Toro Rosso
Emri i plotë Scuderia Toro Rosso
Vendndodhja Faenza, Itali
Drejtori i ekipit Franz Tost
Drejtori teknik James Key
Pilotët kryesorë 33. Flamuri Max Verstappen[1]
55. Flamuri Carlos Sainz Jr.[2]
Pilotët testues Flamuri Sébastien Buemi[3]
Shasia STR10
Motorri Renault Energy F1-2015[4]
Gomat Pirelli
Gara e parë Çmimi i madh i Bahrainit 2006
Gara të zhvilluara 176
Tituj konstruktorësh 0
Tituj pilotësh 0
Gara të fituara 1
Pol pozita 1
Xhiro të shpejta 1


Scuderia Toro Rosso, njohur zakonisht si Toro Rosso, ose shkurt STR, është një skuadër italiane garash e Formula Një. Është një nga dy skuadrat e F1 që është në pronësi të kompanisë së pijeve Red Bull, me tjetrën që është Red Bull Racing. Skuadra bëri debutimin në sezonin 2006 të Formula Një, pasi Paul Stoddart shiti asetet e mbetura të skuadrës Minardi në fund të vitit 2005, te pronari i Red Bull, Dietrich Mateschitz, i cili arriti marrëveshjen e përbashkët me ish pilotin e F1 Gerhard Berger për ndarjen 50/50 të këtyre aseteve, para fillimit të sezonit të ri. Vonë në nëntor 2008, Red Bull rimori pronësinë totale të Toro Rossos pasi bleu mbprasht aksionet e Bergerit.[5]

Scuderia Toro Rosso funksionon si një skuadër e dytë për Red Bull Racing, me qëllim zhvillimin e aftësive të pilotëve premtuese për skuadrën e parë. Që nga viti 2010, skuadra ka konkurruar plotësisht në mënyrë të pavarur nga skuadra e tyre motër.[6]

Vitantonio Liuzzi shënoi pikët e para të skuadrës në sezonin e saj të parë në 2006 Çmimin e madh të Shteteve të Bashkuara. Poz pozita e parë dhe e vetme e skuadrës, podiumi dhe fitorja janë shënuar nga Sebastian Vettel2008 Çmimin e madh të Italisë.

Nga sezoni 2007 e deri në sezonin 2013, Toro Rosso ka përdorur motorrët V8 të Ferrarit, duke prishur kontratën me skuadrën e parë në fund të vitit 2008 për të hequr furnizuesin e motorrave Renault. Tashmë Toro Rossa garon me motorrët Renault ashtu siç bën edhe skuadra Red Bull. Drejtori i skuadrës është Franz Tost, ish drejtor i skuadrës së motorrave BMW.

Piloti i parë në formacionin e skuadrës në vitin 2008 ishte Sebastian Vettel, piloti i tretë i BMW Sauber në vitin 2006 para se të kalonte për të garuar me Toro Rosson në vitin 2007, dhe Sébastien Bourdais, katër herë fituesi i Champ Car World Series. Sébastien Buemi mori vendin e Vettelit për sezonin 2009 ku ai kaloi te skuadra e Red Bull, kurse Bourdais u hoq pas Çmimit të madh të Gjermanisë 2009, pasi një vargu të performancave negative, ku ai shënoi vetëm dy pikë. Jaime Alguersuari mori vendin e tij dhe garoi në Çmimit të madh të Hungarisë 2009, duke e ruajtur vendin për pjesën e mbetur të sezonit. Alguersuari dhe Buemi garuan për skuadrën gjatë gjithë sezoneve 2010 dhe 2011. U lajmërua më 14 dhjetor 2011, që Daniel Ricciardo dhe Jean-Éric Vergne do të ishin pilotët e skuadrës për sezonin 2012.[7] Pas Çmimit të madh të Italisë 2013 u lajmërua se Daniel Ricciardo u zgjodh për të pasuar Mark Webber te Red Bull Racing. Për vitin 2014, Toro Rosso mbajti Jean-Éric Vergne dhe firmosi me të sapoardhurin Daniil Kvyat. Kvyat shpenzoi një sezon me Toro Rosson përpara se të promovoheshe te Red Bull, dhe skuadra e riplotësoi formacionin duke firmosur me Carlos Sainz Jr. dhe Max Verstappen, i cili në vitin 2015 u bë piloti më i ri në Formula Një në moshën 17 vjeçare.

Referime

Redakto
  1. ^ "Verstappen to race for Toro Rosso in 2015". GPUpdate.net. 18 gusht 2014. Marrë më 18 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Sainz to race for Scuderia Toro Rosso". Scuderia Toro Rosso. 28 nëntor 2014. Marrë më 28 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Buemi signs new test deal with Red Bull". GPUpdate. 22 dhjetor 2014. Marrë më 22 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Manor F1 Team on provisional 2015 entry list". ESPN Sport UK. 5 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2014. Marrë më 5 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Red Bull to buy out Berger at Toro Rosso". formula1.com. Marrë më 12 gusht 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Toro Rosso". Formula1.com. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2012. Marrë më 24 shkurt 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Toro Rosso name Daniel Ricciardo & Jean-Eric Vergne as drivers for 2012". BBC Sport. 14 dhjetor 2011. Marrë më 14 dhjetor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto



  NODES
languages 1
mac 2
os 44
web 1