Procesi i Bolonjës është një seri e takimeve ndërministrore dhe marrëveshjeve midis vendeve Evropiane të dizajnuara për të siguruar krahasueshmërinë e standardeve dhe cilësisë së kualifikimeve të arsimit të lartë. Përmes Marrëveshjeve të Bolonjës, procesi ka krijuar Zonen Evropian të Arsimit të Lartë, në veçanti nën Konventën e Lisbonës. Ajo është emëruar sipas vendit ku ishte propozuar, Universiteti i Bolonjës, me nënshkrimin e Deklaratës së Bolonjës nga ana e Ministrave të Arsimit nga 29 shtete të Evropës në vitin 1999, duke krijuar një pjesë të integrimit Europian.

Logo

Ajo ishte e hapur për vendet e tjera nënshkruese të Konventës Kulturore Evropiane,[1]Këshillit të Evropës; për më tepër takimet qeveritare janë mbajtur në Pragë (2001), Berlin (2003), Bergen (2005), Londër (2007), dhe Leuven (2009).

Para nënshkrimit të deklaratës së Bolonjës, Magna Charta Universitatum ishte lëshuar nga një takim i rektorëve të universiteteve duke festuar 900 vjetorin e themelimit të Universitetit të Bolonjës – ashtu si edhe të universiteteve Evropiane – në vitin 1988. Një vit para deklaratës së Bolonjës, ministratë e arsimit Claude Allegre (Francë), Jürgen Rüttgers (Gjermani), Luigi Berlinguer (Itali) dhe Baronesha Blackstone (Mbretëria e Bashkuar), nënshkruan Deklaratën e Sorbonës[2] në Paris 1998, me qëllim të "harmonizimit të arkitekturës Evropian të Sistemit të Arsimit të Lartë".

Procesi i Bolonjës ka 50 vende pjesëmarrëse.[3]

Zona e Bolonjës

Nënshkruesit

Redakto

Vendet të cilat e kanë nënshkruar Deklaratën e Bolonjës, anëtarët e "Zones Europiane të Arsimit të Lartë":[4]

 
Zona Evropiane e Arsimit të Lartë

Këto organizata janë gjithashtu pjesë e Procesit: ESU, EUA, EURASHE, EI, ENQA, UNICE, si dhe Këshilli i Evropës dhe UNESCO. Rrjetet e tjera në këtë nivel përfshijnë ENIC, NARIC dhe EURODOC.

Vendet e refuzuara

Redakto

Tri shtete kanë aplikuar për t'u përfshirë në Procesin e Bolonjës, por kanë qenë të refuzuara deri më tani.[5]

Kirgistani
Izraeli
Kosova

Kritika

Redakto

Chris Lorenz i VU Universitetit të Amsterdamit ka argumentuar se:

Në vitin 2011, Slavoj Zizek i është referuar marrëveshjes si "një sulm mbi përdorimin publik të arsyes" dhe "fundi i jetës intelektuale, ashtu siç e njohim ne".[6]

Shih edhe

Redakto

Shënime dhe referenca

Redakto
  1. ^ Council of Europe. "European Cultural Convention". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Sorbonne Joint Declaration: Joint declaration on harmonisation of the architecture of the European higher education system" (PDF). DAAD. 25 maj 1998. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 prill 2009. Marrë më 15 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Members". European Higher Education Area. 2016. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2010. Marrë më 18 mars 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Bologna for Pedestrians, The Council of Europe Internet Portal". Coe.int. 19 qershor 1999. Marrë më 28 prill 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Bologna Follow-Up Group (2007). "Applications for Accession to the Bologna Process". Marrë më 8 dhjetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Julian Assange in conversation with Slavoj Zizek moderated by Democracy Now's Amy Goodman (Video).

Bibliografia

Redakto
  • Alexandra Kertz-Welzel, "Motivation zur Weiterbildung: Master- und Bachelor-Abschlüsse in den USA", Diskussion Musikpädagogik, vol. 29, pp. 33–35, 2006.

Lidhje të jashtme

Redakto
  NODES
INTERN 1