Omani
سلطنةعُمان
Saltanat Uman | |||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||
Moto Kombëtare: s'ka | |||||||||||||||||||||||||||||||
Të dhëna tabelare
|
Omani, emri zyrtar Sulltanati i Omanit, ndodhet në Azinë Jug-Perëndimore, posaqërisht në Jug-Lindjen e Gadishullit Arabik. Në Perëndim kufizohet me Arabinë Saudite, në Veri-Perëndim me Emiratet e Bashkuara Arabe, në Jug-Perëndim me Jemenin, në Lindje ka dalje në Oqeanin Indian, dhe në Veri-Perëndim në Gjirin Persik. Maskat është kryeqyteti i Omanit.
Historia
RedaktoNë territoret e sotëm të Omanit ka gjurme vendbanimi që daton para 10 mijë vite. Sistemi fisnor i Uman'it ka gjenezën nga emigrimet e popujve të pjesës Veri-Perëndimore të Gadishullit Arabik.Mosmarrëveshjet ndërmjet fiseve dhe sulmet që vinin nga Irani vazdhuan deri në shekullin e VII, shekulli kur Omani njohu Islamin.[1] Në shekullin e XVIII lufta civile ndërmjet fiseve Hinavi dhe Gafiri përfundoi me pushtimin e Omanit nga Irani në krye me Shah Nadirin në vitin 1737.[1] Omani fitoi pavarësinë në vitin 1970.Në vitin 1971 u anëtarësua në Ligën Arabe dhe në Kombet e Bashkuara. Në vitin 1981 ishte një ndër anëtarët themelues të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit.Me marëdhëniet e ngushta me SHBA'në dhe me afrimin me shtetet Arabe mundësuan hapjen e Omanit në arenën ndërkombëtare.Në këtë kohë Qeveria e Kabus'it në Oman ka përcjellur politikën neutrale gjatë luftës Irak-Iran.[1] Gjatë Luftës së Gjirit nuk ka luajtur rol të qartë, por ka pranuar të hap bazat për forcat e Perëndimit.Me nënshkrimin e marrëveshjes me Jemenin i dha fund mosmarrëveshjes 25 vjeçare kufitare me këtë shtet.
Politika
RedaktoGjeografia
RedaktoOmani shtrihet në Lindjen e Mesme,në Jug-Lindje të Gadishullit Arabik me një sipërfaqe prej 306.000 km2.Gjatësia e kufirit me Arabinë Saudite është 676 kilometra, me Emiratet e Bashkuara Arabe 410 kilometra, me Jemenin 288 kilometra.Klima në pjesët e brendshme është klimë shkretëtiror, ndërsa në brigjet e Omanit klima është me nxehtësi dhe lagështi.maja më e lartë është Jabal Shamstir (2.980m). Pasuritë natyrore janë :Nafta, Bakri, Azbesti, Mermeri, Kromi, Gazi Natyror..
Ekonomia
RedaktoEkonomia e Omanit bazohet në Naftë.Në vitin 1992 janë prodhuar 270 milion gallon Naftë.Në vitin 1993 rezervat e naftës mendohej se ishte rret 4 miliard 750 milion gallon. Po në të njejtën vit Omani ka prodhuar 3 miliard e 458 milion m3 gaz natyror.Peshkataria është burim kryesor i financiar i një numrit të konsiderueshëm të Omanezëve.[1] . Njësia monetare është Rijali i Omanit.
Industria
RedaktoFabrikat e Miellit, Çimentos, Mobilierisë, Betonit të gatshëm janë Fabrikat më të rëndësishëm të Omanit, bashkë me Rafineritë e naftës. 5.2% e popullësisë punëtore në Oman punojnë në Sektorin e Industrisë.[2]
Energjia
RedaktoNë vitin 1991 në Oman është prodhuar rreth 5 miliard e 550 milion kw/h energji elektrike.Shpenzimi i energjisë elektirke në këtë vit është e barabartë me numrin e prodhimit. Energjia Elektrike në Oman përfitohet mundësohet vetëm me anë të termocentraleve.[2]
Transport
RedaktoNë kryeqytetin e Omanit, në Maskat është e hapur për qarkullim ndërkombëtar 5 Aeroporte.Në afërsi të Maskatit,në qytetin e Matrah'ut gjendet dy limane që përdoret për Eksport-Import.Në Oman egzinton 27.440 kilometra Autostrada. ulaşım aracı düşmektedir.[2]
Edukim
RedaktoNë Oman ndodhen 630 sholla fillore, dhe 155 shkolla të mesme, një Universitet, katër shkolla të larta dhe dy Institutë për hulumtime.42% është përqindja e popullatës Omanezë që dijnë të lexojnë e shkruajnë.[2]
Shëndetësia
RedaktoNë Oman ndodhen 185 spitale, 1755 mjekë, 100 mjekë të dhëmbëve, 4.000 motra medicinale.[2]
Demografia
RedaktoPopullsia e Omanit është rret 2.650.000.Shumica e popullsisë janë Umanez, por ekziston edhe rret 600.000 njerëz që kanë emigruar nga Pakistani, India, Bangladeshi, dhe nga njerëzit që kanë emigruar nga Azia Juglindore për të punuar. Religjionet themelore të Omanit janë : Islami, Hinduizmi.Gjuha themelore është Arabishtja.
Kultura
RedaktoTë tjera
Redakto- Telekomunikacioni
- Transporti
- Ushtria
- Pushime
Lidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c d http://tr.wikipedia.org/wiki/Umman
- ^ a b c d e "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2009. Marrë më 3 tetor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Azisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |