Ramazani

ngjarje e agjërimit njëmujor në Islam
(Përcjellë nga Ramazan)
This is the stable version, checked on 27 dhjetor 2021. 1 pending change awaits review.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam. Muaji zgjatë 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumëta të hartuara në hadithe. Fjala ramazan vjen nga arabishtja Ramaḍān (رمضان) që do të thotë vapë ose thatësirë.

Shfaqja e hënës së re gjatë muzgut të mbrëmjes në Manama, Bahrein që shënon fillimin e muajit islam të Ramazanit
Gjysmëhëna është dekoruar me ngjyra dhe është ndriçuar bukur gjatë Ramazanit

Ai është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, mardhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.

Në fund të ramazanit vjen fitër bajrami, apo festa e prishjes së agjërimit.

Xhamia e sulltan AhmetitStamboll nën ndriçimin tradicional të ramazanit mahjâ-s
Banderolë e Ramazanit në Shkodër

Burimet dhe origjina

Redakto

Agjërimi gjatë ramazanit është një nga detyrimet fetare të myslimanëve të përcaktuara në Kuran. Kuptimi fillestar i fjalës arabe saum rrjedh nga folja s-v-m me kuptimin "ndalem" dhe "pushoj" dhe me kuptimin figurativ "përkorem", "përmbahem" dhe "agjëroj". Në vargjet e Kuranit të transmetuara në Mekë ky term del vetëm një herë. Aty i urdhërohet Mërisë që të flasë nëpërmjet zbulesës me këto fjalë:

Dhe ha, pi dhe qofsh e gëzuar (tekstualisht: me sy të freskët)! Dhe kur të shohësh ndonjë nga njerëzit, thuaj: i kam lëvduar (premtuar, dhuruar) të mëshirëshmit (zotit) agjërim. Prandaj sot nuk do të flas me asnjë krijesë njerëzore.
- Surja 19, Ajeti 26

Përkatësisht bëhet nga komentuesit e Kuranit në këtë pikë lidhja e termit saum (agjërim) me „heshtjen“ (samt) si shenjë e përkores, e cila është karakteristike gjatë agjërimit islam në të gjitha sferat e jetës së përditëshme.

Kështu që Muhamedi duhet ta ketë njohur këtë term që gjatë periudhës mekkanase të profecisë, gjithësesi në kohën e tij, agjërimi (kreshma) si parim bazë fetar, ishte i njohur edhe për popullsinë çifute dhe të krishtereGadishullit Arabik. Megjithatë as përshkrimet e kulteve fetare para-islame, as mbishkrimet dhe grafitet nga hapësira kulturore, ku ka lindur feja islame, nuk dëshmojnë për ndonjë origjinë arabe të të agjëruarit.

Rregullat e para të dëshmueshme në kuran mbi formën e agjërimit janë ato vargje të kuranit që kanë lindur në Jathrib (sot Medinë) pas mërgimit (hixhreti) së Muhamedit. Por formulimet e këtyre vargjeve janë përveç karakterit të tyre urdhërues shumë të vagëlluara (të paqarta):

O besimtarë! Ju është caktuar që të agjëroni… (Agjërim duhet mbajtur) një numër të caktuar ditësh.
-sure 2, vargu 183-184
184. „O ju që besoni! Ju është caktuar të agjëroni, ashtu siç u ka qenë caktuar atyre para jush, ku ju mbështeteni
185. Një numër të caktuar ditësh. (…)
-sure 2, vargu 184-185

Si pasojë, përcaktimi i aspektit kohor të agjërimit u bë detyrë për jurisprudencën islame (fikh-un), për t'i plotësuar në përmbajtje thëniet pjesërisht pa detyrim të kuranit dhe për t'i precizuar ato (shih më poshtë).

Muhamedi me ndjekësit e tij në Medinë ndoqi në fillim ritualet e festës së 'ashura-s, të ditës së pajtimit për popullsinë çifute në Medinë dhe rrethinat e saj; në këtë ditë agjërohej nga perëndimi i diellit deri në perëndimin e ditës tjetër dhe jo si në ramazan vetëm gjatë ditës. Sipas kalendarit hënor kjo ditë, ku agjërimi edhe në fenë islame ka mbetur një veprim i rekomandueshëm, bie më 10 të muajit Muharrem, pasi në këtë ditë të muajit të parë islam thuhet se Nuhi ka dalë nga arka e tij. Në Mekë hapeshin në këtë ditë, deri në shekullin e kaluar, dyert e shenjtërores së Qabesë. Dita e 9-të e muajit Muharrem është gjithashtu ditë feste për asketët shiitë; më 10 muharrem shiitët përkujtojnë martirizimin e Hysejnit, birit të imamit të parë Ali ibn Ebi Talibt. Në këtë mënyrë agjërimi gjatë festës së ashura-s ka mbetur si për sunnitët ashtu edhe për shiitët pjesë përbërëse e praktikave fetare për arsye të ndryshme.

