Vasil Tole
Ky artikull ka probleme të shumta. Ju lutemi të ndihmoni ta përmirësojmë ose diskutoni këto probleme në faqen e diskutimit. (Mësoni si dhe kur ta hiqni këtë shabllon mesazhi)
|
Vasil S. Tole (lindur më 22 nëntor 1963) është kompozitor dhe etnomuzikolog shqiptar.[1] Me veprimtari krijuese dhe kërkimore në të gjitha fushat dhe llojet e krijimtarisë muzikore: vokale, instrumentale, simfonike e skenike. Fitues i disa prej çmimeve më të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare në krijimtarinë muzikore. Përfaqësues emblematik, me rol prej promotori në zhvillimet e muzikës në Shqipëri dhe jashtё saj në tri dekadat e fundme, në kushtet e shoqërisë së lirë.
Tole është një profesor në Akademinë e Arteve në Tiranë, Shqipëri. Ai është edhe zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
I shquar për studime krijuese në fushën kryesore, etnomuzikologji. Mban gradën doktor i shkencave në këtë fushë (1994), titullin profesor (2004) dhe titullin akademik në fushën e muzikës, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që nga viti 2008. Është autor i më shumë se 20 librave studimorë dhe i dhjetëra artikujve shkencorë të botuar nё gjuhën shqipe dhe nё gjuhë të tjera dhe përurues në fushën e muzikologjisë dhe etnomuzikologjisë. Ndër to veçohen: “Çesk Zadeja në muzikën shqiptare”, “Kadare dhe Muzika”, “Banda Kombëtare Vatra”, “Sazet, muzika me saze e Shqipërisë së Jugut”, “Enciklopedia e Iso polifonisë", “Trashëgimia shpirtërore e Tiranës në muzikë” etj., si dhe kërkimet dhe rezultatet e studimeve etnomuzikogjike të publikuara në librat monografikë Odiseja dhe Sirenat, grishje drejt viseve isopolifonike të Epirit (2005) dhe Pse qajnë kuajt e Akilit (2011), përkthyer dhe botuar edhe në anglisht dhe greqisht, të cilët janë vlerësuar si thelbësorë për interpretimin bashkëkohor me mjete muzikore të traditës shqiptare të këtyre motiveve që gjenden në poemat homerike, si dhe për shpjegimin origjinal të burimit dhe rrugës së krijimit të korit muzikor polifonik si ansambli i parë muzikor në botë. Ka veprimtari universitare, ligjërues i folklorit muzikor në dy ciklet, drejtues shkencor i disa tezave doktorale, drejtues projektesh me karakter kombëtar e ndërkombëtar (nismat për regjistrimin e isopolifonisë si Trashëgimi e Njerëzimit në programet e UNESCO-s, për regjistrimin e kcimit të Tropojës në të njëjtin program etj. Me përvoja të shenjuara në drejtimin e institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare si Këshilli i Muzikës anëtar i IMC\UNESCO, të veprimtarisë muzikore dhe anëtar këshilli e bordesh të tyre etj.
Në veprat e tij muzikore ka trajtuar tema madhore, që lidhen me konceptin mitologjik të drejtësisë njerëzore (opera Eumenides, mbështetur mbi motive të tragjedisë së mirënjohur të Eskilit, këshilluar edhe në përkthimin shqip të I. Kadaresë), fitues i çmimit ndërkombëtar “Dimitris Mitropoulos”- Athinë, 2001; me figura heroike të shekujve të humanizmit të Rilindjes Europiane (opera Gjergj Kastrioti - Skënderbeu kryezot, mbështetur në motive të veprës së archbishop Fan S. Noli, fituese e çmimit të parë në konkursin panshqiptar organizuar me rastin e 550-vjetorit të ndarjes nga jeta të Gjergj Kastriotit), Tiranë, 2008 etj.
Gjuha muzikore e veprave te tij riviziton me shumë origjinalitet modelet arkaike të shumëzërëshit polifonik antik europian (isopolyphony), një trashëgimi shpirtërore unikale e Njerëzimit mbrojtur nga UNESCO. Njihet gjeresisht për zbatimin krijues të teknikave muzikore të cluster isos, polifonisë së fshehur, serializmit popullor, polipentatonive të ngrira, fraktuesit dhe kabasë, celulave melodike parafabrikate etj., të cilat shpërfaqen në një seri veprash duke fillur nga viti 1993 e deri nё ditёt tona, si: 88 (1993); Epitaf dhe britmë (1993), Avaz-1 (1993), dhe Avaz-2 (1994), DdA (1994), Genotip (1996), Iso- gjëma (1996), Trias (1996), Shatra-patra (1997), Ep-event (1997), “A psalmodie bono” (1999), HOAX (2000), Eumenides (2000), Iso polyphony multiverse (2015), Ep (2017), Valle antike (2021), Polifoniso (2021) etj.
