudhën kur luajti me Kaiserslauternin. Në vitin 2002, ai u emërua UEFA Mesfushori i Vitit kurse dy vite më vonë ishte pjesë e listës FIFA 100 e 100 lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave të zgjedhur nga Pelé. Ai gjithashtu ka fituar çmimin Futbollisti Gjerman i Vitit tre herë, në vitet 2002, 2003 dhe 2005. Ballack dallohej për rrezen e pasimit, gjuajtjet e fuqishme, forcën fizike dhe prezencën e tij në fushë, duke u konsideruar një nga mesfushorët më të mirë në botë.[3][4]

Michael Ballack

Ballack me Gjermaninë në tetor të vitit 2006.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMichael Ballack[1]
Datëlindja (1976-09-26) 26 shtator 1976 (48 vjeç)
VendlindjaGörlitz, Gjermania
Gjatësia1.89 m (6 ft 2 in)[2]
PozicioniMesfushor
Karriera me të rinjtë
1983–1995Chemnitzer FC
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1995–1997Chemnitzer FC II18(5)
1995–1997Chemnitzer FC49(10)
1997–19981. FC Kaiserslautern II17(8)
1997–19991. FC Kaiserslautern46(4)
1999–2002Bayer Leverkusen79(27)
2002–2006Bayern München107(44)
2006–2010Chelsea105(17)
2010–2012Bayer Leverkusen35(2)
Gjithsej456(117)
Karriera ndërkombëtare
1996–1998Gjermania U2119(7)
1999–2010Gjermania98(42)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Ballack e nisi karrierën e tij si futbollist me komunitetin sportiv të ndërmarrjeve BSG Motor "Fritz Heckert" Karl-Marx-Stadt në vitin 1983. Ai më pas u bë pjesë e akademisë së FC Karl-Marx-Stadt.[5] Gjatë kësaj kohe, ai debutoi me ekipin kombëtar nën-21. Pavarësisht se ekipi i tij ra nga kategoria, performancat e Ballack në Regionalliga i dhuruan një transferim te Kaiserslautern në vitin 1997. Ai fitoi titullin e Bundesligës në sezonin e parë, duke regjistruar trofeun e parë madhor në karrierë. Ai e fitoi vendin e titullarit në sezonin 1998–99, gjatë së cilës bëri debutimin edhe me ekipin e parë kombëtar. Në vitin 1999, Ballack u transferua te Bayer Leverkusen për 4.1 milion €. Në sezonin 2001–02, Ballack mori disa medalje finalisti: Leverkuseni e mbylli kampionatin në vendin e 2të, si dhe humbi finalen e kupës, Ligës së Kampioneve dhe FIFA Kupës së Botës.

Megjithatë, Ballack u transferua te Bayern München për 12.9 milion €, duke fituar disa trofe: ai fitoi kampionatin dhe kupën në vitet 2003, 2005 dhe 2006. Gjatë periudhës së tij në klub, Ballack u bë një golashënues nga mesfusha, duke shënuar 56 gola në të gjitha kompeticionet. Në verën e vitit 2006, ai u transferua në Angli te Çelsi, duke fituar trofe në sezonin e tij të parë. Ai ishte i dëmtuar për pjesën më të madhe të vitit 2007, megjithatë, ai u rikthye në vitin 2008 dhe ndihmoi ekipin të arrite finalen e Ligës së Kampioneve për herë të parë në histori. Pas kësaj, ai fitoi kupën në vitet 2009 dhe 2010 si dhe titullin e Premier Ligës në vitin 2010.

Me Gjermaninë, Ballack ka luajtur në edicionet 2000, 2004 dhe 2008UEFA Kampionatit Evropian si dhe në edicionet 2002 dhe 2006FIFA Kupës së Botës. Në vitin 2004, ai u emërua kapiteni i ekipit nga trajneri Jürgen Klinsmann. Në vitin 2002, Gjermania arriti finalen e Kupës së Botës, por u mposht nga Brazili; Ballack shënoi golat e fitores në ndeshjet çerek-finale dhe gjysëm-finale.

Referime

Redakto
  1. ^ "FIFA World Cup Germany 2006 – List of Players" (PDF) (në anglisht). FIFA. fq. 12. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 mars 2016. Marrë më 25 gusht 2013.
  2. ^ "Personal Data" (në anglisht). Michael Ballack. 16 janar 2009. Arkivuar nga origjinali më 21 mars 2014. Marrë më 16 janar 2009.
  3. ^ Karolos Grohmann (2 tetor 2012). "Former Germany captain Ballack retires at 36". in.mobile.reuters.com (në anglisht). Reuters. Marrë më 17 gusht 2014.[lidhje e vdekur]
  4. ^ "Player Profile" (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2012. Marrë më 9 prill 2012.
  5. ^ "Michael Ballack". Fussballdaten.de (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2010. Marrë më 9 maj 2013.


  NODES
Done 1
eth 3