Taxh Mahali
Taxh Mahali është një mauzole monumental në bregun jugor të lumit Yamuna në qytetin indian të Agras emri i të cilit do të thotë ‘’Kurora e Pallatit’’[3]). Ai u porosit në vitin 1632 nga perandori mogul Shah Jahan (mbretërimi 1628–1658), për të bujtur varrin e gruas së tij të parapëlqyer, Mumtaz Mahal. Varri është pjesa qendrore e një kompleksi 17 hektarë,[4] që përfshin një xhami dhe një shtëpi mysafirësh dhe është i vendosur në kopshte formale, të kufizuar nga tre krahë me mure me bedena.
Taxh Mahal | |
---|---|
Emri amëtar Hindi: ताजमहल | |
Lloji | mauzoleum |
Etimologjia | Kurora e Pallatit |
Vendndodhja | Agra, Uttar Pradesh, Indi |
Qyteti më i afërt | Agra |
Koordinatat | 27°10′30″N 78°02′31″E / 27.17500°N 78.04194°E |
Sipërfaqja | 17 ha |
Lartësia | 73 m |
Ndërtuar | 1632–53[1] |
Përdorimi aktual | Monument i Trashëgimisë Botërore |
Arkitekti | Usta Ahmad Lahauri |
Stili arkitekturor | Arkitektura Mogule |
Vizitorët | 7–8 milionë (në 2014)The Economic Times[2] |
Webfaqja | http://www.tajmahal.gov.in/ |
Ndërtimi i mauzoleut përfundoi thelbësisht në vitin 1643, por punimet vijuan në fazat e tjera të projektit për 10 vjet të tjerë. Kompleksi besohet se është përfunduar tërësisht në vitin 1653 me një kosto të vlerësuar rreth 32 milionë rupi, që mund barazohet afërsisht me vlerën e 52.8 miliardë rupive të sotme (827 milionë dollarë). Projekti i ndërtimit përfshiu rreth 20 000 artizanë nën drejtimin e një bordi arkitektësh të udhëhequr nga arkitekti i borrit të perandorit, Usta Ahmad Lahauri. Megjithatë Ramadan Sokoli, në veprën e tij studimore "16 Shekuj" shkruan se arkitekti është shqiptari Mehmet Isai nga Opari i Korçës.
Taxh Mahali është shpallur Monument i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s në vitin 1983 si një "xhevahir i artit mysliman në Indi dhe një nga kryeveprat e admiruara universalisht trashëgimisë botërore". I përshkruar nga laureati i Çmimit Nobel në letërsi Rabindranath Tagore si "pikë loti në faqen e kohës", ai vlerësohet nga shumë si shembulli më i mirë i Arkitekturës Mogule dhe një simbol i historisë së pasur të Indisë. Taxh Mahali tërheq 7–8 milionë vizitorë në vit. Në vitin 2007, u përfshi në iniciativën e Shtatë Mrekullive të Reja të Botës (2000–2007).
Frymëzimi
RedaktoTaxh Mahali u porosit nga perandori Shah Jahan në vitin 1631, për tu ndërtuar në kujtim të gruas së tij Mumtaz Mahal, një princeshë persiane, që vdiq duke lindur fëmijën e tyre të 14-të, vajzën Gauhara Begum.[5] Ndërtimi i Taxh Mahalit filloi në vitin 1632.[6] Oborri perandorak që dokumentoi pikëllimin e Shah Jahanit pas vdekjes së Mumtaz Mahalit, ilustron historinë e dashurisë si frymëzuese të ndërtimit të Taxh Mahalit.[7][8][9] Mauzoleu kryesor u përfundua në vitin 1643,[6] ndërtesat përreth dhe kopshti u përfunduan rreth dhjetë vjet më vonë.
Arkitektura dhe dizajni
Redakto- Artikulli kryesor: Origjina dhe arkitektura e Taxh Mahalit
Taxh Mahali përfshin dhe vijon traditat e dizajnit të Arkitekturës Perse dhe asaj më të hershme Mogule. Frymëzimi specifik erdhi nga ndërtesat timuride dhe mogule duke përfshirë Gur-e Amir-in (varri i Timurit, pararendësi i Dinastisë Mogule, në Samarkandë),[10] Varri i Humayunit, Varri i Itmad-ud-Daulah-ut (ndonjëherë i quajtur Taxhi Foshnje), dhe Xhama Masxhidi i vetë Shah Jahanit në Delhi. Ndërsa ndërtesat e mëparshme mogule ndërtoheshin kryesisht me gurë të kuq ranorë, Shah Jahani promovoi përdorimin e mermerit të bardhë të zbukuruar me gurë gjysëm të çmuar. Ndërimet nën patronazhin e tij arritën nivele të reja rafinimi.[11]
Varri
RedaktoVarri është epiqendra e të gjithë kompleksit të Taxh Mahalit. Është një strukturë e madhe prej mermeri të bardhë, që qëndron mbi një plintë katrore dhe konsiston në një ndërtesë simetrike me një iwan (portë në formë harku), e kryesuar nga një kuplë e madhe me majëz. Si shumica e varreve mogule, elementet bazë janë me origjinë perse.[12]
Struktura bazë është një kub i madh shumë-dhomësh me kënde të prera që formojnë një strukturë të barabartë tetëkëndore që është afërsisht 55 m e gjatë në secilin krahë. Secila brinjë e iwanit është e strukturuar me një pishtak të madh (qemer me dy ballkone të ngjashëm të vendosur në të dy krahët. Ky motiv i pishtakëve të mbivendosur është kopjuar në zonat e këndeve të prerë, duke e bërë dizajnin tërësisht simetrik në të gjithë krahët e ndërtesës. Varrin e kornizojnë katër minare, në secilin kënd të plintës përballë këndeve të prerë. Dhoma kryesore bujt sarkofagët falls të Mumtaz Mahalit dhe Shah Jahanit; varret e vërtetë ndodhen në një nivel më poshtë.[13]
-
Taxh Mahali nga hyrja kryesore.
