Studimet pasdiplomike janë studime superiore ose studime të thelluara shkencore apo profesionale/shkencore të cilat vazhdohen pasi që kandidati i caktuar i ka mbaruar studimet themelore universitare në fakultet, akademi etj. dhe ka fituar thirrje universitare në bazë të ligjeve në fuqi. [1]

Organizimi

Redakto

Studimet pasdiplomike organizohen për (thellimin e dijeve akademiko - shkencore dhe fitimin e titullit përkatës) fitimin e thirrjes akademike shkencore: Master (Magjistër) dhe Doktor i shkencës (ose i filozofisë). Në SHBA dhe në kohë të fundit në botë organizohen edhe studime (profesionale pas diplomimit) pasdiplomike profesionale të nivelit MBA (Master në Administrim Biznesi) dhe DBA (doktor në Administrim Biznesi) ose edhe Ded (Doktor në Edukim).

Kohëzgjatja

Redakto

Studimet themelore zgjasin 3 vite, studimet Master 2 vite dhe studimet e doktoratës 3 vite.

Në shumë Universitete të botës kandidati mund të regjistrohet drejtpërdrejtë pas diplomimit në studimet e thelluara për thirrjen shkencore Doktor. Në këto raste studimet e doktoratës zgjasin së paku 4 vjet.

Deklarata e Bolonjës

Redakto

Në Deklaratën e Bolonjës (19 qershor 1999) është rekomanduar modeli i studimeve 3-2-3, që do të thotë 3 vjet për studime të nivelit Bachelor, edhe 2 vjet për studime të nivelit Master dhe plus 3 vjet të tjera për studime të nivelit Doktor.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1543. ISBN 9789951615860. OCLC 1083916504. {{cite encyclopedia}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  NODES
admin 2