Vakëf ose vakuf, më saktë vakf/-i (arab. وقف waqf) është një institucion pronësor me nijet bamirës të patjetërsueshëm nën ligjin islam, që përgjithësisht përfshin dhurimin e një ndërtese, sipërfaqe toke apo asete të tjera për qëllime fetare apo bamirëse pa mëtuar që dhurimi i asetit të kthehet mbrapsht. Në kuptimin tradicional dhuruesi heq dorë vullnetarisht nga pasuria e tij dhe i lë në dorëzim të Allahut gjersa të ardhurat i le në shërbim të njerëzve.

Sipas së ligjeve osmane, dhe më pas ligjeve britanike për Mandatin Britanik mbi Palestinën, vakëfi përkufzohej si pronë shtetërore të ardhurat e së cilës i jepeshin fondacioneve bamirëse.

Vakëfi në viset shqiptare

Redakto

Si formë organizimi i fondacioneve bamirëse, vakëfi, me përjashtim të atij të Iljaz bej Imrohorit i cili ia kushtoi xhamisë së Korçës, është shfaqur shumë më vonë në Shqipëri prejse institucione të tilla lindin vetëm prej pronarësh të pasur. Pasuri e cila në viset shqiptare, u grumbullua nga oxhaqet kur nisën të krijonin një pozicion ekonomik të pavarur nga qendra - që përkonte me nisjen e rënies së perandorisë. Fondacionet bamirëse ishin dy llojesh, ato të natyrës së përgjithshme, "të pakushtëzuara" evkafi umumije dhe "të kushtëzuara" evkafi meshruta.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Marie Amelie von Godin (2010) [1956]. Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike v. I (gjerm. Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze). Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 186–187. ISBN 978-99943-56-83-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  NODES