Origjina dhe arkitektura e Taxh Mahalit
Taxh Mahali përfaqëson shembullin më të rafinuar dhe sofistikuar të Arkitekturës Mogule. Origjina e tij gjendet në rrethanat e porositjes, kulturës dhe historisë së Indisë së sunduar nga Perandoria Mogule. Këtë mauzole e porositi perandori i shqetësuar mogul Shah Jahan, pas vdekjes së gruas së tij të parapëlqyer, Mumtaz Mahal.
Sot është një nga ndërtesat më të famshme dhe të njohura në botë, ndërsa mauzoleu i madh me kupolë mermeri është pjesa më familjare e monumentit, Taxh Mahali është një kompleks i gjerë ndërtesash dhe kopshtesh që shtrihen në mbi 22.44 ha[Shënimi 1][1] dhe përfshin varre dytësorë, infrastrukturë ujore, qytezën e vogël të 'Taxh Ganxhit' në jug dhe një 'kopësht të dritës së hënës' në veri të lumit. Ndërtimi i Taxh Mahalit[2] filloi në vitin 1632, (viti 1041 hixhra), në bregun jugor të lumit Yamuna në Agra dhe u përfundua thelbësisht në vitin 1648 ( viti 1058 hixhra). Dizajni u konceptua njëkohësisht si një kopje e shtëpisë së Mumtaz Mahalit in parajsë ashtu dhe një mjet propagande për perandorin.
Mumtazi dhe Shah Jahani
RedaktoNë vitin 1607 (viti 1025 hixhra) princi mogul Khurrum (më vonë i njohur si Shah Jahan) fejua me Arjumand Banu Begumin, mbesa e një fisniku pers. Ajo do të bëhej dashuria e padiskutueshme e jetës së tij. Ata u martuan pesë vjet më vonë në 1612. Pas celebrimit të martesës së tyre, Khurram-i "duke e gjetur atë në pamje dhe karakter e zgjodhi mes të gjitha grave të kohës" duke i dhënë asaj titullin Mumtaz Mahal (Stolia e Pallatit).[3]
Vitet pasues Khurrumi mori dy gra të tjera, të njohura si Akbarabadi Mahal dhe Kandahari Mahal, por sipas kronikanit zyrtar të oborrit, Qazwinit, marrdhëniet me gratë e tij të tjera "kishin të bënin pak me statusin e martesës. Intimiteti, dhembshuria e thellë, vëmendja dhe pëlqimi, që madhëria e tij kishte për djepin e përsosmërisë [Mumtaz] u mungonte një mijë herë çfarë ai ndjente për ndonjë tjetër".[3][4][5][6]
Mumtazi vdiq në Burhanpur më 17 qershor 1631, pas ndërlikimeve me lindjen e fëmijës së tyre të 14-të, vajzës Gauhara Begum.[7] Ajo ishte duke shoqëruar burrin e saj që po luftonte në një fushatë në Rrafshin e Dekanit.[8] Trupi i saj u varros përkohësisht në një kopësht të quajtur Zainabad në brigjet e Lumit Tapti në Burhanpur.[7] Kronikanët bashkëkohës të oborrit i kushtojnë një vëmendje të pazakontë kësaj ngjarjeje dhe pikëllimit të Shah Jahanit me ikjen e saj. Menjëherë pasi dëgjoi lajmin perandori thuhet se u bë i pangushëllueshëm. Ai nuk u pa në oborr për javë dhe konsideroi abdikimin dhe jetimin si një vetmitar fetar. Historiani i oborrit Muhammad Amin Qazwini, shkroi se përpara vdekjes së gruas së tij, mjekrra e perandorit "nuk kishte më shumë se dhjetë ose dymbëdhjetë qime të bardha, që ai e kishte zakon ti shkulte', u kthye në gri dhe pastaj e bardhë"[9] dhe se ai shpejt kishte nevojë për syze pasi sytë e tij u përkeqësuan nga e qara e vazhdueshme. Me që Mumtaz Mahali kishte vdekur të mërkurën, në atë ditë u ndaluan të gjitha zbavitjet. Jahani hoqi dorë nga dëgjimi i muzikës, mbajtja e stolive, veshjeve të kushtueshme ose parfumeve për dy vjet. Kaq e shqetësuar ishte familja perandorake sa një i afërm shkroi se "nëse ai vijonte ta linte veten pas dore në vajtim, Mumtazi mund të mendonte të ikte nga gëzimet e parajsës për tu kthyer në tokë, në këtë vend të mjerë — dhe ai duhet të mendoi për fëmijët që ajo i ka lënë në kujdestari". Studiuesi austriak Ebba Koch e krahason Shah Jahan-in me "Majnunin, dashnori i përsosur traditës myslimane, që iku në shkretëtirë për të vuajtur për Laylan e tij të paarritshme".[10]
Vajza më e madhe e Jahanit, besimtarja Jahanara Begum Sahib, gradualisht e nxori atë nga pikëllimi dhe përmbushja e funksioneve të Mumtazit në oborr. Menjëherë pas varrimit në Burhanpur, Jahani dhe oborri perandorak e ktheu vëmendjen drejt planifikimit dhe dizenjimit të mauzoleut dhe kopshtit mortor në Agra.[10]
Vendi
RedaktoAgra e shekullit të XVI–XVII
RedaktoKopshti i parë Mogul u krijua në vitin 1526 në Agra nga Baburi, themeluesi i Dinastisë Mogule. Që këtej, kopshtet u bënë simbole të rëndësishme të pushtetit Mogul, duke zëvendësuar theksimin para-mogul të simboleve të pushtetit si fortesat. Zëvendësimi përfaqësonte futjen e një rendi të ri estetik — një shprehje artistike me aspekte fetare dhe mortore dhe si një metaforë për aftësinë e Baburit për të kontrolluar fushat e thata indiane dhe në këtë mënyrë të gjithë vendin.[11] Baburi i braktisi shumë arkitektura vendore dhe Lodhi në bregun përballë dhe u përpoq të krijonte vepra të reja të frymëzuara nga Kopshtet Persiane dhe fushimet mbretërore. I pari i këtyre kopshteve, Ram Bagh-u, u ndoq nga një kompleks i madh i rregullt dhe i integruar kopshtesh dhe pallatesh që shtriheshin në mbi një kilometër përgjatë lumit. Një plintë e lartë e vazhdueshme guri kufizonte kalimin midis kopshteve dhe lumit dhe krijonte një rrjet për zhvillimin e ardhshëm në qytet.[12]
Në shekullin pasues, u zhvillua një qytet kopësht i lulëzuar, buzëlumor në të dy brigjet e Yamunas. Kjo përfshiu rindërtimin e Fortesës së Agras nga Akbari, që u përfundua në vitin 1573. Në këtë kohë, kur në fron u ngjit Shah Jahani, popullsia e Agras ishte rritur në afërsisht 700 000 banorë dhe ishte, siç shkruan Abdul Azizi, "një mrekulli e kohës — sa një qendër e arterieve të tregëtisë nëpërmjet ujit dhe tokës aq dhe një vend takimi për shenjtët, të urtët dhe studiuesit nga e gjitha Azia.... një yll i vërtetë polar për punimet artistike, talentin letrar dhe vlerën shpirtërore".[13][14]
Agra u bë një qytet i bazuar në basenet ujore dhe u zhvillua kryesisht në drejtim të perëndimit nga çifligjet e pasura, por pjesërisht edhe drejt lindjes, paralel me brigjet e lumit. Sitet kryesore mbetën ato që kishin akses në lum dhe Taxh Mahali u ndërtua në këtë kontekst, por në mënyrë unike; si një kompleks i lidhur me të dy brigjet e lumit.
1. 'Kopshti i Dritës së Hënës' në veri të lumit Yamuna. 2. Tarraca buzëlumore, që përmban mauzoleun, xhaminë dhe xhavabin. 3. Kopështi Charbagh që përmban pavijone. 4. Xhilaukana që përmban akomodim për ndihmësit e varrit dhe dy varre dytësorë. 5. Taxh Ganxhi, fillimisht një Pazar dhe karavanserai, nga të cilët kanë mbetur vetëm gjurmë. Porta e madhe qëndron midis xhilaukanas dhe kopshtit. Nivelet zbresin gradualisht nga Taxh Ganxhi drejt lumit. Përshkrimet bashkëkohore të kompleksit i listojnë elementet të renditur nga tarraca buzëlumore drejt Taxh Ganxhit.
