Ravno është një fshat dhe seli e një komune në jug të Bosnje dhe Hercegovinës e që ndodhet në kuadër të Kantonit Hercegovina-Neretva në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës. Ravno ishte qark i veçantë deri në vitin 1963, kur u bë një pjesë e komunës së Trebinjes. Në vitin 1994, në kufirin e ndryshuar, edhe Ravno u bë një komunë përsëri. Këtë herë megjithatë, një pjesë e kufijve të tokave të komunës së Trebinjes u bashkangjitën si pjesë e Ravnos. Kur Ravno përvetësoi pjesë të ish-Trebinjes arriti të kishte një sipërfaqe prej 447 km2 (173 sq mi). 

Demografia

Redakto

Sipas regjistrimit të vitit 1991, Ravno kishte 198 banorë.

  • 87.37% Kroatë
  • 8.08% Serbë
  • 2.52% Jugosllavë
  • 0.5% Boshnjakë
  • 1.5% të tjerë

Vendbanimet

Redakto

Balivac, Beleniqi, Bobovishta, Cicrina, Çavash, Çopice, Çvalina, Dvrsnica, Gllavska, Gollubinac, Gorogashe, Grebci, Ivanica, Kalagjurgjeviqi, Kijev Do, Kutina, Nenoviqi, Nevada, Orahov Do, Podosoje, Prosjek, Ravno, Rupni Do, Sllavogostiqi, Slivnica Bobani, Slivnica Povrsh, Sparozhiqi, Shqenica Bobani, Trebimla, Trnçina, Uskople, Vela Megja, Vllaka, Vukoviqi, Zaçulla, Zagradinje, Zapllanik dhe Zavalla, dhe pjesët e vendbanimeve: Baonine, Orashje Popovo dhe Rapti Bobani.

Lidhje të jashtme

Redakto

42°53′N 17°58′E / 42.883°N 17.967°E / 42.883; 17.967

  NODES