Minir Dushi lindi më 1929Gjakovë, ku kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme teknike e mbaroi në Nish në vitin 1950.

Minir Dushi
Lindi1929
KombësiaShqiptar
ProfesioniShkrimtar, Akademik, Profesor

Biografia

Redakto

Studioi në Fakultetin e Xehetarisë të Beogradit, ku diplomoi në vitin 1958. Doktoroi po ashtu në Universitetin e Beogradit në vitin 1965 dhe atëherë ishte doktor i parë i shkencave teknike në Kosovë. Pas diplomimit, punoi inxhinier në kombinatin e Trepçës, në minierën e Stantërgut. Që prej diplomimit e derisa u pensionua ka ushtruar funksione të ndryshme, herë në kombinatin e Trepçës, herë në Universitetin e Prishtinës, kurse së fundi ishte anëtar i Kryesisë së KSAKosovës. Si punëtor i zhvillimit shkencor në Kosovë, ishte organizator i drejtpërdrejtë, udhëheqës dhe njëri ndër themeluesit e institucioneve shkencore dhe të atyre mësimore-shkencore të Kosovës. Ishte ndër themeluesit e Shkollës së Lartë Teknike në Mitrovicë (1961), të Institutit të Plumbit dhe të Zinkut në Trepçë (1966), të Fakultetit të Xehetarisë dhe të Metalurgjisë (1974) etj.Në vitin 1969 u zgjodh profesor inordinar i Fakultetit Teknik të Prishtinës. Me themelimin e Universitetit të Prishtinës (1970), u zgjodh prorektor i këtij universiteti. Në qershor të vitit 1975 u zgjodh profesor ordinar i FXMMitrovicë dhe iu besua funksioni i dekanit, të cilin e ka ushtruar dy mandate. Ishte rektor i Universitetit të Kosovës 1981-1983. Anëtar korrespondent i ASHAKosovës u zgjodh që nga themelimi i saj, në vitin 1975, kurse në vitin 1978 u zgjodh anëtar i rregullt. Rreth 5 vjet ishte në krye të Bashkësisë së Institucioneve Shkencore të Kosovës, në institucionin e botimeve shkencore. Nga veprimtaria botuese ka mbi 70 njësi bibliografike: studime, projekte, elaborate, recensione, tekste universitare, botime të veçanta etj. Ka të botuara 8 libra, 5 janë tekste universitare (katër në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën serbokroate), të botuara nga Universiteti i Prishtinës, kurse 3 të tjera janë vepra të veçanta të botuara nga ASHA e Kosovës dhe Bashkësia e Institucioneve Shkencore të Kosovës. Për rezultate të arritura në veprimtarinë shkencore, është laureat i shumë shpërblimeve dhe mirënjohjeve shoqërore, ndër të cilat veçojmë Shpërblimin Krahinor të dhjetorit, shpërblimin Nikolla Teslla dhe atë 7 korriku të RS të Serbisë. Është veteran i Luftës Antifashiste LNÇ (nga viti 1943) dhe njëherësh veteran i Arsimit të Kosovës. Në shenjë të jubileut të 25-vjetorit të Universitetit tonë, iu dha titulli i nderit profesor emeritus. Gjithashtu është bartës i shumë mirënjohjeve nga lufta dhe i mirënjohjeve të tjera shoqërore.Ishte redaktor përgjegjës i revistës Kërkime, të cilën qysh nga viti 1980 e boton ASHA e Kosovës, si dhe kryeredaktor i revistës Plumbzinku, të cilën e ka botuar (1968) Instituti i Plumbit dhe i Zinkut. Ka kontribuar shumë jo vetëm për daljen e rregullt të këtyre revistave, por edhe në përmbajtjen shkencore të punimeve. Njëherësh ishte edhe iniciator për nxjerrjen e këtyre revistave, të cilat për nga disiplinat që trajtojnë ishin të vetmet në Kosovë.

  NODES
languages 1
os 12