Jeta dhe krijimtaria e tij janë trajtuar në botimet shumë të rëndësishme europiane e botërore si MGG-Die musik in geschieschte und gegenvart, the biographical encyclopedia in 17 volumes, Barenreiter, Gjermani (2009); The Harvard dictionary of music (by Michael Randel, Harvard University Press Reference Library, November 2003); The New Grove Dictionary of Music and Musicians (second edition, by George Leotsakos, 2001, London Macmillan-2001), “Albanian Encyclopaedia Dictionary” etj.
Biografia
RedaktoShkollën e mesme e ka kryer për violinë në vitet 1978-1982 në shkollën artistike “Tefta Tashko Koço” në Korçë. Në periudhën 1983-1987 kryen studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, në degën e kompozicionit dhe pas diplomimit deri më 1991, punon në Shtëpinë e Kulturës "Naim Frashëri" të qytetit të Përmetit. Prej vitit 1991 është pedagog i kompozicionit dhe i folklorit muzikor shqiptar në Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Arteve në Tiranë.
Më 1994 mbron disertacionin për gradën e Doktorit të Shkencave Etnomuzikore me temë “Aspekte historike në evolucionin e muzikës popullore instrumentale të Shqipërisë së Jugut”. Në vitin 1994-1995 kryen specializimin pasuniversitar për kompozicion në Folkwang Hochschule në Essen të Gjermanisë nën drejtimin e Prof. Wolfgang Hufschmidt-it dhe, më 1996, bën studime të postdoktoranturës pranë Universitetit të Athinës. Në vitin 2000 fiton titullin e Mjeshtrit të Kerkimeve, barazvlerës i Profesorit të Asociuar.
Është autor i këtyre librave: “Muzika dhe Letërsia”, Onufri (1997); “Sazet, muzika me saze e Shqipërisë së Jugut” + C.D, Teknotrade (1998); “Folklori muzikor-polifonia shqiptare” vëllimi I, Sh.B.L.U. (1999); “Folklori muzikor-strukturë dhe analizë”, Sh.B.L.U. (2000); si dhe i shumë artikujve në shtypin periodik dhe atë artistiko-shkencor.
Ka marrë pjesë në kongrese, simpoziume dhe veprimtari të tjera mbi muzikën në vende të ndryshme si në Hollandë, Francë, Itali, Austri, Greqi, etj.
Krijimtaria e tij muzikore përfshin atë simfonike, muzikën e dhomës dhe për instrumente solo, të performuara edhe në vende të tjera veç Shqipërisë, në Itali, Gjermani, Austri, Bullgari, Greqi e të tjera.
Ka fituar mjaft çmime, përfshirë atë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për kompozitorin e ri më të mirë (1990), çmime në festivalet “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” (1993,1994,1995,1997), në “Festivalin e Romancave Shqiptare” (1996, 1999), apo çmimin e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve për baletin me një akt (1998).
Është anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve (2000), anëtar i “Albautorit” (1992), bashkëthemelues i shoqërisë artistike “Elena Gjika” në Përmet (1990), bashkëthemelues i shoqatës së “Muzikës së re” (1993), themelues i seksionit shqiptar të shoqatës bibliografike botërore Literatura e Abstrakteve Muzikore RILM me qendër në Nju Jork (1995), bashkëthemelues dhe anëtar i kryesisë së seksionit shqiptar të Këshillit Ndërkombëtar të Organizatave të Festivaleve Folklorike CIOFF, president i Këshillit të Muzikës Shqiptare dhe si i tillë, anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Muzikës pranë UNESCO-s, anëtar i shoqatës gjermane për të drejtat autoriale të muzikës GEMA që prej 1997-ës, anëtar i SEM-it (1999) në Sh.B.A., Organizatës Ndërkombëtare për Artet Popullore IOV në Austri, Shoqatës për Etnomuzikologji SEM në Indiana të Shteteve të Bashkuara, si dhe për dy vjet, nga 1997-a në 1999 drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë.
Edukimi
Redakto2008: Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë
2004: Profesor-Drejtues Kërkimesh me Vendimin Nr. 102, dt. 29.10. 2004 të Komisionit të Kualifikimit Shkencor pranë Këshillit të Ministrave. Dëshmia Nr. 595, regjistri themeltar Nr. 5029.
2000: Profesor i asociuar-Mjeshtër Kërkimesh me Vendimin Nr. 32, dt. 29.02.2000, të Komisionit të Kualifikimit Shkencor, pranë Këshillit të Ministrave. Dëshmia Nr. 14, rregjistri themeltar Nr. 4498.
1996: Studime të postdoktoranturës në departamentin e muzikologjisë pranë Universitetit të Athinës.
