Siria

shtet në Azinë perëndimore
This is the stable version, checked on 29 nëntor 2024. 1 pending change awaits review.

35°N 38°E / 35°N 38°E / 35; 38

Stampa:KUTIASiria Siria, zyrtarisht Republika Arabe e Sirisë, është një shtet në Azinë perëndimore që kufizohet me Libanin dhe në perëndim ka dalje në Detin Mesdhe, me Turqinë në veri, me Irakun në lindje, me Jordaninë në jug dhe me Izraelin në jugperëndim. Kryeqytet i Sirisë është Damasku (1 934 000 – 2001).

Sipërfaqja e Sirisë përbëhet nga një zonë bregdetare me një rrip të ngushtë, të dyfishtë malesh që ulen në perëndim drejt Detit Mesdhe dhe një rrafshnaltë shumë e madhe në lindje. Klima është kryesisht e thatë, rreth tre të pestat e të vendit kanë më pak se 250 milimetra rreshje në vit. Toka pjellore është burimi më i rëndësishëm natyror i vendit, dhe janë bërë përpjekje për të rritur sasinë e tokës së punueshme nëpërmjet projekteve të ujitjes.

Popullsia është e përzier dallohen arabët sirianë, kurdët dhe armenët. Për nga feja dominojnë anëtarët e fesë së myslimanëve me rreth 80% të ritit/drejtimit synit, pastaj vinë me radhë të krishterët, jehuditë dhe anëtarët e një besimi të quajtur drusë (Druzët).

Në bregdet, luginat e lumit dhe fushat e ujitura mbillen misri, mëndafshi, pemët dhe rrushi. Blegtoria veçohet për kultivimin e dhenve dhe dhive. Si pasuri natyror ka naftën dhe gazin natyrorë. Në Siri po ashtu ndër të tjerat është e zhvilluar industria e tekstilit dhe e produkteve ushqimore. Partner të tregtisë kryesisht janë vendet Evropiane, Turqia, Arabia Saudite dhe Libani.

Ka dy porta të njohura bregdetare, në Latakia edhe në Banias, ndërsa porta ajrore ndërkombëtare ndodhet në kryeqytet.

Kohët e fundit Siria është në luftë civile mes qeverisë dhe opozitës dhe popullsia sa vjen e pakësohet nga numri i lartë i refugjatëve.

Historia

Redakto
Artikulli kryesor : Historia

Në antiken e hershme dhe në përgjithësi, po thua se deri në ditët tona, kjo sipërfaqe ka qenë arenë e luftimeve të fuqive të kohës. Si do që të jetë gjatë antikës për përparësi në Lindjen e Afërt luftonin ndër të tjerët heithët (Hethiten), egjiptianët, asirianët dhe persianët. Që nga viti 301 para erës sonë llogarite të ketë qenë pjesë e perandorisë selekuidëve helenë, ndërsa nga viti 64 para lindjes së Jezu Krishtit pjesa më e madhe e kësaj sipërfaqe ishte provincë romake. Nga viti 363 bie në duart e arabëve nga të cilët më 1516 e merr perandoria osmane dhe e mbajnë deri me ardhjen e trupave franceze më 1918 ku e lartësojnë mandatin e Lidhjes së Kombeve. Më 1926 nga mandati lëshohet Libani dhe më 1946 Siria shpallet Republikë e pavarur. Në vitin 1958 Paria siriane vendosë që të bashkohet me Egjiptin për të formuar Bashkimin e Republikave Arabe, bashkësi e cila zgjatë deri më 1961 kur Egjipti vendosë marrëdhënie bilaterale me Izraelin. Në luftën e arabëve kundër jehudive (Izraelit) të njohur si lufta Gjashtëditëshe më 1967, Siria humbë sipërfaqen e quajtur bregu i Galanit. Pas luftërave të brendshme politike, në krye të fuqisë depërton gjenerali H. al-Asadi (Assad) me një puç në vitin 1970.