Modelet
RedaktoVarret Mogule
RedaktoNdërtimi i varreve Mogule në nderim të të vdekurve ishte subjekt i debatit teologjik të zhvilluar pjesërisht, nëpërmjet arkitekturës së ndërtuar përgjatë shekujve. Për shumicën e myslimanëve, pushteti shpirtëror (barakat) i vizitimit të vendeve të prehjes (ziyarat) të të nderuarve në Islam, ishte një forcë me të cilën mund të arrihej shenjtëri më e madhe. Megjithatë, Islami ortodoks i konsideronte varret problematikë pasi një numër haditesh e ndalonin ndërtimin e tyre. Si kulturë gjithashtu të përpiqeshe të rehatoje, përthithje dhe nënshtroje shumicën hindu të popullsisë, kundërshtimi erdhi gjithashtu nga traditat vendore që besonin se të trupat e të vdekurve dhe strukturat mbi ta ishin të pa pastër. Për shumë myslimanë në kohën e ndërtimit të Taxhit, varret mund të konsideroheshin legjitimë nëse nuk synonin të tregonin salltanet dhe të shiheshin si një mënyrë për të paraqitur një pasqyrim të parajsës në tokë.[15]
Zbehja dhe përfundimi i këtij debati mund të shihet në mauzoleumet dinastike mogule që shtrihen që nga ai i paraardhësit të tyre, Timurit. I ndërtuar në vitin 1403 (viti 810 i hixhrës) Timuri u varros në Gur-e Amir në Samarkand, nën kupolën e hulliza. Varri përdor një iwan tradicional pers si hyrje. Varri i Baburit në 1528 (viti 935 h.) në Kabul në krahasim me të parin është më modest, me një cenotaf të thjeshtë në qiell të hapur, të vendosur në qendër të një kopshti të rrethuar me mure.[15]
Varri i Humayunit i porositur në vitin 1562, ishte një nga ndikimet më të drejtpërdrejta mbi dizajnin e Taxh Mahalit dhe ishte përgjigje ndaj Gur-e Amir-ir, duke huazauar kupolën qendrore, planifikimin gjeometrik simetrik dhe iwanët e hyrjeve, por duke përfshirë edhe elemente specifike indiano-mogule si çhatrit, façatën në gurë të kuq ranorë dhe një 'Kopsht Parajse' (Charbagh). Varri i Akbarit i 1600-ës në Sikandra, Agra, mban shumë elementë të Varrit të Humayanit, por nuk ka kube dhe e rikthen cenotafin në qiell të hapur. Një temë e cila u përparua në Varrin e Itmad-ud-Daulah-ut gjithashtu në Agra, i ndërtuar midis viteve 1622 - 1628, i porositur nga vajza e tij, Nur Jahan. Varri i Jahangirit në Shahdara (Lahore), filloi në vitin 1628 (viti 1037 h.), vetëm 4 vjet përpara ndërtimit të Taxhit dhe përsëri pa kube, merr formën e një plinte të thjeshtë me nga një minare në çdo kënd.[15]
Kopshtet e Parajsës
RedaktoKoncepti i kopshtit të parajsës (charbaghu) u soll nga Persia nga Mogulët, si një formë e Kopshtit Timurid. Ata ishin shprehja e parë arkitekturore që perandoria e re bëri në nënkontinentin indian, që plotësoi funksione të ndryshme me kuptime të forta simbolike. Simbolizmi i këtyre kopshteve rrjedh nga tekstet mistike persiano-islamike, që përshkruajnë parajsën si një kopësht të mbushur me pemë, lule dhe bimë të shumta, me ujin që luan një rol kyç: Në parajsë ndodhen katër burime që burojnë nga një burim qendror ose mal. Në formën e tyre ideale ata vendoseshin si një katror i ndarë në katër pjesë të barabarta. Këta lumenj shpesh paraqiten nëpër charbaghë si kanale të cekta që e ndajnë kopshtin duke rrjedhur në pikat kardinale. Kanalet përfaqësojnë ujin, qumështin, verën dhe mjaltin e premtuar.[16] Qendra e kopshtit, në pikëprerjen e ndarjeve është e ngarkuar tepër simbolikisht dhe ku, në formën ideale vendoset një pavijon, pellg ose varr. Varret e Humayunit, Akbarit dhe Jahangirit, perandorët e mëparshëm mogulë, ndjekin këtë model. Kopshti me kryq aksial gjen pararendës të pavarur brenda Azisë Jugore që datojnë nga shekulli i V, kur kopshtet mbretërore të Sigiriyas në Sri Lanka u planifikuan në një mënyrë të ngjashme.[17]
Për varrin e gruas së Shah Jahanit megjithëse, ku mauzoleu është vendosur në skaj të kopshtit, ka një debat mes studiuesve se pse nuk është përdorur forma tradicionale e charbaghut. Ebba Koch sugjeron një varian përdorimit të charbaghut; se kopshti më shekullar ujor i gjetur në Agra, adoptohet për një qëllim fetar. Kopshte të tillë u zhvilluan nga Mogulët për kushtet e veçanta të ultësirave indiane, ku lumenjtë me rrjedhje të ngadalë ofrojnë burim uji, që ngrihet nga lumi me mjete të vënë në punë me kafshë, të njohura si pur dhe të ruajtura në çisterna. Një tarracë lineare vendoset pranë bregut të lumit me dhoma në nivel të ulët të vendosura poshtë ndërtesës kryesore që hapet drejt lumit. Të dy skajet e tarracës theksoheshin me kulla. Kjo formë u soll në Agra nga Baburi dhe në kohën e Shah Jahanit, kopshtet e këtij tipi, ashtu si dhe charbaghët më tradicionalë, përshkojnë të dy anët e Lumit Jumna. Tarraca buzëlumore u projektua për të përmirësuar pamjet e Agrës për elitën perandorake që do të udhëtonte brenda dhe përreth qytetit nëpërmjet lumit. Disa studiues sugjerojnë një tjetër shpjegim për vendosjen ekscentrike të mauzoleut. Nëse Kopshti i Dritës së Hënës në veri të lumit Jumna konsiderohet pjesë integrale e kompleksit, atëherë mauzoleumi mund të interpretohet si i vendosur në qendër të një kopshti të ndarë nga një lum i vërtetë dhe kështu mund të konsiderohet më afër traditës së pastër të charbaghut.[18][19]
Mauzoleu
RedaktoForma e parapëlqyer si e pavijoneve të kopshteve mogule ashtu dhe mauzoleumeve (të parë si një formë mortore e pavijonit) ishte Hasht-Bihishti që nga persishtja përkthehet 'tetë parajsat'. Kishte ndërtesa me planimetri katrore ose drejtkëndore me një dhomë qendrore me kupolë të rrethuar nga tetë elemente. Zhvillimet e mëvonshme të hasht-bihishtit e ndanin katrorin në 45 gradë për të krijuar një plan më radial që shpesh përfshinte edhe kënde të prera; shembuj të të cilit mund të shihen te Baradari i Todar Malës në Fatehpur Sikri dhe te Varri i Humayunit. Çdo element i planit pasqyrohet në ngritje me iwanë dhe me dhoma këndore të shprehura nëpërmjet nikeve më të vogla me qemere. Shpesh struktura të tilla kryesohen me çhatri (pavijone të vogla me kolona) në çdo kënd. Tetë ndarjet dhe format e shpeshta tetëkëndore të këtyre strukturave përfaqësojnë tetë nivelet e parajsës për myslimanët. Paradigma sidoqoftë nuk kufizohej vetëm te pararendësit islamikë. Katrori magjik kinez përdorej për raste të shumta duke përfshirë alternimin e të mblellave dhe gjen gjithashtu një shprehje myslimane në vafk-un e matematikanëve të tyre. Skemat e nëntëfishta gjejnë një rezonancë të veçantë në mandalat indiane, hartat kozmike të Hinduizmit dhe Budizmit.[20]
Përveç Varrit të Humayunit, varri më bashkëkohës i Itmad-Ud-Daulahut shënon një periudhë të re të Arkitekturës Mogule. Ai u ndërtua nga Nur Jehani për babain e saj midis viteve 1622–1625 dhe është i vogël në krahasim me shumë varre të tjerë të Periudhës Mogule. Kaq mjeshtëror është trajtimi i sipërfaqes së tij, sa përshkruhet shpesh si një kuti xhevahiresh.[21] Planimetria e kopshtit, përdor në mënyrë hierarkike mermerin e bardhë dhe gurin ranor, dizenjot e gdhendjeve zbukuruese "Parchin kari" dhe punimi në rrjetë paraprijnë shumë elemente të Taxh Mahalit. Cenotafi i babait të Nur Jehanit është vendosur pak jashtë qendrës, në perëndim të nënës së saj. Kjo thyerje në simetri u përsërit edhe te Taxh Mahali, ku Mumtaz Mahali u varros në qendrën gjeometrike të kompleksit, ndërsa Shah Jahani është vendosur përkrahë saj. Këto ngjashmëri të afërta me varrin e Mumtazit i kanë dhënë atij nofkën - Taxhi Foshnje.[22]
Minaret
RedaktoMinaret nuk u bënë një karakteristikë e zakonshme e Arkitekturës Mogule deri në shekullin e XVII, veçanërisht nën patronazhin e Shah Jahanit. Në 20 vitet përpara ndërtimit të Taxh Mahalit ekzistojnë pak shembuj në Varrin e Akbarit dhe Jahangirit. Përdorimi i tyre në rritje u ndikua nga zhvillimet në vende të tjera myslimane, veçanërisht në Arkitekturën Osmane dhe Timuride dhe shihet si një prirje në rritje e ortodoksisë fetare të Dinastisë Mogule.[23]