-
Korniza e katër minareve të varrit.
-
Pamje e brendshme e kupolës sferike mbi varret e Shah Jahanit dhe Mumtazit.
-
Sarkofagët falls të Mumtaz Mahalit dhe Shah Jahanit në dhomën kryesore.
-
Varret e vërtetë të Mumtazit dhe Shah Jahanit në nivelin më të ulët.
-
Kupola kryesore prej mermeri, kupolat e vogla dhe majëzat dekorative që zgjaten nga skajet e mureve bazë.
Veçoria më spektakolare e mauzoleut është kupola prej mermeri që kurorëzon varrin. Kupola është afërsisht 35 m e lartë, afërsisht e njëjtë me gjatësinë e bazës dhe e theksuar nga "tamburi" cilindrik që është afërsisht 7 m i lartë. Për shkak të formës së saj, kupola quhet shpesh një ‘’kupolë qepë’’ ose amrud (kupolë guava).[14] Kreu është dekoruar me një dizajn zambaku që shërben edhe për të theksuar lartësinë e saj. Forma e kupolës theksohet nga katër kupola më të vogla çhatri të vendosura në këndet e saj, që kopjojnë formën e qepës së kupolës kryesore. Kupola është lehtësisht asimetrike.[15] Bazat e tyre me kolona hapen mbi çatinë e varit duke e lejuar dritën në brendësi. Majëzat e larta dekorative (guldasta) zgjaten nga skaji i mureve bazë dhe mundësojnë një përforcim pamor të lartësisë së kupolës. Motivi i zambakut përsëritet si te çhatrit ashtu dhe te guldastat. Kubeja dhe çhatrit janë të kryesuar nga një majëz e artë që përzien elementet dekorative tradicionale perse dhe hindu.
Majëza kryesore fillimisht u bë prej ari por u zëvendësua nga një kopje e bërë prej bakri të praruar në fillim të shekullit të XIX. Kjo karakteristikë mundëson një shembull të qartë të bashkimit të elementeve dekorative perse dhe hindu.[16] Majëza është kurorëzuar nga një gjysëm-hënë, motiv tipik islamik, cepat e të cilës janë të drejtuar nga qielli.[17]
Minaret, që janë secila mbi 40 m e lartë, paraqesin prirjen e dizenjuesit ndaj simetrisë. Ato janë dizenjuar si minare funksionuese—një element i xhamive, i përdorur nga muezinët për ti thirrur myslimanët në lutje. Secila minare është e ndarë efektivisht në tre pjesë të barabarta nga dy ballkone që rrethojnë trungun. Në krye të kullës ndodhet një ballkon përfundimtar i kurorëzuar nga një çhatri që pasqyron dizajnin e atyre të varrit. Çhatrit ndajnë të gjitha të njëjtët elemente dekorative të një dizajni zambaku të kurorëzuar nga një majëz e artë. Minaret u ndërtuan pak jashtë plintës në mënyrë që në rast rrëzimi, një incident i shpeshtë me shumë ndërtime të larta të periudhës, materialet e kullave të prireshin të binin larg nga varri.
Dekorimet e jashtme
RedaktoDekorimet e jashtme të Taxh Mahalit janë ndër më të rafinuarat e Arkitekturës Mogule. Me ndryshimin e zonës së sipërfaqes, dekorimet përpunohen në mënyrë proporcionale. Elementet dekorative u krijuan duke vendosur bojë, stuko, zbukurime gurësh ose skalitje. Në përputhje me ndalimin islamik kundër përdorimit të formave antropomorfike, elementet dekorative mund të klasifikohen në kaligrafi, forma abstrakte dhe motive bimore. Përgjatë gjithë kompleksit ndodhen syre nga Kurani që përfshijnë si elemente zbukuruese. Studimet e fundit sugjerojnë se pasazhet u zgjodhën nga Amanat Khan-i.[18]
Kaligrafia u krijua nga një kaligraf i quajtur Abdul Haq, të cilit Shah Jahani i dha titullin "Amanat Khan" si shpërblim për "virtuozitetin e tij verbues".[19] Pranë rreshtave nga Kurani në bazën e brendshme të kupolës është shkruar: "Shkruar nga qenia e parëndësishme, Amanat Khan Shirazi".[20] Një pjesë e madhe e kaligrafisë është hartuar në shkrimin e ekstravagant ‘thuluth’ të bërë me gdhendje kuarci të kuq ose mermeri të zi[19] në panele mermeri të bardhë. Panelet më të lartë janë shkruar pak më të mëdhenjë për të pakësuar efektin pjerrësisë kur shihet nga poshtë. Kaligrafia në cenotafet prej mermeri në varr është veçanërisht e hollësishme dhe delikate.
Format abstrakte janë përdorur në të gjithë kompleksin, veçanërisht te plintat, minaret, portiku, xhamia, xhavabi dhe, në një masë më të vogël, në sipërfaqen e varrit. Kupolat dhe qemeret e ndërtesave në gurë ranorë janë punuar me vizatime zbukuruese em hulliza për të krijuar forma të stërholluara gjeometrike. Zbukurime në ‘’opus spicatum’’ përcaktojnë hapsirën midis shumë elementeve bashkuese. Zbukurimet e bardha janë përdorur në ndërtesat me gurë ranorë, ndërsa zbukurimet e errëta ose të zeza në ato me mermer të bardhë. Zonat me llaç të ndërtesave prej mermeri janë ngjyrosur me një ngjyrë kontrastuese që krijon një grupim kompleks modelesh gjeometrike. Dyshemetë dhe shëtitoret përdorin pllaka kontrastuese ose blloqe me modele mozaikësh.