Nga viti i zgjedhjes së presidentit autoritarë më 1971 me kujdes pason një "Hapje". Gjatë vitit 1967, Siria përzihet në konfliktet e zhvilluara në shtetin fqinjë (Liban) dhe pushton pjesën më të madhe dhe me Marrëveshjen e Miqësisë të majit 1991 fillon zbutjen e prezencës ushtarake në këto pjesë. Po ashtu më 1991 hynë në grupin e shteteve që ishin kundër Sadamit (Irakut), në aleancën kundër-irakiane në luftën e II-të të gjirit persianë. Po në këtë vit merr pjesë në Konferencën për Paqe në Lindjen e Afërt dhe nga kjo kohë përpiqet të rregullojë paqen me Izraelin, ku synim ka kthimin e territorit të bregut Golanit. Nga viti 2000 president i shtetit ishte Bashar al Asadi (Bachar al-Assad).

Politika

Redakto
Artikulli kryesor : Sistemi shtetror

Siria, është Shtet Arab që qeveriset nga Republika.Kryetari i Shtetit është Bashar Al Assad. Edhe pse Siria është Republikë shumë partiake, pushteti është në duart e Partisë Bathiste. Kryeqyteti i Sirisë është Damasku. Siria ndahet në 13 krahina. Është Anëtare e OKB'së.

Njësitë administrative

Redakto
Artikulli kryesor : Njësitë administrative

Gjeografia

Redakto
Artikulli kryesor : Gjeografia

Siria, zyrtarisht Republika Arabe e Sirisë, është një shtet në Azinë perëndimore që kufizohet me Libanin dhe në perëndim ka dalje në Detin Mesdhe, me Turqinë në veri, me Irakun në lindje, me Jordaninë në jug dhe me Izraelin në jugperëndim. Kryeqytet i Sirisë është Damasku (1 711 000 – 2009).

Vendi përbëhet nga disa rajone: ultësira e ngushtë bregdetare, zonës malore (Nusayriya në veri, Anti-Libanpni në jug, në të cilin është maja më e lartë 2.814 m të lartë Sajh), në të cilën në drejtim të lindjes vazhdon pllaja me rreshje te pakta dhe me vegjetacion shum të rrallë. Nëpër pjesën lindore të vendit rrjedh lum Eufrati, ujërat e të cilit shfrytëzohën për ujitje.

Siria është një shtet i cili ndodhet në Azinë Juglindore. Pjesa tmë e madhe e vendit është ë përbëra nga shkretëtirat dhe gjysmë- shkretirat. Territori i Sirisë është i ndarë në disa pjesë. Përgjat vijës bregdetare të gjatë 180 km përghat Detit Mesdhe është një fushë e gjerë rreth njëzet kilometra. Paralelisht me ultësirën bregdetare shtrihen vargmalet Jabbal al Nusayiriyah, ndërsa në jug vazhdojnë malet Anti-Libanon, ku gjindet maja më e lartë në Siri, Hermon 2814 metra i lartë. Në pjesën jugperëndimore të Sirisë është Rrafshnalta e Golan, e cila është aktualisht nën kontrolin Izraelit. Pjesën dërmuese të Sirisë jugore e përfshinë shkretira e Sirisë, e cila është praktikisht një pllajë e gjerë. Pjesa tjetër e vendit është e vendosur në një pllajë të ngritur (më e ulët se shkretëtira siriane), e cila është në pjesën përbërëse e e një zone të madhe të njohur si Al Jazirah. Në këtë pllajë, është liqeni më i madh i Sirisë Al – Assad i ngritur në lumin më të madh Eufrat.

Eufratit është lumi më i rëndësishëm dhe më i madh në Siri. Nulk është lum i lundrueshëm lundrueshëm, por ka rëndësi të madhe për ujitje. Ky lumë është bazë për bujqësinë e Sirisën. Përveç Eufratit janë rrjedhin edhe lumejt Orontes dhe Khābūrah.