Konceptet, simbolizmi dhe interpretimet
RedaktoNën mbretërimin e Shah Jahanit, përmbajtja simbolike e Arkitekturës Mogule arriti kulmin.[24] Kompleksi i Taxh Mahalit u konceptua si një kopje në tokë e shtëpisë së të arriturës në parajsë (frymëzuar nga një varg nga argjendari perandorak dhe poeti Bibadal Khan.[Shënimi 2][10]) Kjo temë, e zakonshme në shumicën e arkitekturës mortore mogule, e lejon të gjithë kompleksin dhe paraqet dizajnin e hollësishëm të të gjitha elementeve.[25] Një numër parimesh dytësore paraqesin dizajnin, hierarkia e të cilit është më mbizotëruese. Një bashkëveprim i qëllimshëm midis elementeve të ndërtesës, dekorimi i sipërfaqes, materialeve, planit gjeometrik dhe akustikës së saj. Ky bashkëveprim shtrihet nga çfarë mund të perceptohet drejtpërdrejtë me shqisa, në ide fetare, intelektuale, matematike dhe poetike.[25] Drita gjithmonë në ndryshim e diellit e pasqyruar nga mermeri i tejdukshëm i Taxhit nuk është një rastësi, por ka një rol të qëllimshëm metaforik të lidhur me praninë e Zotit si dritë.[26]
Simetria dhe hierarkia
RedaktoSimetria dhe plani gjeometrik luante një rol të rëndësishëm në rendimin e kompleksit që pasqyron një prirje drejt sistemimit formal që është i dukshëm në të gjithë artet që rrjedhin nga patronazhi perandorak i Shah Jahanit. Simetria pasqyruese ose e dyanshme shprehet njëkohësisht idetë e çitëzimit, kundërpjesëve dhe integrimit, duke pasqyruar nocionet intelektuale dhe shpirtërore të harmonisë universale. Një rregullim kompleks rrjetash të lidhura bazuar te njësia e masës mogule ‘gaz’ mundësonte një mjet fleksibël të ndërtimit të rendit proporcional në të gjithë elementet e Taxh Mahalit.[27]
Rendi hierarkik i arkitekturës zakonisht përdoret për të theksuar elementet e veçanta të një dizajni dhe për të krijuar dramë. Te Taxh Mahali, përdorimi hierarkik i gurit të kuq ranor me mermerin e bardhë kontribuon në domethënien e shumë-fishtë simbolike. Mogulët ishin duke përpunuar një koncept që e gjen origjinën e tij në praktikat e mëparshme hindu, të përcaktuara te Vishnudharmottara Purana, që rekomandon gurë të bardhë për ndërtesat e kastës Brahmine (kasta priftërore) dhe gurë të kuq për anëtarët e kastës Kshatriya (kasta e luftëtarëve). Duke ndërtuar strukturat që përdorin kode të tilla ngyrësore, Mogulët e identifikojnë vetë-veten dy kastat kryesore të strukturës shoqërore indiane dhe e përcaktojnë veten e tyre si sundues në terma indianë. Guri i kuq ranor ka gjithashtu domethënie në origjinën persiane të Perandorisë Mogule, ku e kuqja ishte ngjyra e përveçme e tendave perandorake. Te Taxh Mahali rëndësia relative e çdo ndërtese në kompleks është përcaktuar nga sasia e mermerit të bardhë (ose ndonjëherë stukoja e bardhë e lëmuar) që përdoret.[25][28]
Përdorimi i zbukurimeve natyrore tregon një hierarki të ngjashme. Tërësisht munguese nga zonat modeste të jilaukhanas dhe karavanserait, mund të gjenden gjithmonë e më shpesh ndërsa rruga procesionale i afrohet mauzoleut kulmor. Simbolizmi i tij i shumëfishtë, nga një anë evokon kopshtin e parajsës më të përsosur, të stilizuar dhe të përhershëm sesa mund të gjendet e zhvilluar në kopshin tokësor; nga ana tjetër, një mjet propagande për kronikanët e Shah Jahanit, që e portretizojnë atë si një 'qiparis të lartë të kopshtit të kalifatit' dhe që përdorin shpesh bimët si metafora për të lavdëruar atë, familjen, oborrin dhe qeverisjen e tij të mirë. Metaforat bimore gjejnë përdorim të zakonshëm edhe në traditat hindu, ku mund të gjenden simbole të tilla si 'vazoja e bollëkut' (Kalasha).[29]
Për të shprehur idetë e parajsës përdoret edhe tingulli. Brendësia e mauzoleut ka një kohë kumbimi prej 28 sekondash (koha merret nga kur një zhurmë bëhet deri sa kumbimi i saj shuhet). Kjo krijon një ajri, ku fjalët e atyre që përdoren për të recituar Kuranin vijimisht, në tribut dhe lutje për shpirtin e Mumtazit, do të mbeteshin në ajër.[30]
Froni i Zotit
RedaktoWayne E. Begley në 1979 shtron një interpretim që shtjellon idenë islamike se 'Kopshti i Parajsës' është gjithashtu dhe vendndodhja e Fronit të Zotit në Ditën e Gjykimit. Në interpretimin e tij Taxh Mahali shihet si një monument ku Shah Jahani ka përvetësuar autoritetin e simbolizmit të 'Fronit të Zotit' për glorifikimin e mbretërimit të tij.[31] Koch e kundërtoshn, duke e konsideruar këtë një shpjegim tepër të stërholluar dhe duke vënë në dukje se vargu i 'fronit' nga Kurani (surja 2, vargu 255) mungon në mbishkrimet kaligrafike në mauzole.[32]
Në vitin 1996 Begley pohoi se ka gjasa që diagrami "Planit të Asamblesë" (Ard al-Hashr) në Ditën e Gjykimit nga filozofi mistik sufi Ibn Arabi (rreth vitit 1238) të ketë qenë një burim për planin e kopshtit të Taxh Mahalit. Ibn Arabi vlerësohej shumë në atë kohë dhe në Indi ishin të disponueshme shumë kopje të Futuhat al-Makkiyyas, që përmbajnë diagramin. Diagrami tregon Arshin (Fronin e Zotit; rrethi me yllin me tetë cepa), katedrat për të drejtit (al-Aminun), shtatë rreshta engjëjsh, Xhebraili (al-Ruh-u), A'raf-i (Pengesa), Hauzu'l-Kausar-i (Burimi i Bollëkut; gjysëm rrethi në qendër), al-Maqam al-Mahmud-i (Ndalesa për tu lavdëruar; ku profeti Muhamet do të qëndroi për të ndërmjetësuar për besimtarët), Mizan-i (shkalla), As-Sirāt-i (ura), Xhehnemi dhe Marxh al-Xhenet (Lëndina e Parajsës). Proporcionet e përgjithshme dhe vendosja e fronit, katedrave dhe Burimit Kausar tregojnë ngjashmëri të mëdha me Taxh Mahalin dhe kopshtin e tij.[33]
Simboli i dashurisë
RedaktoKëndvështrimi popullor i Taxh Mahalit si një nga monumentet botërore të një "historie të madhe dashurie" ka lindur nga përshkrimet bashkëkohore, megjithëse është një këndvështrim i justifikuar nga faktet.[34][35] Ndërtesa përdorej gjithashtu për të konfirmuar propagandën në lidhje me 'përsosmërinë' e udhëheqjes mogule. Shtrirja në të cilën Taxhi e përdor propagandën është subjekt debati mes studiuesve bashkëkohës. Kjo periudhë e Arkitekturës Mogule paraqet më mirë maturinë e një stili që sintezonte Arkitekturën Islamike me ato vendase. Në kohën që mogulët ndërtuan Taxh Mahalin, megjithëse krenar për rrënjët e tyre persiane dhe timuride, ata e shihnin veten e tyre si indianë. Copplestone shkruan se "Megjithëse është me siguri një prodhim vendas indian, suksesi i saj arkitekturor qëndron në sensin e saj pers të proporcioneve të dallueshme dhe të pashqetësuara, të zbatuara për të pastruar sipërfaqet e thjeshta".[36]
Ndërtimi dhe varrimi
RedaktoU zgjodh një sit në brigjet e Lumit Yamuna në skajin jugor të Agras dhe u ble nga raxha Jai Singh-u[Shënimi 3][37] në shkëmbim për katër banesa në qytet. Siti, nga pikëpamja e lartësisë dhe përzemërsisë duket se ja vlente varrimi i atij që banonte në parajsë.[38] Në janar 1632, trupi i Mumtazit u zhvendos me ceremoni të mëdha nga Burhanpuri për në Agra ndërsa mes të varfërve u shpërnda ushqim, pije dhe monedha përgjatë rrugës. Puna tashmë kishte filluar në themelet e tarracës së buzëlumore kur trupi mbërriti.[37][39] Një ndërtesë e vogël me kupolë u ngrit mbi trupin e saj, megjithëse vendi ishte paracaktuar dhe ishte rrethuar nga një rrethim në kopshtin perëndimor pranë tarracës buzëlumore.
Themelet
RedaktoThemelet përfaqësonin sfidën më të madhe teknike për tu kapërcyer nga ndërtuesit mogulë. Në mënyrë që të mbanin ngarkesën e konsiderueshme që do të kishte mauzoleumi, rëra e bregut të lumit kishte nevojë të bëhej e qëndrueshme. Për këtë qëllim, u hapën puse, pastaj u veshën me dru dhe në fund u mbushën me çakull, hekur dhe llaç — duke funksionuar thelbësisht si pirgje mbajtëse.[40] Pas ndërtimit të tarracës, puna filloi njëkohësisht në pjesën tjetër të kompleksit. U mbollën pemët pothuasje menjëherë për ti lejuar ato të rriteshin ndërkohë që puna vazhdonte.