1994-1995: Studimet pasuniversitare në kompozicion pranë Folkwang Hochschule në Essen-Gjermani, nën drejtimin e Prof. Wolfgang Hufschmidt (1934-2018).
1994: Mbrojtja e tezës së doktoraturës në etnomuzikologji me punimin me temë “Aspekte historike në evolucionin e muzikës popullore instrumentale të Shqipërisë së Jugut”. Nr. regjistrit themeltar 3227.
1992-1994: Mësime kompozimi me prof. Ton De Leeuw (Holandë), Joji Yuasa (Japoni), Dimiter Christoff (Bullgaria)
1983-1987: Diplomim në degën e Kompozicionit në Institutin e Lartë të Arteve nën drejtimin e Prof. Kozma Lara (1930-2019). Diploma me nr. 2038.
1982-1983: Mësime kompozicioni nën drejtimin e Prof. Ҫesk Zadeja (1927-1997)
1978-1982: Studime për violinë në shkollën e mesme artistke "Tefta Tashko Koço", në Korçë.
Kompozimet muzikore
RedaktoKy artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(Forma e shkrimit nuk përshtatet dhe është ngarkuar shumë shiqoni artikujt tjerë se si duken) |
2022: “Koncert” për violinë dhe orkestër (dhe klavir)
2022: “Temë me variacione”, për fagot e piano (dhe orkestër harqesh)
2022: “Agoj 3”, “Temë me 12 variacione”, për piano solo
2022: “Broj, broj, broj”, për kor “a cappella”, SATB
2022: “Korba unë, qyqja unë”, për kor “a cappella”, SATB
2022: “Hajde, hajde”, për kor “a cappella”
2022: “A se”, për kor “a cappella”, SATB
2022: “Amane”, për kor “a cappella”, SATB
2022: “Elegji”, për kuartet kornosh in F
2022: “Amane” për kuartet fagotësh
2022: “Korba unë, qyqja unë” për kuartet fagotësh
2021: “PolifonISO”, për piano solo
2021: “Valle antike-danse antique” pёr orkestёr harqesh\string orchestra
2021: “Cim, cim, ca”, pёr soprano\tenor e piano. Poezia popullore
2021: “Kur mё shkon sokakut”, pёr soprano\tenor dhe piano. Poezia popullore
2020: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kryezot i Arbërit”, për solistё, kor SATB dhe orkestër simfonike, (Premiera në Kosovë)
- Uvertura me perkusion
- Introit: Requiem aeternam, pёr kor dhe orkestёr harqesh
- “Ëndrra e Shёn Gjergjit”, arie pёr solist bariton dhe orkestёr
- “Kyrie Eleison” pёr solist soprano, kor dhe orkestёr
- “Malli pёr atdhe”, arie pёr solist bariton dhe orkestёr
- “Sanctus” pёr kor dhe orkestёr
- “Lirinё nuk jua solla unё”, arie pёr solist tenor dhe orkestёr
- “Gloria” pёr solistё SATB, kor dhe orkestёr
- “O burrani mbi ta”, arie pёr solit tenor, kor dhe orkestёr
- “Agnus Dei” dhe “Vajtimi i Lekё Dukagjinit pёr Gjergj Kastriotin--Skёnderbeun”, pёr solist, kor dhe orkestёr
- Finale -“Skёnderbeu kryezot”, me orkestёr simfonike
2020: “Missa Solemnis”, për solistё, kor SATB dhe orkestër simfonike
2020: “Arbёreshe”, temё me variacione pёr piano
2020: “Ti meriton”, pёr kor SATB dhe për zёra burrash-baritonё, mbi tekstin e Liturgjisё Orthodhokse
2018: “Agoj 2”, album pianistik me 4 pjesȅ pȅr piano
- Vals i Trishtuar
- Valle
2017: “EP”, pёr orkestёr simfonike
2017: “Diligencia De Carmona”, për SATB, poezia në spanjisht Fernando Villalon
2017: “Janinulla”, për soprano\tenor dhe piano. Poezia popullore
2016: “Asaman”, për soprano/tenor dhe piano. Poezia popullore
2016: “Dhimbja e gëzimit”, me poezi të Florion Zykës. Festival i 55 - RTSH-së
2016: “Amen”, pёr piano
2016: “Bach-Pentatonic”, pёr piano
"Bach-Pentatonic (LLUPA & GEGPRIFTI)
2016: “Suita pastorale”, me tre kohë pёr flaut solo
2016: “Suita pastorale”, me tre kohë, pёrshtatur pёr klarinetё solo
2015: “Strumbullari”, pёr piano
2015: “Iso-polyphony multiverse”, pёr orkestёr simfonike
2015: “Alla shqiptarçe”, (Vlashi) pёr violinë solo
"Alla shqiptarçe" (Kadesha)
2014: “Himn jetës”, kёngё me poezi të Fatos Arapit. Festivali i 53 i RTSH-së
2012: “Tetë variacione mbi një temë popullore beratase”, pёr piano
2012: “Red and Black Flag”-prelude, pёr piano
2010: “AGOJ”, album pianistik për fëmijë
2004: "OPERA “EUMENIDES”, per solist, kor, recitues, valltare dhe orkestër
2001: “Lundërtarët e vjetër”, për sop dhe piano. Poezia Arian Leka
2000: “Përjetësia” (Infiniteness), për bariton dhe piano. Poezia nga Lasgush Poradeci.
