Rubens Barrichello
Barrichello në vitin 2010 | |
Karriera në Formula Një | |
Kombësia | Brazilian |
---|---|
Vitet aktiv | 1993–2011 |
Ekipe | Jordan, Stewart, Ferrari, Honda, Brawn, Williams |
Pjesmarrje | 326 (322 nisje) |
Kampionate | 0 |
Fitore | 11 |
Podiume | 68 |
Pikët gjithsej | 658 |
Pol pozita | 14 |
Xhiro të shpejta | 17 |
Pjesmarrja e parë | Çmimi i madh i Afrikës së Jugut 1993 |
Fitorja e parë | Çmimi i madh i Gjermanisë 2000 |
Fitorja e fundit | Çmimi i madh i Italisë 2009 |
Pjesmarrja e fundit | Çmimi i madh i Brazilit 2011 |
Sezoni i fundit | 2011; 17të (4 pikë) |
Rubens Gonçalves Barrichello ka lindur më 23 maj të vitit 1972 dhe është një Formula 1 pilot brazilian i cili për momentin garon për ekipin Honda Racing. Më së miri është i njohur si kolegu i pilotit Michael Schumacher gjat kohës së garimit për ekipin Ferrari nga viti 2000 gjer në vitin 2005, ku arriti sukses të dukshëm. Me largimin e M. Schumacherit në fund të vitit 2006 e bën këtë pilotin më me përvojë në sezon.
Jeta e tijë
RedaktoKa lindur në São Paulo. Barrichello ishte pilot premtues në rinin duhe fituar 5 karting tituj në Brazil para kalimit në Evropë për të garuar për Formula Lotus në vitin 1990. Në vitin e tijë të parë fitoi titullin e kampionit, vitin vijues kalon në Angli në kampionatin në Formula 3 ku mund emrin e ri anglez David Coulthard. Me 19 vite i bashkangjitet garimeve në Formula 1.
Karriera
RedaktoVitet triumfuese
RedaktoFormula Një
RedaktoFerrari (2000–2005)
RedaktoNë vitin 2000, Barrichello fitoi garën e parë në Formula Një, duke triumfuar në cirkuitin e lagur të Hockenheim në Çmimin e madh të Gjermanisë. Ai tregoi edhe një herë aftësitë e tij në shi, duke garuar me goma për pistë të thatë edhe pse një pjesë e pistës ishte e largur.[1] Ky vendim i rrezikshëm bëri që braziliani të krijonte një distancë të konsiderueshme nga makinat McLaren, që kryen pit stop dhe vendosën goma për shi, duke marrë një fitore të merituar dhe emocionale pasi e kishe nisur garën nga vendi i 18të.[2] Ai u bë gjithashtu piloti që kishte pritur më gjatë për të fituar një Çmim të madh të Formula Një.[3] Barrichello pati një sezon debutues pozitiv me Ferrarin, duke arritur podiumin në shumicën e garave, por shënoi më pak pikë se tre pilotë të tjerë pretendentë; Michael Schumacher, Mika Häkkinen dhe David Coulthard. Barrichello përfundoi i katërti në renditjen për pilotë, duke pasur më shumë rol mbështetës për pilotin e parë Schumacher, i cili mposhti Häkkinen dhe fitoi titullin kampion. Ai gjithashtu kontriboi në fitimin e titullit për kontruktorë për Ferrarin.
Barrichello u rendit i treti në sezonin 2001, duke arritur gjithsej 10 podiume dhe 56 pikë në kampionat. Ai për pak arriti një fitore në Monza, ku ekujpazhi i Ferrarit performoi dobët gjatë pit stopeve.[4] Ai e përfundoi sezonin pa fitore, por sërisht luajti një rol të madh mbështetës për Schumacherin, i cili fitoi titullin e dytë kampion me Ferrarin si dhe ndihmoi ekipin italian të fitonte titullin kampion për konstruktorë.[5]
Suksesi i Barrichellos te Ferrari vazhdoi edhe në sezonin 2002, ku ai fitoi katër gara për ekipin dhe përfundoi i dyti në renditjen e përgjithshme për titullin e pilotit, duke arritur rezultatin më të mirë në karrierë. Megjithatë, ky vit u përfshi edhe nga polemikat, kur urdhërat e ekipit i kërkuan Barrichellos të lejonte Schumacherin të kalonte para dhe të fitonte në kthesën e fundit të Çmimit të madh të Austrisë.[6] Schumacher ndërroi vendet e podiumit me Barrichellos në ceremoninë e podiumit, dhe pavarësisht se fitoi garën, mori trofeun e vendit të dytë, duke i dhënë brazilianit atë të fituesit.[7]
Rekordi i garimit
RedaktoRezultatet e garave
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Rubens Barrichello's first win" [Fitorja e parë e Rubens Barrichellos] (në anglisht). Formula One Ferrari. 30 korrik 2000. Marrë më 8 maj 2019.
- ^ "German GP Barrichello storms to first career victory" [Çmimi i madh i Gjermanisë Barrichello vërshon drejt fitores së parë në karrierë] (në anglisht). Motorsport.com. 31 korrik 2000. Arkivuar nga origjinali më 8 maj 2019. Marrë më 8 maj 2019.
- ^ "F1 drivers with longest wait for first Grand Prix win: Who took more races to reach the top than Valtteri Bottas?" [Pilotët e Formula Një që pritën më gjatë për fitimin për herë të parë të një Çmimi të madh? Kujt j'u deshën më shumë gara për të arritur në majë se Valtteri Bottas?] (në anglisht). The Telegraph. 1 maj 2007. Marrë më 8 maj 2019.
- ^ "Montoya's first win mature but muted" [Fitorja e parë e Montoyës është e pjekur por pa zë] (në anglisht). The Guardian. 17 shtator 2001. Marrë më 8 maj 2019.
- ^ "RUBENS BARRICHELLO: MICHAEL SCHUMACHER BENEFITED FROM TEAM ORDERS TO WIN FORMULA ONE TITLES" [Rubens Barrichello: Michael Schumacher përfitoi nga urdhërat e ekipit për të fituar tituj në Formula Një] (në anglisht). Autoweek.com. 20 mars 2015. Marrë më 8 maj 2019.
- ^ "Formula One: Ferrari team-mate hands Schumacher controversial victory" [Formula Një: Shoku i skuadrës te Ferrari i jep fitoren me polemika Schumacherit] (në anglisht). The Telegraph. 12 maj 2002. Marrë më 8 maj 2019.
- ^ "Official FIA Press Release - The 2002 Austrian Grand Prix" [Deklaratë zyrtare për shtyp - Çmimi i madh i Austrisë 2002] (në anglisht). www.fia.com. 26 qershor 2002. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2006. Marrë më 26 tetor 2006.