Datimi
RedaktoFazat fillestare të ndërtimit u vunë në pah nga kronikanët e Shah Jahanit, në përshkrimin e tyre të dy festimeve të përvjetorëve në nder të Mumtazit, të quajtur 'urs'. I pari, i zhvillua më 22 qershor 1632, ishte një çështje e hapur për të gjitha rangjet e shoqërisë dhe u zhvillua në vendin e asaj që tashmë ishte hyrja e oborrit (xhilaukana). U shpërndanë lëmosha dhe u kryen lutjet. Në përvjetorin e dytë, të zhvilluar më 26 maj 1633 (viti 1042 h.),[Shënimi 4] Mumtaz Mahali ishte varrosur në vendin e prehjes së saj përfundimtare, tarraca buzëlumore ishte përfunduar; ashtu si plinta e mauzoleumit dhe tahkana, një galeri dhomash që hapen drejt lumit dhe nën tarracë.[41] Ajo u përdor nga shpura perandorake për përkujtimin. Peter Mundy, një i punësuar i British East India Company dhe një dëshmitar perëndimor, vërejti ndërtimin në vijim të karavanserait dhe pazarit dhe se rreth varrit të saj tashmë kishte një gardhim ari". Për të penguar grabitjen ai u zëvendësua në vitin 1643 me një xhali të zbukuruar mermreri.[42]
Pas ursit të dytë datimi i mëtejshëm i përparimit mund të bëhet nga mjaft shenja të lëna nga kaligrafi Amanat Khan. Kuadri i nënshkruar i harkut jugor të sallës me kupolë të mauzoleut tregon se po arrinte përfundimin në vitin 1638/39. Në vitin 1643 burimet zyrtare që dokumentojnë ursin e dymbëdhjetë japin një përshkrim të hollësishëm të një kompleksi thelbësisht të përfunduar. Puna dekoruese vijoi deri në vitin 1648 kur Amanat Khan datoi harkun verior të portës së madhe me mbishkrimin "Përfunduar me ndihmën e Tij, Më të Lartit".[43]
Materialet
RedaktoTaxh Mahali u ndërtua duke përdorur materiale nga e gjithë India dhe Azia. Godinat janë ndërtuar me mure tulle dhe të mbushur me guralecë me sipërfaqe mermeri ose guri ranor të bashkuar me kllapa dhe kunja hekuri. Disa nga muret e mauzoleumit janë disa metra të trashë.[39] Gjatë ndërtimit, për të transportuar materialin ndërtimor u përdorën mbi 1000 elefantë.[44] Tullat u poqën në vend, ndërsa guri ranor u nxor 45 km larg, pranë Fatehpur Sikri. Mermeri i bardhë u soll nga 400 km nga guroret që i përkisnin raxha Jai Singh-ut në Makrana, Raxhastan. Kuarci i kuq u mor nga Panxhabi, ndërsa xhada dhe kristali nga Kina. Bruzi u soll nga Tibeti, Lapis lazuli nga Afganistani, safiri nga Sri Lanka, ndërsa karneliani nga Arabia. Në tërësi, 28 tipe gurësh të çmuar dhe gjysëm të çmuar zbukuran mermerin e bardhë.[45] Jean-Baptiste Tavernier tregon se skelat dhe armaturat për harqet u ndërtuan tërësisht me tulla. Sipas legjendës perandori ia ofronte këto tulla skelerie çdokujt që do ti hiqte ato dhe në fund të ndërtimit ato u hoqën brenda një jave. Studiuesit modernë debatojnë rreth saj dhe konkludojnë se me shumë gjasa skeleria u bë prej bambuje dhe materialet u ngritën nëpërmjet shkallëve të lëvizshme prej druri.[39]
Kostoja
RedaktoVlerësimet fillestare të kostos së punimeve prej 4 000 000 rupish u rrit në 5 000 000 në përfundim.[Shënimi 5] U krijua një kartel (vakëf) për mirëmbajtjen e vazhdueshme të mauzoleut me një të ardhur prej 300 000 rupish. Një e treta e këtyre të ardhurave vinte nga 30 fshatra në distriktin e Agras, ndërsa pjesa e mbetur vinte nga taksat e prodhuara si rezultat i tregtisë nga pazaret dhe karavanserait që kishin qenë ndërtuar në një fazë të hershme në jug të kompleksit. Çdo tepricë do të shpërndahej nga perandori siç e shihte ai të përshtatshme. Ashtu siç paguante për mirëmbajtjen rutinë, karteli financonte shpenzimet për ndihmësit e varrit dhe recituesit e kuranit (hafiz), që do të rrinin ditë dhe natë në mauzole dhe të kryenin shërbimet mortore duke u lutur për shpirtin e përjetshëm të Mumtaz Mahalit.[43]
Arkitektët dhe artizanët
RedaktoDeri tani nuk dihet me saktësi se kush e projektoi Taxh Mahalin. Në botën islamike të kohës, autorësia e projektimit të një ndërtimi zakonisht i jepej padronit të saj më shumë se arkitektëve. Nga dëshmitë e burimeve bashkëkohëse, është e qartë se arkitektët ishin përgjegjës për dizenjimin dhe mbikqyrjen e punimeve, por ata janë përmendur rrallë. Historitë e oborrit të Shah Jahanit theksojnë përfshirjen e tij personale, gjë që, me shumë gjasa, është e vërtetë pasi ai tregoi më shumë interes se çdo perandor tjetër mogul në ndërtim, duke zhvilluar takime të përditshme me arkitektët dhe mbikqyrësit e tij. Kronikani i oborrit, Lahouri, shkruan se Shah Jahani do të bënte "modifikime të përshtatshme ndaj çfarëdo gjëje që arkitektët e aftë projektuan sipas shumë mendimeve dhe bëri pyetje kompetente".[46] Dy arkitektë janë përmendur me emër, usta Ahmad Lahauri[1][47] dhe Mir Abd-ul Karim në shkrimet e djalit të Lahaurit, Lutfullah Muhandis.[37] Usta Ahmad Lahauri ka krijuar Fortesën e Kuqe të Delhit. Mir Abd-ul Karim ka qenë arkitekti i parapëlqyer i perandorit paraardhës Jahangir dhe është përmendur si një mbikqyrës,[Shënimi 6][48] bashkë me Makramat Khan-in,[37] e ndërtimit të Taxh Mahalit.[48]
Një argjendar i njohur i veprës është dhe poeti Bebadal Khan.[26] Për ndërtimin e veprës mendohet se janë përdorur shumë artizanë hindu.
Kaligrafia dhe dekorimi
RedaktoNë komplek janë përdorur si elemente zbukurimi pasazhe nga Kurani. Studiuesit e fundit sugjerojnë se pasazhet u zgjodhën nga një kaligraf pers, i quajtur Abd ul-Haq, që erdhi në Indi nga Shirazi i Iranit në vitin 1609. Si shpërblim për "virtuozitetin e tij verbues", Shah Jahani i dha atij titullin "Amanat Khan".[43][49][50] Kjo përkrahet nga një mbishkrim pranë rreshtave nga Kurani në bazën e brendësisë së kupolës që thotë "E shkruar nga qenia e parëndësishme, Amanat Khan Shirazi".[51]
Kaligrafia mbi portën e madhe thotë O shpirt, arti yt në prehje. Riktheu te Zoti në paqe me Të dhe në paqe me veten.[43]
Shumë nga kaligrafia është hartuar me shkrimin e rafinuar thuluth, të bërë prej kuarci të kuq ose mermer të zi,[49] të zbukuruar me panele të bardha mermeri. Panelet e larta janë shkruar shkrim pak më të madh për të pakësuar efektin e pjerrësisë kur shihet nga poshtë. Kaligrafia e gjetur mbi cenotafin prej mermeri të varrit është veçanërisht i hollësishëm dhe delikat.
Në tërësi janë përdorur format abstrakte, veçanërisht te plintat, minaret, porta, xhamia, xhavabi dhe në një shtrirje më të vogël në sipërfaqet e varreve. Kupolat dhe qemeret e ndërtesave prej guri ranor janë punuar me vizatim gdhendës për të krijuar forma gjeometrike të stërholluara. Hapsirën midis shumë elementëve të afërt e përcaktojnë zbukurimet në opus spicatum'’. Zbukurimet e bardha përdoren në ndërtesat me gurë ranorë, dhe zbukurime të errëta ose të zeza në mermeret e bardha. Sipërfaqet me llaç të ndërtesave prej mermeri janë ngjyrosur me ngjyra kontrastuese, për të krijuar modele gjeometrike me ndërlikim të madh. Dyshemetë dhe shëtitoret përdorin pllaka kontrastuese ose blloqe mozaiku.
Në muret e ulëta të varrit ndodhen dado mermeri të bardhë që janë skalitur me bazorelieve realiste lulesh dhe hardhish. Mermeri është lëmuar për të theksuar hollësitë elegante të skalitjeve dhe kornizat e dadove dhe hapsirave të qemerëve janë dekoruar me zbukurime në ‘’pietra dura’’ tepër të stilizuara, bimë kacavjerrëse gjeometrike, lule dhe fruta. Gurët zbukurues janë prej mermeri të verdh, kuarci të kuq dhe xhade, të lëmuar dhe niveluar me sipërfaqen e mureve.
Organizimi përmasor
RedaktoKompleksi i Taxh Mahalit është i organizuar nga rrjeta. Kompleksi u fillimisht u mbikqyr nga J.A. Hodgson në vitin 1825,[52] megjithatë studimi i parë serioz se si përshtaten elementet e ndryshme të Taxh Mahalit në një rrjet koordinuese nuk u krye deri në vitin 1989 nga Begley dhe Desai. Përshkrime të shumta të shekullit të XVII paraqesin përmasat e sakta të kompleksit në terma të ‘gaz-it’ ose ziras, jardi linear mogul, i barasvlefshëm me afërsisht 80–92 cm. Begley dhe Desai konkludojnë se është përdorur një rrjetë prej 400 gazësh dhe pastaj e ndarë që mospërputhjet e ndryshme që ata zbuluan se ishin për shkak të gabimeve në përshkrimet bashkëkohëse.[53][54]
Shqyrtimet dhe matjet nga Koch dhe Richard André Barraud në 2006 sugjerojnë një metod më komplekse të organizimit që lidhet më mirë me të dhënat e shekullit të XVII. Ndërsa Begley dhe Desai përdorën një rrjetë të thjeshtë të fiksuar mbi të cilën janë mbivendosur ndërtesat. Koch dhe Barraud gjetën se proporcionet e planimetrisë shpjegoheshin më mirë nëpërmjet përdorimit të një sistemi të gjeneruar rrjete, në të cilin gjatësitë specifike mund të ndahen në një numër mënyrash si përgjysmimi, ndarja më tresh ose duke përdorur sistmet dhjetore. Ata sugjerojnë se gjerësinë 374-gaz e kompleksit, e dhënë nga historianët bashkëkohës, ishte e saktë dhe se Taxhi u planifikua si një drejtkëndësh trepjesësh prej 374 gazësh katror. Pastaj përdoren ndarje të ndryshme modulare për të përmasuar pjesën tjetër të kompleksit. Një modul 17 gazësh përdoret te zonat e xhilaukanas, pazarit dhe karavanserait, ndërsa te zonat e kopshtit dhe tarracësh përdoret një modul më i hollësishëm 23 gazësh (meqë gjerësia e tyre është 368 gazë, një shumëfish i 23-shit). Proporcionet e ndërtesave përshtateshin duke përdorur rrjeta më të vogla të mbivendosura në organizime më të mëdha. Rrjetat më të vogla përdoren për të përcaktuar proporcionet e ngritjes së përgjithshme të kompleksit.[53]