Mbi muret e ulëta të varrit janë vendosur dado mermeri të bardhë të skalitura me basorelieve realiste lulesh dhe bimësh kacavjerrëse. Mermeri është lëmuar për të përforcuar hollësitë elegante të skalitjeve. Strukturat e dadove dhe hapsira midis harqeve është dekoruar me gdhendje në ‘’pietra dura’’ tepër të stilizuara, përgjithësisht bimë gjeometrike, lule dhe fruta. Gurët zbukurues janë prej mermeri të verdhë, kuarci të kuq dhe xhade, të lëmuar dhe niveluar në sipërfaqen e mureve.[19]
-
Baza, kupola dhe një minare.
-
Kaligrafi dhe zbukurime bimore mbi iwanin e hyrjes
-
Majëza, tamga e Perandorisë Mogule.
-
kolonë dekoruese që përfundon me majëz
-
Bukurshkrim i poemave perse.
-
Motive bimore.
-
Pllaka pasqyruese.
-
Rrjetë mermeri ‘xhali’.
-
Kaligrafi në mure.
Dekorimi i brendshëm
RedaktoDhoma e brendshme e Taxh Mahalit shkon përtej elementeve dekorative tradicionale. Punimet zbukuruese gdhendëse nuk janë në ‘pietra dura’, por gurë të çmuar dhe gjysëm të çmuar.[21] Dhoma e brendshme është një tetëkëndësh me dizajnin që lejon hyrjen nga çdo faqe, megjithëse vetëm dera e drejtuar nga kopshti në jug përdoret. Muret e brendshëm janë rreth 25 m të lartë dhe të kurorëzuar nga një brendësi "false" kubeje e dekoruar me një motiv diellor. Hapsirën e përcaktojnë tetë harqe pishtakë në nivelin e tokës dhe, si për jashtë, çdo pishtak i ulët është i kurorëzuar nga një i dytë në mes të murit.[22] Katër hareqet e sipërm qëndrorë formojnë ballkone ose zona shikimi, ku çdo dritare e jashtme ballkoni ka ekrane të stërholluar xhali të skalitur në mermer. Përveç dritareve të ballkoneve, drita hyn nëpërmjet hapjeve të mbuluara me çhatri në kënde. Xhalit që kufizone me cenotafet janë të përbërë nga tetë panele të skalitur me punim të stërholluar çpues. Sipërfaqet e mbetura janë zbukuruar në hollësi elegante me gurë gjysëm të çmuar që formojnë bimë të gërshetuara kacavjerrëse, fruta dhe lule. Çdo mur i dhomës është dekoruar mjeshtërisht me basorelieve dadosh, gdhendje të stërholluar guri dhe panele të rafinuara kaligrafike që pasqyrojnë, në hollësi, elementet e dizajnit që shihen përgjatë pjesës së jashtme të kompleksit.[23]
-
Lule të skalitura në mermer.
-
Hollësi i zbukurimit në ‘pietra dura’ të xhalit.
-
Eleganca punimi të stërholluar
-
Harkada të xhamisë.
-
Vizatim i gdhendur.
-
Pllaka të dekoruara me majëz.
-
Zbukurim i tavanit të kupolës
-
Detaje nga punimi i një xhali.
Tradita myslimane e ndalon dekorimin e rafinuar të varreve. Kështu, trupat e Mumtazit dhe Shah Jahanit u vendosën në një kriptë relativisht të thjeshtë poshtë dhomës kryesore me fytyra të kthyera djathtas në drejtim të Mekës. Cenotafi i Mumtaz Mahalit është vendosur në qendrën e saktë të dhomës kryesore mbi një bazë drejtkëndore mermeri 1.5 me 2.5 m. Si baza ashtu dhe varroshi janë zbukuruar në mënyrë të stërholluar me gurë të çmuar dhe gjysëm të çmuar. Mbishkrimet kaligrafike mbi varrosh identifikojnë dhe lavdërojnë Mumtazin. Mbi kapakun e varroshit ndodhet një tabletë e ngritur drejtkëndore që sugjeron një tabelë shkrimi. Cenotafi i Shah Jahanit ndodhet përkrahë të Mumtazit në anën perëndimore, që është i vetmi element asimetrik në të gjithë kompleksin. Cenotafi i tij është më i madh sesa i gruas, por pasqyron të njëjtët elemente: një varrosh më i madh mbi një bazë pak më të lartë i dekoruar mjeshtërisht me gurë të gdhendur dhe kaligrafia që e identifikon atë. Mbi kapakun e varroshit është skalitur një kuti e vogël pene.[22]
Kutia e penës dhe tabela e shkrimit janë ikona tradicionale, mortore mogule që dekorojnë si varroshet e burrave ashtu dhe të grave. Kaligrafia në anët e varrit të vërtetë të Mumtaz Mahalit paraqet Nëntëdhjetë e Nëntë Emrat e Zotit. Varri i Shah Jahanit mban një mbishkrim kaligrafik që lexon: "Ai udhëtoi nga kjo botë për në sallën e gostisë së Përjetësisë natën e 26 të muajit të Raxhabit, në vitin 1076 hixhra".[24]
Kopshti
Redakto- Artikulli kryesor: Kopshtet Mogule
Kompleksi është i vendosur përreth një charbaghu të madh katror 300 m. Kopshti përdor rrugica të ngritura që ndajnë secilën nga katër zonat e kopshtit në 16 parcela të fundosura me shtrate lulesh. Në mes të rrugës midis varrit dhe portikut në qendër të kopshtit ndodhet një depozitë e ngritur mermeri me një pellg pasqyrues të vendosur në aksin veri-jug për të pasqyruar pamjen e mauzoleut. Depozita e ngritur prej mermeri quhet Al Hawd al-Kawthar që do të thotë "Ujëmbledhësi i Teprisë" premtuar Muhametit.[25]
Gjetiu, kopshti planifikohet me shëtitore pemësh dhe çesma. Kopshti ‘’charbagh’’, një dizajn i frymëzuar nga Kopshtet Perse, u fut në Indi nga Baburi, perandori i parë mogul. Ai simbolizon katër lumenjtë që rrjedhin në Xhenet dhe imitojnë Kopshtin e Parajsës të rrjedhur nga paridaeza persian, që do të thotë 'kopësht i rrethuar me mur'. Në tekstet mistike islamike të Periudhës Mogule, Parajsa përshkruhet si një kopësht ideal teprie me katër lumenj që rrjedhin nga një burim ose mal qendror, që e ndan kopshtin në veri, perëndim, jug dhe lindje.
