Shkumini (gazetë)
Shkumini ishte gazetë e përjavshme politike dhe letrare, e drejtuar nga Filip Papajani në Elbasan në vitin 1921.[1] Numri i parë ka dalë më 21 janar 1921 dhe ka vijuar me 47 numra deri më 20 janar 1922. Fillimisht u drejtua nga Papajani, e më pas nga Emin Matraxhiu. Bashkë me të ka dalë dhe fletushka "Shkumini letrar", numri i parë i të cilës ka shkrime në frëngjisht. Në gazetën Shkumini kanë dhënë kontribut me shkrimet e tyre intelektualët elbasanas të kohës, si Filip Papajani, Aleksandër Xhuvani, Emin Matraxhiu, Thanas Floqi, Simon Shuteriqi etj.
Programi
RedaktoMotoja e gazetës ka qenë mbrotja e lirisë dhe e të vërtetës dhe qëllimi i saj ishte bashkimi e afrimi mes gegëve dhe toskëve.
Përmbajtja
RedaktoNë shkrimet e saj u propagandua çështja kombëtare duke luftuar prirjet shoviniste të fqinjëve ballkanikë. Ajo mbajti qëndrim kritik kundër qarqeve feudale, pushtetarëve, deputetëve etj. Në rubrikat e saj u trajtuan probleme të gjuhës shqipe, shkollave kombëtare, shtypit e lirisë së tij; u pasqyruan aktivitete dhe ngjarje të ndodhura në Elbasan si dhe lajmet për shkollën Normale.[2]
Të tjera
RedaktoNë fondin e bibliotekës publike "Qemal Baholli" Elbasan gjenden të gjithë numrat e kësaj gazete.
Referime
Redakto- ^ Kontributi i atdhetarëve elbasanas në shtypin e kohës. Elbasan: Biblioteka Publike "Qemal Baholli" Elbasan. 2012. fq. 63. ISBN 978-9928-115-15-7.
- ^ Elbasani - Enciklopedi. Elbasan: Sejko. 2003. fq. 556. ISBN 99927-962-1-9.