Koch dhe Barraud shpjegojnë i shpjegojnë këto shifra si më reale si pjesë e kuptimit gjeometrik mogul. Tetëkëndëshit dhe trekëndëshit, që karakterizojnë gjerësisht Taxhin, kanë proporcione të veçanta në aspektin e marrdhënieve të brinjëve të tyre. Një trekëndësh kënd-drejtë me dy brinjë me 12 do të ketë një hipotenuzë prej afërsisht 17 (16.97+); në mënyrë të ngjashme nëse ai do të ketë dy brinjë 17 hipotenuza e tij do të jetë afërsisht 24 (24.04+). Një tetëkëndësh me një gjerësis 17 do të ketë brinjë afërsisht 7 (7.04+), që është rrjeta bazë mbi të cilën janë planifikuar mauzoleu, xhamia dhe Mihman Khana.[53]
Mospërputhjet që mbeten te punimi i Koch dhe Barraud, ata jua atribuojnë shifrave që janë fraksione të rrumbullakosura, pasaktësitë e raportimit nga persona të tretë dhe gabime në mjeshtri (më të njohur në zonat e karavanserait përveç vetë varrit).[53]
Elementi | Metra | Gazë | ||||
---|---|---|---|---|---|---|
gjatësia / gjerësia / diametri | trashësia / thellësia / brinja | lartësia | gjatësia / gjerësia / diametri | trashësia / thellësia / brinja | lartësia | |
Kompleksi i përgjithshëm | 896.1 | 300.84 | 1112.5 | 374 | ||
Kompleksi i përgjithshëm i ruajtur | 561.2 | 300.84 | 696 | 374 | ||
Taxh Ganxhi | 334.9 | 300.84 | 416.5 | 374 | ||
Xhilaukana | 165.1-165.23 | 123.51 | 204 | 153 | ||
Porta e madhe | 41.2 | 34 | 23.07 | 51 | 42 | 28.5 |
Charbaghu | 296.31 | 296.31 | 368 | 368 | ||
Tarraca buzëlumore | 300 | 111.89 | 8.7 | 373 | 138 | |
Mauzoleu | 56.9 | 56.9 | 67.97 | 70 | 70 | 84 |
Minaret | 5.65 | 43.02 | 7 | 53.5 | ||
Xhamia | 56.6 | 23.38 | 20.3 | 70 | 29 | 25-29 |
Të gjitha përmasat nga Koch, fq. 258-9 atribuar Richard André Barraud |
Një dokument i 2009-ës nga prof R. Balasubramaniam i Indian Institute of Technology i konsideron shpjegimet e Barraud-it të gabimeve përmasore dhe kalimet midis rrjetës 23 gazë dhe 17 gazë në portën e madhe si jo bindëse. Balasubramaniam zhvilloi analiza përmasore të kompleksit bazuar mbi shqyrtimet e Barraud-it. Ai konkludon se Taxhi u ndërtua duke përdorur aṅgulan e lashtë dhe jo 'gaz-in' mogul si njësinë bazë, të vëna në pah në përshkrimet bashkëkohëse. Aṅgula, që është 1.763 cm dhe vistasti (12 angula) përmenden për herë të parë te Arthasastra në vitin 300 p.e.s. që mund të ketë rrjedhur nga Qytetërimi i Luginës së Indusit. Në këtë analizë zonat e oborrit ballor dhe karavanserait krijohen me një rrjetë 60 vistasti, ndërsa seksionet buzëlumore dhe të kopshtit me një rrjetë 90 vistari. Kalimi midis rrjetave është i përshtatur më lehtësisht, duke qenë se 90-ta ndahet lehtësisht me 60. Kërkimi sugjeron se janë përdorur metoda më të vjetra, para-mogule proporcionesh si parime organizimi të Taxh Mahalit.[55]
Komponentët e kompleksit
RedaktoMauzoleu (Rauza-i munauwara)
RedaktoFokusi dhe epiqendra e kompleksit të Taxh Mahalit është varri prej mermeri të bardhë simetrik; një ndërtesë kubike me kënde të prera, me kamare me qemer të njohur si pishtaq-ë. Është i kurorëzuar nga një kupolë e madhe dhe mjaft çhatri me çati dhe kolona. Në plan, ai ka një simetri pothuajse të përsosur rreth 4 akseve. Ai përfshin 4 kate; kati i poshtëm i themeleve që përmban varret e Shah Jahanit dhe Mumtaz Mahalit, kati i hyrjes që përmban cenotafët identikë të varreve poshtë në një dhomë shumë më të stërholluar, një kat ambulator dhe një tarracë mbi të.
- Ngritjet
Mauzoleu është kubik me skaje të prera. Në krahët e gjatë, ndodhet një pishtak masiv, ose kornizë qemeri, një hyrje në formë harku, me një ballkon në formë harkkore sipër. Këta harqe kryesore sipër çatisë së ndërtesës duke përdorur një façatë të integruar. Në secilën anë të harkut kryesor, janë mbivendosur pishtakë të tjerë sipër dhe poshtë. Ky motiv i pishtakëve të mbivendosur është kopjuar në zonat e këndeve të prerë. Dizajni është plotësisht uniform dhe konsistent në të gjithë krahët e ndërtesës.
- Kubeja
Kubeja prej mermeri që kurorëzon varrin është veçoria më spektakolare. Lartësia e saj është e njëjtë me madhësinë e bazës së ndërtesës, rreth 35 m. Lartësia e saj është theksuar për shkak se ajo është vendosur mbi një "tambur" cilindrik rreth 7 metra të lartë. Për shka të formës së saj, kubeja quhet shpesh kube qepë (e quajtur gjithashtu edhe amrud ose kube molle). Kubeja është e kurorëzuar nga një majëz e artë, që përzien elementet dekorative tradicionale islamike dhe hindu. Forma e kubesë është theksuar nga katër kupola më të vogla çhatri të vendosura në kënde. Kupolat çhatri kopjojnë formën e qepës së kubesë kryesore. Bazat e tyre me kolona hapen përmes çatisë së varrit dhe lejojnë hyrjen e dritës brenda. Çhatrit janë të kurorëzuar gjithashtu nga majëza të arta. Majëzat e arta dekorative (guldasta) zgjaten nga skajet e bazës së mureve dhe japin një intesifikim pamor të lartësisë së kubesë.
- Dhoma e poshtme
Tradita myslimane e ndalon dekokorimin e tepërt të varreve, kështu që trupat e Mumtazit dhe Shah Jahanit u vendosën në dhoma relativisht të thjeshta me faqe mermeri, poshtë dhomës kryesore të Taxhit. Ata janë varrosur në varre në aksin veri-jug, me fytyrat e drejtuara djathtas (nga perëndimi) në drejtim të mekës Mekës. Sipër, dy cenotafë përfaqësojnë varret. Cenotafi i Mumtazit është vendosur në qendër e saktë të dhomës së brendshme. Mbi një bazë drejtkëndore mermeri rreth 1.5 me 2.5 metra është një varrosh më i vogël mermeri. Si baza edhe varroshi janë të zbukuruar në mënyrë të stërholluar me gurë të çmuar dhe gjysëm të çmuar. Në krye të varroshit janë vendosur mbishkrime kaligrafike me vargje nga Kurani që anash tregon nëntëdhjetë e nëntë emrat e Allahut.[56]
- Dhoma kryesore
Dhoma e brendshme e Taxh Mahalit përmban cenotavët e Mumtaz Mahalit dhe Shah Jahanit. Është një kryevepër artizanale, virtualisht pa precendentë. Dhoma e brendshme është një tetëkëndësh. Ndërsa dizajni lejon hyrjen nga çdo faqe, përdoret vetëm dera jugore, e drejtuar nga kopshti. Muret e brendshme janë rreth 25 metra të lartë, të kryesuar nga një kube "false" e brendshme e dekoruar me një motiv diellor. Tetë harqet pishtakë përcaktojnë hapsirën në nivelin e dyshemesë. Ashtusi kryesisht me eksteriorin, çdo pishtak i poshtëm është i kurorëzuar nga një pishtak i dytë afërsisht në mes të murit. Katër harqet qendrore të sipërm formojnë ballkone ose zona shikimi; çdo dritare e jashtme e ballkonit ka një ekran të stërholluar xhali të skalitur në mermer. Përveç nga dritaret e ballkoneve, drita hyn edhe nëpërmjet hapjeve të çatisë në çhatrit e kubesë së jashtme. Secili nga muret e dhomës është dekoruar mjeshtërisht me basorelieve dado, zbukurime të gdhendura në gurë dhe panele të rafinuara kaligrafike.
Organizimi hierarkik i të gjithë kompleksit e arrin kulmin e tij te dhoma. Cenotafi i Mumtazit është i vendosur në qendrën gjeometrike të ndërtesës; Shah Jahani u varros më vonë në perëndim të saj — një organizim i parë edhe në varre të tjera mogule të periudhës si Varri i Itmad-ud-Daulah-ut.[57] mermeri përdoret në mënyrë të përveçme vetëm në materiali e bazës për të dekorimet floreale ‘parchin kari’ gjithmonë e më të dendur, të shtrenjtë dhe të ndërlikuar duke iu afruar cenotafëve, që janë zbukuruar me gurë gjysëm të çmuar. Përdorimi i punimeve të tilla zbukuruese me gdhendje i rezervohet shpesh Arkitekturës Shah Jahanas për hapsirat e lidhura me perandorin ose familjen e tij të ngushtë. Organizimi i këtij dekorimi thekson njëkohësisht pikat kardinale dhe qendrën e dhomës shpërndarjen e tetëkëndshave koncentrikë. Kjo hierarki duket si në kulturën myslimane ashtu dhe atë indiane si tema të rëndësishme shpirtërore dhe astrologjike. Dhoma është evokim i me tepri i koshtit të parajsës me paraqitje lulesh, bimësh, arabeskash dhe mbishkrimesh kaligrafike si në shkrimin ‘thuluth’ ashtu dhe në atë më pak formal ‘naskh’.[28]
Cenotafi i Shah Jahanit ndodhet përkrahë atij të Mumtazit në anën perëndimore. Është elementi i vetëm asimetrik në të gjithë kompleksin. Cenotafi i tij është më i madh sesa i gruas së tij, por pasqyron të njëjtët elemente: Një varrosh më të madh mbi një bazë pak më të lartë, të dekoruar gjithashtu me saktësi mahnitëse me gdhendje guri dhe kaligrafi që identifikon Shah Jahanin. Mbi kapakun e këtij varroshi ndodhet një skulpturë e një kuti pene të vogël.
Një ekran mermeri tetëkëndor ose xhali në bordet e centotafëve është i përbërë nga tetë panele mermeri. Secili panel është skalitur nëpërmjet punimeve të stërholluara. Sipërfaqet e mbetura janë zbukuruar me gurë gjysëm të çmuar me hollësi skajshmërisht delikate, duke formuar bimë kacavjerrëse të gërshetuara, fruta dhe lule.
