Aftësia që kanë disa elementë për të lëshuar rrezatime që kanë veti fizike të caktuara quhet dukuria e radioaktivitetit. Në qoftë se rrezatimi ndodh vetvetiu, radioaktiviteti është natyror. Por fizikantët zbuluan me anë të eksperimenteve laboratorike elemente te reja që kanë aftësi të rrezatojnë e në këtë rast radioaktiviteti është artificial. Gjatë dukurisë së radioaktivitetit nga bërthamat e elementëve dalin thërrmija, vetitë e të cilave percaktojnë tre lloje rrezatimesh.shumica e atomeve nga te cilat perbehen objektet rreth nesh nuk ndryshojne ndonese formojne perberje kimike

Simboli i radioaktivitetit

Rrezatimi alfa

Redakto

Grimcat alfa kanë aftësi të lartë jonizuese dhe lëvizin me shpejtësi relativisht të madhe por e humbin shpejt energjinë e tyre gjatë bashkëveprimit me lëndët ku kalojnë.Kështu rrezatimi alfa nuk ka aftësi të madhe depërtuese.

Rrezatimi beta

Redakto

Është fluks elektronesh për bërthamat radioaktive natyrore ( beta) dhe fluks elektronesh pozitive (pozitrone) për berthamat radioaktive artificiale (beta). Këto grimca levizin me shpejtësi afërsisht të barabartë me shpejtësinë e dritës. Kanë aftësi të madhe depërtuese tek lëndët ku kalojnë.Kanë aftesi të vogël jonizuese.

Rrezatimi gama

Redakto

Është rrezatim që përmban fotone me energji të lartë por me gjatësi valore shumë të shkurter. Kanë aftësi të lartë deprtuëse. Nuk devijohen nga fusha magnetike Dëmtojne indet e gjalla. Duhet të mbrohemi nga ky lloj rrezatimi. Por mund ta perdorim për shkatërrimin e indeve kanceroze.

Lidhje të jashtme

Redakto
  NODES
languages 1
mac 2
os 1
web 1