Sputnik 1 (Rusisht : Спутник, shokë udhëtimi) ka qënë satelit-i i parë artificial i cili udhëtoi në orbitën e tokës. U lëshua për në hapësire më 4 tetor 1957 nga kozmodromi i Bajkonur (Kazakistan) nga Bashkimi Sovjetik (U.R.S.S). Në fjalorin Rusë Sputnik do të thotë "Shokë i Udhëtimit", por në gjuhen astronomike nënkuptohet si satelit.

Sputnik 1

Falë raketave që Bashkimi sovjetik kishte në dispozicion pas luftës të dytë botërore, programi Sputnik filloi të zhvillohej në vitin 1948, shkencëtaret sovjetike zbuluan që raketat V2 mund të modifikoheshin dhe të përdoreshin si forcë shtytëse për hedhjen në hapësirë të satelitëve hapësinore.

Lajmi i hedhjes me suksesë në hapësire u shpërnda nga Radio Moska në natën e 4 dhe 5 tetorit 1957.

Me hedhjen e Sputnik 1, Bashkimi Sovjetik u tregua më i përgatitur se Shtetet e Bashkuara, në fushën e sateliteve hapësinor, në fakt Amerikanët hodhën në hapësire satelitin e tyre të parë me 31 janar 1958, i cili quhej "Explorer 1".

Karakteristikat e brendshme

Redakto

Instrumentet e brendshme të Sputnik 1 ruajtën efikasitetin e tyre në hapësirë vetëm për 21 ditë radhazi.

Sputnik 1 kishte një vizatim më të thjeshtuar në krahasim me satelitet e sotëm, ai kishte një formë sfere alumini me diametër 58 cm dhe 4 antena të gjata rreth 2,5 metra. U dogj në momentin e hyrjes në atmosferën e Tokësore më 3 janar 1958, pasi kishte përshkruar 70.000.000. km rreth tokës.

Informacione

Redakto
  NODES
languages 1
mac 1
os 3