Tarraca buzëlumore (Chameli Farsh)
Redakto- Minaret
Në këndet e plintës qëndrojnë minaret: katër kulla të mëdha më shumë se 40 metra të larta. Kullat janë projektuar si për tu përdorur si minare, një element tradicional i xhamive, një vend për muezinin që thërret besimtarët myslimanë për tu lutur. Secila minare është e ndarë efektivisht në tre pjesë të barabarta, nga dy ballkone që rrethojnë kullën. Në krye të kullës ndodhet një ballkon fundor i kryesuar nga një çhatri që reflekton dizajnin e atyre të varrit. Çhatrit e minareve kanë të njëjtin punim: një dizajnë zambaku i kryesuar nga një majëz e artë. Çdo minare u ndërtua pak jashtë plintës, kështu që në rast rrëzimi (një ngjarje e shpeshtë me shumë ndërtime të tilla të periudhës) struktura do të binte jashtë nga varri.[58]
- Xhavabi dhe xhamia
Mauzoleu gjendet përkrahë dy ndërtesave pothuajse identike në të dy anët e platformës. Në perëndim të xhamisë, në lindje ndodhet xhavabi. Xhavab, që do të thotë 'përgjigje' balancon simetrinë e dyanshme të kompozimit që fillimisht përdorej për të zbavitur dhe strehuar vizitorë të rëndësishëm. Ajo dallon nga xhamia pasi i mungon një mihrab dhe dyshemeja ka një dizajn gjeometrik, ndërsa dyshemeja e xhamisë është bërë me skicimin e 569 qilimave të lutjes në mermer të zi.
Dizajni bazë tripjesshës i xhamisë është i ngjashëm me të tjerë të bërë nga Shah Jahani, veçanërisht Masjid-i-Jahan Numa në Delhi — një sallë e gjatë e kryesuar nga tre kupola. Xhamitë mogule të kësaj periudhe e ndajnë sallën e shenjtërores në tre zona: një shenjtërore kryesore me shenjtërore pak më të vogla në të dy krahët. Në Taxh Mahal, çdo shenjtërore hapet në një kube të stërmadhe.
Kopshti (Charbaghu)
RedaktoCharbaghu i madh (një formë kopshti pers i ndarë në katër pjesë) mundëson planin e parë të pamjes klasike të Taxh Mahalit. Kopshti formal dhe planifikimi i përpiktë përdor rrugica të ngritura, që e ndajnë zonën e kopshtit në 16 parcela të fundosura ose shtrate lulesh. Një ujëmbledhës i ngritur mermeri në qendër të kopshtit, mes varrit dhe portikut, dhe një pellg pasqyrues në aksin veri-jug pasqyron Taxh Mahalin. Diku tjetër kopshti është planifikuar me shëtitore me pemë dhe kroje. Kopshti charbagh është vendosur për të simbolizuar katër Lumenjtë që rrjedhin në Xhenet. Ujëmbledhësi i ngritur prej mermeri (hauzi) quhet al Hawd al-Kawthar, që do të thotë "Ujëmbledhësi i Teprisë" premtuar Muhametit në parajsë, ku besimtarët mund të shuajnë etjen e tyre kur të mbërrijnë.[59][60]
Përgjatë aksit, në skajin lindor dhe perëndimor ndodhen dy pavijone, pasqyrime të njëri-tjetrit. Në dizajnin e charbargh-ut klasik, në këtë vend do të vendoseshin portat. Në Taxh Mahal ata mundësojnë pikësimin dhe hyrjen për në murin e gjatë rrethues me bedenat e tij dekoruese. I ndërtuar me gurë ranorë, atyre u është dhënë një formë tripjesëshe, dy kate dhe të kryesuar me një çhatri të bardhë mermeri të mbështetur mbi 8 kolona.[61]
Mbiellja fillestare e kopshtit është një nga misteret e mbetura të Taxh Mahalit. Përshkrimet bashkohëse merren kryesisht thjesht me arkitekturën dhe vetëm sa përmendin 'pemë frutore të llojeve të ndryshme dhe bimë të rralla aromatike' në lidhje me kopshtin. Pemët e qiparisave janë mbjellë pothuajse me siguri duke qenë një shëmbëlltyrë popullore në poezinë perse për shtatin e stërgjatë elegant të të dashurit/ës. Nga fundi i shekullit të XVIII, Thomas Twining vëren portokalle dhe një plan i madh i kompleksit sugjeron shtrate të frutave të ndryshme, të tjera si ananasë, shegë, banane, qitro dhe mollë. Britanikët, në fund të shekullit të XIX reduktuan mjaft nga pemët në rritje të pyllëzuara, duke rimbjellë qiparisa dhe organizuar kopshtet në lëndian sipas shijes së tyre.[62]
Planimetria e kopshtit dhe karakteristikat e tij arkitekturore si krojet e tij, shëtitoret me tulla dhe mermer, dhe shtratet e luleve të rreshtuara me tulla janë të ngjashme me ato të Shalimarit, duke sugjeruar se kopshti mund të ketë qenë dizenjuar nga i njëjti inxhinier, Ali Mardani.[63]
Përshkrimet e hershme të kopshtit paraqesin morinë e bimësisë së tij, duke përfshirë trëndafilat, narciza dhe fruta.[64] Me rënien e Perandorisë Mogule, ra edhe përkujdesja për kopshtin. Kur Britania mori menaxhimin e Taxh Mahalit, ata e ndryshuan tablonë për ti ngjarë lëndinave formale të Londrës.[62]
Porta e madhe (Darwaza-i rauza)
RedaktoPorta e madhe gjendet në veri të hyrjes së oborrit të përparmë (xhilaukana) dhe mundëson një kalima simbolik midis botës tokësore të pazareve dhe caravanserait nga një anë dhe botës shpirtërore të kopshtit të parajsës, xhamisë dhe mauzoleut. Plani i tij drejtkëndor është një variacion i planit 9 pjesësh të ‘hasht bihishtit’ në mauzoleum. Këndet janë artikuluar me kulla tetëkëndore që i japin strukturës një pamje mbrotjeje. Kupolat e jashtme ishin rezervuar për varret dhe xhamitë kështu që hapësira e madhe qendrore nuk mer ndonjë shprehje të jashtme të kupolës së tij të brendshme. Nga brenda portës së madhe, mauzoleu është i strukturuar nga harqet me majë të portikut. Dy pishtakët veriorë dhe jugorë janë zbukuruar me mbishkrime nga Kurani, ku jugori i fton besimtarët të hyjnë në kopshtin e parajsës.[65]
- Galeritë jugore (Iwan Dar Iwan)
Duke u shtrirë përgjatë gjatësisë së krahut verior të murit të kopshtit jugor në lindje dhe perëndim të portës së madhe galeritë e harkadave. Galeritë u përdorën gjatë stinës së shirave për të lejuar të varfrit dhe për të shpërndarë lëmosha. Një platformë me rrugë të shtruar gjeometrike mundësojnë një vendosjen për bazat e kolonave dhe midis tyre janë harqet kuspid tipikë të Arkitekturës Mogule të periudhës. Galeritë përfundojnë në çdo skaj me një dhomë të vendosur transversalisht me ndarje trepjesëshe.[65]
Kopshti i përparmë (Xhilaukana)
RedaktoXhilaukana (që do të thotë 'përballë shtëpisë') është një oborr karakteristik i futur në Arkitekturën Mogule nga Shah Jahani. Ai mundësonte një zonë ku vizitorët të zbrisnin nga kuajt ose elefantët e tyre dhe të mblidheshin në grup përpara se të hynin në kompleksin e varrit. Zona drejtkëndore ndahet veri-jug dhe lindje-perëndim me një hyrje për në kompleksin e varrit nëpërmjet portës kryesore në veri të hyrjes që të çon jashtë e pajisur me mure lindore, perëndimore dhe jugore. Porta jugore të çon në zonën e Taxh Ganxhit.[66]
- Rrugët e pazarit
Dy rrugë identike të çojnë nga portat lindore dhe perëndimore në qendër të oborrit. Ato janë të rreshtuara nga veranda kolonadash të artikuluara me harqe me majë mbrapa të cilës përdoreshin kioska për të shitur mallra që kur Taxh Mahali u krijua deri në vitin 1996. Të ardhurat e taksimit nga kjo tregti përdorej për të mirëmbajtur kompleksin. Rrugët e pazarit lindor ishin thelbësisht të rrënuara nga fundi i shekullit të XIX dhe u restauruan nga Lord Curzon në 1900 dhe 1908.[67]
- Varret e brendshme dytësore (Saheli Burxh)
Dy varre me pamje pasqyruese janë vendosur në këndet jugore të xhilaukanas. Ata janë konceptuar si kopje në miniatura të kompleksit kryesor dhe qëndrojnë mbi platforma të ngritura që arrihen me shkallë. Secili varr tetëkëndor është ndërtuar mbi një platformë drejtkëndore përbri ndërtesash më të vogla përballë të cilave është vendosur një kopësht charbargh. Ekzistojnë disa paqartësi se kë mund të përkujtojnë varret. Përshkrimet bashkëkohëse nuk i përmendin ata[68] edhe pasi ata ishin të pandërtuar ose pasi injoroheshin, duke qenë varre grash. Në dokumentin e parë që i përmend ata, plani i skicuar nga Thomas dhe William Daniel në vitin 1789, varri lindor është shënuar se i përket Akbarabadi Mahalit, ndërsa perëndimori Fatehpuri Mahalit (dy nga gratë e tjera të Shah Jahanit).[68][69]
