Sunderland Association Football Club është një klub anglez profesionist futbolli me seli në Sunderland që momentalisht luan në Premier League. Që nga themelimi i saj në vitin 1879 [3], klubi ka fituar gjashtë herë titullin e Divizionit të parë—në 1892, 1893, 1895, 1902, 1913, dhe 1936, FA Cup dy herë në vitet 1937 dhe 1973 dhe gjithashtu një herë në FA Community Shield në vitin 1936. Ata gjithashtu kanë qënë finalist të Football League Cup në vitet 1985 dhe 2014.
Sunderland fitoi për herë të parë FA Cup në vitin 1937 me një fitore 3–1 kundër Preston North End, dhe qëndroi në elitën e futbollit anglez për 68 sezone me rradhë deri në vitin 1958 kur u ranë për herë të parë. Trofeu më i shquar i Sunderland pas luftës së dytë botërore ishte titulli i dytë i FA Cup i fituar në vitin 1973, kur klubi mori një fitore 1–0 kundër Leeds United. Klubi gjithashtu e ka fituar titullin e divizionit të dytë pesë herë dhe ka fituar titullin e divizionit të tretë një herë.
Sunderland i luan ndeshjet e saj si vendas në stadiumin me 48,707 vende Stadium of Light pasi u largua nga Roker Park në vitin 1997. Kapaciteti origjinal i stadiumit ishte 42,000 vende por stadiumi i zgjerua duke u bërë me 49,000 vende pas një rikonstruksioni të bërë në vitin 2000. Sunderland ka një rivalitet të vjetër me klubin komshi Newcastle United, ku ndeshja që zhvillohet midis tyre quhet Derbi Tyne–Wear që nga viti 1898. Që nga ngjitja e tyre në Premier League në vitin 2007, Sunderland është bërë një nga klubet më të pasura të botës, duke u vlersuar me 93 milion $ amerikan, 31 më i vlefshëm në botë [4][5].
Vitet e hershme dhe triumfet në ligë
Redakto
Problemet financiare dhe tre finale kupash
Redakto
Nivelet e ulta dhe të larta
Redakto
Marrja e Drumaville Consortium dhe qëndrimi në Premier League
Redakto
Mbështetësit dhe rivalitetet
Redakto
Redaktuar më 21 janar 2015[6]
Rezervat dhe akademia e të rinjëve
Redakto