2000: “Ç’u mbush mali me dëborë” për korr vajzash\miks dhe piano. Poezia nga Lasgush Poradeci.
2000: “Suita” me tema popullore greke, I, II, pёr orkestёr simfonike
2000: “Dikotomi” për kuintet fryme. (Fl, Ob, Cl in b, Horn, Fagot)
1999: “Erë e borzilokut” për soprano, v.ni, v.c dhe piano. Poezia popullore
1999: “A Psalmodie bono”, për orkestër harqesh
1999: “Hoax”, v.cello solo
1999: Muzika e filmit “Lotët e Kosovës”, film dokumentar me regji të Kujtim Çashkut dhe skenar të Vath Koreshit.
1999: Muzika e filmit “Lojë botash”, film dokumentar me regji të Pluton Vasit dhe skenar të Fatos Baxhakut.
1998: “Këngëzë” për soprano\tenor dhe piano. Poezia popullore
1997: “Ep-event” për violinë, violë dhe v.cello
1997: “Shatra-Patra” për 3 daulle
1997: “R.I.P”-Rest in Peace, pёr piano
1996: “Trias” për flaut dhe orkestër simfonike
1996: “Genotip” për orkestër të madhe
1996: “Sarajevalium” për bariton dhe piano. Poezia Ervin Hatibi.
1995: “W” in memoriam, për Cl, Violinë, V.Cello, Piano dhe Drum I, II, III
1995: “DdA”, kuartet harqesh
1995: “Iso-Gjëma”, për 16 zëra vajzash
1994: “Avaz II” për 3 Viola, 5 Violina, 2 Fl, Cl, Drum I, II
1994: “Avaz” për kuartet fagotësh
1994: “88”, pёr piano
1994: “Bizantine”, për bas dhe piano
1993: “Age of Cage”, pёr piano
1993: “Pheromones” për Fl, Cl, V.cello dhe Piano
1993: “Epitaf dhe Britmë”, për kuartet harqesh, Fl, Cl, Fagot dhe Piano
1992: “Metamorfozë” për 24 instrumentistë harqesh
1992: “Portret simbolik dhe vdekja e tij”, pёr piano
1991: “Rend, rend or Marathonomak”
1991: “Pesë skica” për kuartet harqesh
1990: “Koncert për orkestër”
1990: Suitë me 6 kohë, pёr violinё dhe piano
1990: “Skerco”, pёr cl in b dhe piano
1989: “Kontrast”, variacion simfonik
1989: “Kosova”, për bas dhe piano. Poezia Ali Podrimja
1989: "As më ngre shaminë”, kёngё, kompleksi i djemve Përmet. Regjistruar nga RTSH.
1988: “Dallëndyshe e parë”, kёngё, me poezi të Fatos Arapit. Anketa muzikore e Radio-Tiranës.
1988: "Vajtim" për vcello e piano (përshtatur nga suita për violinë e piano)
1988: "Gazmore" për vcello e piano (përshtatur nga suita për violinë e piano)
1988: “Rondo” për orkestër harqesh
1988: “Rondo”, pёr piano
1988: Sonatë me 3 kohë, pёr violinë dhe piano
1987: “Poemë simfonike”
1987: “Këngët e Jutbinës”. Cikël romancash për bariton, tenor dhe piano. Poezitë popullore
1986: “Suitë” me 4 kohë, pёr orkestёr simfonike
-Veprat muzikore në CD:
2023: “Klasikë Muzikorë Shqiptare”, me 18 CD, përgatitur nga Eno Koço, me orkestrën simfonike të RTSH
“Kontrast”, valle simfonike CD 1
“Koncert për orkestër” CD 3
“Psalmodie bono” për harqe CD 7
“Rondo” për harqe CD 7
2007: “Eumenides”, opera, publikuar në Angli.
1998: Tek C.D-“Sazet…”, vepra “Epitaf dhe britmë” për ansambël, nr. 22. Publikuar nga TEKNOTRADE. Tiranë 1998.
1997: Tek C.D-“Memus disco 2”, vepra “Trias” për flaut dhe orkestër, nr.4,CD/2. Publikuar nga Regione Siciliana, Itali.