- Oborret veriorë (Khawasspurat)
Në këndet veriorë gjendet një çift oboresh të xhilaukanas, që pajisnin zonat (Khawasspurat) për shërbyesit e varreve dhe hafizin. Ky element rezidencial krijonte një kalim të ndërmjetëm midis botës së jashtme dhe kënaqësive të tjera të kësaj bote të kompleksit të mauzoleut. Khawasspurat ishin në një gjendje të keqe nga fundi i shekullit të XVIII, por institucioni i Khadim-it vijoi deri në shekullin e XX. Khawasspurat u restauruan nga Lord Curzon si pjesë e riparimeve të tij midis viteve 1900 - 1908, pas të cilëve oborri perëndimor u përdor si një fidanishte për kopshtin dhe oborri perëndimor u përdor si një stallë kafshësh deri në vitin 2003.[66]
Pazari dhe Karavanserai (Taxh Ganxhi)
RedaktoPazari dhe Karavanserai u ndërtuan si pjesë integrale e kompleksit, fillimisht për tu ofruar punëtorëve të ndërtimit strehim dhe shërbime për mirëqenien e tyre dhe më vonë si një vend për tregti, të ardhurat e të cilit shkonin për shpenzimet e kompleksit. Zona u bë një qytezë e vogël më vete gjatë dhe pas ndërtimit të Taxh Mahalit. Fillimisht i njohur si 'Mumtazabad', sot quhet Taxh Ganxhi ose 'Tregu Taxh'. Plani i tij mori formën karkteristike të një katrori të ndarë nga dy rrugë aksiale, pingule me porta në katër pikat kardinale. Pazaret i rendisin çdo rrugë dhe katrorët rrjedhues në çdo kënd për të bujtur karavanserait në oborret e hapur që arrihen nga portat e brendshme nga ku kryqëzohen rrugët (Chauk). Burimet bashkëkohore i kushtojnë më shumë vëmendje pjesëve veriore, lindore dhe perëndimore të Taxh Ganxhit dhe ka gjasa që vetëm kjo gjysëm merrte financime perandorake. Kështu, cilësia e arkitekturës ishte më e rafinuar sesa gjysma jugore.[70]
Dallimi midis pjesës së shenjtë dhe profane të kompleksit është më i mprehtë në këtë pjesë të kompleksit.[70] Ndërsa pjesa tjetër e kompleksit u mirëmbajtë vetëm pas ndërtimit të tij, Taxh Ganxhi u bë një qytezë e gjallë dhe qendra e veprimtarisë ekonomike të Agras, ku shiteshin të gjitha llojet e mallrave nga të gjitha vendet e botës.[71] Një ide se çfarë lloj mallrash mund të jenë tregtuar gjendet në emrat për karavanserait; veri-perëndimor ishte i njohur si Katra Omar Khan (Tregu i Omar Khan-it), veri-lindori si Katra Fulel (Tregu i Parfumeve), jug-perëndimori si Katra Resham (Tregu i Mëndafshit) dhe jug-lindori si Katra Jogidas. Që nga ndërtimi është rizhvilluar në mënyrë të vazhdueshme, deri në sa në shekullin e XIX u bë një pjesë e paidentifikueshme e Taxh Mahalit dhe nuk përfshihej më në planet e kohës dhe arkitektura e tij u la përgjithësisht në harresë. Sot, kontrasti është midis planit formal gjeometrik, elegant i Taxh Mahalit dhe rrugëve të ngushta me ndërtime të organike të rastësishme dhe të pa unifikuara të Taxh Ganxhit është i zymtë. Nga ndërtimet origjinale kanë mbetur vetëm fragmente, kryesisht portat.[70]
Muret perimetrikë dhe ndërtesat ndihmëse
RedaktoKompleksi i Taxh Mahalit është i rrethuar në tre krahë nga mure me bedena me gurë të kuq ranorë, me krahun e majtë nga lumi të hapur. Krahët e brendshëm të drejtuar nga kopshti të murit janë të përballë kolonadave me harkada, një karakteristike e tempujve hindu, që më vonë u përfshi edhe në xhamitë mogule. Muri është i zbukuruar në intervale me çhatri me kupola dhe ndërtesa të vogla që mund të kenë shërbyer për të parë zonat ose si kulla vrojtimi.[72]
Jashtë mureve ndodhen mjaft mauzoleumë shtesë. Këto struktura, të kompozuara kryesisht me gurë të kuq ranorë, janë varre më të vegjël, tipikë mogulë të periudhës. Varri i jashtëm lindor ka një xhami të ndërlidhur të quajtur Xhamia e Zezë (Kali Masxhid) ose Xhamia prej Dru Sandali (Sandli Maxhid). Dizajni është ngushtësisht i lidhur me varret e brendshme dytësorë të vendosur te Xhilhaukana — i vogël, versionet e pa kufizuar me ujë të tarracës buzëlumore me një kopësht që e ndan xhaminë nga varri. Personi i varrosur aty është i panjohur, por me gjasa ishte një anëtar femëror i familjes së Shah Jahanit.[72]
Veprat ujore
RedaktoUji për kompleksin e Taxh Mahalit sigurohej nëpërmjet një infrastrukture komplekse. U mor për herë të parë nga lumi nga një seri purësh – një mekanizëm me litar dhe kova i vënë në lëvizje nga një kafshë.[44] Uji pastaj rridhte përgjatë një akuadukti me harqe në një ujëmbledhës të madh depozitues, ku nëpërmjet 13 purëve shtesë ngrihej në cisternën e madhe shpërndarëse mbi nivelin e Taxhit të vendosur në perëndim të murit kompleks. Nga aty uji kalonte në tre depozita dytësore dhe pastaj tejçohej me tubacion në kompleks. Forca e presionit të prodhuar nga lartësia e depozitave (9.5m) ishte e mjaftueshme të furnizonte krojet dhe të vadiste kopshtet. Një tub argjile me diametër 25 cm qëndron 1.8 metra nën sipërfaqe,[60] paralel me shëtitoren kryesore duke mbushur pellgjet kryesore të kompleksit. Disa nga tubat prej argjile u zëvendësuan në vitin 1903 me tuba gize. Tubat e krojeve nuk ishin të lidhur drejtpërdrejtë me kokat e burimeve, po në vend të kësaj përdorej një enë bakri nën secilën grykë të kroi: uji mbushte enët duke siguruar një presion të barabartë në çdo çezëm. Purët nuk kanë mbetur më, por pjesët e tjera të infrastrukturës kanë mbijetuar me harqet e akuedotit tani të përdorur për të bujtur zyrat e departamentit të hortikulturës së “Archaeological Survey of India”.[73]
Kopshti i Dritës së Hënës (Mahtab Bagh)
RedaktoNë veri të kompleksit të Taxh Mahalit, përgjatë lumit është një tjetër kopësht Charbagh, ‘’Mahtab Bagh-u’’. Ai u projektua si pjesë integrale e kompleksit në modelin e tarracës buzëlumore të parë diku në Agra. Gjerësia e tij është identike me atë të pjesës tjetër të Taxh Mahalit. Historiania e kopshtit Elizabeth Moynihan sugjeron se pellgu i madh tetëkëndor në qendër të tarracës do të pasqyronte imazhin e mauzoleut dhe kështu kopshti do të mundësonte një rregullim për pamjen e Taxh Mahalit. Kopshti ka qenë rrethuar nga vërshimi i ujërave të lumit që nga Periudha Mogule. Si rezultat, kushtet e strukturave të mbetura janë mjaft të rrënuara. Këndet e kopshtit i shënonin katër kulla me gurë ranorë, nga të cilat vetëm ajo jug-lindore ka mbetur. Themelet e dy strukturave kanë mbetur pak në veri dhe jug të pellgut të madh, që ka të ngjarë që të kenë qenë pavijone kopshtare. Nga struktura veriore pellgun do ta ketë ushqyer një ujëvarë me shkallë. Kopshti në veri ka plan tipik katror, me kryqëzim aksial, me një pellg katror në qendër. Në perëndim kopshtin e ushqente një akuadukt.[74][75]
Shiko edhe
RedaktoReferime
RedaktoShënime
Redakto- ^ Vlerësimi i UNESCO-s heq pazarin, Karavanserain (Taxh Ganxhi) dhe kopshtin e dritës së hënës (Mahtab Bagh) nga llogaritja e sipërfaqes së tij— sipërfaqja e përgjithshme me Taxh Ganxhin historik është 26.95 ha
- ^ "Le të jetë shtëpia e Mumtaz Mahalit në parajsë".
- ^ Nipi i raxha Man Singh-ut të Amberit dhe një afërm i Shah Jahan-it nëpërmjet dajës së tij raxha Bhagwant Das.
- ^ Duke qenë se kalendari islamik është hënor, data varion në kalendarin Gregorian.
- ^ Në 1637–39 (viti 1047–1049 hixhra), një shërbyes indian i Dutch East India Company do të priste të merrte 36 pupi në vit, një mansabdar (zyrtar mogul) do të merrte 9000 rupi në vit.
- ^ Ka një mosmarrveshje nëse përkthimi i darogha imarat do të thotë 'mbikqyrës i ndërtimeve' siç pretendojnë Begley dhe Koch apo 'krye arkitekt' siç pretendon Qaisar.