Shumica e charbaghëve mogulë janë drejtkëndorë me një varr ose pavijon në qendër. Kopshti i Taxh Mahalit është i pazakontë në elementin kryesor, varrin, që është i vendosur në skajin e kopshtit. Me zbulimin e Mahtab Bagh-ut ose "Kopshtit të Dritës së Hënës" në anën tjetër të lumit Yamuna, interpretimi i Archaeological Survey of India është se vetë lumi Yamuna u përfshi në dizajnin e kopshtit dhe u projektua të përfaqësonte një nga lumenjtë e Parajsës.[26] Ngjashmëritë në planimetri dhe karakteristika arkitekturore me Kopshtet Shalimar sugjerojnë se kopshtet janë projektuar nga i njëjti arkitekt, Ali Mardani.[27] Përshkrimet e hershme të kopshtit tregojnë morinë e bimësisë, duke përfshirë trëndafila, dafodilë dhe fruta.[28] Me rënien e Perandorisë Mogule, Taxh Mahali dhe kopshtet e tij degraduan po ashtu. Nga fundi i shekullit të XIX, Perandoria Britanike kontrollonte më shumë se tre të pestat e Indisë[29] dhe mori kontrollin e Taxh Mahalit. Ajo e ndryshoi peizazhin sipas shijeve të tyre, duke i ngjarë kështu lëndinave formale të Londrës.[30]
Ndërtesat periferike
RedaktoKompleksi i Taxh Mahalit është i kufizuar në tre krahë nga mure me bedena, me gurë të kuq ranorë; ndërsa krahu tjetër i drejtuar nga lumi është i hapur. Jashtë mureve ndodhen mjaft mauzoleumë shtesë, duke përfshirë ata të grave të tjera të Shah Jahanit dhe një varr më i madh për shërbëtorin e parapëlqyer të Mumtazit.[31]
Porta kryesore (darwaza) është një strukturë monumentale e ndërtuar kryesisht prej mermeri dhe përkujtuese e Arkitekturës Mogule të perandorëve më të hershëm. Harkadat e saj pasqyrojnë formën e harkadave të varrit dhe harqet e tij pishtakë përfshijnë kaligrafinë që zbukuron varrin. Tavanet sferikë kanë dizajne të stërholluar gjeometrike si ata që gjenden në ndërtesat e tjera prej guri ranor në kompleks.[32]
Në skajin e largët të kompleksit ndodhen dy ndërtesa të mëdha prej guri të kuq ranor që pasqyrojnë njëra-tjetrën. Pjesa e mbrapme e ndërtesave paralelizojnë muret perëndimore dhe lindore. Ndërtesa perëndimore është një xhami, ndërsa tjetra është xhavabi, megjithëse u ndërtua për balancim arkitekturor mund të ketë shërbyer si shtëpi mysafirësh. Dallimet mes dy ndërtesave përfshijnë mungesën e mihrabit të xhavabit dhe dizajni gjeometrik i dyshemeve, ku dyshemeja e xhamisë është projektuar me skicimin e 569 qilimave të lutjeve në mermer të zi. Dizajni bazë i një salle të gjatë të xhamisë të kurorëzuar nga tre kube të ngjashme është i ngjashëm me të tjerët e realizuar nga Shah Jahani, veçanërisht Masxhid-i Xhahan-Numa, ose Xhama Masxhidi i Delhit. Xhamitë mogule të kësaj periudhe e ndajnë sallën e shenjtërores në tre zona duke përfshirë një shenjtërore kryesore dhe shenjtërore pak më të vogla në anët e tjera. Te Taxh Mahali, secila shenjtërore hapet drejt një kubeje të gjerë sferike.
Ndërtimi
RedaktoTaxh Mahali është ndërtuar mbi një parcelë toke në jug të qytetit të rrethuar me mure të Agras. Shah Jahani i ofroi Maharaxha Jai Singh-ut një pallat të madh në qendër të Agras në shkëmbim të terrenit.[33][34] Një sipërfaqe prej pak a shumë 1.2 hektarësh u gërmua, u mbush për të pakësuar depërtimin e ujit dhe u nivelua 50 m mbi bregun e lumit. Në zonën e varrit, u gërmuan puse dhe u mbushën me gurë dhe çakull për të formuar themelet e mauzoleut. Në vend të kallamave të bambusë, punëtorët ndërtuan një skeleri kolosale prej tullash që pasqyronte varrin. Skeleria ishte e stërmadhe sa përgjegjësit e punëtorëve e vlerësuan se do të merrte vite për tu çmontuar.[35]
Taxh Mahali u ndërtua duke përdorur materiale nga e gjithë India dhe Azia. Besohet se për të transportuar materialet u përdorën më shumë se 1000 elefantë. Mermeri i bardhë i tejdukshëm u soll nga Makrana në Raxhastan, kuarci i kuq nga Panxhabi, xhada dhe kristali nga Kina. Bruzi u soll nga Tibeti, ‘lapis lazuli’ nga Afganistani, safiri nga Sri Lanka, ndërsa karneliani nga Arabia. Në tërësi, u gdhendën për zbukurime njëzet e tetë tipe gurësh të çmuar dhe gjysëm të çmuar mbi mermer të bardhë.