Librat e botuar
Redakto2024: “Kompozitori Bojan Adamiç në Shqipëri”, SHB Mediaprint, fq. 207, ISBN 978-9928-086-89-1
2024: “Koncert për violinë”, vaianti me piano, botim i ASHSH, fq. 74, ISBN 979-0-9021602-8-5
2023: “Fjalë pa nota”, botim i ASHSH, fq. 540, ISBN 978-8992-88-09-07-0
2023: “Kabatë me gërnetë dhe violinë”, Mediaprint, fq. 142, ISBN:978-9928-086-82-2
2022: “Çesk Zadeja në muzikën shqiptare”, (Jeta dhe Vepra”), botim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ASHAK, 723 f., ISBN: 978-9951-26-053-4
2020: “Banda Kombёtare Vatra, njё histori unike shqiptaro-amerikane”, + CD, botim i Akademisë së Shkencave, f. 440, ISBN 978-9928-237-89-7
2020: “Trashёgimia shpirtёrore e Tiranёs nё muzikё”, studim, + CD, SHB Mediaprint, f. 228. ISBN 978-9928-08-434-7
2019: “Kadare dhe muzika”, studim, SHB Mediaprint, fq. 214, ISBN 978-9928-08-404-0
2019: “Romanca vokale” pёr soprano, tenor, bariton dhe piano, f. 60, ISBN 978-9928-267-16-0
2018: “Iso-polyphony multiverse”, partitura për orkestër simfonike, botim i Akademisë së Shkencave, f. 23
2017: “EP”, partitura për orkestër simfonike, botim i Akademisë së Shkencave, f. 53
2017: “Sazet e Selimit & Hafizesë dhe Ajdin Leskovikut”, + CD, SHB Mediaprint, f. 63. ISBN 978-9928-08-320-3
2015: “Fjalor i muzikës klasike dhe popullore”, me bashkautor, Akademia e Shkencave, f. 393.ISBN: 978-99956-10-82-1
2014: “Këngët partizane, trashëgimia shpirtërore e Luftës Antifashiste Na cional-Çlirimtare”, Akademia e Shkencave, fq. 249, ISBN 978-99956-10-70-8
2014: “Trashëgimia shpirtërore e Usta Laver Bariut”, në CD, ISBN:978-9928-08-147-6
2013: “Himni Kombëtar”, monografi, SHB Mediaprint, f. 270, ISBN: 978-9928-08-122-3
2013: “Muza e parë”, me bashkautor, SHB, ALBAS, f. 368. ISBN 978-9928-02-350-6
2012: “100 këngë, himne dhe marshe patriotike shqiptare”, SHB Mediaprint, f. 235. ISBN: 978-9928-08-088-2.
2011: “Pse qanë kuajt e Akilit”, SHB Mediaprint, f. 198, ISBN: 978-99956-93-40-4
2010: “Sprovë për një fjalës të muzikës popullore homofonike të Shqipërisë së Veriut”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, f. 146, ISBN: 978-99956-10-41-8
2010: “AGOJ”, album pianistik, SHB, Mediaprint;
2008: “Usta Laver Bariu”+ CD, Uegen, f. 87. ISBN: 978-99943-39-91-4
2007: “Enciklopedia e iso-polifonisë popullore shqiptare”, shqip-anglisht dhe CD, Uegen, f. 320. ISBN: 978-99943-39-77-8
2007: “Folklori muzikor, iso-polifonia dhe monodia”, Uegen
2005: “Odiseja dhe sirenat, grishje drejt viseve iso-polifonike të Epirit”, Uegen. ISBN: 99943-31-63-9
2004: “CLUSTER Arkivuar 6 shtator 2023 tek Wayback Machine”, muzikologji & kompozicion, Uegen, f. 152, ISBN: 99943-31-09-4
2004: “The Albanian Intangible Heritage in CD”, Unesco, f. 62, ISBN: 99927-54-98-2
2003: “Himni Kombetar”, UEGEN, f. 100. ISBN: 99927-54-29-X
2002: “Folklori muzikor-monodia shqiptare”, SHBLU, f. 196, ISBN: 99927-0-176-5
2001: “Enciklopedia e muzikës popullore shqiptare Arkivuar 6 shtator 2023 tek Wayback Machine”, ILAR, f. 330.
2000: “Folklori muzikor-strukturë dhe analizë Arkivuar 6 shtator 2023 tek Wayback Machine”-Vol. II, SHBLU, f. 200.