Në vitin e dytë (623-624) pas mërgimit të Muhamedit nga Meka në Medinë ishin vargjet e Kuranit në suren 2, vargjet 183-185 dhe 189, hapi i parë në rrugën e themelimit të praktikës së pavarur të re të agjërimit për bashkësinë islame, plotësimi dhe përcaktimi i rregullave rituale të të cilës do të mbetej detyrë e juridiksionit të mëvonshëm. Struktura dhe radhitja e përmbajtjes së këtyre vargjeve tregojnë se ato nuk janë zbuluar njëkohësisht por pjesë-pjesë. Kleriku i njohur al-Baidavi († 1286 ose 1292-1293), kadiShiraz (sot Iran), nuk është i vetmi nën kuranologët me këtë pikëpamje.

Një rëndësi të veçantë marr muaji i agjërimit të ramazanit përmes thënies në Kuran, sipas së cilës pikërisht ky muaj ka qenë ai, kur

Kurani është dërguar (për herë të parë) si përligjie për njerëzit dhe (vargjet e kuranit) si dëshmi të qarta të rrugës së drejtë dhe të shpëtimit (?). Kush nga ju gjatë këtij muaji është i pranishëm (dmth. jo rrugës) të agjërojë në të.
-sure 2, vargu 185
185. Një numër i caktuar ditësh. Por kush prej jush është i sëmurë ose në udhëtim, (të agjërojë) në po aq ditë të tjera; dhe për ata që zor se mund ta përballojnë, ka një shlyerje: ushqimi i të varfërve. Dhe kush kryen një vepër të mirë përmes bindjes me vullnetin e vet, kjo është edhe më mirë për të. Dhe agjërimi është mirë për ju, në qoftë se e kuptoni.
-sure 2, vargu 185

Kjo festohet gjatë natës së 27 të ramazanit si nata e përcaktimit hyjnor (provanisë, providencës) (arabisht ليلة القدر = lailat al-kadr = lailatu ʾl-kadr). Kjo festë është me orgjinë kuranike; përkujtimit të zbulesës së kuranit i përkushtohet sure 97:

E kemi dërguar atë (dmth. Kuranin) natën e provanisë. Por si ta dish ti se ç'është nata e provanisë? Nata e provanisë është më e mirë se njëmijë muaj.
-sure 97

Meqë nuk dihej me siguri nata e saktë e zbulesës së Kuranit, kjo natë festohet sot krysisht natën e 27 të ramazanit por edhe në ditë të tjera me numër tek prej dhjetë ditëve të fundit të këtij muaji.

Përjashtimet

Redakto

Gratë shtatzëna dhe të sëmurët si dhe fëmijët (përpara pubertetit) nuk e kanë për detyrë të agjërojnë. Gratë shtatzëna dhe të sëmurët duhet t'i shlyejnë ditët e humbura pas përfundimit të arsyeve për të mos agjëruar.

Është vërtetuar statistikisht se megjithatë shumica e grave shtatzëna myslimane agjëron dhe se kjo bën që të reduktohet pesha e fëmijës dhe kohëzgjatja e shtatzanisë. Prapambetjet fizike dhe sidomos ato mendore janë shumë më të mundshme, kur gjatë shtatzanisë agjërohet.[1]

Fillimi dhe mbarimi i ramazanit

Redakto

Rregullat e përgjithshme

Redakto

Ndërsa të falurit e përditshëm (arabisht صلاة = salat = ṣalāt) (namazi) dhe udhëtimi i pelegrinazhit islam (arabisht حجّ = hadxh = ḥaǧǧ) (haxhi) bazohen në kohë të përcaktuara, fillimi dhe fundi i muajit të agjërimit të ramazanit është trashëguar dhe diskutuar gjithmonë në mënyrë kundërthënëse në trashëgiminë islame. Fillimin e tregon vrojtimi (arabisht رؤية = ru'ja = ruʾya) i hënës së re (hilal) në natën e ditës së fundit të muajit paraprirës sha'ban. Në formën fillestare të kësaj trashëgimie në koleksionet kanonike të hadith-it, si direktivë e profetit, thuhet:

Ky muaj (përbëhet nga) 29 (ditë). Agjëroni vetëm pasi ta shihni atë (hënën e ngrënë, hilal-in), dhe prisheni agjërimin vetëm pasi ta shihni atë (përsëri). Dhe në rast se (qielli) është i mbuluar me re, atëherë caktojeni atë / plotësojeni numrin e ditëve të sha'ban-it në 30 (ditë).
-hadith-i Ebu Davud, libri 13, Nr. 2312; el-Buhariu, libri 31, Nr. 130-131.

Përcaktuese për fillimin dhe mbarimin e ramazanit është përkatësisht vrojtimi i hënës së re (arabisht رؤية الهلال = ru'jat al-hilal = ruʾyatu ʾl-hilāl) nëpërmjet një ose disa dëshmitarëve. I diskutueshëm gjatë përcaktimit të fillimit të këtij muaji është roli që luajnë astronomët (munaxhim) dhe matematikanët (ahl al-ma'rifa bil-hisab), nga të cilët ende nuk kishte në shoqërinë islame të hershme dhe që më vonë kanë qenë të prirur të përcaktojnë fillimin e muajit vetëm nëpërmjet llogaritjeve (hisab) pa vrojtuar hënën.

Udhëzimet në Kuran

Redakto
O ju që besoni! Ju është caktuar të agjëroni, ashtu siç u ka qenë caktuar atyre para jush. Ndoshta do të jeni të devotshëm (të mbani agjërim) një numër të caktuar ditësh.
-sure 2, vargu 183

Nuk kanë ndihmuar fare për qartësimin e kësaj çështjeje të diskutuar gjatë shekullit të 7-të në lidhje me fillimin dhe fundin e muajit të agjërimit. Përcaktimi i fillimit të ramazanit jep në botën islamiko-arabe deri më sot çdo vit shkas për diskutime kontroverse (kundërshtuese) pasi zëvendësimi i vrojtimit të hënës së re si fillim i ramazanit nëpërmjet llogaritjes astronomike çon detyrimisht në injorimin (mosrespektimin) e urdhëresës së profetit agjëroni vetëm pasi ta shihni atë (hënën e re).

Egjipt fillimi i ramazanit caktohet nga shfaqja e hënës së reAsvan, ku për vrojtimin e saj lajmërohet me telefon Kajro dhe më pas shpallet fillimi i ramazanit.[2]

Fillimi dhe mbarimi i përditshëm i agjërimit

Redakto

Agjërimit i kushtohet dita, ndërsa prishjes së tij (iftar) nata, gjë për të cilën udhëzimi në Kuran e bën po ashtu të nevojshëm një sqarim më të saktë.

… dhe hani e pini deri kur në agim të dalloni një pe të bardh nga një i zi!
-sure 2, vargu 187

Në këtë varg kërkohet në mënyrë të qartë që agjërimi të fillohet gjatë agimit (faxhr), atëherë kur sapo të dallohen nga njëra-tjetra nuancat e çelëta dhe të errëta. Për ta sqaruar këtë më saktë janë marrë në ndihmë hadith-et e ngjashëm me njëri-tjetrin psh. ato me këtë formulim: „hani dhe pini deri kur Ibn Umm Maktum-i të bëjë thirrje (për t'u falur, salat al-faxhr)“.

… dhe hani e pini deri kur në agim të dalloni një pe të bardh nga një i zi!
-sure 2, vargu 187

Kjo shprehje e zbulesës „deri në natë“ është interpretuar edhe në këtë rast nga ekzegjetët e Kuranit si edhe nga trashëgimia e hadith-it meqënëse ishte e qartë që kjo nevojitej të sqarohej më tej. Që me këtë nuk është nënkuptuar vetëm perëndimi i diellit dhe zhdukja e dritës së diellit, këtë e tregon sunneti i trashëguar i kalifit të dytë Omer bin Hatabit, i cili e bënte faljen e mbrëmjes (salat al-maghrib) vetëm pas errësimit të plotë të natës dhe vetëm pas saj e prishte agjërimin. Në të kundërt të këtij interpretimi, Muhamedi thotë: Zoti ka thënë: më shumë nga shërbëtorët e mi dua atë që e prish agjërimin më shpejt.