Sipas legjendës, Shah Jahani dekretoi se kushdo mund të mbante tulla të marra nga skeleria dhe kështu ajo u çmontua nga fshatarët përgjatë natës. Për të transportuar mermerin dhe materialet e tjera për në sitin e ndërtimit u ndërtua një platformë dheu të ngjeshur 15 kilometra (9.3 milje) dhe skuandrat e njëzet ose tridhjetë blloqe të tërhequr nga qe dhe elefantë me karro të ndërtuara apostafat.[36] Për të ngritur blloet në pozicionin e dëshiruar u përdor një sistem i stërholluar tërheqjeje ‘shtylle dhe trari’. Uji u mor nga lumi nga një seri purësh, një mekanizëm me kova dhe litarë, i vënë në lëvizje nëpërmjet kafshëve, në një depozitë të madhe të ngritur në një depozitë të madhe shpërngarjeje. Kalohej në tre depozita dytësore, nga të cilat tejçohej për në kompleks.
Plinta dhe varri morën pak a shumë 12 vjet për tu përfunduar. Pjesët e tjera të kompleksit morën edhe 10 vjet shtesë dhe u përfunduan në radhën minaret, xhamia dhe xhavabi dhe portiku. Duke qenë se kompleksi u ndërtua në faza, ekzistojnë mospërputhje në datat e përfundimit, për shkak të opinionit të ndryshëm mbi "përfundimin". Ndërtimi i vetë mauzoleut u përfundua thelbësisht në vitin 1643,[6] ndërsa puna vijoi me ndërtesat e tjera dytësore. Vlerësimet e kostos së ndërtimit variojnë për shkak të vështirësive në vlerësimin e kostove sipas kohës. Kosoja e përgjithshme është vlerësuar rreth 32 milionë rupi,[6] që është rreth 52.8 miliardë rupi të tanishëm indianë (rreth 827 milionë dollarë).[37]
Koha pas ndërtimit
RedaktoAbdul Hamid Lahauri në librin e tij Badshah Nama i referohet Taxh Mahalit si rauza-i munawwara, që do të thotë varri i ndriçuar ose i shquar.[38] Menjëherë pas përfundimit të Taxh Mahalit, Shah Jahani u hoq nga pushteti nga djali i tij, Aurangzebi dhe u vendos nën arrest shtëpie në Fortesën e Agras në afërsi. Pas vdekjes së tij, Aurangzebi e varrosi atë në mauzole përkrahë gruas së tij.[39] Në shekullin e XVIII, sunduesit Xhat të Bharatpurit pushtuan Agrën dhe sulmuan Taxh Mahalin, dy llampadarët, një prej agati, ndërsa tjetri prej argjendi, që ishin të varur mbi cenotafin kryesor, u grabitën nga ta, bashkë me ekrane ari dhe argjendi. Kanbo, një historian mogul, tha se mburoja prej ari që mbulonte majëzën 4.6 metra të lartë në krye të kupolës kryesore gjithashtu u hoq gjatë plaçkitjes Xhate.[40]
Nga gjysma e dytë e shekullit të XIX, disa pjesë të ndërtesave ishin në degradim. Gjatë kohës së Kryengritje Indiane të 1857-ës, Taxh Mahali u dëmtua nga ushtarët britanikë, që shkulën gurët e çmuar dhe ‘lapis lazuli-n’ nga muret e tij. Në fundin e shekullit të XIX, mëkëmbësi i mbretit, Lord Curzon urdhëroi një projekt restaurimi gjithëpërfshrirës, që u përfundua në vitin 1908.[41][42] Ai urdhëroi gjithashtu një llampadar të madh në dhomën kryesore, të modeluar sipas një të tilli në një xhami të Kairos. Gjatë kësaj kohe, kopshti u rimodelua me lëndina të stilit britanik që shihen akoma në kompleks.[30]
Kërcënimet
RedaktoNë vitin 1942, qeveria ngriti një skeleri për ta fshehur ndërtesën në paraprirje të sulmeve të Forcave Ajrore Japoneze.[43][44] Skeleria u ndërtua përsëri gjatë luftrave Indiano-Pakistaneze të viteve 1965 dhe 1971, për tiu fshehur avionëve bombardues.[45]
Kërcënime më të reja vijnë nga ndotja mjedisore gjatë brigjeve të Lumit Yamuna, duke përfshirë dhe shiun acid,[46] për shkak të Mathura Oil Refinery,[47] që u kundërshtua nga direktivat e Gjykatës Supreme të Indisë.[48] Ndotja e ka kthyer Taxh Mahalin të verdhë. Për të ndihmuar në kontrollin e ndotjes, Qeveria Indiane ka krijuar Taj Trapezium Zone (TTZ), një zonë 10 400 km2 përreth monumentit, ku ekzistojnë standarte strikte për ndotjen.[49]
Së fundmi janë ngritur shqetësime për integritetin strukturor të mauzoleut për shkak të degradimit të nivelit të ujit nëntokësor në basenin e Lumit Yamuna, që është duke rënë në rreth 1.5 m në vit. Në vitin 2010, në disa pjesë të mauzoleut u shfaqën krisje dhe minaret që rrethojnë monumentin po tregonin shenja animi, pasi themelet prej druri të mauzoleut mund të jenë degraduar për shkak të mungesës së ujit. Megjithatë politikanët kanë përmendur se minaret janë projektuar të anohen pak nga jashtë, për të parandaluar rënien e tyre mbi mauzoleum në rast tërmeti. Në vitin 2011, u raportua se disa parashikime thonë se varri do të rrëzohet brenda 5 vjetëve.[50][51]
Turizmi
RedaktoTaxh Mahali tërheq një numër të madh turistësh. Në vitin 2001 UNESCO dokumentoi më shumë se 2 milionë vizitorë,[52] numër që u rrit në rreth 7–8 milionë në vitin 2014.[2] Në vend është krijuar një sistem me dy nivele çmimesh, me një pagesë mjaft më të ulët për qytetarët indianë dhe më të shtrenjtë për të huajt. Shumica e turistëve e vizitojnë monumentin në muajt e freskët të tetorit, nëntorit dhe shkurtit. Trafiku ndotës nuk lejohet pranë kompleksit dhe turistët duhet të ecin nga vendi i parkimit ose të marrin një autobus elektrik. Khawasspurat (oborret veriorë) aktualisht janë duke u restauruar për tu përdorur si një qendër e re turistike.[53]