1999: “Folklori Muzikor-Polifonia shqiptare Arkivuar 6 shtator 2023 tek Wayback Machine”-Vol. I. SHBLU, f. 272, ISBN: 99927-0-176-5
1998: “Sazet, muzika me saze e Shqipërisë së Jugut Arkivuar 6 shtator 2023 tek Wayback Machine” +C.D- Teknotrade, f. 165
1997: “Muzika dhe Letërsia Arkivuar 6 shtator 2023 tek Wayback Machine”-ONUFRI, f. 185
1994: “Aspekte historike në evolucionin e muzikës popullore instrumentale të Shqipërisë së Jugut”. Disertacion. Tiranë, 1994. f. 225
Tekste shkollore:
2015: “Edukimi muzikor-7”, për shkollën 9-vjeçare, “Mediaprint”
2014: “Edukimi muzikor-6”, për shkollën 9-vjeçare, “Mediaprint”
2010: “Historia e Artit-XI”, libri i nxënësit, me bashkautorë, për gjimnazin, “SHB “Mediaprint”
2010: “Trashëgimia kulturore europiane-XI”, libri i nxënësit, me bashkautor, për gjimnazin, “SHB “Mediaprint”
2009: “Trashëgimia jonë kulturore-10”, për nxënësit e gjimnazit, “Mediaprint”
2009: “Trashëgimia jonë kulturore”, në ndihmë te mësuesit të gjimnazit, me bashkautor, IKT
Çmime dhe vlerësime
Redakto2023: Fitues i çmimit të dytë (1R) në kategorinë «Chamber music» në konkursin ndërkombëtar «Amadeus Composition Award», Vjenë, Austri me veprën «Introitus» për kor dhe orkestër harqesh.
2023: "Hononary Board Member" i RLIOF (Rame Lahaj International Opera Festival), Prishtinë, Kosovë 2021: "Mirënjohja Tiranase", dhënë nga shoqata "TIRANA" për kontributin në studimin e trashëgimisë muzikore popullore të Tiranës.
- 2018: Fitues i ҫmimit muzikor mbarëkombëtar të organizuar nga Ministria e Kulturës, me operan solemne “Skënderbeu, kryezot i Arbërit”.
- 2017: “Mjeshtër i madh” me dekretin nr. 10228, datë 27. 04. 2017 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
- 2015: “Qytetar nderi” i qytetit-muze të Gjirokastrës, dhënë nga Këshilli Bashkiak i qytetit.
- 2013: “Qytetar nderi” i qytetit të Përmetit, dhënë nga Këshilli Bashkiak i qytetit.
- 2011: “Honorary Fellow of the National Academy of Music”, Neapolis, Greece
- 2010: “Mirënjohje e qytetit të Vlorës”, dhënë nga Bashkia Vlorë
- 2003: “Nderi i qarkut të Gjirokastrës”, dhënë nga Këshilli i Qarkut, Gjirokastër;
- 2003: Fitues i çmimit MUZA të MKRS, për veprën më të mirë studimore në fushën e muzikës, të botuar në vitin 2002.
- 2002: Fitues i çmimit MUZA të MKRS, për veprën më të mirë skenike, për vitin 2001.
- 2001: Fitues i çmimit të parë në konkursin ndërkombëtar të kompozimit “Dimitri Mitropoulos”, Athinë Nëndor 2001 me veprën “EUMENIDES”
- 1999: Fitues i çmimit të tretë në festivalin e VI të “Romanca Shqiptare”-1999 me romancën “Erë e borzilokut”, poezia popullore.
- 1998: Fitues i konkursit për baletin me një akt të shpallur nga Ministria e Kulturës, me baletin “Stinët” me subjekt të Naim Frashërit”.
- 1998: Fitues i çmimit të parë në konkursin ndërkombëtar “Il mondo in musica”, Fivizzano-Itali me veprën për orkestër harqesh “Rondo”.
- 1997: Çmimin e G.M.E.M (Grupi i Muzikës Eksperimentale Marsejë) përveprën “Shatra-patra” të interpretuar në konkursin ndërkombëtar “Ton de Leeuw”, në “Ditët e Muzikës së Re 1997”.
- 1996: Çmimi i parë për pjesën vokale “Sarajevalium”, në festivalin e tretë të “Romancës Shqiptare”-Tiranë.
- 1995: Çmimi i parë për kuartetin e harqeve “DdA” në festivalin “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare”-Tiranë.
- 1994: Çmimi i dytë për “Pheromones” në festivalin “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare”-Tiranë.
- 1993: Çmimi i tretë për “Epitaf dhe Britmë”, në festivalin “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare”-Tiranë.
- 1990: Çmimin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë për kompozitorin e ri më të mirë. Dhënë në “Konferencën Kombëtare të Talenteve të Reja”-Korçë.
Eksperienca në mësimdhënie dhe në drejtimin artistik dhe shkencor
Redaktomars 2022: Nismëtar dhe ekspert i dosjes për kandidimin e lahutës në listen e dukurive jomateriale të UNESCO-s.