Qyteti më i rëndësishëm në bregdetin sirian është Latakia (Al-Ladiqiyah). Ai është porti më i madh. Dalja në Detitn Mesdhe Sirisë ia rritë rëndësinë gjeo –strategjike dhe favorizon zhvillimin e industrive të lidhura me detin.

Ekonomia

Redakto
Artikulli kryesor : Ekonomia

Ekonomia e Sirisë bazohet në Bujqësi.40% të tokave të Sirisë janë pjellore.Mungesa e Pyjeve, Gjelbrimeve bën këtë shtet jo të zhvilluar ekonomikisht.Produktet themelore bujqësore janë: gruri, misri, perime, pemë, panxharsheqeri, pambuku.

Industria e Sirisë krahas bujqësisë është më e zhvilluar dha ka kontribute në ekonominë e Sirisë.Në mes të shteteve Arabe, Siria e zë vendin e dytë sa i përket përparimit të Industrisë (Egjipti është i pari). Degët themelore të Industrisë janë: Pëlhura prej pambuku dhe mëndafshi, çimento, mobilieria, industria e naftës, tekstili, sheqeri etj.[1]

Siria ka Minerale të Fosfatit. Burimet e naftës janë të kufizuar. Importimi më së shumti bëhet nga Iraku, Italia, Gjermania, Franca. Eksportimi është sa gjysma e importimit, zakonisht produktet eksportohen në Itali dhe Rumani. Në vitet e fundit tregtia e jashtme e Sirisë ishte kah shtetet komuniste. Nga lista e Importimit dhe Eksportimit u futën edhe shtetet si Kuba dhe Kina, gjithashtu edhe me shtete si Turqia, Japonia.[1]

Siria zakonisht eksporton: Naftë, produkte të tekstilit, kafshë, produkte të kafshëve. Ndërsa importon: Makina, material ndërtimor, metale, materiale kimike etj.

Në sektorin e Transportit, Siria është shumë e zhvilluar. Pothuajse i gjithë Siria është e mbushur me rrugë automobilistike. Në linjat hekurudhore në mes Sirisë, Turqisë, Jordanisë dhe Irakut, Siria zë një vend qendror[1]. Limanet Lazkije dhe Tortus janë limane që e bartin barrën e transportit detar. Sistemi për rrugët ajrore është e vendosur mirë. Siria me transportin dhe komunikacionin e zhvilluar, ka të ardhura edhe në sektorin e hotelierisë dhe turizmit.

Demografia

Redakto
Artikulli kryesor : Demografia

Siria ka një popullsi rreth 18,448,752 banorë, me një dendësi prej 100 banorë/km2.Rritja e popullsisë është 3.5%. Sirianët janë grup njerëzish që janë formuar nga imigrimet nga Arabia Saudite, Azia, Evropa.

89% i popullsisë janë Arab, 6% Kurdët, 3% Armenët, dhe pjesa tjetër Turqit, Çerkezët etj.

Gjuha zyrtare e Sirisë është Arabishtja. Flitet edhe Turqishtja, Kurdishtja, Gjuha armene, Gjuha Çerkeze.

Shumica e popullsisë i takon fesë Islame. Një pjesë e vogël janë Krishter. Këto krishterët janë zakonisht Katolik, Ortodoks, Ortodoks Sirian, Monofist, Protestant, etj.[1]

Shumica e muslimanëve janë Synnitë, por ka edhe Alevitë, Shiitë dhe Jezidi. Jeziditë adhurojnë Iblisin.[1]

Gjysma e popullsisë dinë të lexojnë e shkruajnë. Rreth 60% i popullsisë rinore shkon në shkollë.

Qyteti më i madh dhe më i zhvilluar është kryeqyteti Damasku, qytetet tjera të rëndësishëm janë Halepi, Humusi, Hama dhe Lazkije.

Kultura

Redakto
Artikulli kryesor : Kultura

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Siria – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  Commons: Siria – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Referimet

Redakto




  NODES
admin 3
todo 2