Rënia e komunizmitShqipëri filloi në dhjetor të vitit 1990 me demonstratat antikomuniste studentore[1].

Regjimi diktatorial i Enver Hoxhës përfundoi në vitin 1985, me vdekjen e tij. Pasardhësi Ramiz Alia përpos disa modernizimeve të lehta ndoqi të njëjtin plan qeverisës autokratik.

Në vitin 1989 filluan revoltat e para qytetare në Shkodër, ku njerëzit filluan të shkatërronin statujën e Josif Stalinit[2]. Protesta ndoqën në qytete të tjera. Rregjimi duke parë që fryma e përgjithshme po ndryshonte vrullshëm, kreu disa reforma liberalizuese. Gjatë diktaturës komuniste u ekzekutuan, me dhe pa arsye rreth 5,000 burra e 450 gra[3]. 35,135 njerëz u burgosën dhe 1,000 vdiqën nëpër burgje[3]. Shume familje ende sot e kësaj dite nuk i kanë akoma eshtrat e të afërmve të vet dhe janë në kërkim të tyre[3].

Si u arrit deri në rrëzimin e diktaturës

Redakto

Pas vdekjes së Hoxhës në vitin 1985, ai u pasua në pushtet nga Ramiz Alia. Politika e brendshme e Ramiz Alisë u drejtuar drejt prezervimit të sistemit komunist ndërsa fuste disa reforma graduale në përpjekje për të gjallëruar ekonominë. Ekonomia e shtetit diktatorial komunist ishte futur në një spirale krize e recesioni sidomos pas ndërprerjes së ndihmave nga aleatët komunistë të lindjes. Kështu, Ramiz Alia legalizoi investimet e firmave të huaja në Shqipëri dhe filloi marëdhënie diplomatike me vende të Europës Perëndimore.

Gjatë protestave e demonstratave në vendet e tjera komuniste të Europës, shqiptarët as që i kishin idenë se çfarë po ndodhte. Kjo për shkak të mungesës së informacionit nga izolimi i plotë. Shumica e shqiptarëve nuk ishin as në dijeni se Muri i Berlinit kishte rënë. Me rënien e një sërë regjimesh diktatoriale komuniste në Europën lindore gjatë vitit 1989, segmente të ndryshme të shoqërisë shqiptare u bënë politikisht aktive dhe filluan të aktivizoheshin me forcë kundër qeverisjes diktatoriale. Grupet aktiviste kryesore ishin grupe të rinjsh që ishin frustruar nga kufizimet dhe izolimi i gjatë diktatorial gjysmë-shekullor.

Nga presioni Ramiz Alia u detyrua të garantonte lirinë për të udhëtuar jashtë shtetit, më parë të ndaluar rreptësisht. Raduktoi gjithashtu edhe fuqinë e Sigurimit të Shtetit, lejoi lirinë e fesë, dhe adoptoi disa masa të tregut të lirë. Në dhjetorin e vitit 1990, Ramiz Alia nën presionin e studentëve u detyrua të lejonte krijimin e forcave politiike të pavarura, duke shënjuar kështu fundin e monopolit të Partisë komuniste.

Pasi Nikolla Çauseshku, diktatori komunist i Rumanisë u ekzekutua gjatë protestave të Revolucionit Rumen të 1989, Ramiz Alia ndjeu se mund t’i vinte radha edhe atij, nëse nuk jepte disa liri për të mbajtur moderuar gjendjen e tendosur. Kështu firmosi Marrëveshjen e Helsinkit që detyronte shtetin shqiptar të respektonte të drejtat e njeriut – të cilat ishin shpërfillur totalisht gjatë diktaturës komunsite.

Edhe pas protestave dhe rebelimeve të shumta, në zgjedhjet e 31 marsit të 1991, Ramiz Alia dhe partia komuniste fituan sërisht. Në vitin 1998 Shqipëria ratifikoi kushtetutën e parë post-komuniste. Gjatë demonstratave të ndryshme një pjesë e prirësve të demonstruesve, ndër të cilët edhe Sali Berisha, vishnin pardesy të bardha në njëfarë mënyre simbole të nomenklaturës komuniste. Edhe pse ishte e njohur se disa nga këta ishin drejtues dhe aktivistë të Partikën komuniste, që kishin ndryshuar papritur qëndrim, më vonë do të dilnin dokumente që tregonin me saktësi pozitën e Sali Berishës si sekretar i Partisë komuniste.

Fillimi i një historie të re

Redakto

Lëshim pas lëshimi, nga demonstratat e shumta, fuqia absolute e shtetit totalitar u dobësua. Paqëndrueshmëria ekonomike e trashëguar, ajo politike ndryshimet e vrullshme shoqërore e politike bënë që të binin njëri pas tjetrit një sërë qeverish.

Në marsin e vitit 1992 në zgjedhje fitoi opozita anti-komuniste e udhëhequr nga Partia Demokratike. Ramiz Alia dhe dorëheqjen nga president i vendit dhe u pasua në këtë post nga vetë Sali Berisha, që u bë kështu lideri i parë demokratik i Shqipërisë që prej kohës së para diktaturës.

Referime

Redakto
  1. ^ Albania and the European Union: The Tumultuous Journey Towards Integration Pg. 22
  2. ^ Përkujtohet Demonstrata Antikomuniste e 2 prillit 1991
  3. ^ a b c Albanians want Hoxha stripped of hero titles
  NODES
languages 1
mac 1
os 9