Maj 2019: Zëvendës Kryetar i Akademisë së Shkencave, i zgjedhur me vendim të Asamblesë së ASH-së.
Shkurt 2018: Anëtar i Bordit në Institutin e Studimeve të Krimeve dhe të Pasojave të Komunizmit, zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me vendimin 27/2018
Dhjetor 2017: Themelues i ODEA-s, Akademia e Artit dhe Trashëgimisë. Regjistruar në Gjykatë me vendimin Nr. 1217, dt. 15.12.2017.
Shtator 2017- Tetor 2019: Kryetar në detyrë i Akademisë së Shkencave.
2015: Anëtar i Komisionit Shtetëror të Pullës Postare.
2014: Sekretar shkencor në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë.
2010 - deri më tani: Anëtar i Komitetit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore-KKTKSH pranë MTKRS-së.
2005 - 2018: Anëtar i Këshillit të Lartë të Arkivave të Republikës së Shqipërisë
2013: Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes-QKMBM, pranë Ministrisë së Mbrojtjes.
2012: Drejtor i Drejtorisë së Aktiviteteve dhe Marrëdhënieve me Publikun në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes-QKMBM, pranë Ministrisë së Mbrojtjes.
2001 - 2008: Drejtor i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore, në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve.
2002 - 2007: Sekretar i Bordit të Parkut Kombëtar të Butrintit, “World Heritage List”, UNESCO, MTKRS
2005: Ekspert i përgatitjes së dosjes së Iso-polifonisë popullore shqiptare, shpallur nga Unesco si “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”, 25 Nëndor 2005.
2002 - 2003: Kryetar i grupit të punës për hartimin e ligjit “Për simbolet kombëtare” dhe i ligjit “Për trashëgiminë kulturore”.
2003 - 2007: Anëtar i këshillit shkencor të Institutit të Kulturës Popullore pranë Akademisë së Shkencave, zgjedhur me Vendim të Kryesisë së Akademisë së Shkencave.
2002 - 2004: Drejtues i kolanës zyrtare të MKRS-së, “Trashëgimia shpirtërore në CD”; hartues dhe drejtues i botimeve të MKRS: “Trashëgimia kulturore”, akte ligjore dhe nënligjore; Festivali Folklorik Kombëtar, Gjirokastër, akte ligjore dhe nënligjore.
1997 - 1999: Drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit-TOB dhe Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore-AKVP, Tiranë.
1991 - deri më tani: Profesor në Fakultetin e Muzikës, Akademia e Arteve-Tiranë, në lëndët e Kompozicionit dhe Folklorit Muzikor Shqiptar. Udhëheqës shkencor i diplomave universitare të kompozicionit të Kristi Popës-1997, Ilirjan Mihalit-1998, Klodian Qafokut-2003, Eduard Nurkës-2003, Edi Balilit, Skënder Gjylës-2003; Diplomave universitare në etnomuzikologji; Udhëheqës shkencor i mikrotezave të SHPU-së pranë Akademisë së Arteve të Edi Nurkës, Klodian Qafokut, Kozma Mihalit, Albin Sadikut, Armand Zaçeliçit; Udhëheqës shkencor i Doktoratave pranë QSA-së të Klodian Qafokut, Armand Zaçeliçit etj..
1988 - 1991: Drejtues artistik në pallatin e kulturës “Naim Frashëri” të qytetit të Përmetit.
Veprimtari të tjera
RedaktoMars 2023: Anëtar i “Këshillit të Shikuesve dhe Dëgjuesve”, në RTSH, i zgjedhur me vendimin nr. 4, datë 21.02 2023 të Këshillit Drejtues të RTSH.
2009 - 2010: Konsulent në fushën e trashëgimisë shpirtërore dhe diversitetit kulturor pranë UNDP-UNESCO, në Tiranë
2009 - deri më tani: Drejtor artistik i “Aulona international folk festival”, Vlorë, Maj
2009: Kryetar i Jurisë së Festivalit Foklorik Kombëtar të Gjirokastrës, 24-29 Shtator, 2009
2005: Kryetar i Jurisë së “Festivalit Kombëtar të Veglave Popullore”, Gjirokastër, Maj, 2005
2003: Anëtar i grupit të punës për hartimin e “Strategjisë kombëtare të komunitetit rom”, në Shqipëri
2002: Kryetar i Jurisë së “Takimit II të iso-polifonisë”, Gjirokastër, 2002
2001 - 2006: Anëtar i bordit të Art-Kulturës pranë fondacionit SOROS, Tiranë
1999 - deri më tani: Bashkëpunëtor i PAYE-Angli
1999: Anëtar i IOF (Organizata ndërkombëtare e artit folklorik), Austri.