Qyteza e vogël në jug të Taxh Mahalit, e njohur si Taxh Ganxhi ose Mumtazabad, u ndërtua fillimisht me karavanserai, pazare dhe tregje për tu shërbyer nevojave të vizitorëve dhe punëtorëve.[54] Listat e destinacioneve të rekomanduara të udhëtimeve e paraqesin shpesh Taxh Mahalin, që shfaqet gjithashtu në mjaft lista të Shtatë Mrekullive të Botës, duke përfshirë edhe listën e shpallur së fundmi të Shtatë Mrekullive të Reja të Botës, një sondazh i bërë së fundmi me 100 milionë vota.[55]
Kompleksi është i hapur nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 mbasdite, përveç të premtes, kur kompleksi hapet për lutjet në xhami midis orës 12:00 dhe 14:00. Kopleksi është hapet për tu vizituar gjatë natës, dy ditë para dhe dy ditë pas ditëve me hënë të plotë,[56] duke përjashtuar të premtet dhe muajin e ramazanit. Për arsye sigurie[57] brenda kompleksit lejohen vetëm pesë pajisje—botila transparentë uji, kamera të vogla, aparate fotografikë, celularë dhe çanta të vogla zonjash.
Legjendat
RedaktoQë nga ndërtimi i tij, ndërtesa ka qenë burim admirimi pavarsisht kulturës dhe gjeografisë pasi ndjesite personale dhe emocionale i kanë errësuar vlerësimet studimore të monumentit.[58] Sipas një legjende të vjetër Shah Jahani planifikoi një mauzole për tu ndërtuar me mermer të zi si një Taxh Mahal të Zi përgjatë lumit Yamuna.[59] Idea buron nga shkrimet fantastike të Jean-Baptiste Tavernier, një udhëtar evropian që e vizitoi Agran në vitin 1665. Është sugjeruar se Shah Jahani u përmbys nga djali i tij, Aurangzebi përpara se ta ndërtonte atë. Rrënoja mermeri të zi përgjatë lumit në Kopshtin e Dritës së Hënës, Mahtab Bagh, duket se e mbështesin këtë legjendë. Megjithatë, gërmimet e zhvilluara në vitet 1990 zbuluan se ato ishin gurë të bardhë që ishin çngjyrosur duke u bërë të zinj.[60] Një teori më e besueshme për origjinën e mauzoleut të zi u tregua në vitin 2006 nga arkeologët që rindërtuan një pjesë të pellgut në Kopshtin e Dritës së Hënës. Një pasqyrim i errët i mauzoleut të bardhë mund të shihet qartësisht, duke përshtatur fiksimin e Shah Jahanit me simetrinë dhe pozicionimin e vetë pellgut.[61]
Nuk ekzistojnë dëshmi për të mbështetur përshkrimet që përshkruajnë, shpesh në hollësi tmerruese, vrasjet, coptimet dhe gjymtimet që hamendësohej se Shah Jahan u shkaktonte arkitektëve dhe artizanëve të ndryshëm të lidhur me mauzoleun. Disa histori pohojnë se ata që u përfshinë në ndërtim nënshkruan kontrata duke pranuar vetë që të mos kishin bërë ndonjë dizajn të ngjashëm. Pohime të ngjshme janë bërë për shumë ndërtesa të famshme.[62] Nuk ekzistojnë dëshmi për pohimet se Lord William Bentinck, guvernatori i përgjithshëm i Indisë në vitet 1830, me gjasa planifikoi të shkatërronte Taxh Mahalit dhe marr mermerin. Biografi i Bentinck-ut John Rosselli thotë se historia buron nga ngritja e fondeve nga Bentinck-u nga shitja e mermerit të hedhur nga Fortesa e Agras.[63]
Një tjetër mit sugjeron se duke goditja e siluetës së majëzës bënë që të dali ujë. Edhe sot, zyrtarët gjejnë byzylykë të thyer rreth siluetës.[64]
Në vitin 2000, Gjykata Supreme e Indisë rrëzoi peticionin e Purushottam Nagesh Oak,[65] për të deklaruar se Taxh Mahalin e ndërtoi një mbret hindu.[62][66] Në vitin 2005 një peticion i ngjashëm u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë e Allahabadit. Ky peticion u organizua nga Amar Nath Mishra, një punonjës social dhe predikues që thoshte se Taxh Mahali u ndërtua nga mbreti hindu Parmar Dev në vitin 1196.[67]
Një teori se Taxh Mahali u projektuan nga një italian, Geronimo Vereneo, qarkulloi për një kohë të shkurtër pasi u promovua në fillim nga Henry George Keene në vitin 1879 që nisej nga një përkthi i veprës spanjolle Itinerario, (The Travels of Fray Sebastian Manrique, 1629-1643). Një tjetër teori se Taxh Mahali u projektua nga francezi Austini i Bordosë u promovua nga William Henry Sleeman bazuar mbi veprën e Jean-Baptiste Tavernier. Këto ide u ripërtëritën nga At Hosten dhe u diskutuan përsëri nga E.B. Havell dhe shërbyen si bazat për teoritë dhe kundërthëniet pasuese.[68]
Galeri imazhesh
|
---|
|
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Lesley A. Dutemple: The Taj Mahal; 2003, fq. 32
- ^ a b "Archaeological Survey of India Agra working on compiling visual archives on Taj Mahal". The Economic Times. 29 nëntor 2015. Marrë më 16 janar 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Akbar S. Ahmed: Islam Today: A Short Introduction to the Muslim World; 1998, fq. 94
- ^ "UNESCO Taj Mahal". UNESCO Culture World Heritage Centre, World Heritage List. UNESCO. 2016. Marrë më 10 shtator 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Public Broadcasting Service". PBS. Marrë më 7 shkurt 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Jadunath Sarkar: Studies in Mughal India; 1919, fq. 30-1
- ^ Muhammad Abdullah Chaghtai: Le Tadj Mahal D'Agra (Hindi). Histoire et description (Brussels) 1938 fq. 46.