Referime
Redakto- ^ a b "ICOMOS advisory body evaluation" (PDF). ICOMOS. 1983. Marrë më 21 mars 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Construction of Taj Mahal". Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2017. Marrë më 18 shkurt 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 18
- ^ Qazwini. fleta 233a përkthyer nga Begley dhe Desai (1984), fq. 14
- ^ "Shah Jahan". Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2007. Marrë më 18 shkurt 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sheila S. Blair & Jonathan M. Bloom: "The Art and Architecture of Islam: 1250-1800"; 1995, Yale University Press, ISBN 0-300-06465-9
- ^ a b Catherine E. B. Asher: The New Cambridge History of India, Vol I: 4 - Architecture of Mughal India; 2003, fq. 210
- ^ Dr. Daljeet. "Mumtaz Mahal". Exotic Indian Art. Marrë më 7 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ W.E. Begley & Z.A. Desai: Taj Mahal — The Illumined Tomb; 1989 – përkthyes të Qazwinit, fleta. 232b
- ^ a b c Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 20
- ^ Koch (1997), fq. 143
- ^ Attilio Petruccioli (qershor 2006). "Rethinking the Islamic Garden" (PDF). Bulletin 103. Yale School of Forestry and Environmental Studies. fq. 358-9. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 25 shtator 2015. Marrë më 23 korrik 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Abdul Aziz: History of the Reign of Shah Jahan; 1928, fq. 129
- ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 23
- ^ a b c Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 85-8
- ^ "Char Bagh Gardens Taj Mahal". About Taj Mahal. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2007. Marrë më 23 korrik 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 24
- ^ Janice Leoshko (2002). "Book Review: The Moonlight Garden: New Discoveries at the Taj Mahal". Persimmon — Asian literature, Arts and Culture. Marrë më 13 shkurt 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Terence Harkness; Amita Sinha (1 korrik 2004). "Places / Projects -- Taj Heritage Corridor: Intersections between History and Culture on the Yamuna Riverfront" (pdf). Places. fq. 63. Marrë më 2007-02-13.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 26
- ^ "Itmad-ud-Daulah Agra". Taj Mahal India. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2009. Marrë më 7 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Catherine E. B. Asher: The New Cambridge History of India, Vol I: 4 - Architecture of Mughal India; 2003, fq. 130-3
- ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 180
- ^ Catherine E. B. Asher: The New Cambridge History of India, Vol I: 4 - Architecture of Mughal India; 2003, fq. 250
- ^ a b c Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 216-7
- ^ a b Catherine E. B. Asher: The New Cambridge History of India, Vol I: 4 - Architecture of Mughal India; 2003, fq. 214
- ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 104
- ^ a b Thalia Kennedy: The Notion Of Hierarchy: The 'Parchin Kari' Programme At The Taj Mahal; 2007, fq. 105-20
- ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 218-24
- ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 228
- ^ Wayne E. Begley: The Myth of the Taj Mahal and a New Theory of Its Symbolic Meaning; 1979, fq. 7-37
- ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 225
- ^ Wayne E. Begley: The Garden of the Taj Mahal: A Case Study of Mughal Architectural Planning and Symbolism; te “J. L. Wescoat & J. Wolschke-Bulmahn (redaktorë): Mughal Gardens: Sources, Places, Representations, and Prospects; 1996, fq. 229-31.
- ^ Abd al-Hamid Lahauri: Badshah Namah, fq. 384–9
- ^ Muhammad Salih Kambo: Amal-i-Salih or Shah Jahan Namah; fq. 275
- ^ Trewin Copplestone: World architecture — An illustrated history; 1963, fq. 166
- ^ a b c d Catherine E. B. Asher: The New Cambridge History of India, Vol I: 4 - Architecture of Mughal India; 2003, fq. 212
- ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 97 duke cituar Qazwinin
- ^ a b c Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 97
- ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 96
- ^ "Tahkhana Complex". Banglapedia — National Encyclopedia of Bangladesh. 2006. Marrë më 29 korrik 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 98
- ^ a b c d Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 100
- ^ a b "Taj Mahal — A symbol of love". Advent InfoSoft Pvt. Ltd. Arkivuar nga origjinali më 18 mars 2017. Marrë më 8 mars 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 91-2
- ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 89
- ^ W.E. Begley & Z.A. Desai: Taj Mahal — The Illumined Tomb; 1989, fq. 65
- ^ a b Malcolm Dunkeld (red.) (qershor 2007). "Construction History Society Newsletter" (PDF). Chartered Institute of Building. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 shtator 2007. Marrë më 23 korrik 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Anon. "The Taj mahal". Islamic architecture. Islamic Arts and Architecture Organisation. Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2009. Marrë më 22 maj 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Taj Mahal Calligraphy". Tajmahal.org.uk. Marrë më 7 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Taj Mahal Calligraphy". pbs.org. Marrë më 7 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ R. Balasubramaniam: New insights on the modular planning of the Taj Mahal; 2009, fq. 43
- ^ a b c d Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 108-9
- ^ W.E. Begley & Z.A. Desai: Taj Mahal — The Illumined Tomb; 1989, fq. 64-76
- ^ R. Balasubramaniam: New insights on the modular planning of the Taj Mahal; 2009, fq. 42-9
- ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 174-5
- ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 152-79
- ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 180-1
- ^ Wayne E. Begley: The Myth of the Taj Mahal and a New Theory of Its Symbolic Meaning; 1979, fq. 7–37
- ^ a b Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 137
- ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 138
- ^ a b Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 139
- ^ John Allan: The Cambridge Shorter History of India; 1958, fq. 318
- ^ "The Taj by Jerry Camarillo Dunn Jr". Arkivuar nga origjinali më 13 shtator 2007. Marrë më 18 shkurt 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 126-34
- ^ a b Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 114-20.
- ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 116
- ^ a b Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 120
- ^ Christopher Buyers (nëntor 2006). "India, The Timurid Dynasty, Genealogy". Marrë më 23 korrik 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 201-8
- ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 201
- ^ a b Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 209-13
- ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 208
- ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 56
- ^ Janice Leoshko (2002). "Book review — The Moonlight Garden: New Discoveries at the Taj Mahal". Persimmon — Asian Literature, Arts and Culture. fq. 1. Marrë më 2 mars 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
Redakto- Allan, John (1958). The Cambridge Shorter History of India (bot. botimi i parë). Cambridge: S. Chand.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Catherine Ella Blanshard Asher (2003) [first published 1992]. The New Cambridge History of India, Vol I: 4 - Architecture of Mughal India. Cambridge: Cambridge University Press. ISBN 0-521-26728-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Abdul Aziz (1928). "History of the Reign of Shah Jahan". Journal of Indian History. 6: 127–47.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - R. Balasubramaniam (10 korrik 2009). "New insights on the modular planning of the Taj Mahal" (PDF). Current Science. 97 (1): 42–9.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Wayne E. Begley (1996). "The Garden of the Taj Mahal: A Case Study of Mughal Architectural Planning and Symbolism". përmbledhur nga James L. Wescoat; Joachim Wolschke-Bulmahn (red.). Mughal Gardens: Sources, Places, Representations, and Prospects. Washington D.C.: Dumbarton Oaks. ISBN 0-88402-235-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Wayne E. Begley; Z.A. Desai (1989). Taj Mahal — The Illumined Tomb. University of Washington Press. ISBN 978-0-295-96944-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Begley, Wayne E. (1 mars 1979). "The Myth of the Taj Mahal and a New Theory of Its Symbolic Meaning". The Art Bulletin. 61 (1): 7–37. doi:10.2307/3049862. JSTOR 3049862.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Sheila S. Blair; Jonathan M. Bloom (1995). "The Art and Architecture of Islam: 1250-1800". Yale University Press.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Trewin Copplestone (red.) (1963). World architecture — An illustrated history. Londër: Hamlyn. ASIN B0000CNOL6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Terence Harkness; Amita Sinha (1 korrik 2004). "Places / Projects -- Taj Heritage Corridor: Intersections between History and Culture on the Yamuna Riverfront" (pdf). Places. fq. 62–9. Marrë më 13 shkurt 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Muhammad Salih Kambo. Ghulam Yazdani (red.). Amal-i-Salih or Shah Jahan Namah. Kalkuta: Baptist Mission Press.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Ebba Koch (1 gusht 2006). The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra (bot. First). Thames & Hudson Ltd. ISBN 0-500-34209-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Abd al-Hamid Lahauri. Maulawis Kabir al-Din Ahmad & 'Abd al-Rahim nën mbikqyrjen e William Nassau Lees (red.). Badshah Namah. Kalkuta: College Press.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Attilio Petruccioli (qershor 2006). "Rethinking the Islamic Garden" (PDF). Bulletin 103. Yale School of Forestry and Environmental Studies. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 shkurt 2017. Marrë më 2007-07-23.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - "ICOMOS advisory body evaluation" (PDF). ICOMOS. 1983. Marrë më 21 mars 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lexime të mëtejshme
Redakto- Chaghtai, Muhammad Abdullah (1938). Le Tadj Mahal d'Agra (Inde). Histoire et description (në frëngjisht). Brussels: Editions de la Connaissance. [1].
- Wayne E. Begley; Oleg Grabar (red.) (1983). "Four Mughal Caravanserais Built during the Reigns of Jahangir and Shah Jahan". Muqarnas Volume I: An Annual on Islamic Art and Architecture. Yale University Press (Newhaven). fq. 167–80. Arkivuar nga origjinali (pdf) më 12 qershor 2006. Marrë më 24 korrik 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Bernier, François (1891). Travels in the Moghul Empire A.D. 1657-1668. Westminster: Archibald Constable & Co.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Carroll, David (gusht 1975). Taj Mahal. Wonders of Man. Newsweek, US. ISBN 0-88225-024-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Gascoigne, Bamber; Christina Gascoigne (nëntor 1971). The Great Moghuls. Harper Collins. ISBN 0-06-011467-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Havel, E.B. [1913]. Indian Architecture: Its Psychology, Structure and History, John Murray pdf version
- Thalia Kennedy (mars 2007). "The Notion Of Hierarchy: The 'Parchin Kari' Programme At The Taj Mahal". Archnet-IJAR, International Journal of Architectural Research. 1 (1): 105–21. Arkivuar nga origjinali (pdf) më 14 qershor 2009. Marrë më 18 shkurt 2017.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Lall, John (dhjetor 1994). Taj Mahal. Tiger Books. ISBN 1-85501-590-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Syad Muhammad Latif (prill 2003) [1896]. Agra: Historical and Descriptive — With an Account of Akbar and His Court and of the Modern City of Agra. Asian Educational Services. ISBN 81-206-1709-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Attilio Petruccioli (red.); Ebba Koch (1997). "The Mughal Waterfront Garden. Gardens in the Time of the Great Muslim Empires: Theory and Design". E. J. Brill. Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2020. Marrë më 2007-02-13.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Qaisar, Ahsan Jan (prill 1989). Building Construction in Mughal India. Delhi: Oxford University Press. ISBN 0-19-562260-X.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Rothfarb, Ed [1998]. In the Land of the Taj Mahal, Henry Holt ISBN 0-8050-5299-2
- Saksena, Banarsi Prasad History of Shahjahan of Dihli (Allahabad: The Indian Press Ltd.) 1932
- Stielin, Henri (dhjetor 1994). Islamic India (Architecture of the World). S.A.: Compagnie du Livre d' Art. ASIN B000ASTXA0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Tillotson, G. H. R. (prill 1990). Mughal India (Architectural Guides for Travelers). Chronicle books. ISBN 0-87701-686-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)