Jurisprudenca islame ka gjetur një pajtim pak a shumë të qëndrueshëm duke marrë parasysh këto formulime të vagëta të Kuranit në suren 2, vargu 187 në lidhje me fillimin dhe përfundimin e agjërimit të përditshëm. Për të krijuar një praktikë rituale uniforme (të njëllojtë) iu dha rëndësi momentit të lindjes dhe perëndimit të diellit me prirjen për ta ndarë në kohë agimin (fillimin e agjërimit): agimi (faxhr) sipas Kuranit me shfaqjen e parë të dritës dhe „agimi i dytë“ (arabisht الفجر الثاني = al-faxhr ath-thani = al-faǧr aṯ-ṯānī ose الفجر الآخر = al-faxhr al-akhir = al-faǧr al-āḫir) agimi që përhapet si brez i hollë drite në horizont. Ky i fundit është kanonizuar (bërë rregull, ligj) si momenti i fillimit të agjërimit të përditshëm; ky është agu i mëngjesit, drita e të cilit (siç thuhet në shkrimet e hadith-it) „mbush me dritë shtëpitë dhe rrugët“.

Në lidhje me këtë përcaktim të fillimit të agjërimit qëndron edhe ai i të ashtuquajturit zahur (arabisht سحور = zaḥūr = vakti i fundit përpara fillimit të agjërimit ditor) gjatë një të tretës së fundit të natës. Ky vakt vlen jo vetëm për të përballuar kohën e ardhme të agjërimit në ditën që vjen por edhe si bekim (baraka). Engjëjt (siç thuhet shpesh në trashëgimi) do t'i bëjnë zotit lutje si për atë, i cili gjatë agut të parë i lutet zotit që ta falë, ashtu edhe për atë, i cili ha zahur-in, vaktin e fundit përpara agimit. Kjo është madje një veçori dalluese ndërmjet agjërimit islam dhe atij të „atyre të shkrimeve“ (çifutëve dhe të krishterëve), pra një shenjë dalluese për një mysliman dhe një nga kriteret e përkatësisë fetare. Si pasojë ky vakt vlen në jurisprudencën islame (fikh) si i rekomandueshëm ose madje si sunet që duhet zbatuar. Në shkrimet e hadithit vihet re prirja që duket se e bën këtë vakt të detyrueshëm: „ju është caktuar ngrënia e zahur-it“.

Detyrimet gjatë agjërimit

Redakto

Nga vargu i lartpërmendur i Kuranit:

Muaji i ramazanit është (ose: (koha e agjërimit është ) muaji i ramazanit) ai, ku kurani është dërguar (për herë të parë) si përligjie për njerëzit dhe (vargjet e kuranit) si dëshmi të qarta të rrugës së drejtë dhe të shpëtimit. Kush nga ju gjatë këtij muaji është i pranishëm (dmth. jo në udhëtim) të agjërojë në të…
-sure 2, vargu 185

dhe duke u bazuar edhe tek udhëzimi po ashtu i lartpërmendur i profetit: “Agjëroni vetëm pasi ta shihni atë (hënën e re, hilal-in), dhe prisheni agjërimin vetëm pasi ta shihni atë (përsëri)” etj. rezulton agjërimi njëmujor prej lindjes së diellit deri në perëndimin e tij. Pjesa e parë e vargut 184 të sures 2: “(Agjërimi mbahet një) numër i caktuar ditësh” është bërë kështu si pasojë e interpretimeve të njëzëshme të ekzegjezës së kuranit (tafsīr-it) objekt abrogimi (shfuqizimi, anulimi) duke humbur kuptimin në favor të vargut pasues: “kush nga ju gjatë këtij muaji është i pranishëm (dmth. jo në udhëtim) të agjërojë në të…”.

Pra lindja e ritualit të agjërimit të ramazanit dhe e detyrimeve të lidhura me të duhet parë në një proces të shkurtër historik; pasazhet e veçanta të zbulesës bashkë me kontraditat (kundërthëniet, kundërshtimet) e tyre në përmbajtje, të cilat janë neutralizuar pjesërisht përmes vetë kuranit dhe pjesërisht përmes komentimeve të hadith-it, e kanë origjinën, siç u vu në dukje më lart, në kohën e hershme medinase të profetisë në vitin e dytë të mërgimit (623–624).