1998: Anëtar i SEM (Shoqata e etnomuzikologëve), Universiteti i Indianës, USA, nr. anëtarësimi 90-1096.
1997 - deri më tani: Anëtar i GEMA, Gjermani.
1997: Nismëtar dhe bashkëthemelues i konkursit ndërkombëtar të muzikës së re “Ton de Leeuw”-Tiranë.
1996: Bashkëthemelues dhe anëtar i kryesisë së seksionit shqiptar të C.I.O.F.F-it. (Komiteti ndërkombëtar i organizimit të festivaleve
folklorike)
1995: Nismëtar dhe themelues i seksionit shqiptar të “The Rilm Abstract Literature of Music”, New York.
1995 - 2000: Sekretar i seksionit të muzikës në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë-LSHA
1995 - deri më tani: President i Këshillit të Muzikës Shqiptare, anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Muzikës-UNESCO, Paris.
1993: Iniciator dhe bashkëthemelues i shoqatës së “Muzikës së Re Shqiptare”, anëtare e “Konferencës Evropiane të Promotorëve të Muzikës së Re”.
- Pjesëmarrës në festivale, konferenca, simpoziume dhe workshope:
2018: Leksion mbi “Polifoninë me iso”, Urania Hause, Ohrid, FYROM.
2016: Leksion mbi “Iso-polifoninë me saze”, Qendra Zosimea, Janinë, Greqi.
2003: Pjesëmarrës në seminarin “Vlerësimi i arritjeve vjetore individuale të nëpunësve civilë”, organizuar nga Instituti i Trajnimit të Administratës Publike, Tiranë 17-19 Nëntor 2003. Vërtetuar me Nr. Certifikate HRM1-04/03/003.
2002: Pjesëmarrës ne kongresin “Diversiteti kulturor dhe lufta kundër racizmit dhe ksenofobise”, Athinë, Greqi.
2001: Pjesëmarrës dhe finalist në konkursin ndër kombëtar të kompozicionit “Dimitri Mitropoulos”, Athinë 2001.
1999: Lektor në takimin e parë ndërkombëtar “Mbi polifoninë popullore”, Delvinaq-Greqi, 6-9 Gusht 1999.
1999: Pjesëmarrës me vepër në “Musica Nova”, Sofie-Bullgari 1999.
1998: Pjesëmarrës në konferencën europiane të “Promotorëve të Muzikës së Re”, Schwaz/Tirol, Austri, 29-31 Gusht 1998.
1998: Pjesëmarrës në “Reydale Festival 1998”, Korrik, Angli.
1998: Pjesëmarrës në Sympoziumin “Music analysis and cognotive research on music tradition”. Romë-Itali, 28-30 Maj 1998.
1997: Pjesëmarrës në Konferencën e katërt mesdhetare të muzikës. Palermo-Itali.
1995: Lektor në “Interbalkanian Congrees of Music”. Selanik-Greqi.
1992,1994: Pjesëmarrës në “International Composers Workshop”, Amsterdam-Sofie. Leksione kompozimi nën udhëheqjen e Ton de Leeuw, Joji Youasa dhe Boris Christof.
1992: Lektor në “First Balkanian Congress of Music”, Delfi-Greqi etj.
Të tjera:
2000-2001: Drejtor artistik i “Maratonës së këngës popullore” në TV KLAN;
1999: Autor dhe formulues i muzikës së filmit dokumentar “Lotët e Kosovës” me regji të Kujtim Çashkut; autor dhe formulues i muzikës i filmit dokumentar “Lojbotash” me regji të Pluton Vasit.
1998: Recezent i librit të Prof. Dr. Ramazan H. Bogdani “Koreografi & art i kultivuar”; konsulent shkencor i librit “Muzika në Shqipëri”- bibliografi e artikujve muzikorë në periodikun shqip, e autoreve Katerina Goshi dhe Lili Daja; konsulent shkencor i librit “Për të kujtuar një kohë” (45 vjet TOB), e autorit Riza Hajro.
1997- deri më tani: Konsulent artistik i filmave dokumentarë të prodhuara; nga R.T.V. Shqiptar, me objekt traditat muzikore popullore;
1996 - deri më tani: Bashkëpunëtor i jashtëm i R.T.V Shqiptar për programet muzikore;
1995 - 2000: Anëtar i kolegjumit të “Revistes Letrare”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë;
1994, 1995: Bashkëpunëtor i “Callaway International Resource Centre for music Education” (CIRCME), Australia;
1993 - 2005: Gazetar i faqes muzikore në gazetën “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë;
1991- deri më tani: Autor i shumë shkrimeve dhe studimeve mbi muzikën në shtypin periodik shqiptar.
Referime
Redakto- ^ "Tole, Vasil S." (në gjermanisht). nëntor 2016 – nëpërmjet MGG Online.