Plazhi i Shëngjinit
Plazhi i Shëngjinit është një prej plazheve më të përmendur të veriut të Shqipërisë, i njohur veçanërisht për kualitetin e rërës. Gjendet 8 km larg qytetit të Lezhës. [1] [2]
Gjeografia
RedaktoPlazhi i Shëngjinit është një plazh i cili shtrihet në perëndim të qytetit të Lezhës, nga Shëngjini në veri dhe deri në anën e djathtë të grykëderdhjes së Drinit të Lezhës, në jug të ishullit Kune. Plazhi ka një gjatësi prej 9 km dhe gjerësi deri 30 - 40 m. Pjesa më rekreative e Plazhit të Shëngjinit është zona e ishullit Kune, ku janë ngritur një varg restorantesh dhe objektesh tjera hotelerie. Zona përreth Plazhit të Shëngjinit, është e populluar dendur, me 200 banorë për kilometër katror. Klima është e butë. Temperatura mesatare vjetore është 16 ° C, me 250 - 300 ditë me diell në vit. Muaji më i ngrohtë është korriku, kur temperatura mesatare është 27 ° C, dhe më i ftohti është janari, me 4 ° C. Reshjet mesatare vjetore janë 1,578 milimetra. Muaji me më shumë reshje atmosferike është nëntori, me reshje mesatare prej 185 mm, ndërsa më i thati është gushti, me 37 mm reshje atmosferike. Në veri të plazhit të Shëngjinit në një largësi prej 2.5 km, rrëzë kodrave të Rencit, gjendet i mbrojtur nga erërat plazhi i "Ranës së Hedhun". [1] [3]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b Lafe, Emil, red. (2009). "Fjalor enciklopedik shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 3. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 2450. ISBN 9789995610326. OCLC 426069353.
- ^ www.qarkulezhe.gov.al Arkivuar 31 maj 2011 tek Wayback Machine 22 maj 2011
- ^ Plazhi i Shëngjinit sa GeoNames.Org (cc-by); post updated 31-03-2005; download sa 14-11-2015
Lidhje të jashtme
Redakto- Lezha Travel and Tourism
- Njesia administrative Shëngjin Arkivuar 7 korrik 2020 tek Wayback Machine (PDF)