Në bazë të ligjit, agjërimi përkufizohet si përkore (maturi, përmbajtje) (imsak) ndaj veprimeve të caktuara: konsumimit të ushqimeve dhe pijeve, pirjes së duhanit, marrëdhënieve seksuale dhe dehjes. Për të mbajtur agjërim e ka për detyrë çdo mysliman, i cili është në zotërim të plotë të intelektit të vet ('akil), në moshë madhore (baligh) dhe fizikisht në gjendje (kadir). Agjërimi i një të mituri me aftësi të mjaftueshme gjykimi (mumajjiz) është po ashtu i vlefshëm.

Përkrah këtyre aspekteve praktike të detyrimeve të agjërimit ka edhe disa komponentë etiko-moralë që myslimani i ka për detyrë t'i ketë parasysh gjatë ramazanit. Duhen evituar me çdo kusht marrja nëpër gojë, shpifja, gënjeshtrat, fyerjet e çdo forme, gjithashtu edhe veprime të tilla, të cilat në fakt nuk janë të ndaluara por që mund të shkaktojnë pakujdesi tek vetja ose tek të tjerët.

U bë detyrë e jurisprudencës islame me rrymat e ndryshme të saj që të përcaktonte rregullat e agjërimit në praktikë. Por edhe vetë kurani ka lejuar përjashtime:

Dhe në rast se dikush është i sëmurë ose gjendet në udhëtim (dhe prandaj nuk agjëron dot, atij i vihen si detyrë përkatësisht) një numër ditësh të tjera (për të shlyer ato të pakryerat). Zoti do t'jua bëjë të lehtë, jo të vështirë. Prandaj plotësoni (duke e shlyer agjërimin më vonë) numrin (e ditëve të caktuara për agjërim) dhe lëvdoni zotin që ju ka vënë në rrugë të drejtë! Ndoshta do të jeni mirënjohës.
-sure 2, fundi i vargut 185

Përfundimi i agjërimit të ramazanit

Redakto
 
Iftarixhaminë e sulltan AhmetitStamboll, Turqi

Me fillimin e muajit të ri shavval, i cili përcaktohet po ashtu kur vrojtohet hëna e re (në rast pasigurie duke e llogaritur ramazanin me tridhjetë ditë), festohet Fitër Bajrami. Festimi fillon me faljen e përbashkët të detyrueshme pasi të jetë bërë zeqati i fitretit, pasi kjo festë i jep fund kohës së agjërimit.

Literaturë

Redakto
  • Peri J. Bearman.: The Encyclopaedia of Islam. New Edition. Brill, Leiden 2004, ISBN 90-04-14114-6
  • K. G. Jacob: Der muslimische Fastenmonat Ramadan (Muaji mysliman i agjërimit, ramazani). Në: VI. Jahresbericht der Geographischen Gesellschaft zu Greifswald 1893-1896. 1. Teil, F. 1-33
  • Klaus Lech: Geschichte des islamischen Kultus. Rechtshistorische und hadit-kritische Untersuchungen zur Entwicklung und Systematik der 'Ibâdât (Historia e kultit islamik. Analizë e historisë së juridiksionit dhe kritike e hadith-it dhe e sistematikës të 'ibâdât-it). Vol. I. Das ramadân-Fasten (Agjërimi i ramazanit). Erster Teil. Otto Harrassowitz, Wiesbaden 1979, ISBN 3-447-01943-3
  • Bertold Spuler: Con Amore oder Einige Bemerkungen zur islamischen Zeitrechnung (Disa vërejtje mbi kalendarin islamik). Në: Der Islam (Feja islame) 38 (1963), f. 154-160.
  • Kees Wagtendonk: Fasting in the Koran. Brill, Leiden 1965.
  • Arent Jan Wensinck, Johannes H. Kramers: Handwörterbuch des Islam (Manuali i fesë islame). Brill, Leiden 1976.

Lidhje të jashtme

Redakto

Referimet

Redakto
  1. ^ Almond, Douglas & Mazumder, Bhashkar (2009): Health Capital and the Prenatal Environment: The Effect of Maternal Fasting During Pregnancy. Working Paper 14428, National Bureau of Economic Research.
  2. ^ Rolf Krauss: Sothis- und Monddaten, Gerstenberg, Hildesheim 1985, f. 23.
  NODES
languages 1
os 18