- ^ 'Abd al-Hamid Lahawri: Badshah Namah; red. Maulawis Kabir al-Din Ahmad dhe 'Abd al-Rahim nën mbikqyrjen e William Nassau Lees. Vol. I, Kalkuta, 1867, fq. 384-9
- ^ Muhammad Salih Kambo: Amal-i-Sal-lih or Shah Jahan Namah; red. Ghulam Yazdani, Vol.I (Kalkuta), 1923, fq. 275
- ^ M. A. Chaghtai: Le Tadj Mahal; 1938, fq. 146.
- ^ Trewin Copplestone: World architecture — An illustrated history; 1963, fq. 166.
- ^ "Taj Mahal Mausoleum from Britannica". Marrë më 4 mars 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "ASI". Arkivuar nga origjinali më 15 shkurt 2015. Marrë më 4 mars 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Onion domes, bulbous domes". strombergarchitectural.com. Marrë më 4 mars 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ahuja, Dilip R.; Rajani, M.B. (2016). "On the symmetry of the central dome of the Taj Mahal" (PDF). Current Science. 110 (6): 996–7.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Welcome To Official Website of Taj Mahal-U.P.Tourism". Arkivuar nga origjinali më 31 maj 2016. Marrë më 25 maj 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ G.H.R. Tillitson: Architectural Guide to Mughal India; 1990, Chronicle Books.
- ^ Taj Mahal Calligraphy.
- ^ a b c Anon. "The Taj Mahal". Islamic architecture. Islamic Arts and Architecture Organization. Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2009. Marrë më 7 shkurt 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Public Broadcasting Service". PBS. Marrë më 7 shkurt 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Economic times article". Marrë më 5 maj 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Vikas Khatri: Greatest Wonders of the World; 2012, fq. 128
- ^ Ali & Tabassum Javid: World Heritage Monuments and Related Edifices in India; volumi 1, 2008, fq. 309
- ^ "Taj.net". Arkivuar nga origjinali më 28 prill 2015. Marrë më 5 maj 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Begley, Wayne E. (mars 1979). "The Myth of the Taj Mahal and a New Theory of Its Symbolic Meaning". The Art Bulletin. 61 (1): 14. doi:10.2307/3049862.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Wright, Karen (1 korrik 2000). "Works in Progress". Discover. Waukesha, WI, USA: Kalmbach Publishing. Marrë më 7 shkurt 2015.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ John Allan: The Cambridge Shorter History of India; 1958, fq. 318
- ^ The Taj by Jerry Camarillo Dunn Jr Arkivuar 16 qershor 2008 tek Wayback Machine.
- ^ Sue Royals: Our Global Village – India; 1996, fq. 7
- ^ a b Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 139.
- ^ "Thetajindia.weebly.com". Marrë më 7 shkurt 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Indiatribune.com". Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2015. Marrë më 7 shkurt 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ M. A. Chaghtai: Le Tadj Mahal; 1938, fq. 54
- ^ 'Abd al-Hamid Lahawri: Badshah Namah; Vol. I, 1867, fq. 403
- ^ "Jstor". Marrë më 7 shkurt 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ David Carroll: The Taj Mahal; 1973, fq. 64
- ^ "WolframAlpha Computational Knowledge Engine". Wolfram Alpha LLC. Marrë më 20 maj 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Giles Tillotson: Taj Mahal; 2008, fq. 14
- ^ Bamber Gascoigne: The Great Mughals; 1971, fq. 243.
- ^ "Perils the Taj has faced". The Tribune (Chandigarh). 13 korrik 2003. Marrë më 7 shkurt 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lord Curzon's Brass Lamp". 1 shkurt 2009. Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2018.
{{cite web}}
: Mospërputhje stampash kohore te|archive-date=
/|archive-url=
; sugjerohet 1 shkurt 2009 (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!). - ^ Peter Yapp: The Traveller's Dictionary of Quotations. 1983, Routledge Kegan & Paul, Londër, fq. 460.
- ^ "Scaffolding from NatGeo". Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2015. Marrë më 7 shkurt 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Lesley A. Dutemple: The Taj Mahal; 2003, fq. 77
- ^ "BBC, Taj Mahal". Marrë më 7 shkurt 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Acid Rain and the Taj Mahal
- ^ "Oil Refinery Impact on Taj Mahal". Arkivuar nga origjinali më 14 maj 2009. Marrë më 18 shkurt 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Supreme Court Oppose". Marrë më 7 shkurt 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "TOXINS AND THE TAJ". UNESCO. 30 prill 1997. Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2008. Marrë më 7 shkurt 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Taj Mahal could collapse within five years because wooden foundations are rotting". Daily Mail. 5 tetor 2011. Marrë më 7 shkurt 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Taj Mahal could collapse within two to five years". Fox News. 7 tetor 2011. Marrë më 7 shkurt 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Periodic Reporting Exercise On The Application Of The World Heritage Convention" (PDF). UNESCO. 2002. Marrë më 7 shkurt 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 120, 254.
- ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 201–8.
- ^ Travel Correspondent (9 korrik 2007). "New Seven Wonders of the World announced". The Telegraph. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2008. Marrë më 7 shkurt 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Archaeological Survey of India: Night Viewings of Taj Mahal". Asi.nic.in. 28 nëntor 2004. Arkivuar nga origjinali më 7 shkurt 2015. Marrë më 7 shkurt 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ DNA India: Going to the Taj? This is all you can carry
- ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 231.
- ^ Catherine B. Asher: Architecture of Mughal India; 1992, fq. 210.
- ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 249.
- ^ Warrior Empire: The Mughals of India (2006) A+E Television Network.
- ^ a b Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 239.
- ^ J. Rosselli: Lord William Bentinck the making of a Liberal Imperialist, 1774–1839; 1974, fq. 283.
- ^ Ebba Koch: The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra; 2006, fq. 240.
- ^ Writ Petition (Civil) 336 of 2000, P.N. OAK vs. U.O.I. & Ors.
- ^ The Hindu, 14 korrik 2000: Plea to rewrite Taj history dismissed Arkivuar 16 maj 2013 tek Wayback Machine ("counsel for the petitioner [...] withdrew the petition")
- ^ "Taj Mahal part of an ancient temple: UP BJP chief". The Hindu. Marrë më 7 shkurt 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dixon, Jack S. (1987). "The Veroneo controversy". The Journal of Imperial and Commonwealth History. 15 (2): 170. doi:10.1080/03086538708582735.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
Redakto- Akbar S. Ahmed (1998). Islam Today: A Short Introduction to the Muslim World. I.B.Tauris. ISBN 978-0-85771-380-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Ahuja, Dilip R.; Rajani, M.B. (2016). "On the symmetry of the central dome of the Taj Mahal" (PDF). Current Science. 110 (6): 996–7.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Allan, John (1958). The Cambridge Shorter History of India (bot. bot. i parë). Cambridge: S. Chand.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Catherine B. Asher (1992). Architecture of Mughal India. New Cambridge History of India I.4. Cambridge University Press. ISBN 0-521-26728-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Begley, Wayne E. (mars 1979). "The Myth of the Taj Mahal and a New Theory of Its Symbolic Meaning". The Art Bulletin. 61 (1): 14. doi:10.2307/3049862.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - David Carroll (1971). The Taj Mahal. Newsweek, inc. Book Division. ISBN 0-88225-024-8. Marrë më 7 shkurt 2015.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Muhammad Abdullah Chaghtai (1938). Le Tadj Mahal d'Agra (Inde). Histoire et description. Bruksel: Editions de la Connaissance.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Trewin Copplestone, red. (1963). World architecture — An illustrated history. Londër: Hamlyn.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Dixon, Jack S. (1987). "The Veroneo controversy". The Journal of Imperial and Commonwealth History. 15 (2): 170. doi:10.1080/03086538708582735.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Lesley A. DuTemple (2003). The Taj Mahal. Twenty-First Century Books. fq. 96 pages. ISBN 978-0-8225-4694-8. Marrë më 7 shkurt 2015.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Bamber Gascoigne (1971). The Great Mughals. New York: Harper&Row.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - E.B. Havel (1913). Indian Architecture: Its Psychology, Structure and History. John Murray.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Ali Javid; Tabassum Javid (2008). World Heritage Monuments and Related Edifices in India. Vëll. 1. Algora Publishing. ISBN 978-0-87586-483-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - 'Abd al-Hamid Lahawri (1867). William Nassau Lees; Maulawis Kabir al-Din Ahmad; 'Abd al-Rahim (red.). Badshah Namah. Vëll. I. Kalkuta.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - Muhammad Salih Kambo. Ghulam Yazdani (red.). Amal-i-Sal-lih or Shah Jahan Namah. Kalkuta: Baptist Mission Press.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Vikas Khatri (2012). Greatest Wonders of the World. V S Publishers. ISBN 9381588309.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Koch, Ebba (2006). The Complete Taj Mahal: And the Riverfront Gardens of Agra (bot. botimi i parë). Thames & Hudson Ltd. ISBN 0-500-34209-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - J. Rosselli (1974). Lord William Bentinck the making of a Liberal Imperialist, 1774–1839. London Chatto and Windus for Sussex University Press.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Sue Royals (1996). Our Global Village – India. Indi: Lorenz Educational Press. ISBN 978-1-4291-1107-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Sarkar, Sir Jadunath (1919). Studies in Mughal India. Calcutta M.C. Sarkar. Marrë më 20 maj 2015.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Tillotson, Giles (2008). Taj Mahal. Cambridge, Mass.: Harvard University Press. ISBN 978-0-674-06365-5. Marrë më 7 shkurt 2015.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Giles H. R. Tillitson (1990). Architectural Guide to Mughal India. Chronicle Books.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Wright, Karen (1 korrik 2000). "Works in Progress". Discover. Waukesha, WI, USA: Kalmbach Publishing. Marrë më 7 shkurt 2015.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Peter Yapp (1983). The Traveller's Dictionary of Quotations. Londër: Routledge Kegan & Paul.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Warrior Empire: The Mughals of India; 2006, A & E Television Network, prodhuar nga Yap Films për History Television Netëork Productions; New York
Lidhje të jashtme
Redakto- websiti zyrtar i Taxh Mahalit
- Description of the Taj Mahal në sitin e Archaeological Survey of India.
- Profili i Taxh Mahalit në UNESCO